Mirësevini në blogun tone, nje portal tërësisht i pavarur idesh, analizash, dhe ndërverprimi aktiv, fokusuar mbi çështjet ekonomike shqiptare dhe globale. Shpresojmë që jo vetëm të mbeteni të kënaqur nga postimet tona, por mbi te gjitha që edhe ju të jepni kontributin tuaj që ato të bëhen sa më frutdhënëse.

Pse “the power of incentives”?

Shumë prej jush mund të jenë duke medituar rreth sloganit që kemi zgjedhur për blogun tonë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Në krahasim me ato që ju rastis të dëgjoni e lexoni shpesh, ne kemi një mënyrë të ndryshme për të parë botën. Një mënyrë qe shpresojmë që ta transmetojmë edhe tek ju.

Shumë shpesh ju ndodhë që të klasifikoni çdo gjë në botën perreth jush në të “mirë” dhe të “keqe”, “morale” dhe “jomorale”, “të vlefshme” e “jo të vlefshme” etj etj. Ne shpresojmë që mbasi të na keni lexuar do filloni ta shihni po të njëtën botë në një mënyrë të ndryshme nga kjo.

Ne besojmë që janë incentivat, dhe shpesh vetëm incentivat, ato që drejtojnë botën përreth nesh. Për ta kuptuar këtë botë duhet të kuptojmë rolin që luajnë incentivat në jetën tonë. Po ç’është incentiva? Një fjalë e përdorur rrallë në gjuhën shqipe, ajo është një sinonim i fjalës “interes”, “shtysë” apo “motiv”. Por ne ekonomistëve nuk na pëlqen të kopjojmë të tjerët dhe si rrjedhojë përdorim…… “incentivë”.

Supozimi ynë është se individët ndërmarrin veprime të caktuara pasi kanë vlerësuar kostot dhe përfitimet. Bota që ne shohim përreth nuk është asgjë më pak e asgjë me shumë se sa agregati apo shuma e këtyre incentivave. Nëse doni ta kuptoni, apo akoma më shumë ta ndryshoni atë, pikësapari duhet të kuptoni se cilat janë incentivat që e kanë krijuar atë si fillim. Kësisoj vetëm duke ndryshuar incentivat e individëve mund të ndryshohen veprimet e tyre dhe si rrjedhojë ambienti përreth.

Për disa, kjo ide mund të duket e thjeshtë.

Kaq e vështire është të besojmë se shtysat individuale janë një faktor vendimtar që përcaktojnë sjelljen e gjithësecilit?

Në fakt, po, është e vështirë! Shumë nga idetë që përhapen shpesh në debatet publike neglizhojnë rolin e incentivave. Disa mbase as nuk e njohin atë. Shpesh na ndodh të dëgjojmë se nëse individët do të ishin më të “mirë”, “të përgjegjshëm” do shihnim përmirsime të mëdha në jetën e gjithsecilit. Shpesh na ndodh që dhe ne të mendojmë në të njëjtën mënyre. Faktqësisht kjo është një mënyrë e gabuar e të parit të botës. Nëse njërëzit ndërmarin një veprim, kjo ndodh vetëm sepse ka një incentivë mbrapa atij veprimi. Për ta eleminuar një veprim, duhet të ndryshojmë incentivën qe e krijon atë pikësëpari.

Për të tjerë ideja e incentivave mund të duket fataliste.

Nëse njërëzit janë skllevër të egos të tyre, te përfitimit dhe interesave, a nuk qënkemi të destinuar të jetojmë në një botë fatkeqe? A mund të ndryshohet karakteri i njeriut? A mund vërtetë të ndryshohen incentivat?

Këto pyetje mund ti ketë bërë shumkush prej nesh, e me të drejtë. Po ajo që do përpiqemi të mbrojmë është ideja se brenda sistemit të duhur incentivat janë motorri i madh i ndryshimeve pozitive të shoqërisë njerëzore. Mendoni pak për celularët ne xhepat tuaj. Jo larg, por 5-10 vjet më pare kjo lloj teknologjie dukej akoma larg. 20 vjet më parë as që mund të imagjinohej. Ajo është sot realitet për të gjithë ne. Një realitet nga i cili ne sot jemi komplet të ndërvarur..

(nje sek, po me bie celulari… )

Por a janë krijuar këto teknologji me qëllimin që secili prej nesh të ndihet më mire? A mendoni se Apple, Samsung, Nokia etj. vrasin mendjen natë e ditë se si konsumatorët ndihen emocionalisht? Kuptohet që jo. Shqetësimi i tyre kryesor është se si të fitojnë para. Eh, sa brutale kjo botë!

Por në fakt mekanizmi i një tregu të lirë e konkurues i detyron ata të sjellin produkte gjithmonë e më të mira ne treg si të vetmen mënyre për të mbijetuar si kompani. Në këtë rast pra incentivat kanë punuar në mënyre fantastike. Një kompani është pasuruar, klientët janë të kënaquar nga shërbimi, ndërkohë teknologjia vazhdon të avancojë. E gjitha kjo falë rolit të incentivave.

Ky është një shembull i thjeshtë, e pranojmë, por morali i fabulës është i rëndësishëm. Në një sistem të caktuar incentivat favorizojne zhvillimin dhe rritjen e vlerës së shtuar për të gjithë aktorët ekonomik. Por ashtu siç mund të jenë fantastike brenda sistemit të duhur, në një të gabuar incentivat mund të jenë shkatrrimtare. E rëndësishme është se bota rreth nesh bëhet e thjeshtë për tu kutpuar (dhe si rrjedhojë per t’u ndryshuar pozitivisht) në momentin që janë të qarta incentivat e gjithsecilit (dhe sistemi ku jane formuar).

Në fund nuk na ngelet veçse të ju falenderojmë për kohën që i kushtuat këtij përshkrimi të blogut. Shpresojmë që kjo do ju ndihmojë për ti parë postimet në blog me një sy tjetër.

Dhe mos harroni, çelësi është gjithmone incentiva!

Tagged with:
 

23 Responses to The power of incentives

  1. NS says:

    Urime per sipermarrjen tuaj dhe suksese.

    Pa dashur per te zbehur aspak rendesine e inisiatives dhe pa asnje paragjykim jeter, por thjesht ne traditen e ekonomisteve, po ofroj disa komente apo verejtje krejtesisht personale.

    1. Perdorimi i fjales “incentive” me duket i ngutur dhe i panevojshem. Ne vend te saj do te sugjeroja fjalen “stimul”, e cila eshte fjale tashme e mirengjizur ne gjuhen shqipe e per me teper i perdorur gjeresisht ne shqipen ekonomike – nder te tjera ne togfjaleshin “stimul ekonomik”. Folja perkatese “stimuloj” gjithashtu eshte folje e perdorur gjeresisht ne shqip, nderkohe qe folja “incentivoj” tingellon disi e vrazhde per veshin. Nje fjale tjeter kandidate mund te ishte “nxites” (qe ju e keni permendur), e cila do te qendronte shume mire ne shqipen ekonomike.

    2. Mendoj qe ndarja e blogut ne rubrikat qe ju keni propozuar eshte e panevojshme dhe e veshtire per t’u ruajtur ne praktike, duke qene se mjaft tema ekonomike bien shume mire ne disa fusha ose me sakte dija dhe ceshtjet ekonomike nuk mund te ndahen lehte dhe prere ne kategori si ato qe ju propozoni. Pershembull, shume ceshtje mikro-ekonomike apo qofte edhe monetare eshte veshtire t’i hedhesh ose vetem ne kategorine “ekonomi” ose vetem ne ate “finance”, sikurse ceshtje te caktuara te inovacionit jane ne thelb ceshtje ekonomike. Nje blog pa rubrika fare do ishte shume me praktik dhe me logjik.

    3. Ka pak dyshim qe sikurse thoni ju “individët ndërmarrin veprime të caktuara pasi kanë vlerësuar kostot dhe përfitimet” apo qe “incentivat… [jane] ato që drejtojnë botën…”(vete fjala incentive ne ekonomi ka kuptimin e kostos dhe perfitimit). Kjo eshte baza/supozimi/modeli mbi te cilen mbeshtetet e gjithe ngrehina e shkencave ekonomike. Nese qellimi i blogut eshte te percoje kete ide, mendoj qe ky qellim eshte i tejkaluar. Cdo ekonomist ne bote do binte menjehere dakord. Ndryshimi dhe debati perqendrohet ne vleresimin dhe gjykimin qe ekonomiste apo rryma te ndryshme ekonomike kane mbi aftesine e individit per te llogaritur saktesisht te gjitha kostot dhe perfitimet e veprimeve/zgjedhjeve te tij; mbi ekzistencen (apo koston) e informacionit te plote te nevojshem per te llogaritur kostot dhe perfitimet e sejcilit veprim; dhe, ndoshta para se gjithash, mbi natyren e kostove dhe perfitimeve qe ndikojne sjelljen njerezore (a bazohen njerezit ne zgjedhjet e tyre vetem mbi konsiderata krejtesisht materiale apo edhe konsiderata jo-materiale, te tilla si vlerat shoqerore, ndjenjat altruiste, etj). Po ashtu ekonomistet dhe studiuesit shoqerore debatojne mbi fushen e zbatimit te modelit ekonomik: a duhet perdorur ky model vetem per te shpjeguar sjelljen e individit ne treg apo edhe ne fushat jashte tregut, duke filluar nga familja e deri tek politika. Kryesisht, bazuar mbi gjykimin respektiv qe kane per keto ceshtje, ekonomistet propozojne receta te ndryshme qe mund te pergjithesoheshin ne dy qasje: disa propozojne, ate qe ju thoni, qe per te ndryshuar sjelljen duhen ndryshuar vetem stimujt dhe zgjedhja duhet t’i lihet individit; te tjere propozojne qe nderhyrja duhet te jete direkte mbi sjelljen, duke e kushtezuar, imponuar apo rregulluar sjelljen permes mekanizmave jashte tregut – kryesisht forces shternguese te qeverise (kjo qasje e dyte pastaj le te hapur problemin se kush do rreguloje sjelljen e rregulluesve). Mesa kuptoj, qellimi i blogut tuaj eshte te mbeshtese pikerisht qasjen e pare. Nese eshte keshtu, mendoj qe puna juaj do te jete e levdueshme pasi ne shoqerine tone sundon gjeresisht, ne teori e praktike, qasja e dyte (jo rralle e kamufluar nen dogma e parulla qe ne dukje “hyjnizojne” qasjen e pare.)

    Me kete shprese, ju uroj edhe nje here sinqerisht suksese dhe krah te lehta.

    • admin says:

      I nderuar N.S

      Te falenderojme per komentet dhe pikat e vemendjes qe ke ngritur. Pa u zgjatur po kaloj tek komentet:

      1. Incentive apo Stimul – Keni te drejte, fjala incentive nuk eshte akoma pjese e plote e fjalorit shqiptar dhe mbase mund te kishim perdorur fjale te tjera. Mgjth, edhe njehere te falenderoj per sygjerimin, dhe do mundohemi ta integrojme “Stimulin” sa me shume ne shkrimet tona.

      2. Kategorite e blogut – Sigurisht qe temat qe ne do trajtojme nuk jane te ndara lehtesisht ne rubrika por perfshijne mbase jo vetem 1 kategori, por 2,3, apo 4. Dhe ne e kemi dhene kete mundesi. Dmth, nje artikull mund te kategorizohet ne me shume se nje rubrike. Ndarja ne kategori eshte bere per te kanalizuar dhe ndihmuar renditjen e artikujve per vizitore te cilat kane interesa specifike ne njeren apo tjetren kategori te ketij blogu. Ne te njejten kohe, lehteson kerkimin e artikujve kur ato te jene ne numer te madh.

      3. Modeli ekonomik i incentivave – Eshte e vertete qe koncepti i kosto v. perfitim eshte shume i qarte ne rrethet ekonomiste, por qellimi eshte te sjelle te menduarin ekonomik per nje publik te gjere.

      Si rrjedhoje bashkohemi me ju ne piken e dyte, pra idese se ne kerkojme te bejme me te njohur idene qe incentivat kane ne formimin dhe ndryshimin e sjelljeve. Ne besojme se kjo pikepamje, per ne absolutisht korrekte, eshte thuajse e paprekur ne skenen publike shqiptare. Si pasoje nje pjese e problemeve ekonomike, politike, sociale etj, shihen nga nje kendveshtrim i gabuar dhe zgjidhjet e ofruara nuk mund te jene kurre ato te saktat

      Nese do futeshim me ne detaje, ajo qe pergjithesisht do kemi parasysh ne artikujt tone jane teorite e pritshmerise racionale, ku Tom Sargent (bashke me Lucas – Nobel 1995) futi idene qe njerezit i ndryshojne sjelljet ekonomike kur politikeberesit e politikes monetare i ndryshojne politikat. Pra simulimi i efekteve te politikave nuk ka kuptim sepse parametrat e modeleve ndryshojne (ngaqe ndryshon sjellja e njerezve). Per kete eshte e rendesishme te konsiderohen efektet qe incentivat e politikave te politikberesve kane mbi sjelljet e agjenteve. Sims futi modelin VAR qe nuk imponon strukture ne modele pra ne nje fare mase i pergjigjet punes se Sargent, sepse modelet VAR nuk perdoren per simulim politikash por vetem per parashikim.

      Ne fund, te falenderojme per komentet dhe te ftojme te na ndjekesh ne artikujt e blogut duke pritur komentet te tjera, me objektivin e vetem – te permirsojme njohurite dhe praktikat ekonomike te gjithesecilit.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Shpresojme te kemi sa me shume komente te tilla. Ju falenderojme per kontributin.

  2. JOHANNES ESTRADA says:

    Erditi shkruan ne faqen e facebook:

    “do ishte korrekte qe incentivat te vleresohen me kujdes… vertet psh kemi shume incentiva per perdorim celulareve e kompanite bejne fitime pamase , por nuk ju tregojne demet ekstreme mbi shendetin …po te llogariteshin e po ti njihte publiku , zor se do i perdorte…. e njejta gje per cdo produkt a sektor ..”

    ” apo me ekstreme jane rastet e energjise nukleare …ja bene trurin corap japonezeve per te e shif ku perfunduam …hidhi i sy linkut poshte…”

    “Per fat te keq incentivat jane mashtruese …nese do ofronin produkte vertete pozitive nuk do kish nevoje per incentiva apo jo…produktet bio skane nevoje per incentiva te shiten … i kerkojme me qiri e prap mezi i gjejme”

    Erdit, besoj se ngaterron idene e incentives me ate te eksternalitetit dhe te kostos.

    Le te marrim rastin e ndotjes se ambjentit, ajo qe pak a shume perdor dhe ti me rastin e energjise berthamore. Per shume kohe ndotja e ambjentit nga X firme ishte dicka qe mund te behej lirisht dhe firma nuk merrte asnje kosto persiper. Po nderkohe, sic thua ti, krijon nje problem per te gjithe ne.

    Atehere kush eshte zgjidhja? E thjeshte, dhe koka me te medhaja se ne i kane menduar te gjitha keto, ishte taksim per ndotjen. Cfare ndodh nese taksa eshte ne sasine e duhur? Produkti i firmes behet me i shtrenjte, blerjet me te pakta, ndotja me e vogel dhe firma tani ka nje incentive per te gjetur menyra me pak te demshme per ambjentin per te prodhuar. Pra krijimi i nje mekanizmi te sakte, taksa ne rastin tone, krijon incentiven e sakte. Kjo eshte pjese thelbesore e asaj qe ne, apo edhe NS me siper kerkon te thote.

    Besoj qe ti ben dhe nje gabim tjeter ne menyren tende te arsyetuarit. Ti nisesh nga aspekti pozitiv, i.e “si duhet te ishin gjerat”. Ne nisemi nga ai normativ, “si jane gjerat ne kete bote”. Fakti qe ndodhin shume nga ato problemet qe permend ti do te thote qe njerezit drejtohen nga incentivat. Ti dhe ne mund te mos jemi dakort me rezultatin final shpesh here, por nuk e mohon dot qe jane incentivat ato qe shtyjne agjentet (firmat, individet) te veprojne. Dhe si rrjedhoje nqs do qe ata te veprojne ndryshe, ti duhet te kerkosh nje incentive tjeter qe t’ua ndryshosh sjelljen.

  3. IDLIR GJATA says:

    Erdit,nga zgjidhet nje produkt me i mire ? Incentiva shtyn ne perdorimin e nje produkti ose procesi . Marketingu eshte paraqitja e nje produkti si plotes i nevojave njerzore dhe eshte pjese i mekanizmave te tregut. Sipas mendimit tim duke analizuar ekonomine e tregut , incentivat personale jane faktoret determinues te zgjedhjes. Bashkohem me Johannesin se duhen gjetur mekanizmat per te luftuar eksternalitetet negative. Ne amerike marketingu mund te behet duke perdorur reklama krahasuese midis nje produkti ose nje tjetri. Ky mekanizem incentivon firmat per te paraqitur vleren e shtuar te produktit te vet dhe lejon bleresin te jete me i informuar. Sot neper reklamat e makinave paraqitet si avantazh krahasues fakti i te qenit ” eco-friendly “, fakti i te qenit me pak i demshem per celularet jo. Kjo tregon qe ska indentifikim te kesaj nevoje akoma nga bleresit apo shteti per demin qe ben ai. Prandaj ska incentiva per te gjetur nje zgjidhje te re . Per sa i perket energjise nukleare ne Itali u votua nje referndum ndaj pyetjes . A doni te hiqni projektet mbi energjine nukleares? Rezultati doli PRO 98 %. Kjo tregon se ne momentin qe ka informacion dhe mekanizmat per demokraci te drejtperdrejte , gjenden zgjidhjet ndaj ekternaliteteve nga vet shoqeria .

  4. erdit says:

    ok ..le ti marrim me rradhe …zgjidhja qe i eshte dhene ndotjes duke i ven si frene taksimi eshte nje mashtrim tjeter me vehte : BP petroleum ndoti gjithe gjirin e meksikes …deme reale te shkaktuara nga largimi ituristeve , renia e asseteve imobiliare peshkimi etj… u logarit ne 2200 miliarde dollare …pa logarit kostot e pastrimit …bp pagoi veten 7,6 miliarde …. kjo eshte taksimi qe do eliminoje ndotjet …te mos flasim per fukushimen , apo per praktiken e frackingut nga kompanite petrolifere … jam marre edhe me spekullime regullamentative te ndotjeve etj dhe te siguroj qe eshte nej mekanizem ideuar per interesat e korporatave jo per arsye te tjera …shif taksen e karbonit ..i kerkojne vendeve te varfera ta zbatojne perndryshe sjapin ndihme …por superfuqite shtete a kompani nuk e zbatojne …
    Un nuk nisem thjesht nga aspekti pozitiv si duhet te jene , por perpiqem te jap shembuj qe te kuptohet qe me keto mekanizma aktual dhe ato qe propozohen per te ardhmen vertet behen nga koka me te medha sic thua ti , por per interesa te kunderta me tonat …te tere kokat qe folen kunder BP per gjirin e meksikes pesuan funde tragjike … shif Matt simons -bankier investues , dhe shkencetari gjirit te meksikes …po deri senatore e shkencetare te tjere qe nuk folen sic donin kompanite por ashtu sic ishte realiteti …

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Erdit, ti dhe njehere flet per padrejtesite e ndryshme qe ti shef ne bote, po jo per menyren se si njerezit perpiqen ti zgjidhin ato.

      Nqs BP shkaktoi X miliarde deme, BP duhet te paguaj X miliard demshperblime! Nqs vendet e pasura ndotin ambjentin me x% me shume se vendet e varfra atehere duhet qe te paguajne takse karboni x% me shume.

      Po ne asnje koment ne nuk themi qe vendosja e incentivave te drejta eshte e lehte ne te vertete. Normalisht qe ka gjithmone nje grup qe eshte i interesuar per status quo-n, qe perfiton nga kjo, e qe si rrjedhoje do te luftoje cdo lloj ndryshimi. Une besoj qe ti perqendrohesh te kjo pjese dhe jo te mekanizmat qe njerezit propozojne, qe eshte ne fakt fokusi yne.

      • erdit says:

        me duket se u perqendrova pikerisht te mekanizmat dhe shpjegova pse nuk japin rezultat…nuk varet nga un fakti qe pse -ja qendron e lidhur pikerisht me grupet e fuqishme te interesit ,nuk eshte opinion subjektiv imi , por fakt objektiv …dhe per me teper mekanizmat e propozuar me siper nuk propozohen nga njerezit (une ti idliri) por jane te tere mekanizma te ideuar nga grupet e fuqishme te interesit …un thjesht theksova kete …ende nuk kam pare nje mekanizem origjinal tuajin te menduar nga ju psh…gje qe do ishte me te vertete interesante

        • JOHANNES ESTRADA says:

          Erdit, kur thua “vertet behen nga koka me te medha sic thua ti , por per interesa te kunderta me tonat” ti pranon argumentin tim.

          Pra ajo qe thua eshte qe mekanizmi nuk eshte ai i duhuri sepse grupet e interesit nuk e kane lejuar. Nderkohe nqs do ishte aplikuar mekanizmi i duhur atehere dhe sjellja e agjenteve do ndryshonte.

          Pra ti nuk e ke problemin me konceptin e incentives. Po te mendosh cdo ligj ose takse qe aplikohet perpiqet te ndryshoje me pak fjale incentivat e agjenteve.
          Ti problemin e ke me ato situata ku ne nuk arrijme ti ndryshojme incentivat.

          • erdit says:

            sigurisht qe e kam dhe besoj e kemi problemi me situatat qe nuk nderrojme dot incetivat …kjo eshte arsyeja qe nuk shof incentivat si zgjidhja …personalisht do te propozoja si zgjidhje e vetme dhe e pershtatshme mireinformimin e publikut , sepse nuk do te ishte me ne meshire te incentivave e te kujt i ka ne dore …po do te zgjidhnim te tere sjelljen me te pershtatshme ndaj cdo produkti a situate …do te zgjidhnim te basshkpunonim e jo te konkurronim si na thone librat…celesi i perparimit eshte bashkpunimi …konkurrimi heret a vone con ne “luftra” …historia perseritet
            konkretisht ajo qe ve re eshte se ne vend te edukojne e mireinformijne institutet e edukimit sherbejne per indoktrinim …ndaj po te perdorim konceptin e incentivit i marre nga institutet tona te cedukimit , apo marketingun apo gjithcka tjeter jo origjinale -do te zgjedhim nje instrument jashte kontrollit tone dhe jo informues ndaj rezultati do te jete shume larg qellimeve tona te pebashketa pozitive ..

  5. erdit says:

    zogu nuk duhet ta zgjedhesh produktin nag incentiva qe te japin por nga nje analize jote e pavarur ku ti kesh llogaritur te tera .marketingu nuk eshte nevoje i publikut por i kompanive qe te te shesin ate qe duan jo ate qe te duhet …shif ne you tube “subliminal publicity” e do me kuptosh . jam dakort qe marketingu krahasues eshte me i ndershmi por fatekeqesisht krahason anen me pak te rendesihme te produkteve …sic e thua dhe ti nuk te thote se celularet te shkaktojne tumore -e kjo me duket me e rendesishme – por merren me detajet si durimi baterise , opsionet gadget e prralla te tjera -por jane shume te kujdesshme te mos permendin infon e vertete qe na duhet … sa te demshme jane …
    per sa i perket nuklearit ne itali jam dakort qe u votua kunder , por me sa po ndot fukushima ndonese 99% as ia kane idene kam frike se jemi shume vone … ne cdo cep te globit ku te futemi
    Mos harro qe ne ia kemi deleguar shtetit dhe enteve te tij te na informoje per demet e produkteve …por ja qe edhe ne amerike keto ente formohen nga perfaqesuesit e industrive te interesuara ..edhe per ilacet e ushqimet … ndaj ndonese te tere jane kunder OGM prap Monsanto ka mbytur tregun me kimikate e saj , farmaceutika shet ilace qe te semurin ne vend te te kurojne se i shtohen kliente (si shef si paciente)…

  6. JOHANNES ESTRADA says:

    Nuk i pergjigjem dot aty komentit tend Erdit

    “sigurisht qe e kam dhe besoj e kemi problemi me situatat qe nuk nderrojme dot incetivat …kjo eshte arsyeja qe nuk shof incentivat si zgjidhja …personalisht do te propozoja si zgjidhje e vetme dhe e pershtatshme mireinformimin e publikut , sepse nuk do te ishte me ne meshire te incentivave e te kujt i ka ne dore …po do te zgjidhnim te tere sjelljen me te pershtatshme ndaj cdo produkti a situate …do te zgjidhnim te basshkpunonim e jo te konkurronim si na thone librat…celesi i perparimit eshte bashkpunimi …konkurrimi heret a vone con ne “luftra” …historia perseritet
    konkretisht ajo qe ve re eshte se ne vend te edukojne e mireinformijne institutet e edukimit sherbejne per indoktrinim …ndaj po te perdorim konceptin e incentivit i marre nga institutet tona te cedukimit , apo marketingun apo gjithcka tjeter jo origjinale -do te zgjedhim nje instrument jashte kontrollit tone dhe jo informues ndaj rezultati do te jete shume larg qellimeve tona te pebashketa pozitive ..”

    Atehere une e ti po diskutojme dy gjera komplet te ndryshme. Sepse ne rastet kur institucionet apo mekanizmat e duhura jane perdorur incentivat funksionojne mrekullisht. Dhe njehere, cdo ligj e takse e sakte ne histori ka funksionuar duke ndryshuar incentivat e individeve. Nqs ti nuk ndryshon burimin e problemit nuk ke per ta eleminuar kurre ate.

    Sa per pikepamjen tende, me fal po jam komplet kundra. Eshte utopi, dhe ne fakt eshte ai lloj mendimi qe nuk zgjidh asnjehere probleme perkundrazi krijon te tjera. Sic thote Joni te komenti i manifestit (qe eshte i njejti dokument) mbase leximi i Freakonomics do ishte nje hap i mire.

    p.s me fal po ca do bej “bashkepunimi” per te ndaluar prodhimin e energjise berthamore? Ka nje kompani qe kur merr parasysh kostot del se ja vlen ta prodhoje. Eshte dikush qe eshte i gatshem ta paguaje ta bleje per ate cmim. Atehere ca do bej edukimi e bashkepunimi ne kete rast? Do i kthej njerezit ne mesjete ku jetojne pa energji?

  7. erdit says:

    Bashkpunimi dhe mireinformimi do e i beje njerezit ta kuptojne , sic e kane kuptuar japonet se me energji berthamore ja vlen te prodhosh kur nuk duhet te pagfuash kostot e demeve te shkaktuara nese mund te eliminohen dot …se e shof te pamundur …
    ne fillim te shekullit qe Tesla ai qe shpiku shume lloje energjish pa risqe e te palimituara … c ti besh qe per financim i besoi njerit si lordit Morgan I familjes bankare morgan… te cilet nuk qene te interesuar qe te tere te kishim energjine qe na nevojitej me kosto minimale …ndaj nuk eshte utopi e nuk ak nevoje te kthehemi ne mesjete …po te nis linqet e te shikosh vete … une i kam pare me syte e mi disa aplikime … edhe me e thjeshte e qe e kam pare vete ne pune eshte makina qe punon me hidrigjen … jo ato qe reklamojne … por nje teknologji mjafton uji i thjesht , cdo lloj uji , si karburant …prodhohet hidrogjen dhe digjet menjehere duke eliminuar riskun e bomboles me vete….po keto e shume te tjera mbahen sekrete ,ose perdoren vetem ne sektoret ushtarak .. edhe un si kam besuar derisa i kam pare me syte e mi te aplikuara jo ne leter …po cti besh ..po nuk dolen ne tv si beson njeri

    • IDLIR GJATA says:

      Duke mare shtysen tende per nje kerkim te pavarur, pas studimit te ceshtjes qe ve ne diskutim do te doja te beja nje pyejte. Ne europe dhe ne nje pjese te madhe te botes u vendos komunizmi.Ky sistem u vendos ne vendet me te varfra dhe ishte konkurues ndaj kapitalizmit. Pse keto vende nuk perdoren energjine e Testles si mekanizem te prodhimit te energjise alternative per te qene konkurues ndaj pjeses tjeter te botes kapitaliste ne menyre qe te fitohej lufta mes sistemeve ?

  8. JOHANNES ESTRADA says:

    Erdit, me fal po une akoma nuk e kuptoi cfare do te thuash me te gjitha keto.

    Nqs fitoi nje projekt i energjise kundrejt tjetrit do te thote qe dikush kishte incentive nga ai projekt, beri gjithcka qe te fitonte ai projekt.

    Fakti qe nuk fitoi projekti qe te pelqen ty do te thote qe askush NUK kishte incentive per ta mbeshtetur. Ne askund nuk themi qe incentivat gjithmone sjellin rezultatet me te mira apo jo? Perkundrazi e pranojme qe ne nje sistem te gabuar mund te sjellin rezultate shkatrrimtare.

    Po nqs do qe te fitoi projekt yt atehere duhet qe dikush te kete incentive ta mbeshtese ate. Nganjehere ky dikush eshte privati, nganjehere eshte shteti. Sinqerisht nuk po te ndjek me fillin e argumentit.

  9. […] Në postimin tonë të parë në këtë blog u ndalëm gjatë te incentivat dhe te roli që ato luajnë në shkencat ekonomike. Për ta përforcuar më këtë mendim kam dy links që mund të lexohen në pak kohë. […]

  10. Florina says:

    Shumë përgjigje mund të gjinden në sistemet e zhvillimit njerëzor si qenie biologjike, psikologjike dhe sociale e që njihet me emrin në anglisht “Spiral Dynamics”. Këto “incentiva” ndërrojnë me ndërrimin e kushteve jetësore në histori prej atyre më të thjeshtave si mbijetesa, siguria deri tek ato më komplekse. Egoizmi paraqitet pasi që të arrihen këto dy të parat dhe njifet sistemi i tretë në zhvillimin spiral të njerëzimit. Ky është sistemi me të cilin është marrë Frojdi pasi që ai vet ka funksionuar në sistemin e katërt i cili e ka me rëndësi rendin, hierarkinë dhe jetën pas vdekjes. Pas këtij niveli e kemi sistemin kur njerëzit e kanë me rëndësi të jenë më të pasurit, më të arriturit, të jenë ndryshe. E këtu mund të përdoret ajo që thuhet në blog:
    “Por a janë krijuar këto teknologji me qëllimin që secili prej nesh të ndihet më mire? A mendoni se Apple, Samsung, Nokia etj. vrasin mendjen natë e ditë se si konsumatorët ndihen emocionalisht? Kuptohet që jo. Shqetësimi i tyre kryesor është se si të fitojnë para. Eh, sa brutale kjo botë!”

    Por, p.sh. Apple janë bërë të suksesshëm pikërisht për shkak se i kanë njohur emocionet e këtij sistemi të pestë e i cili kërkon gjithmonë të ketë pajisjet më të reja, më të shtrenjta, më ekstravagante, më luksoze.

    Sistemi i 6 njerëzor është sistemi ku lind ndjeshmëria, aftësia për të ndier atë që ndien tjetri. Koncensusi dhe barazia janë të rëndësishme në këtë sistem. Dhe sistemi i fundit që sëhtë në veprim në botën e biznesit është i shtati i cili është mësë miri i definaur nga W.Edwards Deming babai i Menaxhimit të Kualitetit Total (Total Quality Management). Dhe sipas tij këto janë faktorët me rëndësi në biznes (po i citoj në anglisht nga Wikipedia):

    1. Appreciation of a system: understanding the overall processes involving suppliers, producers, and customers (or recipients) of goods and services (explained below);
    2. Knowledge of variation: the range and causes of variation in quality, and use of statistical sampling in measurements;
    3. Theory of knowledge: the concepts explaining knowledge and the limits of what can be known.
    4. Knowledge of psychology: concepts of human nature.

    Pra sipas W.Edwards Deming konceptet e natyrës njrëzore janë shumë të rëndësishme e këto qëndron përgjigje për “incentivat” e të cilat bashkëkohësi i tij Clare W. Graves i ka sqaruar në teorinë e tij ECLET që më vonë është formuar në Spiral Dynamics.

    PS. Në princip unë jam kundër përdorimit të fjalëve të huaja nëse kemi shprehje në gjuhën tonë.

    • ALTIN KADAREJA says:

      E nderuar Florina,

      te falenderoj per komentin qe na dedikuat ne ate qe ne e quajme “Manifestin” e blogut tone.

      Eshte shume interesant kendveshtrimi yt dhe metoda qe ke perdorur per te shpjeguar natyren e incentivave apo stimujve per te krijuar sisteme te drejtimit te sjelljes njerezore. Une besoj qe ne te gjithe sistemet qe ti ke perdorur hyne ne loje incentivat (sigurisht te ndryshme nga njeri sistem ne tjetrin) duke diktuar sjelljen e aktoreve te atij sistemi.

      Me shume se Spiral Dynamics, i cili sic shpjegon ti merr ne analize adaptimin dhe pershtatjen e sjelljes njerezore kur kushtet e sistemit ndryshojne, blogu dhe temat qe ne trajtojme kane ne thelb neuroeconomics. Kuptimin e vendim-marrjes ekonomike te lidhur me incentivat per te zgjedhur midis alternativave ne dispozicion. Alternativa te cilat ndertohen nga aktoret e sistemit ekonomik qe si rrjedhoje jane te modifikueshme.

      Per sa i perket TQM, personalisht jam me shume mbeshtetes i Six Sigmes, sidomos duke marre parasysh krizen ekonomike qe ndodhemi, per te vetmen arsye qe I sheh strategjite e permirsimit te kompanise duke marre ne baze proceset e biznesit, me fokus ne rritjen e eficences dhe efektivitetit nepermjet uljes se kostove operative.

  11. […] shpesh konsiderohet shkenca e efekteve të papritura. Sic kemi thënë në fillim, incentivat janë e vetmja gjë që ka rëndësi në parashikimin e sjelljeve njerëzorë. Ja dhe rasti më i fundit, i cili […]

  12. Florina says:

    I nderuar Altin,

    Së pari dua të ju përgëzoj për web-faqen dhe për mundësinë që keni krijuar që të diskutohet për çështje ekonomike në gjuhën shqipe. Unë jam anëtare e shumë grupeve në Linkedin dhe më vie keq që grupet shqiptare në linkedin nuk tentojnë fare të diskutojnë dhe të shprehin mendimet e tyre lirshëm. Prandaj, dua të falënderoj për përgjigjen tënde ndaj postimit tim, pasi të them të drejtën nuk e kam pritur.

    Jam e vetëdijshme që teoria(teoritë) me të cilat ne punojmë në kompaninë tonë të vogël janë të pakuptueshme (pak para kohës)për tregun Kosovar dhe Shqiptar dhe prandaj shpesh ndjehemi si të izoluar pasi që eksperiencat tona në këtë fushë mund ti duskutojmë vetëm në grupet internacionale (tash e 3 vite).

    Ju dëshiroj sukses,
    Florina

  13. […] Sepse nëse shteti grumbullon të gjitha fitimet e një individi, atëhere askush nuk do kishte më incentivë për të punuar. Pse vallë duhet të punojë nëse shteti grumbullon gjithcka që ti do kishe […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.