Cfarë roli kanë luajtuar incentivat e agjentëve gjatë krizës së Eurozonës dhe cfarë mund të mësojmë për Shqipërinë nga ky rast.

Nuk besoj se ekzagjeroj kur them se kriza e Eurozonës është ngjarja aktuale më e rëndësishme për shume prej nesh. Efektet e saj i kemi ndierë e do vazhdojmë ti ndiejmë për shumë kohë. Ashtu sic ndodh rëndom, kjo krizë nuk është e qartë për një pjesë të madhe të publikut. Paqartësia ka shkaktuar lindjen e shumë teorive konspirative. Po të keni ndjekur zgjedhjet greke gjatë kësaj periudhe do keni parë se fajtorë kanë qënë të gjithë, nga gjermanët “nazistë” që duan të pushtojnë Europën, bankierë e spekullatorë financiarë, amerikanë e cifut etj.

Në fakt një njohje e mirë e institucioneve europiane do na linte të kuptonim se sjellja e të gjithë aktorëve gjatë kësaj krize është komplet e arsyeshme dhe në përgjigje të incentivave të Euro-sistemit.

Për të shpjeguar gjithcka mbase do duhej më shume se sa një artikull blogu por unë do përqëndrohem tek ajo që unë besoj është pjesa kryesore, interesi i lartë i bonove, borxhi publik dhe Banka Qëndrore Europiane (ECB). Besoj se ky lloj këndvështrimi i problemit nuk është hasur në arenën publike shqiptare. Si rrjedhojë në fillim mund t’iu duket pak i cuditshëm por ju premtoj se e gjitha kë një qëllim final.

Në fillim duhet të kuptojmë pse lindën Bankat Qendrore nëpër botë, cfare roli kryejnë ato e pse ECB nuk e kryen dot atë sot. Revolucioni industrial i shekullit të 19 krijoj mundësi pasurimi si kurrë më parë. Si rrjedhojë në Angli e SHBA lindën një numër i pafund bankash të vogla që kishin si qëllim të vinin në lëvizje këtë pasuri të sapo-krijuar. Bankat operonin në mënyrë tradicionale, arkëtonin kursimet e individëve në këmbim të një norme interesi dhe këto kursime i jepnin si kredi për një normë më të lartë duke nxjerrë një fitim. Problemi i këtij mekanizmi është se bankat asnjëherë nuk i mbanin paratë në arkat e tyre të sigurimit, por i investonin në formë kredish. Nëse depozitorët vinin e kërkonin paratë e tyre bankat falimentonin sepse nuk kishin para të mjaftueshmë për të shlyer borxhet. Ky fenomen quhet “bank run” (pra vrapim drejt bankave), i frymëzuar dhe nga rradhët që shpesh krijoheshin përpara bankave që falimentonin.

Kishte dhe një element tjetër që i bënte bankat shumë të pasigurta e “bank run” shumë më të shpeshta – efektet veteperforcuese të këtyra krizve. Thënë thjesht, probabiliteti që një bankë të falimentonte rritej me numrin e individëve që shkonin të kërkonin depozitat e tyre. Atëhere një depozitor i cfarëdoshëm kishte interes të shkonte dhe ai të kërkonte depozitat e tij nëse shihte një numër të madh depozitorësh të tjerë që e bënin një veprim të tillë. Sic mund ta kuptoni, kjo ndodhte pavarsisht cilësisë së investimeve të bankës. Edhe investimet më të sigurta nuk mund të të siguronin likuiditet të mjaftueshëm në momentin që tërë depozitorët të kërkonin paratë. Morali i fabulës pra është se depozitorët nuk ishin fare spekullatorë (në fakt depozitat e tërhequra përpara afatit të maturimit kanë gjithmonë një normë fitimi më të ulët). Ata thjesht mbronin interesat e tyrë si pasojë e një sistemi të gabuar.

Ajo cka duhej ishte një mekanizëm ose institucion që e ndalonte këtë cikël vicioz. Miresevjen Bankë Qëndrore! Roli kryesor që bankat qëndrore duhet të luanin ishte dhënia e likuiditetit në momente të tilla. Thënë ndryshe bankat qëndrore morrën përsipër të siguronin depozitat. Pas lindjes së tyre sjellja ndaj bankave dytësore (tregtare) ndryshoi rrënjësisht. Jo vetëm numri i falimentimeve ra drastikisht, po edhe numri i bank runs gjithashtu. Me pak fjalë, tashmë që depozitorët e dinin se depozitat e tyre ishin të sigurta nuk kishin më interes të kërkonin depozitat e tyre përpara maturimit. Spekullatorët u kthyen brenda nate në depozitorë të besueshëm!  Sa të bukura janë incentivat!

Kuptohet e gjitha kjo krijoi, sic ndodh shpesh, një problem tjetër. Bankat tregtare tashmë nuk duhet të merakoseshin shumë për cilësinë e kredive që jepnin sepse e dinin që shteti i mbronte në cdo rast. Kjo ishte një nga arsyet që coi në Depresionin e Madh, pasi bankat u treguan të pakujdesshme me kreditimin nën supozimin se ishin gjithmonë të mbuluara. Për të evituar një situatë të tillë, pas viteve 30 u krijua një bllok i tërë ligjesh që ndalonte bankat nga investimet e këqia (Glass-Steagall Act). Roli i bankave qëndrore pra ishte të siguronin likuiditet në momente të caktuara e jo të shpëtonin bankat nga investimet e pasigurta.

Pyetja që ju mund të bëni tani me të drejtë është se cfarë dreqin ka të bëjë e gjitha kjo me krizën e Eurozonës. Ajo cka mësuam është se si incentivat shtyjnë agjentët (bankat dytësore, bankat qëndrore, publikun e gjërë) të sillen në raste krizash. I njëjti pikëvështrim na ndihmon të kuptojmë edhe krizën e eurozonës, por tashmë bankat dytësore zëvendësohen nga shtetet e ndryshme.

Një shtet normal, pra një shtet që ka monedhën e tij, ka dy mënyra për të mbuluar deficitet, taksat ose borxhi nëpërmjet bonove të thesarit. Ky borxh do mbulohet gjithsesi me taksat në të ardhmen. Ashtu sic ndodh me bankat mund të ketë raste kur investitorët të frikësuar nuk marrin pjesë në ankandet e një qeverie duke bërë që të rritet norma e interesit. Kjo është ekuivalente me një bank run por tashmë kundrejt bonove të një shteti. Në këto rastë bankat qëndrore ndërhyjnë duke financuar ato borxhin nëpërmjet fondeve të tyre, ose në rastin më të thjeshtë duke printuar para. Por kujdes! Ashtu si në rastin e bankave, kjo është e vlefshme vetëm kur shteti po përballet me një “run” të investitorëve të pajustifikuar. Në rast se frika e investitorëve është e justifikuar, pra shteti ka vërtetë probleme në të paguarin e borxhit, atëhere paratë e printuara prodhojnë vetëm inflacion. E inflacioni nuk është gjë tjetër vecse një taksë mbi kursimet dhe asetet e qytetarëve. Pra de fakto shteti falimenton duke ulur si vlerën e pasurisë së qytetarëve të tij si vlerën reale të borxhit që do të paguante. Ndërhyrja e bankës qendrore nuk ka efekt në këtë rast. Si rrjedhojë shteti ka një incentivë për të qënë gjithmonë i kujdesshëm me financat e tij sepse banka qëndrore mund ta ndihmojë vetëm në rastin e një paniku të përkohshëm.

Europa ndërkohë ka një problem. Ka një monedhë të përbashkët, por autoritet fiskale janë të ndryshme. Pra me pak fjalë Banka Qëndrore Europiane është ajo që printon paratë, por taksat grumbullohen nga shtetet specifike prej qytetarëve të tyre. Që këtu mund të shihet një pjesë e problemit. Incentiva për të patur financat personale në rregull nuk është më e njëjta me rastin e mësipërm. Ajo që ka ndodhur është se Greqia praktikisht ka falimentuar. Pra frika e investitorëve është e justifikuar dhe paratë e printuara nga ECB nuk do e parandalonin një falimentim të sajin. Por mosndërhyrja e ECB-së në rastin e Greqisë tregoi se Euro-sistemi kishte një problem të madh. Banka qëndrore e tij nuk funksiononte ashtu sic duhet të funksionojë. Me pak fjalë tregu i borxheve europiane funksionon ashtu sic funksiononin bankat në shekullin e 19. Paniku i përkohshëm mund të falimentojë shtetet sic falimentonte bankat një shekull më parë.

Po pse nuk ndërhyn ECB? Problemi qëndron te politika fiskale që e përmendëm më sipër. Duke qënë se shtetet e kontrollojnë vetë politikën fiskale, në momentin që kuptojnë se ECB do mbulonte cdo lloj borxhi të tyre ekziston rreziku se ata mund të keqpërdorin këtë liri ashtu sic e bënë bankat në vitet ’30. Një printim masiv nga ECB-ja do shkaktonte një inflacion (pra humbje pasurie) dhe për shtetet të cilat kanë qënë të kujdesshëm me borxhin e tyre. Me pak fjale, borxhi publik i një shteti do të paguhej nga qytetarët e shteteve të tjera. Kjo do krijonte një rreth vicioz ku të shtetet do shpenzonin më shume duke qënë se nuk do mbartnin koston e veprimeve të tyre derisa tërë Eurozona do kalonte në një kolaps. Pra incentivat në këtë rast nuk do shtynin shtetet drejt politikave me financa publike të kujdesshme por drejt papërgjegjshmërisë.

Për të zgjidhur këtë rreth vicioz nevojitet krijimi i një Ministrie Financash Europiane. Një ministri e tillë do kishte fuqinë të limitonte borxhin e secilit prej shteteve anëtare. Vetëm kështu ECB do i kishte duart e lira të ndërhynte në tregjet e bonove duke printuar para ose duke emetuar të famshmin eurobond. Kjo nuk është e pamundur historikisht. Në fakt është pikërisht rruga që ndoqën shtetet e bashkuara për tu kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte refuzimi i qeverisë qëndrore për të shpëtuar (bail-out) shtetet e falimentuara që krijoj transferimin e pushtetit drejt qeverisë qëndrore e krijoj kësisoj një shtet të vertetë të bashkuar.

Po pse nuk ndodh kjo në Europë? Edhe njëherë incentivat e shpjegojnë arsyen.  Të heqësh dorë nga kontrolli i politikave fiskale do të thotë për një politikan të heq dorë nga sovraniteti politik e kjo nuk është e lehtë. Prandaj ky është një moment kyc në historinë e Europës. Ajo që do dalë nga kjo situatë është ose një Europë që shkon drejt një mega-shteti federal si SHBA. Mundësia tjetër është një Europë që kthehet diku në vitet ’80-’90, një treg i përbashkët me pak barriera e kufinj por me shumë pak institucione politike të përbashkëta.

Ok, na lodhe kokën, cfarë dreqin do të thotë e gjitha kjo për Shqipërinë?

Shqipëria merr borxh në monedhën e saj. Me përjashtimin e Greqisë, shtetet e tjera Europiane po vuajnë pasojën e një “run” ndaj boxhit të tyre. Si rrjedhojë kriza e Eurozonës në afatin e shkurtër nuk na mëson asgjë për borxhin shqiptar. Shqipëria nuk është në prag të një falimentimi ndaj borxhit të saj e nuk do jetë për shumë kohë në mos kurrë! E gjitha kjo nuk do të thotë që efektet e një kolapsi ekonomik të Eurozonës si pasojë e krizës së borxhit nuk do ndihej në ekonominë shqiptare. Por kjo nuk do sjellë efekte të mëdha mbi interesat e bonove shqiptare për aq kohë sa borxhi mund të financohet nga një bankë qëndrore vërtetë kombëtare. Pra komentuesit e ndryshëm publik që thonë se Shqipëria është në prag të skenarit grek, thënë thjesht fare, nuk dinë se cfarë flasin 🙂

Ajo cka mund të mësojmë nga kjo histori është arsyet se pse Greqia sot, por dhe Italia në vitet 90, përfundoi me një borxh publik në nivele të larta. Historia është e gjatë e ka lidhje për mendimin tim me sistemin politik të vendit. Po kjo është një temë që i takon një postimi të ardhshëm.

18 Responses to Kriza e Eurozonës dhe roli i incentivave

  1. Linda T. says:

    Nuk na lodhe fare, perkundrazi 🙂

    Po nuk do ishte shume me e thjeshte situata e Euro-zones, nese te gjitha shtetet do ti permbaheshin marveshjes se Maastrichtit? Apo do dalim tek ajo qe ka qene gjithmone problemi i europianeve – aksionet vetem pas fakteve. Zgjidhja mendohet vetem mbasi nje situate eshte kthyer ne problem?

    Flm

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Marrveshja e Maastrichtit ka patur ate qellim, pra te mos lejonte abuzimin me politiken fiskale ne menyre qe te lejonte politiken monetare te vepronte lirisht.

      Problemi eshte qe mbasi disa vende “thyen” rregullat e deficitit u vu re qe nuk ka ne fakt asnje mekanizem per ti detyruar shtetet ti permbahen ketij rregulli. Kjo sepse nuk ekziston nje institucion vertete i forte politik per ta bere nje gje te tille.

      Ne fakt as Mastrichti vete nuk eshte nje zgjidhje optimale sepse ka momente, si ky i sotmi, kur nje deficit eshte politike optimale. Por kjo mund te ndermerret vetem nga nje qeveri qendrore qe eshte e koordinuar me politiken monetare.

  2. Ernesto Coelho says:

    I nderuar Johannes . Se pari dua tju pergezoj per kete histori te shkurter te sistemit bankar dhe refleksionet qe beni per situaten e sotme.E Keni nisur duke ironizuar mbi besimet e individeve te thjeshte qe besojne ne teorite konsiprative. Banka dytesore eshte nje biznes ku funksionet bazike te saj jane maria e kredise dhe dhenia e huase. Kjo me nje fitim te caktuar ne favor te bankes. Pervec kesaj banka, duke pasur para ne teprice investon dhe shpesh here edhe ne asete me risk te larte . Nese kane investuar ne disa aksione te keqija dhe kreditore te ndryshem nuk i paguajne parate ato duhet te falimentojne sepse linja e logjikes se biznesit te tyre nuk eci. Me futjen e bankes qendrore kjo nuk ndodh me , banka qendrore eshte e gatshme per ti paguar ato. Evidenca e Amerikes ku madje dhe nje pjese e parave per bail-outin u perdoren per te paguar bonuset e atyre qe i kishin cuar ne falimentim(Top Mgm te investment) . Nese une jam nje qyetetar amerikan i cili ka hipotekuar shtepine e pare per nje te dyte duke besuar tek deklaratat te zyrtareve te bankes qendrore amerikane qe premtojne se cmimi i shtepive do ritet, askush nuk me mbron ne rastin e nje bouble . Ne demokraci dhe ekonomi tregu, rregullat duhet te jene te njejta per te gjithe por incentivat shpetojne gjithmone ate qe ka me shume barganing power. Mendoj se nese kjo zgjedhje do te ishte nen kontroll te nje personi i cili varej nga qytetaret, parate e bonusve do ishin shpenzuar per te bere humbjen e shtepive te njerzve te thjeshte me te lehte. Mendoj se decentralizimi i pushtetit dhe demokracia e drejtperdrejte e lejon qytetarin te mbroje interesat e tij. Centralizmi i jep mundesi incentives tjeter te ece, parase e cila jo ne sens konspirativ por statistikor eshte e perqendruar ne nje perqindje shume te vogel te popullsise. Por le te te analizojme incentivat duke iu referuar dhe pritshmerise qe diskutohet kohet e fundit per nje komision qendror i cili te drejtoje politikat fiskale , per 60 % te borxheve qe mund te emetojne( Qe te jene ne rregull me paktin e Mastrihtit) dhe per keto do jete garant e gjithe EU-ja) dhe 40 % (red bond )ku keto te jene ne dore te shteteve , ku ai shtet qe do te shpenzoje me shume te kete veshtiresi ne marjen e borxheve , pervec kesaj vendet qe kane borxh me shume 100 % te PPB heqin nje pjese te borxhit per hequr dore nga sovraniteti( ITALIA DHE GREQIA DO ISHIN TE LUMTURA). Incentivat skane ku shkojne me mire. Problemi qendron te incentivat e fshehura , qe me krijimin e ketija akti, heqin dore nga nje pjese e demokracise dhe ritet centralizimi i pushtetit. Pas revoluvionit industrial eshte ritur niveli i pergjithshem i jeteses, keshtuqe njerzit qe ishin me te afte ne nje treg primordial fituan me shume pasuri , e per kete skam cfare i them per shkak te incentivave personale dhe se mendoj se ne fund biznesi meriton vlersime sepse con ekonomine perpara dhe puneson njerez. Njerzit e thjeshte ama ne te gjithe boten pas cdo levizje qytetare qe kane bere ( qofte me humbje jetesh) arijne te fitojne disa te drejta , thelbesorja demokracia e cila na barazon te gjithve pavarsisht pasurise, duhet te mbeshtes interesat e qytetareve te cilet e votojne eshte ne krize nese institucionet perqendrohen. Ne nivel BE-je do te vensosin se cilet do te mbajne blue bond( ne thelb eshte gje e mire BE-ja behet me e sigurt per investitoret dhe arin nivelin e USD si monedhe e sigurte). Cilat jane incetivat qe do i shtyjne ata ? Interesat dhe mbrojta e qytetareve apo dicka tjeter ?. Mungesa e informacionit, ben qytetarin e thjeshte te gezoj nga nje ritje afatshkurter pavarsisht se me kete veprim ne incentivat afatgjate ata qe perfitojne do jene personat qe kane mundesi te devijojne keto incentiva te perbashketa dhe te cojne pasurine ato ku incentivat personale i drejtojne. Per sa i perket shqiperise skemi c’demokraci e te drejta humbim , diskutim qe mund te behet per vendet e tjera , e prandaj incentivat e popullit tone jane per te humbur sovranitet ndryshe nga kushdo tjeter , kjo tregon se cfare besimi kane shqipetaret tek institucionet e tyre.

    • IDLIR GJATA says:

      Po mire cila mund te jete zgjidhja afatgjate ? Ne cilat baza mund ta vlersosh se cila poltike eshte me e mire ? Sipas te gjithe te dhenave USA , sot ka nivel me te larte se BE.Kjo tregon qe tregu i perbashket ka funksionuar.Per mendimin tim ky ishte disktutimi qe po bente Johannesi, per sa i perket institucionve qe duhet te ruajne rolin e tyre kjo i perket nje diksutimi tjeter. Pervec kesaj per deri sa eshte deleguar politika financiare ne nivel qendror , atehere dhe fiskalja duhet. Pyetja qe beri ishte se si do dale Europa nga kjo krize ? e bashkuar apo e ndare ? Gjithsesi presim te vij vet Johannesi e te pergjigjet.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      I nderuar Ernesto,

      komentin e lexova. Meqe eshte pak i gjate e prek shume pika kerkon nje pergjigje te tille. Te premtoj qe do e shkruaj shume shpejt.

      p.s Eskluzivitetin e “nofkave” per momentin e kam une……. jk 😛

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Pershendetje dhe nje here Ernesto. Te kerkoj falje per pergjigjen e vonuar po sot ka qene nje dite shume e zene.

      Atehere, postimi yt sic e thashe eshte i gjate, prek disa pika qe nuk jane detyrimisht fokusi im kryesor, e mbi te gjitha eshte edhe pak i ngaterruar. Do perpiqem tu pergjigjem atyre qe une besoj se jane pikat ose shqetesimet e tua kryesore.

      1) Nje nga arsyet e krizes se sotme financiare eshte edhe heqja e Glass-Steagall Act qe lejoj bankat te ndermerrnin investime me te rrezikshme nen supozimin se shteti do i ndihmonte gjithmone. Pra sistemi funksionoi shume mire per gati 60 vjet, dhe krijoj te njejtin problem si ne vitet 30 kur bankat u lejuan te abuzonin me mbrojtjen qe kane nga bankat qendrore dhe shtetet.

      (Dy shenime te tjera te shkurtra per rastin e USA.
      -Megjithe zhurmen e madhe ne media, top managment rralle ne mos asnjehere jane paguar me bailout funds. Ajo qe ka ndodhur eshte qe bankat kane rimarre asetet e tyre mbas panikut, kane vazhduar operacionet normalisht po duke krijuar iluzionin se po abuzonin me fonde publike.

      -Megjithe deshiren e madhe tonen per te ndihmuar ata qe kane probleme me kredite e shtepise, tu kerkosh bankave qendrore qe ta bejne ata kete do te thote te hedhesh farat e nje krize dhe bubble akoma me te madh ne te ardhmen. Nqs nuk jemi ne gjendje te kontrollojme mire disa banka te medha, si mund te kontrollojme miliona individe ne investimet e tyre te perditshme????)

      2) Une ne pergjithesi besoj ne institucione politike te limituara, po nuk jam dakord me idene se “centralizimi i pushteti ne BE eshte i rrezikshem”. Shteti ne ekonomine moderne ekziston per te zgjidhur ato qe quhen probleme kordinimi. Psh ajri i paster apo infrastruktura jane te mira publike qe do i donim te gjithe, po sektori privat nuk eshte ne gjendje ti ofroje. (Ka nje literature te madhe qe shpjegon pse dhe si, po nuk eshte shume relevante).

      Nje Min. Financash Europiane qe kryen ne princip po te njejtat funksione qe kryejne ministrite e financave te shteteve anetare nuk eshte fare nje zgjerim pushteti apo dhe nje centralizim i rrezkishem. Nje institucion i tille eleminon incentiven e shteteve per te abuzuar me politiken fiskale nen supozimin se politika monetare do i ndihmoje perhere.

      Kuptohet qe kjo Min. Financash duhet te jete nen nje kontroll demokratik. Me pak fjale ajo qe kerkohet eshte krijimi i kopje te sistemi politik-ekonomik te USA. Tani a besojme ne se USA eshte rasti i nje sistemi ku centralizimi i pushtetit eshte ne nivele te frikshme? A mendojme se kemi nje deficit demokracie? A mendojme se kemi mungese te te drejtash per individet? Mendimi im eshte absolutisht jo.

      3) Shqiptaret mund te kene institucione politike shume te keqia, po fakti qe marrin borxh ne monedhen e tyre e ben rastin e Shqiperise shume pak te ngjashem me rastet e tjera te Eurozones.

  3. erdit says:

    pershendetje .. po komemtoj vetme piken 3)KU THUHET :3) Shqiptaret mund te kene institucione politike shume te keqia, po fakti qe marrin borxh ne monedhen e tyre e ben rastin e Shqiperise shume pak te ngjashem me rastet e tjera te Eurozones.

    Te siguroj qe ne Shipetaret nuk u lejuan te marrin borxh ne monedhen e tyre … mbi 70% e kredive jane ne euro ,ndaj situata eshte totalisht si ne vendet BE dhe pergjegjesine e mban BQE e cila lejoi spekullimet me derivate e kreditime njesektoriale totalisht spekullative ndertimi ne rradhe te pare … kjo kredi eshte e deklaruar 30% me probleme , por po ti shumezojme moltiplikatorin monetar ,do te kuptosh qe jemi ne nje situate pa kthim…prandaj nuk jepen me leje ndertimi ne tirane apo jepen me pikatore …ndryshe kredite imobiliare kalojne ne underwater mortgage … dhe bankat duhet te deklarohen te falimentuara …si ne amerike ku kane falimentuar me qindra qe nga fillimi i krizes.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Erdit, kur flasim per krizen e borxhit sovran flasim per borxhin e shteteve, jo te individeve.

      Ajo c’ka po shqeteson Eurozonen sot eshte interesi mbi borxhin publik jo ate te individeve qe ne fakt ka arritur rekorde te uleta sepse bankat duan te shtyjne njerezit te marrin borxh.

      Dhe shtetet nuk marrin borxh ne monedhe te huaj po ne monedhen e tyre. Cdo ankand i qeverise shqiptare eshte ne sasi leku, jo euro. Dhe sic jam perpjekur te te shpjegoje kjo ben nje ndryshim kolosal sepse politika fiskale dhe ajo monetare jane te kordinuara.

      Me pak fjale nuk ekziston ajo qe ne ekonomi quhet “principal agent problem”. Po ne keto koncepte perpiqemi ti shprehim me gjuhe pak me te thjeshte.

  4. erdit says:

    Ishim politikat kriminale te bankes qendrore amerikane ato qe lejuan kete krize …mos harro qe bankat qendrore nuk jane ne sherbim te popullit sic duhet te ishte edhe sipas kushtetutes , por jane te kontolluar totalisht nga bakat e nivelit te dyte . nuk e di ku e ke marre infon qe nuk jane perdorur fone publike per te mbyllur gropat e bankave , sepse qe pikerisht kjo ajo qe u perdor per te nisur AUSETITY ne gjithe globin …e populli duhet te paguaje per sjelljen e bankave… kjo nuk ndodh psh ne North Dakota ku signorazhin bankar e ka shteti vete e jo bankat …perkundrazi ka 90 vjet pa nej krize bankare e papunesia eshte minimale sic jane edhe kredite e keqia.u perpoq kenedi ta hiqte signorazhin nag duart e FED por ja qe e vrane e ligji qe eshte ende sot ne fuqi por nuk zbatohet u hodh poshte nga zevendes presidenti ne avjonin qe transportonte trupin e kenedit…rastesi mbase …po e njejta rastesi ka ndodhur edhe me presidente e fihura patriotike te vertea amerikane .Kriza ndodhi sepse nese niveli i parase eshte X – borxhi qe lind bashke me parene eshte X+interesat …ndaj nuk ka asnjehere para te mjaftueshem per ta paguar … kur riten nivelet e interesave dhe ulet printimi apo shperndarja e parase ne pubblik duke u mbajtur nga bankat per te mbyllur teknikisht gropat , popolli ska me lek te paguaje …e ska si te kete eshte matematike me x nuk paguan dot x+i kur i pozitive…
    te njejten skeme mashtruese e perdoren edhe ne evrope …me ane te swaps valutare u maskuan borxhet sovrane , nuk e ka fajin populli grek qe qeveritaret e korruptuar vetem per olimpiadat nga pak miliarde euro preventive perdoren mbi 30 te marra borxh pjesen me te madhe e zhduken , shif skandalin siemens, te nejten gje e bejne te tera qeverite e korruptuara sot ne nivel global , po kete e dine vetem specialistet e derivateve dhe merkatove off the counter e pak te tjere. kreditimi eshte bere ne menyren me te korruptuar per te pervetesuar fondet si nga ata qe i disbursonin si nga perfituesit e jo me sens ekonomik …po pasojat duhet ti haje populli qe as e ka idene e as e ka autorizuar qeverin te kryeje te tilla spekullime me te ardhmen e vet. sa per banken qendrore europiane funksionon hd eajo si FED e zoteruar nga bankat me te medha te nivelit et dyte e jo vetem europianet …si medon do preokupohet per interesat e ekonomise apo per qellimet e padroneve te vet …duke vjedhur me taksa te larta e austerity ate pak mireqenie qe ngelet qe te mbaje gjalle bankat zombi.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Erdit,

      qellimi i ketij artikulli eshte komplet tjeter. Eshte te shpjegoj krizen e borxheve te eurozones, nje rajon qe impaktin e pare me krizen financiare e pati me te mire se vete USA por qe tani ka ngelur ne stanjacion nderkohe qe USA vete jo vetem po rritet po ka filluar te rikuperoje dhe kohen e humbur.

      Per qef, po te bej dhe ca komente te shkurtra. FED-i eshte ne dore te popullit, bankat dytesore kontribuojne ne fond, po kane pak ose aspak fuqi vendimmarrese. Guvernatori qendror, bordi, guvernatoret lokal te gjithe zgjidhen si kudo ne bote, nga parlamenti dhe qeveria.

      Ka politika te gabuar qe cuan ne krize, per mua eshte securitization sepse hoqi incentiven qe bankat dytesore te ishin te kujdesshme me kredite e tyre. Politika e gabuar qe permendet shpesh nga FED-i ishin normat baze te ulta qe ajo mbajti per disa vjet mbas recesionit te viteve 2000. Tani ti sinqerisht beson se nje gabim me prej 0.5-1% i normes baze krijoj kete lloj krize???? Nderkohe shume nga problemet e securitization dhe kredive te shtepive kishin filluar me kohe.

      Nuk e kuptoj fare komentin mbi North Dakoten. Ata kane papunesi te ulet se kane popullsi sa nje lagje e New Yorkut dhe nafte e gaz per te mbajtur nje shtet si New Yorku ne levizje. Mos duhet te flasim per aftesite menaxhuese ne ekonomi te Qatar-it apo Arabise gjithashtu??

      Greqia. Dy parite kryesore kane vite qe marrin borxhe pa fund. Me keto borxhe ndertonin infrastrukture qe nuk ua mbante xhepi dhe punesonin njerez ne pune. Po te donin njerezit mund te mos i votonin, por i votuan. Problem i tyre vella, po qeveria nuk eshte e vecuar nga populli.

      Po mbi te gjitha kete problem te tyre nuk ka pse ta vuaj qytetari gjerman, hollandez, austriak etj etj. Ky eshte thelbi i asaj qe shkruaj une, e jo kush e ka fajin per situaten ne Greqi.

  5. erdit says:

    sic thoshte Lord Rothshild -: me jepin kontrollin monetar te nje shteti e as dua tia di kush e qeveris ate shtet … ia kane arritur me kohe ne rang global… e qeverite jane kukulla ne duart e ketyre familjeve bankiere …

  6. anrushi says:

    cuna e goca ,

    marr shkas prej temes se artikullit te mesiperm, me te cilin krejt rastesisht u njoha ,tju falenderoj e uroj sukses te metejshem ne zellshmerine e punes se nisur .
    Po marr nisme te shpreh mendimin tim, krah temes se siperpermendur bazuar mbi nje liber sefundmi shfletuar, prej Paul Krugman.
    Polli me pak llafe gjate vepres se tij te fundit (e perkthyer ne ita) ´´Fuori da questa crisi, adesso´´ , vendoste si ball te zgjidhjes , shkrirjen e austeritetit (e shqiperuar ). Pra nje shpenzim te metejshem e ambicioz te shtetit dhe nje ripagim te deficitit ne nje kohe te dyte.
    Ideja tij bazohej ne mos fokusimin e ´´frikes´´ ndaj borxhit publik, dhe shpenzimit individual e si pasoje kolektiv.
    Shpenzimi im eshte perfitimi yt , e shpenzimi yt eshte perfitimi im , nese te dy do tentonim ne te njejten kohe te mos shpenzonim kjo do te sillte mos perfitimin tone, e me te tej pamundesine per te kursyer. Pra borxhi nuk shihet thjesht si nje pasivitet i atij qe e mbart por dhe si nje faze aktive a atij qe e mundeson. Ndaj si rezultat reziku nuk vjen nga borxhi por nga zgjedhja e individeve (apo detyrimi tyre) per ta eliminuar njekohesisht. Sefundmi Polli e krahason che mbeshtet mendimin e tij me fakte historike , por per kete duhet te lexoni librin se i bi shume gjate.
    ju pershendes

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Faleminderit per komentin anrush.

      PK eshte sigurisht nje e i madhe qe ja vlen te lexohet edhe nqs nuk je dakort me idete e tij. Mbi te gjitha PK mendon si nje ekonomist ne te gjitha shkrimet e tij, mendon mbi modele, mendon mbi variablat dhe nderverprimet e tyre. Ne shkrimet e tij rralle gjen shprehje klishe.

      Me 5 minuta kohe te lira ka shume gjera me te keqia per te bere se sa te lexosh nje artikull te fundit te Krugmanit.

  7. […] është e rëndësishme e gjitha kjo? Sic e kemi shpjeguar në një artikull të mëparshëm, thjesht inaktiviteti i ECB mund të jetë faktori kryesor që ka cuar në rritjen e interesit të […]

  8. enkeleda says:

    Pershendetje Johannes,
    Elexova me kenaqesi artikullin,me pelqen menyra se si i shpjegoni gjerat.
    Do te doja te dija mendimin tuaj: Si eshte sjell ECB ose si eshte duke u sjell me vendet qe kane inflacion te larte dhe vendet qe kane inflacion te ulet? Cfare mund te bejne dhe si i ndikon politika monetare keto vende?

    Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj,
    Me Respekt,
    Enkeleda

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Pershendetje Enkeleda dhe me fal per pergjigjen e vonuar.

      Me sa i kam ndjekur une te dhenat per inflacionin ne Eurozone ajo qe ka ndodhur eshte qe ECB eshte fokusuar per te mbajtur inflacionin ne objektivin e saj 2% ne Gjermani dhe vendet e tjera te berthames (“core countries”) si Hollande apo Austri duke lejuar nje inflacion te ulet/deflacion ne vendet e tjera periferike.

      Kuptohet qe kjo e veshtireson situaten ne keto vende por dhe ne tere Eurozonen. Ajo qe duhet te ndodh ne fakt eshte qe keto vende duhet te kene nje inflacion akoma me te larte per te ulur vleren e borxheve.

      Problemi si gjithmone ka qene politik. Gjermanet nuk ishin te gatshem te lejonin nje zgjidhje te tille sepse kishin frike se mbillnin farat e nje krize me te madhe. Pra me pak fjale nqs vendet periferike mesojne se nepermjet inflacionit te larte mund te zhvleresojne vleren reale te borxheve te tyre ata do ta perserisin kete sjellje.

      Por sic kemi thene ne postimet e fundit (shiko ketu dhe ketu) zgjidhja po arrihet ne formimin e institucioneve mbare europiane. Ditet e fundit ka patur nje propozim nga ministrat e jashtem per te ribere traktatet europiane. Cuditerisht ky lajm nuk eshte percjelle ne shtypin tone, po ndryshimet jane radikale dhe nenkuptojne krijimin e nje shteti federal europian. Pra me pak fjale krijohen institucionet qe Gjermanet kane kerkuar ne kembim te lejimit te nje politike monetare lehtesuese nga ECB-ja.

  9. enkeleda says:

    Po ju te tjeret cfare mendimi keni?

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.