Përcaktuesit e ndryshimit dhe konvergjenca!

Joseph Schumpeter (8 Shkurt 1883 – 8 Janar 1950) babai i shkencës së inovacionit në studimet e tij e cilëson inovacionin si dimesionin kritik të ndryshimeve ekonomike. Në analizën e tij thekson se ndryshimet ekonomike varen nga 3 fakorë: inovacioni, sipërmarrjet dhe fuqia e tregut. Ai hedh hipotezën se tregu, i cili është i pilotuar drejt inovacionit mund të sjellë rezultate më të larta në nivel agregat sesa një treg i lirë, me kompeticion të drejtuar nga cmimet (dora e fshehtë e Adam Smith). Ai thotë se inovacioni sjell monopole provizore të cilat sjellin profite te jashtëzakonshme për firmat që kanë eksluzivitetin në këte produkt apo shërbim inovativ.  Ky pozicion avantazhi provizor është  thelbësor për dhënien e incentivave të duhura kompanive konkurente të cilat investojnë në kapërcimin e limiteve aktuale të eficencës dhe efektivitetit, duke mundësuar pas një kohe të caktuar rikthimin e tregut në një ekulibër më të përshtatshëm për shoqërinë.

Teoritë e e tij kryesore janë Schumpeter mark 1 dhe mark 2. Në Schumpeter mark 1 ai  thotë se inovacioni dhe ndryshimet teknologjike vijnë nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse këto të fundit janë më tolerante ndaj riskut dhe si pasojë më fleksibël drejt ndryshimit, ndërsa në mark 2 ai vlerëson se janë kompanitë e mëdha të cilat janë motor i inovacionit duke qenë se kanë burimet e nevojshme për të investuar në kërkim e zhvillim (K&ZH).

Në dritën e sotme këto dy teori mund të quhen plotësuese pasi e rendësishme është që sistemi i incentivave të rregullohet në mënyre të tillë që t’i japë mundësi tregut të bëhet kompetitiv duke u drejtuar nga shkenca teknologjia dhe inovacioni.

Por cfarë është inovacioni dhe cilat janë parametrat që mund të përdorim për të matur atë?

Inovacioni është krijimi i produkteve, proceseve, shërbimeve, teknologjive dhe ideve më të mira të cilat zgjidhen si të tilla nga tregu, shteti e shoqëria dhe duke qenë se aktorët e tregut operojne në një ekonomi me tregje të hapur, atëherë dhe përfitimi i kompanise që arin i pari është relativisht më i madh. Kjo së bashku me rritjen e rëndësise së teknologjisë në prodhim janë dy nga arsyet që  kanë bërë vitale rëndësisinë e inovacionit, vecanërisht vitet e fundit.

Faktorët të cilët shtyjnë drejt inovacionit sipas BER (Business Environment Rankings) ndahen në ato direkt dhe indirekt.

Faktorët direkt jane:

  1. K&ZH si  përqindje e PBB-së
  2. Cilësia e infrastrukturës kërkimore lokale
  3. Edukimi i fuqisë punëtore
  4. Aftësitë teknike të fuqisë punëtore
  5. Cilësia e IT dhe infrastrukturës se komunikimit
  6. Prezenca e linjave të shpejta të internetit (broadband penetration)

 Faktorët indirekt ekonomiko-politik janë:

  1. Stabiliteti politik dhe makroekonomik
  2. Kuadri institucional dhe rregullues
  3. Regjimi i taksave dhe fleksibiliteti i tregut të punës
  4. Niveli i hapjes së ekonomisë
  5. Lehtësia e punësimit të shtetësave të huaja
  6. Hapja ndaj kulturave të tjera
  7. Lehtësia në tregjet financiare
  8. Mbrojtja e pronësisë intelektuale
  9. Qasja ndaj përparimeve shkencore

Faktorët e mësipërm janë mare si pikë reference nga një studim i bërë nga Economist Intelligence Unit’s duke ju referuar të dhënave të Busines Environment Ranking (BER) model, për të analizuar nivelin e inovacionit të 82 vende te ndryshme.  U kuantifikuan 4 indekse (duke u anlizuar nepermjet “factor analysis”). I pari (expected innovation performance index) indetifikon performancën në nivel produktiviteti dhe është i bazuar mbi të dhënat ndërkombëtare të patentave PI (të cilat japin eksluzivitetin mbi një produkt a shërbim). I dyti (expected input index) adreson inputet e drejtpërdrejta të inovacionit (grupi i faktorëve direkt). I treti(expected environmental input index) është matës i faktorëve indirekt (ekonomiko-politik). I katërti (expected aggregate innovation index) është një indeks i cili mat eficencën (prodhimtaria marzhinale e inputeve) e inovacionit për secilin shtet.

Pas shpjegimit të metodës dhe paraqitjes së variablave që janë marë në studim, më poshtë renditen rezultatet:

(Në tabelen e mësipërme kemi paraqitur rezultatet për vetëm 41 nga 82 shtet në studim – variablat janë të standardizuara në një shkallë nga (1- shumë keq ne 10- shumë mirë)

Rezultatet janë ndarë sipas 4 rankimeve në bazë të indekseve të shpjeguara më sipër. Nga rezultatet shihet se për një rritje afatgjatë, investimi në faktorët që incentivojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë inovacionin është i domosdoshëm (vëndet e para të renditura në indeksin e dytë si USA, Zvicra, Suedia, Danimarka janë dhe ndër vendet me PPB më të lartë për kokë)

Nje fakt kritik paraqet Japonia, e para tek indeksi i produktivitetit por poshtë dhjetëshes te të tjerat. Në të njëjtën kohë shohim se Japonia pritet të ketë ulje në nivel patentash për vitet në vijim. Ky rezultat është në mbështetje të një prej modeleve inovative (red queen effect) i cili na thotë qe vëndet ose kompanitë që janë në kulm të zhvillimit duhet të përpiqen më shumë për të mbrojtur pozicionin, pasi është më e thjeshtë për të  “kopjuar” sesa inovuar.

Po Shqipëria, c’mund të bëjë për te marë fetën e saj në botën e sotme të drejtuar nga inovacioni?

Shqipëria është një vend i vogël, nga pikëpamja e popullsisë, me nivel relativisht të ulët të të ardhurave edhe pas dy dekadave ku niveli i PBB është rritur disa herë. Ndërsa ka një progres të dukshëm në ristrukturimin e ekonomisë dhe rritjen e produktivitetit, kompetiviteti është ende i ulët dhe i bazuar më tepër në kostot e faktorëve (puna), sesa në një vlerë të shtuar. Shqipëria ka aktualisht rreth 430 biznese të mëdha, 1580 biznese të mesme dhe rreth 85 mijë biznese të vogla. Përbërja sektorale anon më tepër drejt veprimtarive me teknologji të ulët (punësimi në bujqësi mbetet relativisht i lartë) dhe eksportet janë të ulëta si në terma absolute ashtu dhe relative.

Duke parë ketë analizë mund të kuptojmë se Shqipëria është një vend i cili qëndron shumë prapa barrierave të fundme teknologjike të sotme dhe është duke u zhvilluar sipas paradigmave të modelit Heckscher–Ohlin i cili është një model matematik, për të caktuar skemën e shkëmbimit të të mirave materiale në tregëtinë ndërkombëtare, i zhvilluar ne Stockholm School of Economics. Ky model është i ndërtuar rreth teorisë së David Ricardos të avantazheve kompetitive të zonave të ndryshme. Në këtë model thuhet se vendet do të eksportojnë faktorët e prodhimit të cilat janë në tepricë e kushtojnë më lirë dhe do të importojnë faktorët e prodhimit të cilat janë në nivele më skarse e kushtojnë më shumë.

Nga kjo bazë teorike kuptohet fare qartë se pse Shipëria eksporton më shumë forcën e krahut (papunësia e lartë dhe niveli i ulët i jetesës) në bizneset të tipit “fason” por edhe përse avantazhet tona konkuruese qëndrojnë tek materialet që kemi në “tepricë”, që mund të vijnë nga industria minerare, nëntoka dhe potencialisht bujqësia .

Sic shihet nga largësia që kemi nga vëndet më të zhvilluara (nga studimi që u paraqit nuk jemi as në 82 vëndet e para) në Shqipëri duhet ndërtuar një sistem inicentivash i orientuar drejt përthithjes nga jashtë të aftësive, njohurive, teknologjive, metodave e prototipave të prodhimit nga sipërmarjet, universitet, qeveritë, institucionet e tjera publike dhe private. Kjo është rruga e kovergjencës si për sipërmarjet ashtu dhe për shtetet te cilat janë një hap pas.

Në artikujt në vijim do të mundohemi të kuptojmë se cfarë mund të bëhet në secilin sektor që Shqipëria të ecë në rrugën e inovacionit e të bëhet konkuruese në rajon.

 

3 Responses to Teknologjia dhe inovacioni

  1. Drini says:

    Artikulli me pelqen, por nuk arrij te kuptoj cilet nga faktoret indirekt apo ato direkt duhet te zhvilloje fillimisht nje vend si Shqiperia?

  2. IDLIR GJATA says:

    Drini ,une mendoj se dhe per Shqiperine vlejne trendet e 82 vendeve te tjera Faktoret te cilet i kam paraqitur ne studim duke iu referuar BER-it shpjegojne 90% te nivelit inovativ te vendeve ne studim. Nder keto dy grupe faktoresh me te rendesishem jane faktoret direkt me nje korelacion 0.7 ndaj outputeve. Relativsht rendesine me te madhe ne kete grup faktoresh e ka perqindja relative e e buxhetit te shtetit dedikuar per kerkim dhe zhvillim(ne shqiperi kjo eshte 0.2 % e PPB-se sipas te dhenave te strategjise kombetare te inovacionit )
    Faktoret e tjere direkt kane nje rendesi gati te njete. Nese Universitetdhe Institucionet kerkimore meren me kerkimin e zgjidhjeve te reja , institucionet e tjera perfitojne nga niveli i inovacionit dhe formojne nje simbioze e cila ben ekonomine me konkuruese. Duke pare nivelin inovativ qe ka shqiperia i duhet dhene nje shtytje institucioneve qe jane pergjegjse per trasfermin e inovacionit,si universitet dhe institutet e tjera kerimore. Per kete duhet shtuar buxheti i shtetit ne kete fushe, ne menyre qe te incentivohet ritja e nivelit te ekspertizes .Per sa i perket sipermarjeve diskutimi behet me dinamik pasi ka lidhje me perthithjen e inovacionit por dhe aplikimin e rutinave. Me ne detaj do te disktuoj ne artikujt e tjere .FLM

  3. Arben Gjata says:

    Shume sqarues ne pikpamjen teorike, por mqs ne Shqiperi faktoret direkt jane jo te 1 po te 0, shanset e zhvillimit ne kete ushe jane shume te ulta. Me shkollat dhe nivelin e universiteteve qe kemi do te duhen dekada qe te permiresojme dhe arijme te zbatojme teknologjite e reja, sepse per te shpikur haroje. mendoj te perqendrohesh ne rolin qe luan arsimi ne kete zhvillim, sepse India mgjs vend i varfer, per shkak te nivelit te larte te arsimit, te trasheguar nga kolonializmi anglez kishte soft-in e nevojshem njerezor dhe sot eshte nje nga vendet me zhvillim te shpejte dhe implementim te teknologjise te informacionit. Shqiperia ka avantazhin e moshes te re te popullates, por formimin shume te dobet te softit njerezor. Sidoqofte urime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.