Ky artikull përdor argumeta të shkencave ekonomike si dhe të politikave ekonomike për të sqaruar përse është e panevojshme dhe jo realiste debati mbi rikthimin e sistemit fiskal që egzistonte në Shqipëri para vitit 2008. Debati mbi sistemin e taksave është i gjerë dhe autori është në dije të interepretimit moral e politik si dhe ekonomik të këtij debati. Një argument i rëndësishëm në favor të taksës progresive mund të jetë barazia shoqërore, që praktikisht do të thotë të pasurit të mos jenë shumë ta pasur sa të kënë pushtet të hekurt mbi të varfërit.

Por analiza që duhet të shtrohet ka të bëjë me efektet e futjes së sistemit të taksave si ato të vendeve sociale të Europës perëndimore në rritjen ekonomike.

Ky argument ka mbërthyer botën për vite me radhë, para se të niste debati këtu në Shqipëri, i cili gjithsesi mbetet i huazuar. Dy profesorë me influencë në Amerikë, Alberto Alesina dhe Dani Rodrik, kanë shkruar një artikull akademik më 1994, që akoma dhe sot është ndër më të cituarit në ekonomi, me titull “Politikat e Rishpërndarjes dhe Rritja Ekonomike”. Ky punim ka si qëllim parësor të studiojë marrëdhënien që ka politika me rritjen ekonomike në një model të thjeshtë të “rritjes së brendshme”, ku qytetarët kanë perceptime të ndryshme për shpërndarjen e pasurisë.

Pika kryesore e modelit është se individët janë të ndryshëm dhe për rrjedhojë dhe në faktorët e tyre personalë të prodhimit. Sipas tyre, janë dy tipe të faktorëve të prodhimit: faktori akumulues, pra kapitali, dhe faktori joakumulues: krahu i punës. Me kapital ata nënkuptojnë çdo aset që çon në rritjen e produktivitetit si kapital fizik e njerëzor dhe avancim teknologjik. Për rrjedhojë, të ardhurat nga këto të fundit janë zakonisht më të larta se nga krahu i punës që, sipas tyre, është i pakualifikuar dhe për rrjedhojë dhe me pagesë të ulët.

Pra, taksat progresive i shërbejnë politikave të rishpërndarjes dhe jo produktivitetit ku të ardhurat në ekonomi transferohen te punëtorët e pakualifikuar dhe për rrjedhojë ulin nxitjet për të akumuluar kapital nga individë, kompani inovatore apo me mundësi financiare për të investuar dhe për të hapur vende të reja pune. Për shkak të 50 vjetëve komunizëm, Shqipëria sot ka nevojë për rritjen e kapitalit njerëzor e fizik më shumë se çdo gjë tjetër!

Këtu reflektohet dhe ndarja mes politikanëve, të cilët janë të shqetësuar në shpërndarjen e tortës dhe për rrjedhojë në vota, dhe ekonomistëve, të cilët janë më të interesuar në bërjen e tortës sa më të madhe. Politikanët kanë dy zgjedhje për të bërë, me pasoja në rritjen ekonomike. Në rast se e shohin votuesin tipik si të varfër, atëherë zgjedhja që mund të maksimizojë numrin e votave është në rritjen e nivelit të taksave për bizneset e sipërmarrësit e bankat dhe më pas rishpërndarjen e kësaj pasurie. Nga ana tjetër, në rast se mendojnë se rritja ekonomike dhe stabiliteti ekonomik është më i rëndësishëm në periudhën afatgjatë, ata do të imponojnë taksa të ulëta që ndihmojnë në rritjen e kapitalit prodhues, që më pas sjell vende pune të reja. Por kontradikta në këtë sistem është se ajo që mund të maksimizojë votat nuk mund të sjell rritje ekonomike!

Debati mbi taksën progresive apo jo ka patur reagim nga biznesi në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të Instat, sektori privat punëson 256,288 punonjës. Ndryshe nga sektori shtetëror që punëson 165 mijë punëtorë, punonjësit në sektorin privat janë më pak të sigurtë dhe shpesh herë kanë paga më të ulta se në sektorin shtetëror. Për këtë arsye cdo impakt i reformës së sistemit të taksave që prek biznesin privat do të ekspozojë punonjësit në këtë sektor nga rritja e kostove. Përfaqsues të BiznesAlbania, Dhoma e tregtisë Tiranë si dhe Konfindustrisë në Shqipëri janë shprehur kundër taksës progresive si jo e përshtatëshme në këtë periudhë të zhvillimit ekonomik të vendit. Të dhënat nga Ministria e Finanacave tregojnë se arkëtimet e vitit 2012 në periudhën 4-mujore në zërin “tatim-fitim” rezultojnë të jenë sa 94 për qind e arkëtimeve të bëra për të njëjtën në vitin 2009 ku në vlerë në arkën e shtetit, nga fitimi i kompanive në katër muajt e parë të vitit shkuan 67 milionë dollarë, ndërsa për vitin 2012 janë arkëtuar vetëm 63 milionë dollarë. Duke iu referuar ketyre të dhënave a mundet vërtetë që rritja e barrës fiskalë do të ndihmonte këto biznese dhe më pas në punësim dhe ulje të varfërisë?

Në rast se do të përdorim sistemin fiskal progresiv, ku ata që paguhen më shumë duhet të paguajnë më shumë, atëherë do të ketë impakt direkt në thithjen e trurit në Shqipëri apo dhë në nxitjen për shkollim jashtë Shqipërisë. Për të parë sesi do të ndikonte në rritjen ekonomike afatgjatë, kujtojmë vështirësinë e akumulimit të burimeve njerëzore të mirarsimuara në Amerikë, Itali e Angli. Në rast se pas studimeve ata do të marrin një rrogë afërsisht katër herë më të lartë se paga mesatare në Shqipëri dhe vendoset një tatim mbi të ardhurat deri në 50%, atëherë shtysa për brezat e ardhshëm që të shkojnë e të studiojnë jashtë shtetit nuk do të jetë e lartë, pasi të ardhurat që do të marrin do të jenë më të ulëta dhe jo tërheqëse për t’u kthyer në Shqipëri. Gjithashtu, një investitor i huaj, i cili nuk e njeh realitetin e Shqipërisë, por pikëniset për çdo plan investimi prej nivelit të taksave dhe infrastrukturës energjetike dhe rrugore në hartë, kur të shohë se vendi zbaton një sistem taksash si ai në Austri, Francë apo Gjermani do ta mbyllte menjëherë kapitullin “Shqipëria”.

Se treti: a është ky një trend që duhet ndjekur, duke qenë se vendet e tjera fqinje po bëjnë të njëjtën gjë? Kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë. Taksa e sheshtë implementohet për momentin në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Rusi, Rumani, Bullgari, Çeki, Bosnjë-Hercegovinë etj. Të gjitha këto janë vende të Europës Lindore, të cilat kanë pasur të njëjtin problem për vite me radhë pas rënies së regjimit komunist: evazionin fiskal. Për këtë arsye, për të ulur këtë fenomen negativ, taksa e sheshtë është parë si mënyra më efikase për të konsoliduar buxhetin e shtetit dhe nxitur rritjen ekonomike. Rifutja e kësaj takse në Shqipëri do të na bënte të vetmin shtet në Ballkan me këtë praktikë. Në rast se me të vërtetë rishpërndarja e pasurisë shihet si e vetmja mundësi për barazi sociale, ka të ngjarë që kjo të dështojë pa konsoliduar të gjithë instrumentet e kontrollimit të të ardhurave personale të qytetarëve Shqiptarë.

Sipas modelit Alesina dhe Rodrik, opsioni i sotshëm për taksë progresive do të rriste bazën elektorale për cdo parti politike por jo rritjen ekonomike në Shqipëri. Ideologjikisht niset një debat të dobishëm se cila është mënyra më e mirë për të ndihmuar shtresat në nevojë në Shqipëri. Propozimi se taksa progresive do të jetë zgjidhja, duhet parë me rezervë. Sipas hipotezës së Kuznets, gjatë rritjes ekonomike pabarazia në ekonomi fillimisht rritet dhe më pas ulet, pa iu referuar taksës progresive. Rritja ekonomike dhe konkurrueshmëria duhet të mbeten përparësi për vendin tonë, siç dhe ilustron një raport i vitit 2009 i Bankës Botërore dhe PNUD-it, se varfëria në Shqipëri është përgjysmuar nga viti 2002 në vitin 2009 nga 25.4% në 12.4% të popullsisë.

Për këtë arsye ka mënyra të tjera shumë më efikase e produktive që mund të ndihmohen të varfrit në Shqipëri, të cilat nuk do të cënonin konkurrueshmërinë tonë, por përkundrazi do ta rrisnin atë. Shumë shtete perëndimore kanë futur skema të ngjashme me Neë Deal-in Britanik, ku të papunëve apo të varfërve u ofrohet ndihmë nga shteti për t’u trajnuar e për t’u dhënë një zanat si elektricist, mekanik etj. Shkollat profesionale duhet të bëhen fokusi kryesor për këtë shtresë dhe jo shpërndarja e pasurisë pa vlerë të shtuar për shoqërinë. Kjo përbën transfertë parash por jo konkurueshmëri e rritur e ekonomisë sonë.

Ajo që ka rëndësi në fund fare për cdo Ministri Finance është madhësia e buxhetit të shtetit, dhe jo mënyra se si mbushet ajo. Për të parë se cfarë impakti ka tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale i referohemi Ministrisë së Financave. Sipas saj në vitin 2008, 8.8% e të ardhurave në buhetin e shtetit nga tatimet dhe doganat vinin nga tatim fitimi. Ndërkohë që tatimi mbi të ardhurat personale kontribuonte me 12%. Sic shihet cdo reformë në rikshimin e taksës progresive nuk do të ndihmonte dhe aq shumë në mbushjen e financave publike.Posipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2011-2013 të ardhurat nga tatimi mbi fitimin pritet që të jenë më të ulta sic reflektohet dhe nga të dhënat e fundit të katërmujorit të parë të 2012. Për këtë arsye kontribuesi kryesor i të ardhurave nga tatimet e zë tatimi mbi vlerësh e shtuar, ose TVSH. Sipas të dhënave të ardhurat janë mbi 50% të totalit. Për hirë të argumentit ata që paguhen më shumë paguajnë gjithësisesi më shumë në vlerë absolut, pra një person që merr 5000 EURO në muaj paguan 10% ose 500 EURO tatim mbi të ardhurat personale.Kushpaguhet 500 EURO ne muaj paguan afërsisht 50 EURO tatim mbi të ardhurat personale.

Pra kontibuti mujor që jep një i pasur në buxhetin e shtetit i duhet 10 muaj një personi tjetër që paguhet më pak. Mendoni sikur krahasimin ta bëjmë me dikë që paguhet 250 euro në muaj. Atëherë do ti duhen 20 mauj për ti dhënë të njëjtin kontribut shtetit. Pra ata që paguhen më shumë duhet të kontribojnë më shumë duket sikur është e vërtëtë. Pastaj dhe në rast se kjo nuk mjafton, sa duhet të jetë niveli i ri i taksës mbi të ardhurat, 11% 20% apo 40%? Ne nuk kemi asnjë të dhënë dhe nuk besoj se do të kemi edhe para zgjedhjeve. Për këtë arsye cdo debat mbi taksën progresive është debat hipotetik, si një detyre për ese në universitet!

 

Për këtë arsye ajo që duhet parë me prioritet nga të gjithë aktorët politikë e ekonomikë në vend është se debati për taksë progresive ose jo është i pavend për natyrën e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të impaktit real të saj në uljen e varfërise. Ndaj prioritet duhet të mbetet përmisimi i institucioneve në heqjen e administrimit joprofesional, korruptiv e abuziv të mbledhjes së taksave që mund të zhduk efektin pozitiv të taksave të ulëta. Reformat dhe forcimi i institucioneve, liberalizimi i tregut dhe shteti i së drejtës duhet të mbeten prioritet, pasi është vërtetuar tashmë edhe nga shumë studime për Europën Lindore se këto mbeten thelbësore për një rritje të qëndrueshme dhe për një ulje të mëtejshme të varfërisë.

 

5 Responses to Taksë progresive apo taksë e sheshtë?

  1. IDLIR GJATA says:

    Besart se pari do te doja te uroja per kete artikull i cili prek nje ceshtje nen debat. Se dyti ndaj mendimin me ty se debati mbi taksat eshte hipotetik ne Shqiperi. Se treti mendoj se nuk mund te krahasohet me vendet me te zhvilluara te botes te cilat duke pasur nje “torte” me te madhe , bejne nje shperndarje me te mire te pasurise. Se katerti, sipas mendimit tim diskutimi duhet bere duke pare vendet e rajonit. Sipas (TAX SYSTEMS IN WEST BALKANS COUNTRIES BETWEEN SIMPLICITY AND EFFICIENCY) Shqiperia ka nivel te njejte me vendet e rajonit (rreth 10) % per korporatat dhe nivlein me te larte te TVSH-SE 20 %. Pra nese duam te diskutojme, eshte kjo takse e dyte qe duhet ulur e jo te rritet e para. Si mund te gjendet fondet alternative per kete ? Mendoj se eshte e rendesishme forcimi i institucioneve me qellim uljen e informalitetit dhe ritjen e konkurences te cilat mund te sjellin uljen e cmimeve te produkteve dhe te taksave mbi to .

  2. Olti Rr says:

    Me thene te drejten nuk e kuptova mire kuadrin e lidhjes se paper-it te Alesines me Taksen e Sheshte ne Shqiperi.

  3. Mery says:

    Besart, jam absolutisht dakord me fjaline e fundit konkluzive te artikullit. Do te thoja madje qe dhe sqarimi analitik mbi shperndarjen e natyres se te ardhurave per buxhetin e shtetit shqiptar eshte i tepert, pasi nderkohe qe problemi paresor qe evidentohet ne Shqiperi eshte evazioni fiskal, shkalla e evazionit eshte shume me e madhe ne nivel TVSH-je ose me sakte eshte baza qe gjeneron dhe mundeson evazionin ne te gjitha nivelet e tjera te taksave te permendura. Pra mobilizimi fiskal eshte e qarte se duhet te nise nga kjo dhe nese duam te flasim per taksa progresive, progresiviteti i pare qe do mund te propozohej dhe do ishte promotor i rritjes do te ishte ai i TVSh-se, qe do duhej te aplikohej me perqindje te diferencuara ne baze te natyres primare, sekondare e me tej te mallrave qe konsumohen. 
    Nderkohe, duke u rikthyer te tema  e diskutuar ketu e tatimit mbi fitimin, po jap nje hapesire reflektimi per nje aspekt tjeter qe nuk permendet ne artikull: a nuk mendon ti dhe lexuesit e tjere se ne nje optike tjeter nga ajo e perdorur ketu dhe ne terma te ardhmeje afatgjate, taksa progresive do mund te gjeneronte nje nxitje te konsumeve ne shtresat me te ardhura me te uleta,  e ne kete prizem do mund t’i jepte nje shtyse zhvillimit te ekonomise?! Kjo gjithmone nese progresiviteti do te aplikohej ne menyre racionale, pra perqindjet e diferencuara te caktuara nuk do te ishin aq te larta per shtresat e pasura sa te mbysnin investimet? Bazoj kete mendim ne faktin e thjeshte se nje reduktim i barres fiskale ne popullsine me
    mireqenie te ulet do te ishte shume me i ndjeshem se sa nje rritje e moderuar e barres fiskale ne subjektet me te ardhura me te medha. Pra nuk do e trajtoja me
    problemin lidhur me efektin qe do te kishte mbi buxhetin e shtetit( i cili sic e the eshte fare jo domethenes) por me nje impuls
    nxites qe do te mund t’i jepte rritjes ne te ardhmen afatgjate.

  4. Gjergji says:

    Mery, mendoj se eshte shume subjektive dhe veshtiresisht i llogaritshem efekti i aplikimit te takses progresive ne kuader te optikes qe propozon. Mesa kuptoj, ajo qe propozon eshte ulja e barres fiskale per shtresat me pak te ardhura ne menyre qe te nxitet konsumi i tyre, duke i dhene kesisoj nje shtyse rritjes ekonomike. Njekohesisht kjo do shoqerohej me nje rritje te taksave per shtresat me te ardhura me te larta “aq sa te mos mbysnin investimet”, sic shprehesh.
    Tani, te gjithe ata qe mbrojne taksen progresive thone see me nje takse te sheshte, edhe pse ne terma absolute, personat me te ardhur te larta paguajne me shume, serish diferenca me e madhe qe iu mbetet atyre ne krahasim me diferencen qe iu mbetet personave me te ardhura te ulta, eshte e tepert. Ndaj, me ane te takses progresive behet nje rishperndarje e te ardhurave ne rang popullsie.
    Gjithmone due i qendruar optikes tende mua me lind pyetja: Rritja ekonomike nxitet me shume nga rritja e konsumit te shtreses me te ardhura te ulta apo nga konsumi+investimi qe i ben teprices shtresa me te ardhura me te larta?
    Gjykoj se ne Shqiperi, ku sektori privat eshte ende ne faza fillestare zhvillimi, taksa e sheshte ka me shume impakt ne rritjen ekonomike sesa progresive.

    Se fundi, nje urim adminstratoreve te blogut per paanshmerine e artikujve te botuar ketu. Ka tema ekonomike ku eshte e veshtire mos shfaqesh qofte edhe pa dashje, nje qendrim politik, por kete ata e kane bere me se miri deri tani!

  5. Arben Gjata says:

    A NUK MENDONI SE PROBLEMI ME I MADH QE KA SHQIPERIA, PARA TAKSES TE SHESHTE APO PROGRESIVE ESHTE PERQENDRIMI I PANDERSHEM I PASURIVE NE DUART E PUSHTETAREVE, SHPESH DUKE ABUZUAR ME PRONAT PUBLIKE DHE AQ ME TEPER ME VETE BUXHETIN, NPM KOMPANIVE TE DREJTUARA NGA INDIVIDE TE LIDHUR ME TA NE SHUME MENYRA. A KENI VENE RE NE SHQIPERI QE ME NDRIMIN E QEVERISJEVE PAPRITUR PER 24 ORE KOMPANI QE NUK I NJIHTE ASKUSH FILLOJNE TE KONTROLLOJNE TREGUN, NDERSA KOMPANI QE DERI PAK ME PARE DUKESHIN TE FUQISHME REDUKTOHEN NE AKTIVITETIN E TYRE. UNE NUK JAM EKONOMIST PRANDAJ NUK DISKUTOJ TEORIKISHT, POR NQS DIKUSH QE MERR 5000 EURO DHE PAGUAN 500 I MBETEN 4500 EURO PER TE JETUAR, NDERSA DIKUSH QE MERR 200 I MBETEN VETEM 180 PER TE JETUAR, DHE DUKE QENE SE KJO PJESE PERBEN SHUMICEN E POPULLATES A E DINI SA E VESHTIRE ESHTE TE MBYLLESH MUAJIN NE SHQIPERI ME 180 EURO. A E KENI PARE KURBEN E PLOTESIMIT TE BUXHETIT TE SHTETIT, KU PJESA QE VJEN NGA QYTETARET, KA TEJKALUAR, PJESEN QE VJEN NGA KOMPANITE E MEDHA ME TURNOVER TE LARTE. NATYRISHT QE DISKUTIMI NE TERMA EKONOMIKE KA PRAPA DISKUTIME POLITIKE, PASI VETE POLITIKA ESHTE SHPREHJE E KONCENTRUAR E EKONOMISE, POR SI MUND TE SHPJEGOHET QE NE NJE VEND SI SHQIPERIA SHTETI SHPENZON VETEM 100 DOLLARE NE VIT PER SHENDETIN E QYTETAREVE TE TIJ NDERSA QYTETARET PAGUAJNE NGA XHEPI RRETH 60% TE NEVOJAVE TE TYRE SHENDETESORE. A DISKUTOHET SOT SE PERQENDRIMI I PASURISE DHE MOS RISHPERNDARJA E DREJTE, PRA PERQENDRIMI I SAJ, DHE RRITJA E GAPIT MIDIS TE PASURVE DHE TE VARFERVE PERBEN NJE NGA SHTRETERIT QE USHQEN KRIZEN E SOTME EKONOMIKE. A KENI VENE RE QE MEGJITHE RRITJEN E GDP, NE SHQIPERI KONSUMI ESHTE ULUR, PASI CMIMET JANE RRITUR 2-3 HERE, DHE LEKU ESHTE ZHVLERESUAR ME 40% NE RAPORT ME EURON KRAHASUAR ME 2005. MENDOJ SE PARA LLOJIT TE TAKSES PROBLEMI EMERGJENT QE KERKON ZGJIDHJE ESHTE KORRUPSIONI DHE EVAZIONI FISKAL, TE CILIN NATYRISHT NUK E BEJNE ATA QE PAGUHEN ME 180 EURO NE MUAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>


Fatal error: Cannot create references to/from string offsets nor overloaded objects in /home/ekonal/public_html/wp-content/plugins/muki-tag-cloud/widget.php on line 230