Ideja per ketë artikull lindi ndërsa po bisedoja me një mikun tim spanjoll rreth gjëndjes ekonomike në Spanjë. Sic mund të jeni informuar, Spanja është një nga vëndet më këq të goditura nga kriza ekonomike që ka përfshirë Eurozonën. Gjëndja e rënduar ekonomike është shoqëruar nga një rritje e papunësisë e cila këtë vit ka aritur në 24.4%; më e larta në 18 vitet e fundit. Një karakteristikë që e bën edhe më shqetësuese gjëndjen është niveli shumë i lartë i papunësisë në moshat e reja. Ne 2011 papunësia e të rinjve spanjollë nën moshën 25 vjecare ishte 46.6%; më e larta ndër vëndet e Bashkimit Europian.

Duhet të kemi parasysh që në llogaritjen e këtij numri nuk futen ata të rinj të cilët janë duke vazhduar studimet apo nuk janë në kërkim të punës, por vetëm ata individë që janë duke kërkuar punë në mënyrë aktive. Papunësia në nivele kaq të larta ndër të rinjtë rrit rrezikshmërinë për të ardhmen afatgjatë  dhe aftësine konkuruese të ekonomisë të një vendi.

Per sa i përket Shqipërisë, fatkeqësisht debati publik mbi papunësine ka ngelur në pjesën më të madhe në zënka mbi vërtetësinë e shifrave  të publikuara. Argument që mbetet jashtë qëllimit të këtij artikulli.

Sipas të dhënave të Instatit për 2010, papunësia në Shqipëri është 13.5%. Ky nivel është më i ulët se 5 nga 27 vendet e Bashkimit Europian. Tabela e mëposhtme paraqet të dhënat e papunësisë për Shqipërinë dhe vëndet e përzgjedhura për krahasim për vitet 2010 dhe 2004.

Llogaritja e nivelit të papunësisë bëhet në bazë të forcës së punës, ajo pjesë e popullsisë në moshë për punë (15 deri në 64 vjec) e cila është e punësur ose është në kërkim aktiv për punësim. Pjesa tjetër e popullsisë në moshë për punë e cila nuk është duke kërkuar punësim (“popullsia joaktive”) nuk është e përfshirë në forcën e punës dhe si rrjedhojë nuk klasifikohet si e papunë për qëllimin e llogaritjes së nivelit të papunësisë. Shkalla e mospjesëmarrjes është raporti midis popullsisë joaktive në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Popullsia joaktive përgjithësisht nuk është duke kërkuar punë për një nga këto arsye:

  • ndryshimet demografike;
  • është duke përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e veta duke u arsimuar/trajnuar;
  • është e angazhuar në punët e familjes;
  • nuk ka deshirë të punojë;
  • është e dekurajuar dhe ka arritur në përfundimin që ka shumë pak ose aspak mundësi punësimi.

Pra sic mund ta kuptoni, ekonomistët dhe politikbërësit i japin një vëmëndje të vecantë kësaj pjese të shoqërisë për të kuptuar se cilat janë arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në tregun e punës dhe impaktin që mund të kenë në aftësinë konkuruese të vendit. Analizimi i këtyre të dhënave ndihmon për të diskutuar mbi atë se cfarë pjesë e popullsisë në moshë pune është përgjegjëse për prodhimin ekonomik të  një vendi dhe mbi të gjitha cilësinë e kapitalit njerëzor që është një nga burimet kryesore të zhvillimit ekonomik dhe thithjes së investimeve. Tabela e mëposhtme paraqet të dhënat për Shqipërinë për sa i përket popullsisë në moshë pune.


Ajo që vihet re është që shkalla e mospjesëmarrjes në Shqipëri është rritur nga 41.2% në vitin 2004 në 51.1% në 2010. Gjithashtu sic paraqitet në tabelën e mëposhtme shkalla e mospjesëmarrjes është shumë më e lartë se vëndet që kemi marrë për bazë krahasuese, të cilat ndryshe nga ne nuk kanë patur të njëjtën luhatje nga 2004 në 2010.

Për të kuptuar më mirë situatën është e rëndësishme të analizojmë arsyet se përse kjo pjesë e popullsisë në moshë për punë nuk është pjesë e forcës së punës. Një nga arsyet kryesore dhe më pozitive të mospjesëmarrjes është arsimimi dhe trajnimi (bashkarisht “edukimi”) i popullsisë në moshë pune për të qëne konkurues në tregun e punës të nesërmen. Sipas Eurostatit, personat me edukim të ulët janë më të prirur për të qënë joaktiv.

Popullsia në moshë pune mospjesëmarrëse dhe që nuk angazhohet në edukim me kalimin e kohës humb aftësitë e nevojshme për tu futur në forcën e punës dhe bëhet gjithnjë e më pak tërheqëse për punëmarrësit e mundshëm. Për ketë arsye në tablën e mëposhtme është paraqitur numri i popullsisë shqipëtare që ka qëne duke u edukuar në vitet 2010 dhe 2004. Në këtë numër futen nxënësit në gjimnaze publike dhe studentët në të gjitha shkollat e larta në Shqipëri. Numri i atyre të angazhuar në trajnim nuk është paraqitur në faqen e Instat. Për qëllimin e kësaj analize është marrë si e vërtetë që ajo pjësë e popullsisë në moshë punë që është duke u edukuar nuk është në forcën e punës.

Sic mund të shihet ka një rënie të vogël në përqindjen e popullsisë joaktive të angazhuar në edukim nga viti 2004 në 2010. Por ajo që duhet të na bejë të shqetësohemi është fakti se përqindja e popullsisë joaktive të angazhuar në edukim në Shqipëri është më e ulët së në vëndet që kemi marrë për bazë krahasuese. Pra në Shqipëri ka një pjesë më të madhe të popullsisë në moshë pune që nuk është duke kërkuar për punë dhe që nuk është duke investuar në ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive për të qëne konkurues në tregun e punës.

Ndërsa kjo pjesë e popullsisë mund të jetë duke u mbështetur financiarisht nga remitancat, ajo që vlen të theksohet është rëndësia që popullsia në moshë pune në Shqipëri të ruaj dhe përmirësoj aftësitë e saja në menyrë që vendi ynë të jetë tërheqës për investime cilësore nga jashtë si dhe ti ofrojë kapitalin e nevojshëm njerëzor biznesit vendas në mënyre që të jetë konkurues në produktet dhe shërbimet që ofron.

Duke u bazuar në analizën e mësipërme dalim në përfumdimin se Shqipëria, kundrejt vendeve të marra për krahasim, ka një pjesë më të madhe të popullsisë në moshë pune që nuk është as duke punuar e as duke u edukuar. Kjo pjesë e popullsisë, e cila është rritur nga 2004 ne 2010, nuk ka ose është duke i humbur dita ditës aftësitë për punë, duke rritur rrezikun që ekonomia e vendit të mos jetë konkuruese në rajon por edhe më gjerë në të ardhmen.

 

Shpjegim:

Burimi i të dhënave për Shqipërinë është Insati dhe të dhënat janë marrë të mirëqëna. Shifrat më të fundit të përdorura janë ato të vitit 2010, viti i fundit për të cilin Instat ka publikuar shifrat e plota të cilat ishin të nevojshme për këte artikull.  Të dhënat mbi vëndet e tjera Europiane të paraqitura në ketë artikull janë nga Eurostati (me përjashtim të të dhënave mbi nivelin e papunësisë në Maqedoni që janë nga Trading Economics).  Një gjë që më bëri përshtypje gjatë kërkimit ishte fakti që Eurostati publikonte të dhëna mbi vënde si Maqedonia dhe Kroacia por jo për Shqipërinë. Pavarsisht kësaj, besoj se të dhënat e paraqitura janë te mjaftueshme për qëllimin e këtij artikulli. Uroj që përtej analizës së shifrave, lexuesi ti gjejë ato sado pak informuese dhe ti përdor si një pikë fillimi për tu thelluar më tej nëse dëshiron.

Burimet e informacionit:

http://www.agro-net.eu/index.php?option=com_wrapper&view=wrapper&Itemid=101

http://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/show.do?dataset=lfsa_igar&lang=en

http://epp.eurostat.ec.europa.eu/statistics_explained/index.php/Labour_market_participation_by_sex_and_age

http://www.tradingeconomics.com/macedonia/unemployment-rate

http://epp.eurostat.ec.europa.eu/statistics_explained/index.php/Unemployment_statistics

http://www.instat.gov.al/

 

 

13 Responses to Mendime rreth gjëndjes së punësimit në Shqipëri

  1. Eris says:

    PERSHENDETJE ,

    ANALIZA ESHTE SHUME E BUKUR EDHE EFIKASE, PER TE KUPTUAR SI KANE EVOLUAR SISA TRENDE,POR PER MENDIMIN TIM LARG REALITETIT.KUR TE JETE INSTATI NJE INSTUCION I PAVARUAR TOTALISHT, BEJE DHE NJEHERE ANALIZEN.
    GJITHESESI FALEMINDERIT NJE ANALIZE NGA ANA AKADEMIKE SHUME E QARTE.

    • IDLIR GJATA says:

      Shoh se analiza ne kete artikull eshte e vlersuar dinamikisht duke pare ndryshimet e tregut , prandaj nuk e shoh te qarte arsyetimin tend.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Eris, INSTAT eshte ai qe kemi. Per aq kohe sa keto jane te vetmet statistika te disponueshme keto do perdorim.

      Gjithashtu ne ekonomi asgje nuk mund ta fshehesh perjetesisht. Psh, nqs INSTAT raport nje norme inflacioni me te ulet se ajo realja eventualisht do perplaset me kursin e kembimit qe zhvleresohet te cilin nuk e percakton ai institucion. Nqs ka rritje papunesie si pasoje e renies ekonomike, kjo do filloj te verehet te aktiveteti bankar, etj etj.
      Te tilla raste ndodhin me cdo variabel te mundshme ekonomike.

      Kshuqe per aq kohe sa keto jane te dhenat, keto do perdoren.

  2. Olti Rr says:

    Shkrimi me i mire deri tani ne kete blog. Shume konkret!

  3. Mery says:

    Po permend nje aspekt, ndoshta me te rendesishmin, lidhur me pasaktesine e te dhenave te Instat-it. Lidhet me faktin se pothuajse e gjithe popullsia fshatare konsiderohet e vetepunesuar ne bujqesi, pa asnje informacion mbi aktivitetin dhe te ardhurat efektive te kesaj kategorie. Per kete arsye, CIA Factbook, kur paraqet te dhenat zyrtare mbi papunesine ne Shqiperi, shprehet se efektivisht shifra do mund te ishte me e larte se 30%, duke konsideruar deformimin e te dhenave nga faktori me siper.
    Nga ana tjeter, informaliteti ne tregun e punes pothuajse nuk te lejon te analizosh papunesine ne Shqiperi ne terma te sakte.
    Ne fakt keto nuk jane fokusi i artikullit por ndoshta do duhej te shkruhej nje artikull tjeter qe te analizonte vertetesine e te dhenave dhe faktoret ne baze te nje deformimi potencial.

  4. AZMI STRINGA says:

    Duke ju falenderuar te gjitheve per komentet, do mundohem ti pergjigjem disa nga pikave te ngritura ne to:

    1. Sic a kam shkruar, qellimi i ketij artikulli nuk ishte te vinte ne diskutim saktesine e shifrave te publikuara. Kjo per dy arsye: 1) per kete mund te lexoni dhe degjoni shume ne mediat tona dhe 2) nese debati futet ne disktuim mbi vertesesine e shifrave, mundesia per te kryer nje analize mbi situaten behet e veshtire.
    2. Nje nga qellimet e ketij artikulli eshte te ofroj nje kendeveshtrim disi ndryshem mbi gjendjen e punesimit dhe konkurencen e fuqise puntore ne shqiperi.
    3. Nje nga pefundimet e analizes eshte qe gjendja nuk eshte aq roze sa do te donim.
    4. Ne dy nga komentet u ngrit dyshimi mbi saktesine e te dhenave dhe pavarsine e Instatit. Pra duke ngritur dyshimin qe mbase ne te verete situate eshte me problematike se sa tregojn shifrat. Edhe sikur kjo te jete e vertete, perfundimi i analizes nuk eshte se cenohet. Une jam munduar te argumentoj qe nese te dhenat zyrtare analizohen pertej normes se papunesise, situata jo vetem qe nuk eshte roze por qe edhe mund te jet keqesuar.

    Shpresoj qe te kem qartesuar disa nga shqetesimet tuaja. Ju faleminderit.

  5. Mery says:

    Ne fakt perfundimi qe disi preket nga pasaktesia e te dhenave eshte ai ku permendet kategoria e “Popullsise qe eshte ne moshe pune e pa angazhuar ne kerkim pune apo edukim”, shprehet shqetesimi per faktin qe ze nje perqindje te larte te totalit dhe perfundimi se kjo pjese e popullsise ndoshta mbeshtetet tek remitancat e gjithsesi duhet investuar me shume ne formimin dhe edukimin e kesaj kategorie. Ky perfundim cenohet pak (por sic e the masa eshte e papercaktueshme) sepse kjo kategori mund te perfshije nje pjese te mire individesh qe jane te punesuar por te paregjistruar.
    Gjithsesi ne cdo rast, reduktimi i kesaj shifre mendoj mbikompensohet nga pjesa e popullsise e hipotizuar si e angazhuar ne sektorin bujqesor, pa nje verifikim te mirefillte te angazhimit efektiv te kesaj kategorie ne aktivitet pune.Pra ne teresi, jam dakord qe megjithese perqindjet qe kane cuar ne perfundimet e artikullit mund te mos jene te sakta, perfundimi i artikullit ka shume gjasa te vleje dhe per situaten aktuale.

  6. IDLIR GJATA says:

    Duke vlersuar faktin se analiza behet mbi ndryshimet dinamike, te pergezoj qe ke tentuar te ngrihesh mbi diskutimet e perditshme te vertetesise te shifrave Ke theksuar se gjendja e papunesise ne raport me 2004 eshte perkeqesuar ne nivel relativ e kjo eshte e rendesishme pavarisht shifrave zyrtare te instatit. Do te doja te beja nje pyejte. A mendon se ulja ne nivel realtiv e pjesmarjes ne edukimi dhe trajnim eshte nje shenje e mosbesimit te popullsise ne keto institucione, ndaj ofertes reale te permisimit te aftesive qe ato sjellin ?

  7. Fjodor says:

    Dmth me pak fjale del se disa shqiptare jane turiste te perhershem… por kjo nuk eshte gje teresisht e keqe

  8. Oltjon Valisi says:

    Nje analize konkrete dhe mjaft interesante. Urime dhe suksese te metejshme.

  9. Rajmonda says:

    Kete analize te shkelqyer qe ke bere po e beje share dhe po ua dergoje atyre qe merren me punwsimin ne vendin tone .pavaresishte vertetesise se shifrave te INSTAT ju keni kapur thelbin e problemeve te punesimit ne vendin rohe .trendi negatin qe ka ai tek ne ,dhe sidomos diferenca midis popullsise aktive dhe asaj jo aktive per punesim ,cka e perkeqeson sotuaten .Kjo tregon qe brezi e ri nuk ka besim ne institucionet qe merren me kee problem.te pergezoj

  10. […] Histerezis ndodh kur ekuilibri i ardhshëm i papunësisë varet nga nivelet e papunësisë së maparshme, apo papunësia e lartë vazhdon në nivele të tilla për një kohë të gjatë për shkak të efekteve permanente që lënë shoket negative në ekonomi. Papunësia mesatare  në Shqipëri nga viti 2000 deri me tani ka qënë rreth 14% duke mos shkuar asnjëherë poshtë 12%. A kemi ne një situatë “Histerezis” në Shqipëri, dhe nga se është shkaktuar ajo? Kjo pyetje kërkimore duhet tashmë të kishte entuziazmuar kërkuesit shqiptarë pasi tregon për drejtimin e duhur të politikave strukturore të tregut të punës. Për më tepër papunësia ështe një problem akut social. Ne kemi qënë vokal ndaj problemit të papunësisë si këtu. […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.