Të nderuar miq,

në 12 qershor 2012, unë së bashku me Johannes. E, do të marrim pjesë në një konferencë me temën “The beauty of Uncertainty” me fokus në pasigurinë ekonomike dhe kryesisht atë të eurozonës. Pjesëmarrës SHUME i rëndësishëm dhe që e bën konferencën edhe më interesante është Thomas. J. Sargent, cmimi nobel në shkencat ekonomike për vitin 2011. Duke parë interesin e lartë që kjo teme ka ngjallur në komentet tuaja në artikujt që kemi publikuar, me shumë kënaqësi do isha i gatshëm të mblidhja mendime dhe pyetje të cilat do të deshironit t’ja drejtonit personalisht T. Sargent apo në tërësi panelit të ekonomistëve.

Pak fjalë për Thomas. J. Sargent.

Aktualisht është profesor ekonomie në New York University. Fushat e tij të interesit janë makro-ekonomia, ekonomia monetare dhe ekonometria e të dhënave seriale. Fitoi cmimin nobel për ekonomi në 2011 së bashku me Christofer Sims, për punen e tyre në kerkimet empirike të shkak-efektit në makro-ekonomi.

Ёshtë i njohur si një ndër liderat e revolucionit të pritshmërisë racionale, që perfshin idenë që njerëzit i ndryshojnë sjelljet ekonomike kur politikëbërësit e politikes monetare i ndryshojnë politikat. Pra simulimi i efekteve të politikave nuk ka kuptim sepse parametrat e modeleve ndryshojnë (ngaqë ndryshon sjellja e njerëzve).

Në vijim gjeni videon mbas dhënies së cmimit nobel.

http://www.youtube.com/watch?v=yHX_fXqnwPs

 

 

 

 

2 Responses to Konferencë me Thomas. J. Sargent

  1. Albi says:

    Nuk e di nqs eshte me interes dhe per te tjeret, po mbase nje mini-postim mbi ekonometrine, cfare eshte dhe si perdoret ja vlen te behet?

  2. ALTIN KADAREJA says:

    Patjeter qe do e bejme Albi, flm per sygjerimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.