UPDATE: Një miku im më dërgon një TED speech mbi fuqinë e incentivave. Gjë vërtetë e bukur për të ilustruar një nga idetë kryesore të blogut.

___________________________________________________

Në postimin tonë të parë në këtë blog u ndalëm gjatë te incentivat dhe te roli që ato luajnë në shkencat ekonomike. Për ta përforcuar më këtë mendim kam dy links që mund të lexohen në pak minuta.

I pari është përshkrimi i një prej librave nga ekonomist nobelist Robert Mundell i quajtur “Man and Economics” (Njeriu dhe Ekonomia).

Paragrafi që ja vlen të lexohet është:

 

“Economics seems to apply to every nook and cranny of human experience. It is an aspect of all conscious action. Whenever decisions are made, the law of economy is called into play. Whenever alternatives exist, life takes on an economic aspect. It has always been so. But how can it be?

It can be because economics is more than just the most developed of the sciences of control. It is a way of looking at things, an ordering principle, a complete part of everything. It is a system of thought, a life game, an element of pure knowledge.

It is also useful in many ways, as the book tries to show.”

 

Ndërkohë një nga ekonomistët më të mirë të ditëve të sotme, John Cochrane nga Universiteti i Cikagos, shkruan në blogun e tij sot:

 

“One of the first lessons we learn in econ 1 is that economics has a lot to say about incentives, which are usually ignored by popular discussions, and economists have a lot less to say about fairness, morality, or distributional questions, which is what popular discussions focus on. I don’t mean that fairness or distributional questions are unimportant, just that economists don’t have any special insight into those questions.”

 

Morali i fabulës? Nëse keni dëshirë perpiquni ti shihni problemet me të cilat ju apo shoqëria përballet jo nën fokusin moralist po nën fokusin e kostove dhe përfitimeve të secilit individ. Ju siguroj, si dikush që e ka përshkruar vetë këtë rrugë, se nuk do ktheheni më mbrapa.

 

 

4 Responses to Dhe njëherë rreth incentivave

  1. Fakja says:

    -“Morali i fabulës? Nëse keni dëshirë perpiquni ti shihni problemet me të cilat ju apo shoqëria përballet jo nën fokusin moralist po nën fokusin e kostove dhe përfitimeve të secilit individ. Ju siguroj, si dikush që e ka përshkruar vetë këtë rrugë, se nuk do ktheheni më mbrapa.”-

    Une kisha nje pyetje per moralin e fabules.
    A eshte e mundur qe te kete incentiva qe problemet te perballen nen funksion maralist me derivate te pare funksionin e kostove dhe përfitimeve të secilit individ ( tipike ideologji e shkollave te biznesit, bejme sa me shume leke, kjo e fundit )????

  2. Ariel Apostoli says:

    nuk i lexova artikujt, por pashe TED talk. nuk me pelqeu aspak (video dmth).
    1. eksperimentet nuk tregojne asgje sepse spikeri nuk morri fare parasysh fenomenin “choke”. dmth kur kronometron nje rezultat me sekonda in a reward/punishment system, shume njerez bllokohen. nuk ka fare te beje me performancen in the long run.
    2. bizneset qe merren me pune kreative, te pakten ne USA are already in ROWE to a good degree. nuk u dha asnje evidence per nje biznes qe duhet ta aplikoje kete por nuk e ben.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Mr. Apostoli,

      Megjithese me vjen shume mire qe komentuat ne blog, dua te them qe shqetesimi yt nuk eshte thelbi i postimit. Tani, ti e pranon vete qe nuk e ke lexuar te tere postimin (apo i referohesh artikujve te tjere?) kshuqe me vjen keq qe prek dicka te kundert nga thelbi i postimit.

      Qellimi i TED talk ishte vetem per te dhene nje tjeter shembull per incentivat dhe fuqine e tyre. Gjithsesi per piken e pare ke te drejte. Eksperimentet ne ekonomi jane pike shume e diskutueshme. Ne pune empirike kerkojme gjithmone ato qe quhen “eksperimente natyrale”, i.e ngjarje qe ndodhin ne realitet dhe qe kane shume nga karakteristikat qe kerkuesit kerkojne. Po kuptohet keto jane te pakta.

      Per piken e dyte, besoj qe ti di me shume se une nga fusha. Kshuqe po deshe mund te besh nje postim tendin.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.