Dje është botuar një artikull në një të përditshme shqiptare, shkruar nga Selami Xhepa (ekonomist e deputet) dhe Klodian Tomorri (gazetar ekonomist). Artikulli në fjalë është ripostuar dhe në disa faqe të tjera në internet.

Thelbi i artikulli është që Banka e Shqipërisë duhet të ndjekë një politikë me ekspansioniste sepse inflacioni është i ulët, 1.6% për momentin. Si rrjedhojë BSH duhet të ulë normat e interesit bazë për të lejuar një ekspansion edhe inflacionist të ekonomisë.

Unë mendoj se teza e artikullit është e gabuar. Bankat qëndrore me kohë nuk shënjestrojnë (target) inflacionin. Ato shënjestrojnë parashikimin e inflacionit. Fotoja e mëposhtme është nga faqja e INSTAT që publikon inflacionin. Megjithëse i ulët gjatë muajve të shkuar inflacioni po i afrohet objektivit të shpallur të BSH prej 3 +/-  1%.

Modelet më të thjeshta të ekonometrisë së serive kohore konsiderohen modelet ARIMA, ku një variabël parashikohet vetëm dukë përdorur vleret e shkuara të asaj vetë. Pra supozohet se seritë kanë inerci të fortë kohore. Ne nuk e dimë se cfarë modeli përdor BSH për parashikimin e inflacionit. Por me disa modele ARIMA të thjeshtë që përdorëm duket se tendenca e inflacionit është drejt afrimit pranë objektivit të shpallur.

p.s Kjo nuk do të thotë që nuk ka hapësirë për një politikë ekspansioniste monetare. Mund të ketë, por jo për shkak të inflacionit.

Tagged with:
 

10 Responses to Inflacioni dhe politika monetare

  1. Dorjan Hysi says:

    Per mendimin tim, ne kontekstin aktual, problemi me i madh me normen e interesit nuk eshte thjesht stabiliteti i inflacionit apo i pritshmerise se inflacionit nga agjentet ekonomike. Ne radhe te pare, ceshtja aktuale ka te beje me stabilitetin e sistemit bankar dhe me qendrueshmerine e bankave te nivelit te dyte ndaj nje shoku financiar qe ne rastin e Shqiperise mund te jete shume mire ekzogjen (mendoj mbi te gjitha per daljen e Greqise nga zona euro). Duke ulur normen e interesit, banka qendrore jep nje sinjal per ekonomine qe kreditimi duhet te rritet, ndersa ne tregjet financiare monedha lokale ulet si pasoje e degradimit te diferencialit ne normen e interesave. I gjithe problemi i sistemit bankar shqiptar eshte per mendimin tim se duke pasur nje borxh privat qe eshte per pjesen derrmuese te tij ne euro, ulja e normes se kembimit te lekut me euron sjell mekanikisht nje ulje te solvabilitetit te kredimarresve shqiptare dhe degradon automatikisht situaten prudenciale te bankave. Nqs marrim parasysh edhe varesine e ekonomise shqiptare nga te ardhurat e emigranteve (per nje pjese te madhe ne Greqi), situata aktuale ne Europe vjen dhe ul akoma me teper cilesine e riskut te kredimarresve shqiptare ndersa nje kolaps total i Greqise do ishte shume demprures per te gjithe ekonomine duke qene se prurja e valutes nga emigrantet (mbi te gjitha euro) do ulej ne menyre drastike. Ne nje rast te tille, e vetmja menyre me ane te se ciles banka qendrore do mund te mbronte normen e kembimit dhe ne te njejten kohe fuqine blerese te konsumatoreve shqiptare (per te mos folur per solvabilitetin e tyre dhe qendrueshmerine e sistemit bankar) do ishte nje rritje shume e forte e normes se interesit.
    Fakti se 1/ sistemi bankar shqiptar eshte i financuar totalisht nga grupet e medha europiane, 2/ kredidhenia e tij eshte thuajse ekskluzivisht ne euro, 3/ kredimarrja eshte rritur ne menyre shume te ndjeshme qe nga rikthimi i nje sistemi financiar te vertete ne Shqiperi pas renies se piramidave dhe 4/ furnizimi i ekonomise shqiptare ne valute behet me se shumti nga fluksi i remitancave te emigranteve, sjell qe banka qendrore shqiptare nuk eshte zot i politikes se saj monetare qe varet mbi te gjitha nga normat e kembimit ne tregun e valutes.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Dor te falenderoj per komentin po prek pak gjera nga ato qe kam shkruajtur une.

      Ka disa gjera per te cilat jam dakort e disa per te cilat nuk jam, sidomos ato kur flet per rolin e euros ne kreditim. Nqs do, me lejen tende, mund ta perpunosh pak komentin dhe ta bejme nje postim te mirfillte. Si thua?

  2. vini says:

    Johanes ne radhe te pare shpresoj te jesh ekonomist. E dyta te besh ate komentin qe teza e artikullit eshte e gabuar ka vetem dy shpjegim, e para ose nuk e ke lexuar ose nuk je ekonomist. Thelbi i shkrimit eshte qe banka e shqiperise duhet te marre ne konsiderate instrumentat e tjere te plotikes monetare, jo normen baze. Instrumentat e tjere jane, i ashtuquajturi lehtesimi sasior (quantitative easing dhe credit easing) Nuk i di i njeh si koncepte apo jo. E dyta ke dhe nje gabim te vogel ne argumentat qe perdor. Aty tek grafiku mos ver inflacionin, por provo te vesh njehere inflacionin baze dhe shihe si te del. Meqe nga komenti yt perceptoj se njohurite e tua ne ekonomiks nuk jane te thella po ta shpjegoj dhe konceptin e inflacionit baze. Eshte inflacioni qe perjashton cmimet e ushqimeve dhe karburanteve per shkak te luhatshmerise se larte qe kane. Inflacioni i baze eshte nje sinjal i mire se ca po ndodh me kerkesen agregate ne ekonomi, ndersa inflacioni total qe ke perdorur ti mund te jete misleading per shkak e perseris se luhatshmerive te perkohshme tek ushqimet dhe nafta. Por keto jane njohuri pak me te avancuara qe behen ne master, jo tek kristali sigurisht. Nje sugjerim shume miqesor, heren tjeter kur te marresh guximin te cilesosh te gabuar tezen e dy personave qe une i njoh mire dhe qe kane njohuri te thella ne ekonomiks, provo te lexosh me shume

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Jo kuptohet qe nuk jemi ekonomista, shkruajme per ceshtje te tilla vetem sepse keshtu na u tek nje dite….

      Pertej ironive, ne kemi nje politike qe komentet duhet te kene nje lloj mirsjellje po gjithsesi e lejuam per momentin.

      Atehere thelbi i artikulli vazhdon te jete se duhet te kemi nje politike monetare ekspansioniste dhe kjo justifikohet sepse ka nje inflacion te ulet. Kjo eshte arsyeja, jo instrumenti.
      Sic te thashe kjo nuk eshte e vertete sepse bankat qendrore nuk shenjestrojne inflacionin aktual por ate te parashikuar.

      Per QE, faleminderit qe na e sollet ne vemendje. Nuk ka patur hic artikuj per kete instrument ne shtypin ekonomik dy vitet e fundit….
      Meqe pretendon se e njeh teorine e QE atehere duhet te dish qe QE eshte nje instrument qe perdoret ne nje situate te rralle: kur normat e interesit baze jane ne ose afer zeros dhe politika monetare kerkon te ndryshoje pritshmerite e normave afatgjata. Kur norma baze eshte 4.5% nuk ka asnje arsye, te justifikuar as nga neo-keynesianet me te devotshem, per te perdorur instrumenta te tjere. Tani jam une ai qe po te them se mbase duhet te thellosh pak njohurite per QE sepse ke boshlleqe ne teori. Si minimum nje shikim i shpejte i IS-LM do mjaftonte, mbase me vone fillojme dhe diskutojme teorite me optimizim nderkohor.

      Me vjen mire qe perdore inflacionin baze si argumentin tend final sepse hedh poshte cdo lloj kundershtimi qe ke ngritur. Megjithese ka shume menyra per ta llogaritur inflacionin baze, raporti i fundi i Politikes Monetare qe eshte ne internet tregon dicka komplet ndryshe. Inflacioni baze ka qene me i larte se headline – inflacioni qe raportohet – dhe me pak fjale shock-u ne cmime ka qene me shume i perkohshem se sa persistent. Nqs perdorej inflacioni baze si indikator ky artikull nuk do ishte shkruajtur fare nga autoret.

      p.s ka nje teori ekonomike qe do e justifikonte nje politike monetare me ekspansioniste per momentin, po kur te mbarosh bachelorin te Kristali edhe mund te ta them.

  3. Eris says:

    Ka nje kuptim ajo qe thoni ju ,pra qe strategjia qe ndjek banka e shqiperise eshte `inflation targeting` dicka e deklaruar hapur nga banka dhe se BSH ka nen kontroll inflacionin kjo eshte e qarte, por me cfare kosto, por e mban inflacionin kaq te ulet, mos valle vetem per objektiva politike. Kjo eshte subjektive. Nuk jam i sigurt ne qofte se modelet ARIMA kane te prefshira brenda tyre edhe `tronditjen` ekonomike qe mund te ndodhe per arsye te dobesimit te euros(GREXIT) , duke qene se politika e kursit te kembimit eshte `free floating`….gjithese si sic ke komentuar edhe me pare ne cdo artikull asgje, nuk eshe bardhe e zi, e sakte apo e gabuar…

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Inflation targeting – qe eshte ajo cka cdo banke qendrore serioze ben pak a shume sot – merr parasysh jo inflacionin aktual po ate ne te ardhmen. Arsyeja eshte sepse teoria ekonomike na thote se politika monetare funksionon me nje “lag” – ose thene me shqip vonese kohore – qe varion nga 12 deri ne 18 muaj. Pra politika monetare perpiqet te targetoje normen e inflacionit ne te ardhmen jo te tashmen.

      Sic e thashe me siper, eshte i hapur diskutimi nqs norma e ulet eshte nje shock i perkoheshem apo dicka permenante. Nese do ishte kjo e dyta atehere BSH mund te duhej te nderhynte me fuqishem. Po jo me QE sic thote Vini, po me norme baze ku ka akoma shume hapesire per te levizur. Nqs modelet im eshte i sakte (dhe e them qe ishte dicka e krijuar shume shpejt) atehere shocku ka qene kalimtar dhe jo dicka per te cilen BSH duhet te beje nje levizje te fuqishme.

      te falenderoj per komentin

      p.s ARIMA eshte model “budalla”, nuk perfshin fare pritshmerite per ngjarjet ne te ardhmen po bazohet vetem ne forcen e inercise se serise. Megjithese mund te duket ne shikim te pare dicka e pavlefshme, ne fakt ka shume arsye pse ekonomistet preferojne ARIMAt per parashikime e jo modele me komplekse. Po keto jane per nje teme tjeter.

  4. JOHANNES ESTRADA says:

    Joen Fezolli shkruan ne faqen e facebook:

    “si mund te perballoje nje shok ne inflacion psh nje vend qe rreth 80 perqind te shportes se inflacionit e importon dhe eshte i ekspozuar ndaj riskut te kursit te kembimit?”

    Pyetja qe duhet ti bejme vetes eshte cfare lloj inflacioni duhet ti pergjigjet banka qendrore. Joeni ngren me te drejte shqetesimin e inflacionit qe mund te vij si pasoje e importeve te shumta.

    Atehere pyetja eshte se pse mund te vij nje inflacion nga ky burim. Nese vjen psh si pasoje e nje rritje konstante te cmimeve, sic ka ndodhur me komoditetet vitet e fundit ne tregjet nderkombetare, ky nuk eshte nje problem i bankes qendrore. Komoditetet jane rritur si pasoje e rritjes se kerkeses nga vendet ne zhvillim. Pra ky cmim i ri duhet te jete nje sinjal per oferten qe duhet te ndryshoje produktet e saj. Cmimi mund te jete nje sinjal dhe per prodhuesit shqiptar se ka nje fitim me te madh me produkte te tjera.

    Nese inflacioni vjen si pasoje e nje zhvleresimi te monedhes si pasoje e munges se kompetivitetit edhe njehere kjo eshte nje sinjal per kerkesen dhe levizjet monetare jane te pakeshilluara.

    Nese shock-et jane te perkohshme atehere politika monetare mund te luaj. Une nuk e di sa rezerva ka BSH, po e di qe ato diku publikohen. Fakti qe Shqiperia ka vite qe nuk vuan shock-e nga goditjet e perkohshme te sektorit te jashtem tregon se edhe nje vend i vogel me monedhen e tij mund t’ia dali fare mire te menaxhoje inflacionin.

  5. Dritan SHANO says:

    Rezerva ne dispozicion te BSH eshte EUR 1.89 billion; mbulon rreth 4.4 muaj importe. kisha kohe pa vizituar dhe ky blogu ndonjehere ngjan si gare kush i ka bere me mire detyrat e klases…

    Norma baze te interesit me te uleta se ato qe jane sot (4.25%) Shqiperia nuk ka patur ndonjehere, ergo bankat e nivelit te dyte kane hapesire te fitojne lehtesisht duke kredituar. me c’duket keto banka kane zgjedhur te kene ritme te uleta kreditimi edhe pse qe prej shtatorit 2011, e shkreta norme baze eshte ulur me 1%.

    Bankat e nivelit te dyte kesaj mundesie per ekspansion i jane pergjigjur: PASS!

    arsyet kane te bejne me vendim-marrjen e tyre ndikuar nga paqartesite e lidhura me a) titujt e pronesise; b) kapacitete shume te uleta te sigurimit te zbatimit te kontratave (shpesh e konvertuar ne kredi te keqija – 18.76 percent); c) pasigurise se larte lidhur me zhvillimet politike qe prej 2009 dhe qe me shume gjasa do te amplifikohen se paku derin mesin e 2013; d) informaliteti i larte; dhe e) pasiguria lidhur me zhvillimet ne Eurozone.

    Keto jane gjerat qe do te ndikojne nje ekspansion te mundshem ekonomik; 4 prej tyre jane ne dore te vullnetit politik dy-palesh per t’i zgjidhur. per te 5-ten na mbetet vetem te shohim nga pozicioni yne fundor. po t’i shtosh ketyre edhe rishikimet e perhershme te programit buxhetor duke ulur ndjeshem investimet, pra duke hequr rolin e guides qe duhet te kene investimet Qeveritare dhe stimulin fiskal qe ato perbejne – ketu dua te shtoj edhe mospagimin e kontraktoreve per punet publike, eshte e pashendetshme te tregosh me gisht normen baze te interesit si deux ex machina i zgjidhjes se ngercit qe ka kapluar Shqiperine keto kohe.

    Keshtu duke e lene normen baze te interesit rehat, bashke me vendim- marrjen e bankave per te blere ose jo bono thesari etj etj, sfida eshte si te shkulim ato gozhdat qe permenda me lart nga “dora e padukshme e tregut” qe per mua personalisht mbetet i vetmi instrument i besuar afatgjate per te percaktuar shendetin e ekonomise.

  6. Dritan SHANO says:

    se mos harroj… per te permendur keyword: inflacioni ne Shqiperi? pothuaj asnjehere problem. mbajtja e tij ne nivelet e 4 perqind? e vetmja gje e sigurte ne arradhen e pasigurive. si ta rrisim per te realizuar “expansionin inflacionist”? rrisim parane baze. nje menyre per ta bere kete eshte blerja e kredive te keqija nga BSH. pyetja eshte a shendosh kjo ekonomine dhe a garanton rritjen e saj….

  7. JOHANNES ESTRADA says:

    Pershendetje Z.Shano

    Jam dakord me disa, por jo me te gjitha pikat e juaja.

    Po filloj nga komenti i fundit. Inflacioni ka qe prej krizes se 97 qe nuk eshte problem ne Shqiperi, dhe sic thoni ju eshte nje nga te sigurtat ne kete ekonomi te pasigurt. Kjo do te thote qe te pakten kete objektiv BSH e ka realizuar. Teorine e “inflation targeting” me te cilen funksionojne shumica e bankave qendrore sot, BSH duket se e ka aplikuar drejt. Si rrjedhoje mund te jete nga ato pak institucione qe mund te kerkoje pak me shume besim ne politiken e saj monetare, ndryshe nga c’kerkonte artikulli mbi te cilin kam komentuar. Dhe sic thoni ju, duhet te kete nje debat te madh nqs BSH vendos te bleje kredi te keqia pasi efektet e ketij veprimi jane te panjohur.

    Ne komentin e pare filloni te flisni per rezerven ne valute. Nuk e di sa e rendesishme eshte kjo pike pasi ne nje politike ekspansioniste rezerva nuk eshte e rendesishme. Banka qendrore kerkone te prodhoj inflacion ose zhvleresim kursi, e kjo arrihet me “printim” monedhe. Nese kerkonte te ruante kursin, atehere do te flisnim per rezerven po jo nuk eshte e rendesishme per momentin.

    Per pjesen e mbetur te komentit doja te theksoja dy pika.

    E para, eshte e vertete se kanali i transmetimit te politikes monetare ne Shqiperi nuk eshte i njejte me ate ne USA apo vende te tjera te medha. Pse-ja ka te beje me faktin se ne jetojme ne nje rajon te dominuar nga euro, ku shume aktivitete tregtare kryhen ne kete monedhe. Gjithashtu mundesite per te kryer veprimet bankare nepermjet vendeve te tjera jane te pranishme. Duke mos patur kontroll total mbi monedhen e perdorur ne vend, si dhe aktivitetin bankar te qytetareve te tu, eshte e kuptueshme qe kanali i transmetimit nuk do jete po aq i forte.

    Po kjo nuk do te thote se politika monetare nuk duhet perdorur edhe nqs efekti i saj eshte psh 50% i efektshem ne krahasim me normen baze te FED apo ECB.

    Persa i perket situates aktuale dhe efekteve te saj. Une besoj qe direktivat e reja te EBAs qe i ndalojne bankat te kene shume bono te qeverive me rating nen A po ndikon dhe kjo duket ne yieldin e rritur keto kohe.

    http://www.ekon.al/2012/05/21/ne-nje-kohe-te-ndryshimit-te-rregullave/

    Jam skekptik te besoj faktoret e tjere nderkohe (tituj pronesie, pasiguri politike) sepse ato jane faktore gjithmone prezent ne Shqiperi. Sic them dhe te komenti i dyte ne temen e Australise (http://www.ekon.al/2012/06/18/mbase-kemi-harruar-australine/) keto jane supply factors qe shpjegojne me shume rritjen afatgjate por na tregojne shume pak mbi oshilacionet afat-shkurtra te ciklit te biznesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.