Që nga fillimet e shekullit të XVIII-të e deri më sot janë kryer pesë revolucione të rëndësishme: Revolucioni Industrial (fillon në 1771), i fuqisë të avullit(fillon më 1829), i elektricitetit(fillon më 1875), i naftës (fillon me 1908) dhe i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) që fillon me Markonin dhe Teslën e është akoma në vijim. Të gjitha këto ndryshime kanë pasur efekte të forta tektonike në strukuturën e ekonomisë duke transformuar fillimisht biznesin e pastaj gjithë shoqërinë.

Prosperiteti vjen nga informacioni, i cili në kohën e mesjetës ishte e drejtë eksluzive e një grupi të vogël, numër i cili u rrit me zbulimin e shtypshkronjës nga Gutenberg dhe sot është i përdorshëm nga të gjithë ata që kanë një lidhje në internet, prandaj sfida kryesore e këtij revolucioni është ulja e “digitally divided”, pjesa e popullsisë e cila është totalisht ose pjesërisht e papërfishirë në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Te dhënat e depërtimit të internetit si dhe rritjet dinamike të tij paraqiten si më poshtë(internet statistic source) :

Nivelin më të lartë relativ të depërtimit e ka Amerika Veriore, por rritjet më të mëdha në përdorimin e internetit i kanë vendet të cilat janë mbrapa në paradigmat e zhvillimit, kryesuar nga Afrika e cila ka një rritje 2.988,4% nga 2000 ne 2010. Për më teper, në dy studime të Bankës Botërore konkludohet se një rritje me 10%  e penetracionit të internetit sjell një rritje të PBB me 1,4% (0.6% në vendet e zhvilluara) dhe 15% të produktivitet për vendet në zhvillim. Këto të dhëna na konfirmojnë rrugën e konvergjencës në këtë revolucion të pestë.
Po Shqipëria ?
Sipas Global Information Technology Report të 2012-tës, indeksi i tendencës së përdorimit të teknologjisë së informacionit ka renditur Shqipërinë të 68-tën nga 142 vende nën studim, një rritje kjo nga vendi i 87-të ku pozicionohej një vit më parë. Në vëndet në zhvillim, teknologjia e parë që merret nën studim për të kuptuar pentetrimin e TIK, eshte industria e telekomunikacionit. Shqipëria, në renditjen e përdorimit (numra telefoni për 100 banorë) është e 19-ta, megjithëse e 96-ta për sa i përket cmimeve (0.42 $/min) dhe e 87-ta për sa i përket konkurencës në industrinë e telekomunikacionit dhe internetit. Për të analizuar shpërhapjen e një teknologjie të re, duhet të analizojmë modelin e Everett M Rogers  i paraqitur në figurën e mëposhtme :

Sipas këtij modeli, fillimisht, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë rreth 2,5 %, përdor shërbimin ose produktin inovativ. Si pasojë e mungesës së efekteve të ekonomisë së shkallës, numri i konkurentëve në ketë fazë është i vogël dhe përfitimet për përdoruesit final(klinetet) gjithashtu. Me rritjen e numrit të përdoruesve rriten përfitimet e tyre, së pari nga “network effect”(sa më shumë individë përdorin një shërbim inovativ aq më shumë përfitime ka secili nga network) dhe së dyti nga përmisimi i teknologjisë. Me rritjen e konsumatorëve, kompanitë të cilat prodhojnë këtë produkt ose shërbim inovativ përfitojnë nga efekti i shkallës, kostot e tyre për njësi të prodhuar ulen duke rritur fitimet. Në këtë moment kjo industri ka fitime te jashtëzakonshme, keshtuqë stimulon hyrjet e konkurrentëve të tjerë të cilët sjellin në uljen e cmimeve.

Në rastin e Shqipërise, i njëjti efekt duhet të stimulonte uljen e cmimeve te shërbimit në industrinë e telekomunikacionit por sic e shohim nga tabela më poshtë një gjë e tillë nuk ka ndodhur :
Për këtë aryse në vitin 2007, duke monitoruar tregun e telefonisë gjatë 2005-2006 Komisioni i Konkurrencës, bazuar në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, vendosi te gjobisë 2 kompanitë(Vodafone Albania dhe Albania Mobile Communication Group) me 2% të xhiros, për vendosjen e cmimeve jo konkurruese. Situata e sotme është lehtësisht e përmisuar me një ulje të cmimit mesatar rreth 11%, nga 0.38(euro/min) në 0.34 (euro/min). Efekt ky që mund të vijë nga rritja e konkurentëve, nga 2 gjatë kohës që është bërë ky studim në 4 sot  dhe nga reforma fiskale e cila ul taksimin mbi fitimin për kompanitë e mëdha dhe mund të stimulojë uljen e cmime të produkteve e shërbimeve të tyre në treg si mekanizem konkurues. Megjithatë edhe pas këtyre dy efekteve cmimet sërish janë rreth 2 herë më të larta se mesatarja e vëndeve në rajon pa Shqipërinë e 2006-tës(0.163 euro/min). Mbase sot, ashtu si në 2007-tën janë krijuar sërish  kushtet për të monitoruar këtë treg e për të kuptuar nëse kjo industri po abuzon sërish me cmimet.
Nderkohë po të analzojmë industrinë e linjave të shpejta të internetit ajo është më e re se e telekomunikacionit dhe problemet infrastrukturore janë më të mëdha(depertimi i linjave te shpejta te interentit është vetëm 11.7 %). Në këtë rast shteti mund të ndërtoje infrastrukturën me fibra optike e më pas të shesë të drejtën e përdorimit tek kompanitë private nëpërmjet një tenderi publik, shembull ky i ndjekur në vëndet e Bashkimit Europian. Kostot për këtë infrastrukturë janë të mëdha e për këtë arsye, fillimisht ndërtohet në zona të cilat kanë më shumë kërkesë për këtë sherbim, sic janë zonat më të urbanizuara. Mbulimi i zonave rurale bëhet vetëm nga interneti në celular.
Në Shqipëri përdoruesit gjithsej të internetit janë 45% gjë që tregon për një përdorim më te madh të internetit me këtë mënyrë.
Për sa i përket përdorimit të TIK në krijimin e produkteve, proceseve dhe modeleve të reja të biznesit, renditemi të 73-tët pavarsisht se për fondet dedikuar trajnimit të stafit renditemi të 32-tët. Kjo mungesë eficence paraqet nevojën për një qasje tjetër ndaj TIK. Mendoj se institucionet qeveritare duhet të bashkëpunojnë dhe të suvencionojnë  biznesin e vogël dhe të mesëm në mënyrë që të gjehen rrugët për rritjen e eficencës duke u mbeshtur tek kompanitë vendaseve dhe të huaja të cilat kanë ekspertizë në TIK.  Në një fazë të dytë kur kjo nevojë të jetë e indetifikuar dhe e adresuar mund të krijohet një treg i drejtpërdrejtë midis kompanive të konsulencës për TIK dhe biznesit.
Për sa i përket TIK në administratën publike(e-government), Shqipëria renditet e 56-ta në këtë klasifikim por e 73-ta në shërbimet online që ofron. Duke parë numrin e lartë të përdoruesve të telefonisë celularë, qeveria duhet të bashkëpunojë me kompanitë e ndryshme për të krijuar aplikacione në mënyrë që ti japë mundësi qytetarëve të kryejnë pagesat dhe të informohen për sherbimet që ofrohen. (aplikacione të cilat ndihmojnë popullsinë në nevojat e përditshem, si parashikimet sinoptike ose cmimet e produkteve bujqësore në treg për popullsinë rurale, nivelit i dallgëve për peshkatarët apo transmetimi i diagnozave dhe kurave online për të sëmurët).
Në vijim të kësaj analize do të prezantojmë artikuj që do të kenë në fokus të tyre, mënyra të ndryshme të aplikimit të TIK për rritjen e eficenës e performancës së sipërmarjeve dhe “e-government”.
 

6 Responses to Revolucioni i pestë – Premtimet e teknologjise

  1. Gjergji says:

    Albtelecom, si operator me fuqi te ndjeshme ne treg, eshte i detyruar me ligj te jape ne perdorim infrastrukturen e tij operatoreve me te vegjel ne treg, por refuzon ta beje kete prej vitesh dhe AKEP nuk ka marre dhe nuk ka ndermend te marre asnje mase per kete abuzim te hapur te kesaj kompanie monopol. Te gjendur para kesaj situate, operatoret e vegjel prej vitesh ndertojne ne menyre te pavarur rrjete te kushtueshme me fibra optike ne te gjithe territorin e Shqiperise. E gjithe kjo kosto rendon me pas ne cmimet e sherbimeve qe keto kompani ofrojne per klientin fundor. Ne kete rast, por me siguri edhe ne rastin e operatoreve celulare mungon plotesisht vullneti i qeverise qe te nderhyje me mekanizmat e tij ligjore per te rregulluar nje sektor totalisht te lene ne meshire te nje zhvillimi te paprogramuar ku rrjedhimisht krijohen hapesira per abuzime te renda per konsumatorin.

  2. IDLIR GJATA says:

    Sipas Global IT Report te 2012 , Shqipëria renditet e 39 nga 142 vende për sa i përket cmimieve të internetit , me një cmim mesatar prej 25.34 $/muaj. Nga këto të dhëna shihet se Shqipëria ka cmime relativisht konkuruese per sa i perket internetit duke lënë madje mbrapa të gjithe vendet e rajonit të mara në studim në rastin e telefonisë celulare, përvec Greqise dhe Rumanisë. Prandaj nuk mendoj se në këtë industri, ulja e cmimeve është primare por ndertimi i infrastruktures, në mënyre qe të përfishihet një pjesë më e madhe e popullsisë( te 87-tët për sa i përket aksesibilitetit) dhe të ketë përmisime në cilësi(tani kemi 11.8kb/s). Për këtë ,në mungesë të investimeve të shtetit, kompanitë shqipëtare të telefonisë fikse dhe internetit mund të formojnë nje konsortium në mënyrë që të rrisin nivelin e mbulimit dhe të përfitojnë të tëra nga infrastruktura e përbashkët
    Për sa i përket operatorëve telefonik Eagle Moblie e cila zotërohet nga Albtelecomi , ka hyrë me vonë në treg keshtuqë situata këtu është ndryshe pasi AMC dhe Vodafon janë ato që kanë pozicionin dominant.
    Pika ime për sa i përket telefonisë celulare është se, edhe pas 6 vjetësh nga kur autoriteti i mbikqyrjes së kokurencës mori vendimin të gjobisë 2 kompanitë kryesore, cmimet janë ulur vetëm me 11 % dhe janë 2-fish më të larta se ato të rajonit, pavarisht faktorëve që kanë ndryshuar. A jemi sërish në një situatë abuzuese ?

  3. Gjergji says:

    Pershendetje Idlir,

    Kam lexuar te gjitha postimet e blogut tuaj dhe nje nga kontestimet kryesore qe shikoj nga lexuesit jane te dhenat zyrtare te cilave i referohen shkrimet tuaja (te te gjithe postuesve). Jam dakort qe ne mungese te nje burimi tjeter te besueshem, e vetmja menyre per te ngritur nje analize eshte duke ju referuar ketyre burimeve, por e verteta ne terren edhe kesaj rradhe eshte pakez me ndryshe.

    Eshte e vertete qe cmimet e Internetit ne Shqiperi jane normale e deri diku edhe me te ulta se ato ne rajon, por e verteta eshte se ISP-te qe nuk kane ditur apo mundur te diversifikojne portofolin e sherbimeve te tyre si VoIP, Video on Demand dhe sherbime te tjera te orientuara drejt biznesit (Data Centers, etj) po kalojne sot nje moment tejet te veshtire.

    Primo, ish Albania Online, edhe pse ne pronesi te gjigandid Telekom Slovenia eshte ne prag te falimentimit. Burimi kryesor i te ardhurave te kesaj kompanie deri ne 2009 ishin pagesat e internetit nga abonentet resident dhe terminimi nderkombetar i telefonise, ku pjesen me te madhe te ketij faturimi e perbente zeri i dyte. Me ndryshimet e vitit 2010 nga AKEP, eshte bere shume e veshtire te operosh ne fushen e terminimit, keshtu qe pergjithesisht ISP-ve shqiptare i ka mbetur vetem Interneti. Ne kete situate, Primo eshte e detyruar te ruaje cmime te ulta per shkak te konkurrences, por nga ana tjeter e ka te pamundur te beje investime serioze ne rrjet apo ne sherbime ekstra sic do ishte sherbimi Video on Demand.

    Po kaq e veshtire paraqitet situata edhe per kompanine AbCom (ne pronesi te nje Fondi Amerikan Investimesh) qe eshte detyruar te shesi paketen Internet me cmimin e kostos vetem per te perfituar nje kafshate te vogel ne sherbimin e televizionit digital nepermjet internetit (ne bashkepunim me Digitalb).

    Abissnet e cila sot ka rrjetin me te gjere te fibres optike ne rang kombetar (pervec AlbTelecom) nuk ka mundur akoma te implementoje sherbimet Triple Play (internet, telefoni, tv) dhe besoj se mbahet ne kembe edhe nga fakti se grupi qe e ka ne pronesi, operon dhe ne industri te tjera, te ardhurat e te cilave injektohen me pas ne investimet e kesaj ISP-je.

    Tring gjithashtu perballet me nje situate te tille.

    Albtelecom, qe pas blerjes nga Turqit nuk ka arritur te konsolidoje pozicionin e saj ne treg duke mos sjelle asnje sherbim te ri per konsumatorin edhe pse gezon nje infrastrukture ne rang kombetar dhe “bekimin” e qeverise per te operuar e pashqetesuar ne kundravajtjet e shpeshta qe ben ne treg, sic eshte per shembull shitja e Internetit nen kosto.

    Te gjitha kompanite e mesiperme perfliten se kane deshire te shesin aksionet e tyre, por deri tani nuk ka patur firma serioze qe te interesohen per to, kjo per shkak se faturimi i tyre nuk perben interes per asnje nga kompanite e telekomunikacionit ne Ballkan ose edhe me gjere ne Europe. Kjo eshte paradoksale duke marre parasysh se ne jemi nje vend qe kemi akoma nje penetrim te ulet te Internetit e rrjedhimisht konsiderohemi si nje vend qe ofron mundesi per nje treg te tille.

    Faktor te rendesishem ne kete industri perbejne dhe operatoret lokale kabllor qe numerojne te gjithe se bashku nje baze klientele prej 80-120 mije abonente. Gjithsesi, te pabashkuar dhe te paorganizuar, ato operojne ne treg vetem nepermjet nje abuzimi konstant me te drejtat e autorit dhe nepermjet mos deklarimit te sakte te abonenteve te tyre duke evituar keshtu pagesen e taksave.

    Pra, gjendja eshte pak kaotike dhe nuk shikoj asnje politike te qarte nga ana e qeverise tone per te nderhyre ne zhvillimin e ketij sektori, edhe pse politika me e mire do te ishte thjesht lejimi i te luajturit lojen me rregulla te barabarta per te gjithe.

    Persa i perket telefonise celulare, nuk kam shume informacion, por si konsumator jam i bindur qe ka abuzim te rregullt perderisa kemi cmime 2 here me te larta se ato te rajonit, nderkohe qe vetem se fundmi kemi futur sherbime si 3G qe ne Europe eshte futur prej vitesh. Mjafton te kujtoj se operatori Ipko ne kosove eshte disa here me i perparuar ne sherbime dhe konkurues ne cmim se sa vellezerit e motrat e tij ne Shqiperi.

    Me fal per pergjigjen e tejzgjatur.

    Gjergji

  4. IDLIR GJATA says:

    Pershendetje Gjergji,

    Se pari doja te te falenderoja per vemendjen qe ke treguar ndaj artikujve te postuar ne kete blog dhe te siguroje se cdo koment i bere racionalisht sado i zgjatur , eshte me se i mirepritur

    Se dyti per sa i perket te dhenave jam referuar studimeve te fundit te bera nga world economic forum(shoqate nderkombetare indipendente) dhe INSEAD( nje nga shkollat me te mira per biznes dhe ekonomi , prandaj mendova se te dhenat jane te pa influencuara.
    Se treti duke iu rikthyer shqetesimit tuaj , se shumica e kompanive te cilat ofrojne linja te shpejta interneti nuk mbajne dot konkurencen per shkak te cmimeve te ulta te Albtelecomit , doja te thoja qe ne kete rast ka 2 teori qe vlersojne kete pozicion. E para e mbeshtetur nga Harvard, MIT, dhe Berkeley(Coastal universities) e cila thote se mbajtja e cmimeve shume te ulta behet per te hequr konkurentet nga tregu ne hapin e pare, ne menyre qe ne nje hap te dyte te vendosen cmimet Monopolistike( antrusti duhet te nderhyje per zgjidhjen e ketij problemi). Nje e dyte e mbeshtetur nga Chicago school of economics( e cila eshte e famshme per linjen e nderhyrjes minimale te shtetit ne ekonomine e tregut), thote se ne momentin e dyte kur te rrise cmimet ne nivel monopoli , kompani te tjera do hyjne ne treg duke ulur cmimin ne nivel konkurues, keshtuqe kompania monopol thjesht do kete humbur fitime potenciale nga faza e para kur mbante cmime ne kosto.
    Se katerti per sa i perket triple play , do ishte e nevojshme permisim i cilesise se internetit. Nje komapni mund te diferencohet duke ofruar cmime me te larta , por nje cilesi me te mire dhe nje numer sherbimesh me te madh. per sa i perket kerkeses per blerjen e kompanive te voglat te interentit ne shqiperi, megjithese eshte nje industri ne rritje , mund te them se sot numri i aboneteve(sipas te dhenave qe jam referuar) eshte vetem 3.3 familje ne 100 ku numrin me te larte te aboneteve e ka Albtelecomi.Pra tregu eshte aq i vogel sa fuqia residue e kompanive ne treg eshte me vlere shume te ulet.
    Se pesti, per sa i perket investimeve te albtelecom te munguara , duke kontrolluar sitin e tij zyrtar pashe se vetem per 2011 kishte investuar rreth 40 milion euro per permismin e infrastuktures. Nuk mund ta konfirmoj personalisht vertetesine e kesaj te dhene pasi nuk kam balance sheet-in e kompanise ne duar.
    vendase
    Se gjashti jam shume dakort me ty per sa i perket mbrojtjes se te drejtave intelektuale ku renditemi ne vendin e 94-tert . Por per nje vend si Shqiperia me nje PPB/ koke te barabarte me 7,741 $ ( te dhenat e 2011) nuk eshte nje gje domosdoshmerisht e keqe. Po te marim shembullin e Kines ose Indise te cilat jane nder vendet me rritje relative me te madhe vitet e fudnit do shohim nje abuzim te tille , i cili ka ndihmuar ne futjen e cilesive te larta te produkteve ose sherbimeve me cmime te pranueshme nga popullsia vendase
    Se shtati per sa i perket IPKO-s, vlersoj fleskibilitetin e ofertave te tyre , i cili eshte nder kriteret baze per depertimin e teknologjive ne hapat e para te implemetimit, vecanerisht ne vendet me me pak te ardhura.

  5. Linda T. says:

    Idlir,
    te pergezoj per inciativen dhe analizen e ketij sektori sepse eshte me te vertete e nevojshme. Gjithashtu, edhe per te dhenat dhe referencat qe ke perdorur dhe ne nje fare menyre je munduar ti evitosh problemet e mangesive ne Shqiperi. Ajo qe doja te te pyesja dhe duke u nisur nga analiza e artikullit, ka te beje me perdorimin e internetin ne celular ne 45% te users! Me duket pak e madhe si perqindje dhe shpresoj qe sample qe eshte marre ne analize mos te jete biased. Dhe nese kjo e dhene eshte e sakte, mos duhet te mendojme per sektoret e rinj qe lindin nga ky perdorim? Kush mund te jene determinantet e krijimit te ketyre sektoreve?
    Nuk jam dakort me “Mendoj se institucionet qeveritare duhet të bashkëpunojnë dhe të suvencionojnë biznesin e vogël dhe të mesëm në mënyrë që të gjehen rrugët për rritjen e eficencës duke u mbeshtur tek kompanitë vendaseve dhe të huaja të cilat kanë ekspertizë në TIK.”… mendoj qe duhet te jete tregu qe te gjeje mekanizmat e eficences, qeveria nuk mund te subvencioje biznesin e vogel per eficence me te larte ne TIK, nuk kujtoj ndonje shtet qe ta kete bere perpara.

  6. IDLIR GJATA says:

    Linda, se pari do te doja te falenderoja per pergezimet.
    Se dyti , perdorimi i internetit eshte 45%, dhe duke pare vetem 11.7 % qe kane akses ne shtepi shoh se nje pjese me e madhe po e perdorin ne celular , nuk kam thene qe 45 % e popullsise po e perdorin ne celular. Per sa i perket determinateve te perdorimeve , eshte nje diskutim qe do behet ne nje artikull tjeter sic e kam theksuar dhe ne fund.
    Se treti , per sa i perket suvencionit per rritje te TIK per biznesin e vogel dhe te mesem, dua te theksoj se psh per framework program 7(programi i BE-SE) jane te dedikuara rreth 1336 million euro per permesimin e nivelit teknologjik te SME-ve gjate 7 viteve te kohezgjatjes se ketij program

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.