A ekziston një i tillë dhe çfarë karakteristikash shfaq potencialisht?

Vitet e fundit dëgjojmë shpesh të flitet për një gjeneratë të re drejtuesish në Shqipëri, të formuar ose në formim e sipër. Parajumpers Jakker Ajo që mbetet e paqartë është nëse ky pohim bazohet në një dëshirë apo në nje realitet efektiv. Nuk ka dyshime për faktin që tregu i punës është ende i varfër, ndërkohë që vendi ka nevojë të ngutshme për një ndryshim në mendësinë manaxheriale dhe natyrën e drejtimit në institucione private e veçanërisht në institucionet publike. Por Human Hair Wigs online përpara se të konstatohet ekzistenca e një brezi të ri drejtuesish duhet saktësuar ajo që kuptohet me këtë term.

Nëse faktori primar në vlerësim është formimi akademik të paktën i mesëm dhe i lartë pas rënies së regjimit komunist dhe viteve të para kaotike të regjimit të ri, atëherë mund të pohojmë që ky brez drejtuesish është në formim e sipër. Kjo pasi ekonomia kapitaliste ka qenë e pranishme në Shqipëri për pak kohë për të mundësuar një tranzicion të plotë brezash të drejtuesve në kompanitë shqiptare. 

Nga ana tjetër, me gjithë kapërcimin e hallkave të hierarkisë në institucionet private e publike   shqiptare dhe shpesh vendosjen në pozicione drejtuese të punonjësve në moshë relativisht të re, këto raste nuk mund të konsiderohen përgjithësuese. E vërteta është që kategoria në fjalë është akoma duke ndjekur një rrugëtim karriere në ngjitje pa arritur në shumicën e rasteve pozicionim në nivel manaxherial të mirëfilltë.

Faktori i dytë që mund të merret në konsideratë është Parajumpers Udsalg nëse arsimimi dhe eksperiencat e para profesionale janë maturuar brenda apo jashtë vendit.

Në rast formimi akademik brenda vendit, mbetet gjithnjë problemi i një baze  docentësh universitarë, formimi i një pjese të mirë të së cilës është zhvilluar në kushte të një ekonomie të centralizuar. Për pasojë dhe cilësia e didaktikës me natyrë Human Hair Wigs shop ekonomike mund të mos jetë tërësisht e testuar në rrethanat e ekonomisë së tregut.

Këtij problemi i shtohen vështirësitë në përkthimin dhe mbi të gjitha përshtatjen e teksteve ekonomike akademike në shqip. Rëndom jam ndeshur me ankesa të kësaj natyre nga të rinj shqiptarë me shumë dëshirë për të mësuar që përballen me mundësi të limituara të didaktikës në Shqipëri.

Pra ndoshta rasti më përfaqësues i një drejtuesi që pritet të transmetojë një frymë të re në sistem mbetet ai i dikujt që ka marrë formimin akademik dhe profesional në një nga tregjet perëndimore, ku kapitalizmi është i rrënjosur prej dekadash, dhe tenton ta implementojë në Shqipëri.

Por sa përfaqësues efektivë të kësaj kategorie mund të numërojmë?

Sot, përqindja e studentëve shqiptarë me formim perëndimor që janë kthyer në Atdhe ose mendojnë të kthehen mbetet e limituar në rreth 25% sipas një studimi jo zyrtar kryer nga Albstudent, nga një shifër totale e pasaktë prej 25,000 studentësh shqiptarë që mendohet të ndodhen jashtë Shqipërie.

Sfida për një drejtues të ri të suksesshem me këto karakteristika është zbatimi i një modeli perëndimor manaxhimi në një realitet lokal siç është Shqipëria, duke iu nënshtruar pjesërisht rregullave të këtij realiteti. Ekziston një ekuiliber shumë delikat mes zbatimit të një metodologjie të caktuar me përpikmëri dhe fleksibilitetit të online casino domosdoshëm në përshtatjen me tregun lokal. Rreziku konstant për drejtuesit e rinj është përshtatja e tepruar me rregullat lokale që shpeshherë bën të humbasë avantazhi kompetitiv në bazë të formimit të tyre. Kjo ka ndodhur pjesërisht me fluksin e parë të “të kthyerve”.

Në përfundim, kategoria e Brezit të Ri të Drejtuesve në Shqipëri sot rezulton praktikisht e paformuar për një sërë arsyesh përmendur më sipër.

E ardhmja mund të jetë më premtuese pasi në kushtet e krizës ekonomike globale, shumë shqiptarë të arsimuar në vende thellesisht të prekura nga kriza si Greqia apo Italia nisin të rikonsiderojnë pozitivisht kthimin në Atdhe. Ai që duhet evituar kundrejt kësaj kategorie është efekti i “surprizës negative” në momentin e kthimit.

Çelësi i fundit në analizën e këtij fenomeni është zhvillimi ekonomik i vendit dhe rrethi vicioz që buron prej tij: nëse kategoria e drejtuesve të rinj është e domosdoshme për zhvillimin, është e qartë se kjo kategori nuk do të mund ta gjejë tregun shqiptar atraktiv derisa të ekzistojnë rregulla të paqarta loje dhe prapambetje në këtë treg.

Në zgjidhjen e këtij ngërci, ndërhyrja e shtetit në krijimin e incentivave të ndryshëm, sot pothuajse inekzistente për sektorin shtetëror por mbi të gjitha privat, për të tërhequr kategorinë në fjalë bëhet jetike.

Incentivat do të mund të shfaqeshin edhe në formën e financimit të një ekspozimi më të madh ndaj kulturës dhe modeleve manaxheriale perëndimore në formën e sponsorizimit të trajnimeve profesionale apo akademike brenda e jashte vendit, financimit sipas skemave të caktuara të kurseve post-universitare etj. për drejtuesit e rinj të formuar brenda vendit.  Nga ana e këtyre të fundit sot sigurisht nuk mungon një premisë interesi dhe informimi të vazhdueshëm mbi skemat manaxheriale që zbatohen në vende më të zhvilluara, falë burimeve të shpejta të përhapjes së informacionit dhe internacionalizimit të kompanive,  si dhe kultivimi i një lloj idealizmi principesh që është pozitiv për zhvillimin.

 

6 Responses to Brezi i Ri i Drejtuesve Shqiptarë

  1. Gjergji Xh. says:

    Pergezime Eda per artikullin!
    Nqs flasim per brezin e ri te drejtuesve shqiptare, kemi parasysh 2 sfera ku ata mund te ushtrojne njohurite e tyre: 1- sektori privat dhe 2- sektori publik.
    Nqs analizojme te parin, koha e shkurter e zhvillimit te ekonomise kapitaliste te cilen ti e ve me te drejte ne dukje, nenkupton kompani apo organizata relativisht jeteshkurtra ku sipermarresit apo themeluesit e kane ende te veshtire te ndergjegjesohen per nevojen dhe domosdoshmerine e te deleguarit te procesit te manaxhimit nje profesionisti (qe ne rastin tone i perket brezit te ri) Eshte ende heret per ta te terhiqen menjane, te heqin dore nga drejtimi aktiv i kompanive te tyre per tu kenaqur vetem me fitimin qe do iu shperndahej nga puna e dikujt tjetri. Arsyet ketu jane nga me te ndryshmet; mund te jete mungese besimi te tjetri apo vetbesim i tepruar, mund te jete shkak mosha e tyre relativisht e re (presupozojme qe sipermarresi me i hershem daton ne vitet 1991-92 dhe ne rastin me ekstrem te mundshem ai atehere s’ka qene me shume se 40 vjec, cka e ben tani 60, pra ende 8-10 vjet larg moshes se pensionit), mund te jete gjithashtu edhe mungesa e ofertes cilesore ne manaxhim, qofte kjo mes te arsimuarve brenda apo jashte vendit. Drejtimi dhe manaxhimi i suksesshem varen shume nga arsimimi, por po aq shume varen edhe nga cilesi te tjera karakteriale te cilat nuk mesohen dot ne shkolle. Nqs arkitekt apo inxhinier i mire nuk behesh dot pa qene paraprakisht student i mire, manaxher apo drejtues i mire eshte me e kollajte te behesh.
    Pra, e perseris sepse nuk dua te keqkuptohem; arsimimi ka vleren e vet te pamohueshme dhe shume te rendesishme, por kjo nuk mjafton.

    Per mendimin tim lenia e stafetes brenda sektorit privat do dhe pak kohe te realizohet per arsye te ndryshme.
    Nderkohe qe sa i perket hapesires se sektorit publik, ketu perspektiven e shoh me te zymte. Aty jemi te gjithe deshmimtare se perzgjedhja behet shpesh mbi baza nepotike dhe militanteske. Ndryshe nga njesite ekonomike, ku rekrutimi mbi keto baza ka ardhur duke u zbehur sa me shume (tek e fundit sipermarresit privat me shume sesa t’i beje qejfin fisit apo shokut i intereson fitimi), ne sektorin privat mungon nje interes i tille. Pergjegjesia eshte me e shperndare dhe susksesi i institucionit apo organizates me veshtiresisht i llogaritshem. Kjo i shnderron keto me shume ne cerdhe parazitizmi sesa njesi efektive dhe eficente.

    • Eda says:

      Qarte, faleminderit per komentin e vlefshem Gjergji.
      Eshte e vertete qe duhet bere dallim mes sektorit publik dhe privat; ajo qe i bashkon ne artikull eshte pikerisht fakti qe nje brez i ri drejtuesish ne kuptimin e mendesise, ideve dhe mbi te gjitha kultures se punes ne nje treg te lire kompetitiv, nuk rezulton i formuar akoma, megjithese per arsye te ndryshme. Nderkohe delegimi i plote i pergjegjesive ne SME-te shqiptare nuk ka ndodhur per shume arsye, disa nga ato qe permende por edhe te tjera nga te cilat me i rendesishem eshte informaliteti i tregut, i cili nuk lejon te rriten strukturat ekonomike ekzistuese. Ne fakt rritja e permasave te kompanive dhe nje shtim i mundshem i numrit te investitoreve apo “interesmbajtesve” (stakeholders) ne pergjithesi, do te nxiste nevojen per delegim, sot shpesh e paarsyeshme mbi te gjitha per ceshtje mosrendimi te panevojshem te kostove te personelit dhe nje pakete te limituar investitoresh ne kompani qe nuk kane nevoje te monitorohen reciprokisht. Nga ana tjeter delegimi do te behej i mundur ne kushte transparence fiskale, ku do te ngriheshin me pak ceshtje besueshmerie mes pronareve dhe drejtuesve.
      Me pak fjale, duke qene se tregu i te ardhmes se afert shpresojme te konvergoje drejt modelit te pershkruar me siper, madje eshte nje proces i nisur tashme, do te kete nevoje per nje kategori drejtuesish te afte per t’i bere balle kesaj sfide dhe kjo kategori mund te linde vetem fale nje arsimimi te pershtatshem dhe mundesisht eksperiencave formative ne struktura te ngritura me modele manaxheriale te konsoliduara (qe ne fakt sot jane pak prezente ne Shqiperi dhe shume prezente ne perendim).
      Persa i perket sektorit publik, nuk mund te shtoj asgje vec asaj qe the. Por uroj qe me ndihmen e institucioneve nderkombetare, te ngrihen programe te posacme per terheqjen e te rinjve brilante ne Shqiperi. (sic eshte psh iniciativa Brain Gain, megjithese me duket se deri sot ka pasur impakt disi te limituar).

  2. Anton Nepravishta says:

    Besoj se fjalia kyc ne kete artikull eshte “Sfida për një drejtues të ri të suksesshem me këto karakteristika është zbatimi i një modeli perëndimor manaxhimi në një realitet lokal siç është Shqipëria, duke iu nënshtruar pjesërisht rregullave të këtij realiteti.”

    Duke punuar ne advertising kam njohur shume sipermarres/menaxher shqiptar te brezit te vjeter, por edhe ndonje prurje te re nga shkollat perendimore. Me duhet te them se keta te dytet e kane mjaft te veshtire te pershtaten me kushtet lokale qe ne rastin e Shqiperise jane shume specifike. E thene troc, brezit te ri te shkolluar jashte i duhet te harroje gati cdo gje qe ka mesuar atje, pasi realiteti ketu eshte krejt ndryshe. Thene kjo, shtrohet pyetja: A ja vlen te ikesh te besh shkollen jashte nese qellimi yt eshte te kthehesh serish ne Shqiperi per te ushtruar profesionin tend?

    • Eda says:

      🙂 Interesante pyetja e fundit qe ngre. Pergjigja nga ana ime eshte “Ia vlen”, nuk e di si e mendojne lexuesit e tjere. Realiteti shqiptar paraqet rregullat e tij, ama me te gjitha specifikat qe ka eshte ne ndjekje te modelit perendimor. ( dhe fati i madh per Shqiperine eshte qe ka nje model zhvillimi te tregut kapitalist qe mund te ndjeke). Pra te gjithe ata qe studiojne e punojne ne perendim i paraprijne ketij zhvillimi dhe perbejne asete te vlefshme per tregun e punes ne Shqiperi.
      Nuk mendoj se eshte e nevojshme qe kjo kategori te harroje cdo gje te mesuar jashte vendit, sic shprehesh. Ndoshta modele specifike nuk mund te zbatohen akoma, por “Formimi” per te cilin flas ketu eshte shume me teper sesa zbatimi i disa teknikave apo modeleve te vecanta ne profesione te caktuara. Mbi te gjitha ka te beje me menyren e perballjes me probleme te ndryshme dhe efikasitetin ne gjetjen e zgjidhjeve. Kategoria ne fjale pa diskutim duhet te implementoje cdo eksperience te perftuar ne nje treg tjeter ne Shqiperi, kombinuar me doza te duhura fleksibiliteti per t’u perballur mendjehapur me sfidat specifike qe akoma propozon tregu yne.

  3. V says:

    Pershendetje Eda,

    Artikull shume i sakte dhe i goditur, sidomos pjesa e fundit. Vlen te permendet ketu nje faktor shume i rendesishem persa i perket zhvillimit ekonomik. Po mar si shembull fqinjet, te cilet mendohet ose mendoheshe se kishin nje nivel te larte ekonomik. Fjala eshte per Greqine. Sipas shifrave te perafruara te qeverise Greke, 75% e bizneseve ne Greqi kane karakter familjar, domethene, ne gjuhen e ashper sociologjike, klanor. Ne Shqiperi nuk ka statistika te qarta rreth ketij numri, por pa spekulluar besoj se do jete edhe me i larte.
    Nje nga aresyet qe Greqia falimentoi dhe ne fakt vazhdon te falimentoje prej dekadash eshte pikerisht paaftesia e saj per te kapercyer modelin e biznesit familjar. Ky model, po te krahasohet me sistemin post-Prusian Gjerman, post-Meiji-an Japonez apo ate ciklik kapitalist Amerikan nuk ka shance te mbijetoj kompeticionin. Eshte i destinuar te kete kriza te perhershme ekonomike dhe sociale. Ne Gjermani dhe Japoni pervec nje elementi ciklik eshte kryesisht elementi disiplinues i individit qe eshte i inkorporuar ne funksion jo te nje shteti, por pak a shume te nje korporate gjigante qe ka rregulla te hekurta hirarkike. Ne Gjermani kjo disipline gjithashtu eshte pak a shume e njejte(jo me kot keto dy shtete ne L2B gjeten njera tjetren). Ne Amerike eshte cikli ekonomik ai qe disiplinon ekonomine dhe e ben me kompetitive, pervec se kur themi pershembull biznes i vogel(small business) nenkuptohet nje minikorporate disa miliona dollare kapitalizim minimumi. Mbas cdo krize, nxirren perfundime dhe kush falimentoi iken nga skena, kush mbijetoi behet edhe me efektiv(do doja te permendja termin “fuqishem” por dhe ai term ka nje limit, sepse ekzistojne ligje anti-trusti qe nuk lejojne x apo y korporate te tejkaloj nje perqendrim te caktuar ne industrine qe ndodhet).

    Sistemi klanor i te berurit biznes ne Ballkan, por edhe ne Italine e jugut(ku veriu i ngjan me teper atij korporativ Gjermanik dhe jo me kot eshte me i zhvilluar) mbetet nje problem i madh persa i perket te qenurit kompetitiv te ketyre vendeve.

    Nje aresye tjeter pse modeli perendimor i menaxhimit i duket absurd bizneseve ne shqiperi eshte qe normat e fitimit, duke qene se biznesi ka karakter klanor dhe familjar me lidhje te shumefishta me politiken, jane shume te larta. Menaxhimi i korporatave ne perendim duhet te jete efektiv pasi taksa dhe rregullat e tjera ne tregun nderkombetar te ndeshkojne dhe brenda nje periudhe shume te shkurter mund te falimentosh. Askush nuk eshte i perhershem. Pershembull rasti me i fundit eshte Nokia dhe problemet e vazhdueshme te ketij gjiganti qe e humbi luften ne treg ndaj gjigantit Korean Samsung dhe atij te ringjallur Apple, rast unik ky i fundit qe ka perqindje fitimi(profit margin do ishte termi i sakte) mbi normat e industrise. Por ne pergjithesi menaxhimi efektiv eshte i domosdoshem per te qene largpames dhe per ta mbajtur kompanine sa me kompetitive. Ne ekonomi me baze klanore, ku nje pjese e madhe e transaksioneve dhe bizneseve jane ne te zeze dhe fitimi eshte shume i larte, nuk ekziston incentivi per menaxhim te suksesshem, por vec per ruajtjen me cdo lloj menyre te pozicionit te privilegjuar. Ky i fundit gjeneron dhe kriza politike, sociale dhe sjell nje gjendje ku mbizotron kaosi dhe anarkia ne vend te kete nje cikel ekonomik te mirfillte per te pastruar dhe lubrifikuar ekonomine per te ardhmen.

    • Eda says:

      V (komplimente per zgjedhjen e pseudonimit nese lidhet me filmin btw),

      te falenderoj per leximin e vemendshem dhe shtrirjen e temes se diskutimit.

      Jam dakord me ty qe modeli i biznesit te vogel, i nevojshem ne nje ekonomi ne zhvillim ne fazat e para por edhe ne ekonomi te tjera ne pergjithesi, eshte problematik per zhvillimin pas nje stadi te ciklit te nje ekonomie e kjo jo vetem per arsyen qe une permend ne postimin e mepasshem, pra mungesen e kapitaleve ne momente kritike, por kryesisht sepse pas ketij modeli fshihet shpesh informaliteti i tregut dhe konkurrenca e pabarabarte (me fjale te tjera konkurrenca jo ne kushte te barabarta ose konkurrenca e influencuar nga faktore ekstraekonomike).
      Pastaj, marzhet e fitimit qe permend varen shume nga sektori qe konsiderojme dhe ne fakt nuk lidhen aq shume me me bizneset e vogla ose jo dhe manaxhimin familjar ose jo por lidhen me strukturen monopolistike (ose oligopolistike ) te sektoreve te caktuar. Eshte e qarte qe ka sektore te tille ne Shqiperi (disa nga ato strategjike per ekonomine) ku konkurrenca mund te mos jete zhvilluar ne permasat e duhura dhe perqendrimi i fitimeve eshte ne duart e pak aktoreve.Ne keto raste nje manaxhim efektiv mund te jete me pak i nevojshem sepse, sic e permenda dhe me siper, konkurrenca i nenshtrohet variablave te ndryshme nga llogjika normale ekonomike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.