Ditët e fundit ka patur një mori lajmesh që njoftojnë se ekonomitë e vendeve në zhvillim po pësojnë një ngadalsim.  Për ne ky nuk është një lajm komplet i ri, duke qënë se një fenomen i tillë është vënë re në Shqipëri gjatë viteve të fundit gjithashtu. Ky është një lajm i keq për të gjithë, pasi është rritja ekonomike e këtyre vendeve që i kanë lejuar ekonominë botërore të marrë frymë gjatë post-krizës financiare globale.

Por a mund të presim ne që vendet në zhvillim të rriten me të njëjtin hap si më parë.  A mund të presim që Kina të vazhdoi të rritet me 10% ose më shumë në vit? A duhet te presim qe Shqiperia te vazhdoj te rritet me te njejtat ritme si keto 10 vitet e fundit?

Përgjigja është jo. Rritja ekonomike e një shteti në përgjithësi ndjek një funksion konkav si ai i mëposhtmi.

Ekonomistët që kërkojnë të flasin me një gjuhë më formale thonë se funksioni karakterizohet nga një derivat i parë pozitiv (funksion rritës) por një derivat i dytë negativ (funksion me ritëm rritës në rënie).

Kjo do të thotë se shumë nga vendet në zhvillim kanë patur një normë të lartë rritje sepse ekonomitë e tyre kanë qënë të pazhvilluara. Sa më shumë tu afrohen standartit të jetesës të vendeve të industrializuara, aq më shumë norma e rritjes do ju afrohet normës së atyre vendeve, 2-3%. Mendimi i shprehur shpesh në publik se me normat aktuale e rritjes vendet në zhvillim do “gllabërojnë” vendet e industrializuara është e gabuar.

7 Responses to Ekonomitë nuk i shpëtojnë dot derivatit të dytë

  1. Gjergji says:

    “A mund të presim që Shqipëria të vazhdojë të rritet? Përgjigja është jo.”

    Nuk jam dakort me ju ne kete konstatim. Mbase per Kinen, pergjigja eshte jo, por per Shqiperine, pergjigja eshte pa diskutim, PO!

    Me politika te sakta ne turizem, shfrytezim te resursave minerare, bujqesi, etj, Shqiperia mund te vazhdoje te rritet edhe per te pakten nje 10 vjecar me ritme 5-10%. Eshte nje projeksion krejt real duke marre parasysh se ne kemi nje rritje 2-3% ne keto momente, edhe pse kemi nje keqmenaxhim te frikshem te resursave kombetare.

    Ju vete thoni: “Sa më shumë tu afrohen standartit të jetesës të vendeve të industrializuara, aq më shumë norma e rritjes do ju afrohet normës së atyre vendeve, 2-3%”.

    Kjo eshte e vertete, por renia e Shqiperise ne keto nivele (2-3%) nuk ka ardhur si pasoje e afrimit te standarteve tona te jeteses me ato te vendeve te industrializuara, por pikerisht per shkak te keqmenaxhimit te resursave tona.

    • V says:

      Shqiperia, nese ka patur rritje ka qene fale remitancave, nje lloj ekonomie fiktive dhe me shume fluktuacione, dhe duhet te jemi te sinqerte qe nese themi jemi rritur me 5%, mundesia e gabimit duhet te jete te pakten +/- 3%, ku me teper mundesi ka te jete minus. Ne nuk kemi te dhena te sakta sic kane shtetet e industrializuara, qe masin produktivitetin, taksat, investimet etj. Ne Shqiperi numrat jane te perafruar dhe te ngarkuar politikisht, edhe pse ka patur gjithsesi nje permiresim nga pikpamja e grumbullimit te te dhenave. E vetmja menyre se si mund te injorojme ate -3% eshte nese marim parasysh ekonomine e zeze. Ne nje vend si Italia apo Greqia ekonomia informale kap shifrat 30% e siper. Ne Shqiperi numri duhet te jete edhe me i larte. Me ekonomi informale ndoshta kapim norma zhvillimi, por ky eshte zhvillim jo-institucional, por personal dhe i nje grupi apo tjetri grupi interesash, ne fakt nuk di nese a ja vlen te quhet zhvillim apo jo. Eshte gjithashtu nje zhvillim qe nuk mund te investohet per te permiresuar ekonomine me tej, pasi mbetet larg fondeve shteterore dhe i perqendruar ne grupe te ndryshme interesash personale.

      Persa i perket rritjes dhe potencialit jam shume dakort qe Shqiperia ka potencial te madh. Rezervat minerare jane te shumta, por edhe agrikultura mund te pesoj vec rritje nga kjo pike qe ndodhet. Turizmi gjithashtu eshte nje sektor qe eshte krejt i pashfrytezuar, ose me sakte i keqshfrytezuar. Vlen te permendet problemi i zvarritur i pronave, i cili po te zgjidhet, mund te krijoj mundesi te madhe zhvillimi, shkembimesh, agjencira te tera menaxhimi dhe studimi per trende urbane etj. Shqiperia eshte ne nje proces urbanizimi per here te pare ne historine e saj(te pakten keto 5-600 vitet e fundit). E detyruar te jetoj kryesisht neper male per shkak te pushtimeve dhe luftrave te ndryshme, ajo ka patur vec nje ekonomi blegtorale deri disa vite pas luftes se dyte boterore. Ekonomite e tilla njihen qe kane nje performance shume te dobet ne krahasim me ato te zhvilluara urbane neper pllaja e fusha(jo me kot Tirana po zhvillohet tejmase, edhe pse ne menyre krejt kaotike deri ne keto momente – te pakten mesaduket do kemi nje plan per qendren ne vitet e ardhshme). Potenciali i lidhjes Tirane-Elbasan-Durres dhe krijimit te nje mega-metropoli me potencialisht 1.5 milion banore e siper patjeter qe do sjelli rritje ne efektivitet dhe mundesi te medha biznesi. Por mos harrojme se Shqiperia ka se paku dhe dy qendra te tjera vec ketij trekendeshi shume te rendesishme urbane dhe me histori te lashte. Shkodra dhe Vlora. Urbanizimi ose me sakte ne rastin e qytetet te lashte te Shkodres, modernizimi do kapi padyshim keto vende nese stabiliteti ne Ballkan vazhdon te jete i garantuar, dhe nese Kosova mbetet stabile dhe me nje te ardhme te percaktuar e te garantuar si shtet sovran dhe pa asnje kthim prapa.

      Persa i perket edukimit gjithashtu tek ne po eksperimentohet akoma, dhe do vije nje dite jo shume larg ku do kete nje konsolidim dhe vleresim se kush institucion edukimi do mbijetoj e ku do orientohemi me sakte ne te ardhmen. Shqiperia ne pergjithesi nese stabiliteti mbetet i garantuar nuk mund te eci pervec se perpara ekonomikisht.

      Nje faktor tjeter i rendesishem ne renien ekonomike eshte lindshmeria. Sipas te gjitha statistikave ne Europe dhe vendet e zhvilluara do kete nje rritje te madhe te moshes se trete 50 vitet e ardhshme. Gjermania dhe Polonia pritet te humbasin disa miliona banore nga numrat aktuale. Lindshmeria ne Europe ne pergjithesi mbetet nen 2.1 lindje per familje(me sakte per femer se familja gjithmone e me teper po portretizohet disi si nje koncept pre-postmodern ne vendet e zhvilluara). Ky eshte dhe numri minimal per te garantuar riperteritje ne popullsi, e jo me rritje. Obligime pensionesh, kosto ne mjeksi dhe sidomos ne mbrojtjen e territorit pra sektorin e ushtrise do jene shume te larta. Gjermania pritet te humbi me teper nga te gjithe, dhe Anglia te fitoj me teper nga te gjithe, kryesisht per shkak te influksit dhe Commonwealthit te saj dhe jo prej lindshmerise. (http://epp.eurostat.ec.europa.eu/statistics_explained/index.php?title=File:Total_fertility_rate,_1960-2009_(live_births_per_woman).png&filetimestamp=20111130165651 ; http://epp.eurostat.ec.europa.eu/statistics_explained/index.php/Fertility_statistics).

      http://www.google.com/publicdata/explore?ds=d5bncppjof8f9_&met_y=sp_dyn_tfrt_in&idim=country:ALB&dl=en&hl=en&q=albania+fertility+rate#!ctype=l&strail=false&bcs=d&nselm=h&met_y=sp_dyn_tfrt_in&scale_y=lin&ind_y=false&rdim=region&idim=country:ALB:IRL:GRC:DEU:HRV:BGR:KSV:MNE:SRB:ITA:GBR&ifdim=region&hl=en_US&dl=en&ind=false

      Nga grafiku i siperm, ne Shqiperi fatkeqsisht ka patur nje renie katastrofale te lindshmerise, nga numri me i larte ndoshta ne Europe jemi kthyer ne norme. Lindshmeria mbetet ende e larte ne Kosove edhe pse trendi eshte dukshem ne renie. Megjithate kjo renie nuk do vazhdoj pergjithmone ne nje vend si Shqiperia qe ka ende potenciale ekspansioni ekonomik dhe nje emigracion si perqindje e popullsise qe e tejkalon cdo lloj norme logjike(mbi 30% e popullsise Shqiptare eshte jashte). Ky emigracion tashme eshte ne renie, do kete karakter me sezonal dhe si rrjedhoje do kete presione me te medha e “tranzicioni”(nje fjale e bukur per te mos thene “stagnacioni”) te mbaroj nje here e pergjithmone ne Shqiperi dhe te filloj nje epoke reformash te mirfillta ekonomike dhe institucionale qe te favorizojne rritje reale ekonomike dhe integrim me ekonomine Kosovare dhe ate Europiane. Ne afatin e gjate perberesi me i rendesishem mbetet popullsia(duhet vene re qe vdekshmeria ne lindje ne Shqiperi eshte nder me te lartat ne Evrope, ndoshta edhe kjo ka te bej me renien drastike), dhe ketu ne Shqiperi duhet kthyer trendi sa me shpejte. Probleme te tjera per Shqiperine ne te ardhmen do jene dhe kostot marramendese shendetesore, shkak i duhanpirjes qe tejkalon dhe kjo normat logjike te nje shoqerie te shendetshme dhe aktivitetit fizik qe eshte inekzistent. Nje nga aresyet qe Amerika dhe Europa po kembengulin mbi ligje drakoniane per duhanpirjen dhe sistemet e sigurimeve shendetesore i japin nga 50% deri ne 100% parate mbrapsht njerezve qe regjistrohen neper palestra eshte sepse i leverdis ne afatgjate te kene kosto sa me te ulta shendetesore dhe te eliminojne format e kancereve qe shkakton duhanpirja. Ne Shqiperi mbetet ende pune per te bere, pra vec mund te permiresohet situata ne kete drejtim dhe standart jetese.

      Persa i perket ekonomive qe po bien, numri magjik i nje ekonomie te shendoshe mbetet tejkalimi me se paku 10-20% i 15,000 USD GDP/Capita. Po te shikohen shume vende te ndryshme te relativisht te fuqishme sa arrijne tek ky numer ka nje plateu dhe me pas madje renie ekonomike. Keto ekonomite e fuqishme te reja te BRIC do ta arrijne ate nivel ne 2020. Grafiku i meposhtem tregon fare qarte se ne cfare niveli ndodhen keto vende ne krahasim me perendimin, dhe me shume gjasa, nese nuk ka ndonje prishje te rendit boteror dhe stabilitetit, nuk duket se do ta kalojne kete gje. Koreja e Jugut eshte e vetmja nga ekonomite Aziatike pervec Japonise qe e theu “barrieren” 15,000 dhe po e kalon. Ndersa ne Evrope, dukshem Greqia ka gjasa ti rikthehet atij niveli nese kjo krize vazhdon dhe 3-4 vite te tjera. Shqiperia mbetet ende ne nivelin 3-4000 USD/Capita, por ky numer per shkak te remitancave, parave ne qarkullim qe nuk maten dot dhe asaj te ekonomise se zeze duhet te jete me i larte, por ende mbetet jashtazkonisht i ulet. Ne kete aspekt eshte e cuditshme qe nuk zhvillohen asetet e vendit, pasi kostoja e puntorise ne krhasim me vendet e tjera ne Evrope mebtet shume e ulet. Ne Shqiperi duhet te kishte nje boom prodhimi sic pati ne Kine, ku teknologji te perparuara dhe kosto puntorie e ulet do arrinte te ulte papunsine dhe te modernizonte brenda nje periudhe shume te shkurter Ekonomine shqiptare. Kjo nuk ka ndodhur. Deri tani Shqiperia mbetet ende nje vend i cuditshem konsumator me nje ekonomi qe ende nuk prodhon gje edhe pse kostoja e prodhimit duhet te jete sipas shifrave nder me te ultat ne Evrope. Normalisht kjo do mjaftonte per te vendosur Shqiperine ne perspektive rritje me mundesi te medha per ekonomite perendimore te orientuara drejt sherbimeve per te cuar ne Shqiperi nje pjese te prodhimit te tyre apo sherbimeve te tjera me pak te kualifikuara(bie fjala sic bejne Amerikanet me Kinen apo me Indine ate qe quhet off-shoring).

      Shqiperia per mendimin tim nuk duhet te shofi shume trendet globale sepse nuk eshte se kemi ndonje peshe te madhe ne ekonomi globale, dhe nuk kemi zgjidhur ende as problematikat me elementare legjislative per pronesine dhe korrupsionin shteteror qe eshte ne nivele mjaft te larta. Keto trende nuk kane pse te na japin ne te njejten kohe komfortin se po shkuam keq eshte sepse te tjeret po shkojne keq, dhe ne te njejten kohe te minojne faktin qe nevoja per reforma eshte ende e larte per te arritur standartet e duhura dhe krijuar nje vend ku ka mundesi reale investimi dhe rrespektohet prona intelektuale dhe ajo fizike. Nese ekonomia Shqiptare do vazhdoj te varet nga remitancat ateher ulja globale eshte problem, por kjo ulje vec sa tregon nevojen per mos qene me te varur nga remitancat e jashtme, ato duhet te jene vlere e shtuar dhe jo “key indicator” i nje ekonomie qe ka potenciale te medha per tu rritur.

      • JOHANNES ESTRADA says:

        Se pari ju kerkoj te gjitheve ndjese per pergjigjet e vonuara. Nje pjese e stafit te Ekon.al ka qene ne udhetime keto dy jave. Tani do i rikthehemi aktivitetit me forca te plota.

        Faleminderit per komentet Gjergji dhe V. Sidomos V per durimin qe ka patur per te shkruajtur keto komente te gjata.

        @Gjergji: Ka patur nje gabim te vogel te postimi qe po e rregulloj tani. Komenti i sakte duhet te ishte “A duhet te presim qe Shqiperia te vazhdoj te rritet me te njejtat ritme si keto 10 vitet e fundit?” Faleminderit qe ma vure ne dukje, do e korrigjoj tani.

        Gjithsesi une jam pak skeptik se rritja do vazhdoje per shume kohe me ritme 6-7% ose me shume ne te ardhmen. Vendet heret a vone gjejne stadin e tyre te rritjes afatgjate dhe pastaj rriten me norma 2-3%. Ajo cka e percakton kete stad afatgjate eshte e diskutueshme. Dy jane teorite, teknologjika (sipas Solow) ose institucionet (sipas Acemoglu, Johnson et al). Une besoj me shume kete te dyten. Vendet qe bejne kapercime cilesore ne stadin e tyre te jeteses e bejne sepse ndryshojne themelet e shoqerise se tyre. Kur e bejne kete, kalojne ne nje nivel rritje me te larte, e per t’iu afruar ketij niveli duhen rritme me te larta rritje. Kete pak a shume tregon grafiku i dyte qe kam postuar.

        Fakteqesisht nuk besoj se Shqiperia ka faktoret teknologjike ose institucional qe t’iu afrohet vendeve me te ardhura $30000 ose me shume, po pres qe te ngele diku te niveli 15000. Duke qene se jemi gati ne gjysem te rruges, edhe ritmet e rritjes do te ngadalsohen.

        @V: Edhe njehere faleminderit per komentin. Ne fakt faleminderit per gjithe komentet e gjata qe ke lene ne faqe gjate kesaj kohe.

        Ka shume gjera te postimi yt me te cilat jam dakort, sidomos pjesa e urbanizimit apo zhvillimi i bujqesise. Te turizmi jam pak skeptik. Gjithsesi me shume se sa te merresha me analizen e sektoreve specifik, postimi kishte qellim te trajtonte pak nga karakteristikat e rritjes ekonomike.

        Gjithsesi jane disa pjese interesante te komentit tend me te cilat nuk jam dakort qe mbasa ja vlejne te diskutohen.

        E para, une preferoj tu referohem te ardhurave per fryme ne PPP dhe jo ne vlere nominale. E sipas tyre Shqiperia ka te ardhura rreth $7000, aq sa Kina. Kjo per te vene pak ne dukje se megjithe rritjen spektakolare te Kines as ajo nuk e kalon barrieren magjike prej $15000. Sepse ajo barriere shpesh lidhet me faktore institucional me te cilat Kina ka ende mjaft probleme.

        E dyta, remitancat. Une nuk jam shume dakort me idene se “rritja jone vjen prej remitancave”. Qe nje komb te behet me i pasur, duhet te behet me produktiv. Qe te behet me produktiv duhet qe teknologjika e perdorur te jete me e mire, tregjet te funksionojne ne menyre me eficente per te alokuar resurset, dhe institucionet te incentivojne sipermarrjen private. Keto gjera kane pak ose aspak te bejne me burimin e financimit.

        Debati nese zhvillimi i tregjeve financiare sjell rritjen ekonomike ose ndodh e kunderta eshte i madh ne literaturen ekonomike. Por te shumta jane paper-at qe besojne te fundit, pra se tregjet financiare dhe bankat zhvillohen pasi kane ndodhur liberalizime ne strukturen ekonomike te vendit e ka filluar te kete rritje.

        Morali i fabules eshte qe edhe financimet e ardhura nga remitancat nuk do ishin te vlefshme nese ne Shqiperi nuk do kishin ndodhur disa ndryshime ne strukturen ekonomike e politike te vendit. Per rastin e kundert mendo pak Afriken Sub-sahariane. Ka mbi 40 vjet qe ne ate kontinent derdhen fonde zhvillimi e prap rritja ka qene anemike deri ne dekaden e fundit. Tani qe ka nje lloj stabiliteti politik me ne fund po shohim pak rritje dhe atje.

        Thene me pak fjale une nuk besoj se financimi eshte burim i rritjes. Mbase e pershpejton pak, po faktoret themelore jane te tjere. Nqs ka projekt me marxhin fitimi do gjendet dhe nje burim financimi, ne mos nga burime te brendshme atehere nga kapitali i huaj (mendo pak Europen Lindore).

        E treta, ekonomia informale. Besoj qe ben nje gabim matematikor kur thua se ritmi i rritjes veshtire te matet sepse kemi ekonomi informale.

        Mendoje pak keshtu: Kemi nje ekonomi qe prodhon $10 ne menyre formale. Nqs rritmi i rritjes eshte 10% atehere ekonomia duhet te rritet me $1. Po ti, mbase me te drejte, mendon se ekonomia ka nje mase te madhe informale. Nqs kjo gjysma e ekonomise, atehere i bie qe ne vlere totale ekonomia prodhon $20 te mira dhe sherbime. Nqs rritmi i rritjes eshte perseri 10% atehere duhet te prodhonte $2, pra $1 me shume sec e kishim matur. Ajo cka ky shembull i thjeshte tregon eshte se ritmi i rritjes mund te matet fare mire edhe me nje pjese te vogel te ekonomise, sepse rritmi dhe vlera totale jane dy gjera te ndryshme. E gjitha kjo supozon se te dy pjeset e ekonomise kane rritje te ngjashme, qe mund te ndodhe nese marrim perqindje te medha te ekonomise.

        • V says:

          Pershendetje,

          Falimnderit per pergjigjen ne rradhe te pare. Jam dakort me ato qe keni shkruar, por vec desha te ndalesha pak me tutje. Kur un them rritja vjen nga remitancat nuk e them si nje model per tu ndjekur, perkundrazi e shoh si dobesi ne shume aspekte, dhe njera nga keto aspekte eshte pikerisht paaftesia e tregut shqiptar per te drejtuar atje ku duhet keto remitanca, qe ne fund te fundit ne shumicen e rasteve keto jane nje pjese shume e vogel e sasise potenciale qe mund te sjelli diaspora ne shqiperi dhe jane te natyres sa per te permbushur nevojat personale dhe jo per te ndertuar kapital. Pra pa ndertimin e kapitalit as qe diskutohet se do kete ndonje prodhimtari pasi nuk mbetet gje per te investuar ne treg.

          Tregjet financiare dhe ekonomike zhvillohen ne vende ku ka pak korrupsion dhe ku ligji rrespektohet si dhe prona private. Ne shqiperi keto faktore me vjen keq por nuk ekzistojne. Ka korrupsion ne cdo hallke, ligji nuk rrespektohet dhe nese dikush do te investoj e ka te pamundur te merret vesh se ku po investon dhe me cilen pale ka te bej(shtetin ? ish-pronaret(nje shprehje kjo qe vetem ne Shqiperi perdoret), pronaret e rinj ?(!), grupe te tjera interesash ? etj).

          Per sa i perket Afrikes, fondet qe derdhen atje, dhe kjo dihet, sherbejne ose kane sherbyer per te pasuruar monopolet dhe liderat qe jane ne krye. Edhe tek ne nuk eshte me ndryshe, kanalet e distribucionit duke qene se ka dhe nje mungese te theksuar te nje shoqerie civile(ne Afrike sidomos) dhe te nje dinamizmi politik te mirfillte pozite-opozite i sherbejne vec nje elite te caktuar njerezish, dhe keta kapitalin qe pastaj marin nuk eshte se e investojne per te zhvilluar vendin por per te mbrojtur interesat e tyre. Jane thjeshte njerez pa vizion pasi lidershipi Shqiptar i perket nje gjenerate te rritur ne sistemin komunist. Eshte krejtsisht e pamundur te kerkosh nga liderat e tanishem qe te ndertojne ate shtet qe ti permend, krejt e pamundur. Jane faktore shume te thelle psikologjike qe rrezatohen kudo ne brezin ne pushtet, dhe ne moshen 35 vjec e siper. Madje edhe protesta kur behet ne Shqiperi, nuk behet per me shume pune, por behet se “cfare do bej shteti per mua”. Perseri cdo gje eshte e fiksuar me shtetin. Sigurisht shteti eshte disfunksional dhe qe te lirohet ekonomia duhet te riformohet shteti institucionalisht qe ti sherbej me teper interesave private, por une ne kete drejtim nuk po shoh asnje pike hapjeje, dhe kete e kam permendur ne forma te tjera edhe ne shkrimet e mia te meparshme.

          Sigurisht qe faktoret themelore jane te tjere, madje as nuk jane ekonomik, jane faktore gjeneracionale, psikologjike etj.

  2. Eris says:

    JOHANNES e prishe doren me kete artikullin!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.