Kush mund të jetë një model per t’u ndjekur për të evituar kriza të tilla ekonomike?

Në një artikull të Financial Times –Mine, all Mine (Miniera, gjithcka miniera), është marrë në analizë ekonomia australiane dhe ecuria e saj përgjatë këtyre viteve të krizës ekonomike. Australia jo vetëm që arriti të evitojë krizën ekonomike por pati një rritje të GDP reale në krahasim me US, Eurozone dhe Japoninë.

Por cilët kanë qënë sektorët përfaqësues të këtij suksesi?

Përgjithësisht, ecuria pozitive e Australisë është e bazuar në industrinë minerare dhe suksesi i kesaj industrie në kërkesën që vjen nga rritja ekonomike e Azisë. Por së bashku me kërkesën, autori na nënvizon problematikat që ky fokus i ekonomisë përbën per sektorët e tjerë: dis-ekuilbri në rrogat e sektorëve të ndryshëm, spostimi i stafeve nga një industri në tjetrën (vitin e kaluar, 60.000 pozicione të reja pune janë hapur në sektorin minerar, dhe 50.000 pozicione të humbur në sektorët e tjerë të prodhimit dhe shërbimeve), vlerësimi i madh i monedhës vendase që si rrjedhojë sjell probleme me sektorët e turizmit dhe edukimit, etj. Gjithsesi, kanalizimi i ekonomisë në sektorët e burimeve natyrore është gjithmonë një strategji për t’u incentivuar në rastin kur këto burime ekzistojnë, si në Shqipëri.

 

7 Responses to Mbase kemi harruar Australinë!

  1. JOHANNES ESTRADA says:

    Nje nga arsyet e rritjes se ekonomise Australiane gjate ketyre viteve, qe permendet rralle, ishte dhe politika lehtesuese e Bankes Qendrore qe lejoj inflacion deri ne 4%. Krahasoni kete me nivelet 2% qe ECB dhe FED i konsideron alarmante.

    Te paturit e monedhes tende eshte vertet nje lluks ne kete periudhe sic kemi thene ne nje nga shkrimet tona te para:

    http://www.ekon.al/2012/05/22/kriza-e-eurozones-dhe-roli-i-incentivave/

  2. Joni says:

    S’e njoh mire Australine, po ishte intresante te lexoja se nje sasi e konsiderueshme e hekurit te nxjerre nga nentoka Australiane nisej per tu kthyer ne celik deri ne Islande. E me pas i rikthehej Australise si produkt i perpunuar. Kjo ndodhte pjeserisht per arsyen e mesiperme (kisht me shume fitim sikur thjeshte te nxirrnin hekur dhe te outsourcinin cdo gje tjeter) dhe pjeserisht sepse per shkak te burimeve natyrore energjitike gjeotermike kosto e energjise ne Islande eshte tejet e ulet. Sidoqofte duhet te them qe kete nuk e shoh si zgjidhje. Ky nuk besoj se ky eshte nje model zhvillimi sustainable as per Australine, e as per Islanden (ku kishin filluar protestat per shkak te ndotjes qe fabrikat me lende te pare Australiane krijonin ne natyren e virgjer te Islandes.)

    • ALTIN KADAREJA says:

      Industrite e burimeve natyrore jane gjithmone nje force e madhe ne rritjen ekonomike nese ndertohen rruget per t’u shfrytezuar mire.
      Tani, sic e kam shpjeguar ne artikull si nga ana ekonomike ashtu si shpjegon dhe ti eshte nje sektor qe prodhon eksternalitete. Por ne kete rast, eshte nje sektor qe per ekonomine ne total prodhon me te mira se te keqija. Eshte si te diskutojme, te ndertojme nje ekonomi te pasur dhe me eksternalitete apo te varfer dhe pa, dhe ne kete kontekst mu kujtua nje shprehje qe mbase vlen per tu permendur: Mbase paraja nuk sjell lumturine, por eshte gjithmone me mire te qash ne nje Rolls-Royce sesa poshte ures … Po te duash, e modifikojme shprehjen dhe e nderrojme Rolls-Royce me Toyota Prius (100% eco-sostenibel) 🙂

  3. JOHANNES ESTRADA says:

    Joni, keto qe thua ti mund te jene te verteta. Pervec faktit qe Australia perfiton shume nga shitja e mineraleve, detaje te mirfillta rreth industrise se tyre nuk di.

    Gjithsesi kjo qe thua ti nuk ka detyrimisht lidhje me piken kryesore te artikullit. Rritja australiane mund ose mund te mos jete e qendrueshme ne te ardhmen. Por fakti eshte qe nje vend qe shet mineralet e saj ne tregjet boterore duhet te ndiente krizen ne momentin qe partneret e saj jane ne krize. Por me Australine nuk ka ndodhur. Atehere pyetja eshte pse nuk ka ndodhur. Per mendimin tim, sic e thashe, ka bere shume efekt politika tejet lehtesuese monetare dhe aftesia per te marre borxh ne monedhen e saj.

    Pika tjeter qe doja te theksoja eshte se ka nje ndryshim ndermjet oshilacioneve afat-shkurtra ne ciklin e biznesit dhe rritjes afatgjate. Ne pergjithesi eshte kerkesa (aggregate demand shocks) qe percaktojne te paren dhe faktoret e ofertes (supply shocks) qe percaktojne te dyten. Une do filloj te shkruaj me shume rreth ketij dallimi, megjithese e kam bere nje hap te pare te tema:

    http://www.ekon.al/2012/06/14/ekonomite-nuk-i-shpetojne-dot-derivatit-te-dyte-2/

    Zakonisht kur studiojme recesione apo depresione mire eshte te shohim te kerkesa dhe se si ajo mund te stabilizohet. Ndersa kur kerkojme te kuptojme pse nje vend eshte me i pasur se nje tjeter atehere mire eshte te shohim oferten; i.e ku funksionojne tregjet me mire, ku jane institucionet me te mira etj etj.

  4. […] mbi Euroznën, Shqipëria nuk haset me këtë problem. Të paturit e monedhës tënde, ashtu si në rastin e Australisë, na jep hapësirë më të madhe për stimuj monetarë por edhe fiskal nëse lind nevoja. Problemi […]

  5. Mr. X says:

    Diagnoza eshte e qarte: Dutch Disease.

  6. […] fale burimeve të brendshme dhe kryesisht eksporteve minerare drejt Azisë jugperëndimore ështe Australia. Ekonomia australiane ku sektori i ekstraksionit minerar ka qenë deri sot motorri i rritjes dhe […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.