Në një artikull të The Economist (The cloud of uncertainty) analizohet se cfarë efekti ka mungesa e stabilitetit politik dhe fiskal mbi ekonominë. Indeksi vlerëson 4 si faktorë determinant të ndryshimeve në nivelin e stabilitetit: Diskutimet mbi fiskalitetin në gazeta, Pritshmërinë mbi sistemin fiskal, Nivelin e inflacionit, dhe Shpenzimet buxhetore.

Investimet në biznes bëhen duke u bazuar mbi pritshmërine e ekonomisë e prandaj stabiliteti në faktorët e mësipërm është i nevojshëm pasi ndihmon sipërmarjet në planifikim.

Në grafikun e mëposhtëm paraqiten se si kanë ndikuar në  ekonominë Amerikane ngjarje të ndryshme me impakt të lartë.

Për më tepër në një analizë të bërë nga Nick Bloom e Scott Baker të universitetit Stanford dhe Steve Davis të Universitit të Cikagos shohim se rritjet në papashikushmerinë e ekonomisë Amerikane nga viti 2006 deri më 2011 kanë ndikuar në ulje të PBB-së me 3.2% dhe në shkurtimin e 2.3 milion vëndeve pune.

Cilat janë reflektimet që mund të bëjmë mbi ekonominë Shqipëtare duke u bazuar në këtë artikull?

Së pari, një vështrim i shpejtë i masmediave në Shqipëri na lejon të kuptojmë se përfundimet mbi nivelin e ekonomisë Shqiptare janë bardh e zi. Mediat pranë pushtetit paraqesin një gjëndje ekonomike në ekspansion të vazhdueshëm me rritme rrijte shumë të larta dhe me një pritshmëri për një prospertitet në të ardhmen ndërsa ato të opozitës paraqesin një ekonomi në stangacion dhe me pritshmëri negative .

Së dyti,  një nga diskutimet më të forta që po bëhet në këtë vit para-elektoral  është mbi nivelin e taksës ku qasjet e 2 forcave kryesore politike janë të ndryshme, ku njëra mbeshtet taksën progresive dhe tjetra atë të sheshtë.

Së treti, për sa i përket niveleve të shpenzimeve të buxhetit të shtetit gjëndja nuk është më e mirë. Ndodhemi nën një krizë globale e cila ka ulur nivelin e remitancave të cilat kanë qenë një stimul në rritjen e ekonomisë Shqipëtare. Gjithashtu jemi në një vit para-elektoral i cili na bën të mendojmë për një rritje të shpenzimeve publike, arsye e cila mund të sjellë një vit më vonë në arka shtetërore të boshatisura. Pikëpyetjet e ngrituara mbi statistikat zyrtare të ekonomisë Shqipëtare janë një tjetër faktor i cili rrit vështirësinë e planifikimit.

Së katërti duke kontrolluar për nivelin e inflacionit duhet thënë se niveli i tij ka qenë i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Ulja e rritmeve të rritjes së ekonomisë, mund të shtyjë Bankën Qëndrore të targetojë norma inflacioni më të larta duke rritur ofertën e monedhës në mënyrë që bankat dytësore të kenë më të lehtë dhënien e kredisë ndaj biznesit. Në këtë periudhë krize, një bankë qëndrore e cila ka të drejtë të emetojë(prodhojë) monedhë është një avantazh kompetitiv i Shqipërisë pavarsisht se dalja nga normat e inflacionit ul mundësinë për të parashikuar trendet ekonomike.

Duke u bazuar në analizën e mësipërme shohim se gjëndja ekonomiko-politike në Shqipëri është shumë e paparashikueshme dhe kjo së bashku me konfliktualitetin e theksuar të forcave politike janë faktorë pengues për stabiletetin ekonomik dhe rritjen e investimeve vendase dhe të huaja.

 

3 Responses to Ekonomia Shqiptare bardh e zi!

  1. IDLIR GJATA says:

    Tripozma tek peshku pa uje thote :
    Mire blogu i ri, qendron mire edhe brenda PPU-se. Kater treguesit e Economist-it jane gjetje te mira ne mungese treguesish te tjere – ajo e gazetave vecanerisht simpatike. Ne rastin e Shqiperise, megjithate, mund te shtonim edhe nje te peste – per sa i perket politikave te taksave dhe te inflacionit – marredhenien me FMN-ne – marredhenie e ngushte, me shume stabilitet fiskal dhe e anasjellta. Pastaj ne nje hyrje tjeter blogu mund te flitet per demet e shenjestrimit te stabilitetit (pamundesia e politikave rigjeneruese, ushqyese, mbrojtese, heterodokse). Per shembull, biznesi shqiptar (po si mund te harrojme ate nderkombetar) zgjedh perhere korrupsionin si mjet stabilizues; kur sistemi i korrupsionit eshte aq i ngulitur si tek ne, heq edhe lezetin e pasigurise qe mund te vinte prej prej trillit te administratorit te radhes.

  2. IDLIR GJATA says:

    Hunteri thote: Pasiguria dhe ekonomia. Ve re pikiaten te 1-11, Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë nga http://www.instat.gov.al/

    Zemeri qosja pergjigjet :
    Nuk bie dakort me argumentin tuaj. Pra qe ishte pasiguria ose me mire te themi 21 Janari qe uli volumin e shitjeve. Po te shikosh muaji Dhjetor 2010 (12-10) ka nje rritje te theksuar ne krahasim me 2 muajt paraardhes sepse eshte muaji i shpenzimeve doreleshuar me rastin e dy festave mjaft popullore: krishtlindja dhe viti i ri. Kuptohet qe mbasi e ke tepruar me blerjet per fund viti, muaji pasardhes do te jete me i kursyer. Kjo gje ndodh rendom, edhe kur mbas nje darke te bollshme me te ngrene e me te pira, te nesermen nuk te behet te vesh gje ne goje. Nese grafiku do te vazhdonte edhe pas muajit Dhjetor 2011 (12-11) do te shikoje edhe aty prape nje pikiate per muajin Janar 2012. Megjithate Ju prape mund ta keni argumentin se populli mbajti zi per nder te kujtimit te 1 vjetorit te vrasjes nga Sali Berisha te 4 qytetareve qe erdhen ne tirane per te protestuar ndaj korupsionit te qeverise.
    hunter – pergjigjet
    Nuk e ve ne dyshim faktorin sezonal, qe ne dhjetor ka me shume xhiro. Fatkeqesisht vetem keto jane te dhenat. Por shiko nentor, tetor 2010. Ka nje qendrueshmeri ne tregti pakice. Pikiata nis ne janar, por verifikohet plotesisht gjate muajit shkurt, te cilin e ndajne vetem 10 dite nga ngjarjet e 21 janarit. Vetem ne qershor volumet shitjeve kane arritur nivelin e tetor, nentor 2010. Keto te dhenat zyrtare. Pastaj ne nivel jozyrtar mund ta pyetet cdo shites (jo produktesh ushqimore) si kane ecur punet pas 21 janarit.

  3. IDLIR GJATA says:

    Se pari doja tju kerkoja qe komentet te mund ti benit tek ky sit, sepse e kemi me te thjeshte per t’ju pergjigjur, ne nje kohe me te shkurter :
    Pergjigje ndaj Tropizma : Ne kete artikull jane mare 4 faktore ne studim per te shpjeguar instabilitetin politik. Jam dakort me ty qe mund te kontrollohet dhe per fakotore te tjere , ku lidhja e biznesit fortesisht me politiken, informaliteti e korrupsionin jane faktor te rendesishem.
    Per sa i perket taksave dhe inflacionit , keto jane ne dore perkatesisht te shtetit Shqiptar dhe bankes qendrore. FMN-ja ka rol monitorues dhe keshillues. Gjithsesi shifrat ndonjehere kontradiktore midis FMN-se dhe Instatit, jane faktor i cili ul parashikueshmerine.

    Pergjigje ndaj Hunterit dhe Zemerimit : Paraqitja e impaktit te mungeses se stabilitetit ne tregeti, duke kontrolluar per shkembimin e mallrave gjate diteve qe pasojne 21 janarin eshte interesant. Po te kontrollosh dhe per perdorim e brendshem bruto gjate 3 mujorit te pare te 2011 ai eshte me i ulet, se 3 tremujoret e tjeret gjithmone sipas instatit.Gjithsesi ky eshte nje trend qe ndodh ne cdo tremujor te pare te cdo viti qe nga 2005 e deri ne 2011, e prandaj nuk e shoh si shpjegues kryesor 21 janarin, por ka lidhje me karakteristikat e konsumit ne kete periudhe te vitit. Mendoj se efekti i mungeses se stabilitetit mund te shihet ne nje periudhe me te gjate kohore

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.