Nga 4P tek 4PS!

Mediat Sociale (S) nuk janë më një pikëpyetje por një “nevojë”.

E mendonit ndonjëherë që fjalët nga veshi në vesh do të ishin kaq të rëndësishme për botën e re ekonomike? I referohem “Word of mouth”, elementi bazë mbi të cilin janë ndërtuar mediat sociale (facebook, twitter, linkedin, etj). Ёshtë pikërisht amplifikimi i “word of mouth” determinanti kryesor i mediave sociale i cili e bën të vështirë të gjesh kompani në ditët e sotme pa prezencë në mediat sociale. Kjo sepse nuk mund të anashkalohet vlera e madhe e shtuar që këto kanale sjellin për kompanitë duke ndryshuar radikalisht mënyrën e të komunikuarit brenda dhe jashtë kompanisë. Në menyrë pozitive, sepse si nga ana e klientit ashtu dhe e kompanisë kontakti është më i drejtpërdrejt dhe të dy aktorët kanë më shumë elemente informative në dispozicion për të ndërrmarrë vendime më eficente. Dhe dukeqënëse informacioni është celësi në vendim-marrje, ka pak dyshime për fuqinë e mediave sociale.

Mirpo, aty ku kompanitë apo me saktë menaxherët po hasin probleme janë mënyrat dhe strategjitë e përdorimit të këtyre mediave sociale. Në të vërtetë, nuk ekzistojnë akoma modele standarte të matjes së performacës së tyre, dhe sic e dimë mirë për një menaxher është e vështirë të ndërmarrë investime në një projekt për të cilin impakti financiar apo kthimi në investim është i panjohur.

Megjithatë, koncepti i mediave sociale dhe përdorimi i tyre në strategjitë e kompanive po konsolidohet gjithmonë e më shumë, si në kompanitë e reja “start-up” po ashtu edhe në korporatat gjigande. Më ndodh shpesh të shoh në planet e reja të biznesit, atë që quhet “Faktori F” (fans, friends and followers). Ёshtë faktori që mat influencen që kompanitë e ndryshme kanë mbi grupet e interesit – fansat, miqtë dhe ndjekësit e tyre. Ndërkohë që për sa i përket korporatave, Sandy Carter – zv.president për shitjet botërore pranë IBM, deklaroi në konferencën Connect 2012 që janë pikërisht kompanitë gjermane ato që drejtojnë botën në integrimin dhe përdorimin e platformave sociale në strategjitë e tyre. Fakt ky suprizues por edhe frymëzues duke parë performancën aktuale të ekonomisë gjermane.

Por kush janë mënyrat dhe strategjitë e përdorimeve të mediave sociale?

Mediat sociale, në bazë, mund të influencojnë të gjitha hapat e procesit të vendim-marrjes së konsumatorit. Fillimisht, konsumatori konsideron një numër të gjërë zgjedhjesh i bazuar në perceptimin që ka mbi markat e ndryshme. Më pas vlerëson alternativat dhe bën zgjedhjen. Së fundmi, konsumatori pas blerjes, i bazuar në eksperiencën e kaluar, ndërton pritshmëritë për të mbështetur vendimin e ardhshëm të blerjes duke mbyllur në këtë mënyrë atë që quhet “Loyalty loop” ku konsumatori rikthehet dhe vendos të blejë përsëri të njejtin produkt.

Kështu që, mediat sociale paraqesin mundësi të jashtëzakonshme për të influencuar hapat në vendim-marrjen konsumatore përgjatë monitorimit të vlerës së markës, krijimit të një kanali të drejtpërdrejtë të komunikimit me klientin, amplifikimit të strategjive të marketingut që implikojnë personalisht klientin, dhe së fundmi drejtimit të sjelljes së klientit përkundrejt “brand awarness”.

Duke parë mundesinë që mediat sociale ofrojnë për kompanitë në arritjen e marketingut individual në cdo hap të vendim-marrjes të konsumatorit, prezenca e këtyre kompanive në mediat sociale nuk është më një pikëpyetje por një “nevoje”. Me shumë mundësi, në librat e rinj të marketingut nuk do të gjejmë me 4P e marketingut mix por 4PS (Production, Price, Promotion, Place, + Social Media).

6 thoughts on “Nga 4P tek 4PS!

  • July 12, 2012 at 5:00 pm
    Permalink

    Artikulli prek nje ceshtje interesante dhe nje problem goxha serioz per planet e marketingut te cdo kompanie shqiptare te cilat jane akoma te varura psikologjikisht nga metodat tradicionale te komunikimit (TV, Shtyp).

    Jo vetem qe online advertising revolucionarizon metoden e komunikimit kompani -klient nga nje monolog ne nje dialog (pra kompania merr nje feedback), por mbi te gjitha bota online ofron te gjitha mundesite per te gjeneruar statistika te sakta per numrin e audiences me te cilen kompania ka komunikuar. Pa haruar ketu qe kostot e ketij komunikimi jane disa here me te uleta se sa ne kanalet tradicionale si Televizioni dhe Shtypi.

    Si njeri i sektorit (advertising) jam akoma i cuditur nga stepja qe kane kompanite shqiptare per te investuar nje pjese te buxhetit te tyre vjetor te marketingut ne platformat online.

    • July 17, 2012 at 5:40 pm
      Permalink

      Cudia me e madhe per mua si person, eshte se si lejohet kjo lloj praktike ne boten perendimore ku mendimi dhe fjala supozisht eshte i lire dhe privat. Google qe tani ka arritur te pothuajse “parashikoj” me live search se per cfare do kerkosh qe ne germen e dyte. Interneti eshte bere nje metode spiunimi ku praktikisht thyhet cdo etike dhe ligj per motive profiti apo survejance. Hedge Funde qe perdorin Twitter chatter, apo departamente te tere policie qe kerkojne x student se ofendoi dike ne Twitter dhe e perjashtojne nga shkolla, apo gjera te tjera te kompanive qe merren me content advertisement qe bombardojne me “subliminal messages” njerezit e ndryshem, apo shteti qe kontrollon trendet sociale. A do mendonit ju per nje sekonde qe sikur Kisha apo ndonje institucion tjeter mesjetar te kishte kete teknologji nen kontroll mendimi i lire, epoka e rilindjes do kishte ndodhur ndonjehere ? Nevojitet gjithmone e me teper nje revolucion teknologjik qe sjell fundin e modelit client-server, introduksioni i kriptografise se avancuar ne komunikime dhe rritja e standartit si rrjedhoje e te gjithe perdoruesve te kompjuterit, tabletes apo cdo gjeje dixhitale, qe mos jete me objekt konsumi(Apple eshte mjeshtri i platformes se konsumit) por objekt primar prodhimi. Ka kompani qe e kane kuptuar kete gje, nje nga keto eshte Microsofti e cila po tregohet me e bute ndaj atyre qe bejne “hack” sistemet e tyre. Rasti i fundit eshte i nje djali ne Spanje qe para ca kohesh arriti ta riprogramoj Kinectin per te bere cte doje ai, dhe kjo po gjen aplikime dhe rritjen e nje fushe te re si “gesture technology”(pak a shume Minority Report – redux), dhe Microsofti po e lejon kete praktike gjithmone e me teper. Por ka tendenca te tjera perfshi dhe brenda Microsoftit qe jane kunder Open Source, kunder renies se sistemit “client-server” kunder p2p-se etj dhe po avancojne agjenden e metejshme te centralizimit te te dhenave(cloud computing etj).

      Ka literature te gjere per kete, Richard Stallman eshte nje nga kryesoret por dhe te tjere qe kerkojne modele alternative qe jane me te vlefshme per njerezit, duke i dhene fuqine per te prodhuar dicka e jo vetem per tu kthyer ne zombie konsumues.

      • July 19, 2012 at 5:13 pm
        Permalink

        Mr. V – ky komenti jot me duket si skenari i ri i V for Vendetta 2. Jam me ty kur thua qe informacioni personal i individeve duhet te jete me mire i mbrojtur, por mendo vetem per nje moment si do ishte jeta jote sociale dhe profesionale pa mediat sociale. Sa ndryshe dhe sa pak eficente!

        • July 19, 2012 at 10:47 pm
          Permalink

          Shume e vertete. Por un nuk jam kunder medias sociale, perkundrazi, modeli P2P me duket me i pershtatshmi per te patur, edhe ne rastin e marketingut nje platforme qe eshte mbi te gjitha e orientuar drejt nje “profit-sharing” per te gjithe. Mos harrojme se pa Napster, nuk do ishe ne gjendje te blije kenge per 69 cent apo 1.29 dollare ne iTunes apo Amazon, por do blije 20 dollar+ nje album te tere. Me shprese qe ky revolucion neser te preke edhe konglomeratet e Cable TV e Satelitave dhe secili te jete ne gjendje te programoj cte doje dhe te paguaj per ato qe konsumon.

          Ne pergjithesi sistemet e tilla me te centralizuara mund te ndihmojne ne korporata. Tani po merem me nje projekt per implementim te IBM Connect apo Sharepoint dhe ne “social business” shoh qe ka mundesi te medha per rritje, sepse shume kompani jane globale dhe kjo mundeson nje shkembim te dhenash, rritje eficience, dhe socializim brenda korporates qe me perpara nuk ekzistonte.

          Pika tjeter qe un kisha ndermend kur them produktivitet, eshte se programimi(gjuha qe bene te mundur zhvillimin e komunikimit), dhe si funksionon kompjuteri, dhe sic ilustron artikulli qe ke sjellur media sociale po behet gjithmone e me teper nje pjese esenciale e botes dhe maredhenieve, eshte ne menyre te gjere ne duar te nje minorance qe merret me ate pune a ka mbaruar shkolle per kete gje(edhe pse kjo praktike si cdo gjuhe mesohet dhe pa shkolle). Ne Amerike ata qe e definojne veten programues nuk e arrijne as 0.2-0.3% te popullsise. Pra persa i perket kuptimit se cfare po ndodh realisht me ne, duhet patur parasysh se keto shifra nuk ekzistonin as ne mesjete kur kleri dhe aristokracia(1-5% e popullsise) zoteronte gjuhen e shkruar dhe si rrjedhoje kontrollonte kulturen qe imponohej. Prandaj dhe permenda fjalen zombie konsumues.

          Jam dakort, duket skenar filmi, por ideja ime ishte gjetja e nje balance.

    • July 19, 2012 at 4:56 pm
      Permalink

      Gjergj, pengesa kryesore qe kompanite shqiptare hasin akoma ne investimet ne mediat sociale per mendimin tim eshte perdorimi i ulet i internetit ne shkalle kombetare, edhe pse investimi eshte me kosto me te ulet dhe me lehtesisht i kanalizueshem. Por problemet zakonisht nuk mbarojne me kaq. Duhet gjetur zgjidhjet, dhe ne kete pike futen ne loje kompanite advertising, qe besoj i njeh me mire se une. Duhet te jene keto te fundit te drejtojne zgjidhjet dhe alternativat me eficente dhe lukrative ne sektor. Duhet te jene ato propozitive dhe te ofrojne ndryshimin.

Leave a Reply