Në shumë studime është kërkuar të kuptohen arsyet pse një vend është më i varfër se një tjetër dhe cilët janë përcaktuesit. Përgjigjet kanë qenë të ndryshme ku në modelet neoklasike të rritjes vihet theksi kryesisht mbi rëndësinë e kapitalit dhe efektet e ekonomisë së shkallës ndërsa në modelet më të reja nënvizohen rëndësia e nivelit të inovacionit . Sipas North dhe Thomas (1973), faktorët e sipërpërmendur nuk janë shkaku që sjell rritjen ekonomike, ato janë pasoja, pra vetë rritja ekonomike. Arsyeja kryesore e diferences midis nivele ekonomike të një vendi me një tjeter janë institucionet.

Cfarë janë institucionet ?

    Institucionet janë rregullat e lojës në një shoqëri dhe si pasojë determinant në përcaktimin e incentivave të individëve si ato politike, sociale ose ekonomike. Institucionet në rast se do të funskionin në mënyrë eficente, do të lejonin njerzit te bënin zgjedhje në bazë të kostove dhe përfitimeve të tyre e si pasojë në një shoqëri me rregulla loje të dakordsuara dhe me incentiva funksonale në të cilën nuk do të lejohej të merreshin vendime të dëmshme për pjesën më të madhe të shoqërise Në jetën e përditshme nuk ndodh gjithmonë kështu pasi zgjidhjet nuk janë gjithmonë me eficentet dhe arsyet janë nga më të ndryshmet.

 

Së pari, racionalitet i kufizuar (teoria e kontratave)

Një kontratë e nënshkruar midis dy subjekteve nuk mund te parashikojë secilin hap të kryerjes së një aktiviteti për shkak se asnjëra palë nuk është e aftë të parashikoj cdo të ndodh në detaj (rracionaliteti i kufizuar). Për më tepër secila nga palët ka stimul që pas firmës mbi kontratë të verprojë në interes të saj dhe jo në një ndarje eficente te përfitimeve(rreziku moral). Për këtë arsye monitorimi është i nevojshem nga të dyja anët që të arrihet në zgjidhjen optimale.

Së dyti , mungesa e zgjedhjeve të lira dhe demokracisë së drejtpërdrejtë

Drejtuesit nuk zgjidhen gjithmonë nga e gjithë shoqëria, por nga grupet të cilat kanë fuqi ekonomike, politike e sociale dhe si pasojë nuk bëjne interesin e të gjithë shoqerisë por të grupit që ata përfaqesojnë.

Së treti, mungesa e besimit në institucione.

Nëse midis një punëdhënësi dhe një te punësuari krijohet një kontrat, i punësuari do të mund të pranonte kontratën vetem nëse në mungesë të një pagese, do të besonte mbi institucionet ligjore që do ta detyronin punëdhënësin që të paguante.

Së katërti, mungesa e konkurencës së lirë.

Nëse nje grup i cili është jashte elites drejtuese ekonomike të një vendi do të shihte një mundësi për të investuar në një biznes të ri, do të duhej të kishte institucione të cilat mbrojnë të drejtat e këtij investimi, nëse elita do ta kishte të thjeshte të rrëmbente përfitimet e këtij investimi në saj të influencës së saj atehëre investitoret e rrinj nuk do të kryenin këtë investim dhe kjo ekonomi do të ishte larg nga potenciali i saj i zhvillimit.

Politika dhe institucionet janë faktorë të brëndshëm të një vendi. Institucionet janë rregulla loje të pranuara nga shoqëria dhe mund të funksionojnë vetëm nëse besohet në to. Faktori kryesor që ndikon në nivelin e institucioneve eshte kohezioni social, i cili është ndërtimi i vlerave të përbashkëta, ulja e mosbarazisë dhe një gjithpërfshirje shoqërore në sfidat me të cilat shoqëria përballet në mënyrë që të gjithë të ndihen pjesë e një komuniteti. Me fjalë të tjera kohezioni social është ulja e ndarjeve sociale dhe ekonomike brenda një shoqërie të caktuar. Sipas një studimi të bërë nga Ëilliam Easterly,Jozef Ritzan,Michael Ëoolcock shtetet të cilat kanë më shumë pjesmarrje te shoqerisë civile, më shumë besim tek njëri-tjetri, një heterogjenitet etnik më të ulët dhe një barazi sociale më të lartë të shtresës së mesme(faktorë matës të kohezionit), kanë një cilësi më të mirë të institucioneve dhe nivele më të larta të ekonomisë. Sic shihet rëndesia e kohezionit social është kryesore në cilesinë e institucioneve dhe në rritjen afatgjatë ekonomike, por cfarë mund të bëhet për të edukuar këto vlera në shoqëritë që janë një hap prapa si Shqipëria?

Duhet theksuar se kohezioni, institucionet dhe rritja ekonomike nuk kryhet me një akt, por është një process i vazhdueshem dhe i ndërlidhur. Sipas statistikave te OECD vendet me PBB për kokë kanë me shumë kohezion dhe institucione me cilësore të përkthyera në treg më funksional dhe shërbime publike më të mira. Vendi ynë është shumë pas në të gjitha këto statistika dhe duhet kuptuar se cila është rruga drejt së cilës duhet ecur. Sipas mendimit tim hapat e parë që duhen bërë për të përmisuar institucionet dhe si pasojë rritjen ekonomike është edukimi dhe demokracia e drejtpërdrejtë.

Së pari edukimi mëson individët e një shoqërie me zbatimin e rregullave te lojës, me rëndësinë e kohezionit dhe me meritokraci. Me anë të këtij formimi agjentët e ndryshëm që dalin në tregun e punës janë të aftë të kuptojnë aftësitë e tyre dhe avantazhet kompetitve që kanë, duke vendosur veten në atë pozicion ku do të ishin më të vlefshëm për veten dhe shoqërinë.

Së dyti zgjedhjet e lira dhe demokracia e drejtpërdrejtë, të cilat prodhojnë institucione të pranuara dhe të balancuara nga incentivat e ndryshme shoqërore. Në këtë mënyrë do të zhvilloheshin 3 aktorët kryesorë të shoqërisë.

Tregu i cili do të kishte kapital njerzor më cilësor dhe do të lirohej nga deformimet duke arritur ekulibra më të larta ekonomike. Institucionet e zgjedhura të cilat do të kishin besimin e zgjedhësve dhe mbështetjen për reformat e nevojshme. Shoqëria e cila do të përfitonte nga një nivel ekonomik më i lartë dhe do të kishte të drejtën e zgjedhësit dhe monitoruesit të institucioneve, duke stimuluar në ulje te mosbarazisë sociale dhe në rritje të shërbimeve publike.

 

4 Responses to Rritja ekonomike dhe institucionet

  1. MC says:

    Pershendetje,
    shkrim i mire.
    Ka nje teori, sipas te ciles deshira per te rritur barazine cenon lirine dhe si rrjedhoje mireqenien, kurse respektimi i lirise paradoksalisht rrit mireqenien dhe barazine, megjithese barazia nuk eshte qellimi primar i saj.

  2. IDLIR GJATA says:

    I dashur MC,te kerkoj ndjese per vonesen e tepruar por kemi qene me pushime si site.
    Atehere per te kaluar te pergjigja :
    Nje shoqeri ideale duhet te kete pak te pasur, pak te varfer dhe shume individe qe i perkasin klases se mesme. Pervec kesaj diferencat midis klases se mesme duhet te jene sa me te vogla, e thene ne terma makro-ekonomike, duhet te kene nje koeficient gini sa me te ulet.

  3. [...] zhvillimin e një vendi apo autokratët e tij? Unë fatkeqësisht besoj të dytën. Siç thotë Idliri, institucionet janë ato që kanë [...]

  4. [...] e rëndësishmë të kuptojmë se Shqipëria është një vend në zhvillim. Kjo do të thotë se institucionet tona politiko-ekonomike nuk janë ato te vendeve të zhvilluara, e për rrjedhojë shume nga rezultatet që ne shohim në [...]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.