Na duhen modele ekonomike edhe për të parashikuar medaljet e lojrave olimpike?

Në të vertëtë ekziston një shkollë mendimi për modelimin e parashikimit të medaljeve në lojrat olimpike verore duke marrë parasysh numrin e popullsisë, të ardhurat për frymë, dhe numrin e medaljve të fituara në lojrat e fundit. Sa më i madh të jetë numri i popullsisë aq më shumë probabilitet/konkurrencë ka për të arritur në një cilësi më të mire të sportistëve. Nga ana tjetër, sa më të larta të jenë të ardhurat për fryme aq më shumë janë investimet në sport, si individuale ashtu edhe shtetërore. Dhe duke futur në model edhe numrin e medaljeve të fituara në lojrat të fundit, arrihet të krijohet një baze e analizës për të parashikuar numrin e medaljeve të ardhshme.

Ekonomistët panë qe rezultatet ishin të diskutueshme dhe për ketë shtuan në modele “Efektin sovietik” dhe “Efektin e vendit mikpritës”. I pari, sepse vendet e ish-bashkimit sovjetik shtynin sportistët në ekstreme për të arritur rezultate të larta edhe duke abuzuar me steroide, dhe kjo krijonte rastet e pashpjegueshme në rezultatet e modeleve të ndërtuara. Ndërkohë që i dyti, ka të bëjë me faktorin e vendit mikpritës dhe përgatitjen e lartë që ky vend rezervon në prag të lojrave duke rezultuar në 54% më shumë medalje se në lojrat e 4 viteve më parë.

Më në detaje duket sikur parashikimet po përqëndrohen në atë që përbën kombinimin më të veshtire të këtyre variablave, ose numrin e medaljeve që do të fitojë Britania e Madhe (mbas Shtëtëve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës). Të përfshirë, pervec shkollave të biznesit si “Tuck School of Business” janë edhe kompani të konsulences si “PricewatërhouseCoopers” apo banka si “Goldman Sachs”, me parashikimet per medaljet e UK si vijojnë: TSC = 62medalje; PWC =  54 medalje; GS =72 medalje.

Situata e deritanishme është kjo:

Janë dy, të tjerë faktorë qe unë do t’i shtoja këtij algoritmi. Faktori i parë ka të bëjë me numrin mesatar të turneve të fituar nga sportistët përpara lojrave olimpike dhe këtë të krahasueshëm me mesataren e medaluesve në cdo displinë sportive. Ndërsa, faktori i dytë ka të bëjë me rotacionin e sportistëve për shtet/displine sportive. I pari do të mundësonte krijimin e një baze krahasuese, ndërkohe që i dyti do të shmangte gabimet në llogaritje të mos marrjes në konsideratë të incentivave që sportistët e ri kanë për të fituar medalje në krahasim me ata sportist që kanë fituar në lojrat e mëparshme (si psh Pellegrini dhe Phelps, ndërkohë që janë për t’u nxjerrë nga llogaritja fenomene si Bolt që mund të konsiderohen si “outliers”).

Gjithsesi, edhe pse këto faktorë mund të duken të zbehtë, tregojnë qartë se kush janë determinantët për të fituar medalje në lojrat olimpike verore, që fatkqësisht janë në disfavor të dukshëm me Shqiperinë. As numri i popullsisë, as të ardhurat për frymë, as “Efekti sovjetik” dhe as “Efekti I vendit mikpritës” nuk na ndihmojnë për të arritur në medaljen e parë në lojrat olimpike. Megjithatë, u kuriozova për të parë investimet në sport nga qeveria shqiptare për këto vitët e fundit, si të vetmen shpresë për të rritur cilësinë e sportit shqiptar.

Sic shihet kemi patur një trend pozitiv në 5 vjecarin e fundit, me luhatje të konsiderueshme. Duke mos dashur që zëri i zhvillimit të sportit të jetë kthyer në një zë rregullues të buxhetit të shtetit, në pritje të medaljes së parë, shpresoj që investimet dhe impenjimi i institucioneve të sportit shqiptar të jetë pozitiv që në Rio të shohim një ekip me më shumë shpresa dhe rezultate. Nuk vlen më shprehja – E rëndësishme është të marrim pjesë!

 

One Response to Olimpionomiks

  1. […] kemi folur me përpara për lidhjen e ekonomisë me performancën në Olimpiada në blog. Por debati vazhdon.Ka nga ata që mendojnë që GDP dhe medaljet kanë korrelacion të […]

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.