Përshendetje të gjithëve! Mbas pushimeve verore edhe për stafin e Ekon.al, shpresojmë të rikthehemi në vjeshtë me tema dhe materiale të tjera interesante.

Një nga të rejat në blog do të jetë kjo rubrikë e re, që shpresojmë ta mbajmë sa më aktive.  Thënë thjesht, cdo javë do të vendosim në blog linqe që ne besojmë se ja vlejnë të lexohen. Në këtë mënyrë shpresojmë të jemi të lidhur me debatet ekonomike që ndodhin kudo në botë. Për me tepër shpresoj që rubrika të tregoje dhe sa e gjërë është fusha e ekonomise, sa të ndryshme janë temat më të cilat ekonomistët merren nëpër botë. Si gjithmonë, rubrika është e hapur për sugjerime nga ju.

____________________________________________________________________________

3-9 shtator 2012

Rritja ekonomike dhe zhvillimi

Ne kemi folur me përpara për lidhjen e ekonomisë me performancën në Olimpiada në blog. Por debati vazhdon.Ka nga ata që mendojnë që GDP dhe medaljet kanë korrelacion të lartë.

Por nëse përdor GDP për frymë ose indikator të tjerë zhvillimi ky korrelacion zhduket.

Ekonomia shpesh konsiderohet shkenca e efekteve të papritura. Sic kemi thënë në fillim, incentivat janë e vetmja gjë që ka rëndësi në parashikimin e sjelljeve njerëzorë. Ja dhe rasti më i fundit, i cili fatkeqësisht lidhet me shkollimin. Unë personalisht u apasionova mbas ekonomisë pikërisht nga pikëpamje të tilla për problemet që na shqetësojnë.

Një universitet online për të studiuar rritjen ekonomike.

Ekonomistët më të mirë në botë në fushën e rritjes ekonomikë janë mbledhur për të diskutuar kërkimet e tyre, përpara se të filloj stina e cmimeve Nobel. Nëse doni të dini se cfare janë temat e preferuara sot për sot në botë mund ti hidhni një sy këtu. Cilin preferoj unë? Absolutisht prezantimin e parë, dhe shumë shpejt do e kuptoni pse.

Bob Gordon ka publikuar një paper mbi rritjen ekonomike që e futi stafin e ekon.al ne diskutime të mëdha këtë javë.

John Cochrane bën një përmbledhje dhe hedh disa mendime të tijat. Unë nuk jam dakord dhe disa nga komentet i kam shkruar si “anonymous” te blogu i tij. Gjithsesi, vendosni ju se cfarë mendoni.

 

Ekonomi politike

A karakterizohet rritja ekonomike nga nje “unit root” (rrënja njësi)? Kjo mund të përcaktojë fatin e zgjedhjeve amerikane, ekonomisë botërorë, ngrohjes globale, jetës në Mars…. Ok dy të fundit janë ekzagjerime, po nga ana teknike është një debat shumë i rëndësishëm. Nuk e di se cfarë është unit root? Ja dhe Wikipedia që na vjen në ndihmë për të njohur konceptin statistikor më të rëndësishëm për makroekonominë.

Gjithsesi The Economist nuk do e mbeshtesë Romney-n. Mbase sepse Partia Republikane akoma nuk e di cfarë kërkon?

Gjithsesi, nëse doni të jeni në dijeni të të rejave për zgjedhjet në USA, nuk është aq e vështire. Dy-tre faqe mjaftojnë.

 

Makro

Cështje shumë teknike, po përtej zgjedhjeve politike kriza ekonomike është cështje teknikalitesh. Paper-i më i fundit nga ekonomisti monetar më i famshëm në botë, Mike Woodford, e shpjegon këtë. Eshtë gati 100 faqe, po nëse lexoni përfundimet jeni në rrugën e duhur.

Lexim të këndshëm.

One Response to Cfarë mund të lexoni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.