Nëse nuk e keni vënë re, Banka Qendrore Europiane (ECB) këto ditë ka marrë një vendim gati historik. Ajo tashmë do mund të blejë borxhin sovran të shteteve anëtare në sasi të pakufizuara.

Pse është e rëndësishme e gjitha kjo? Sic e kemi shpjeguar në një artikull të mëparshëm, thjesht inaktiviteti i ECB mund të jetë faktori kryesor që ka cuar në rritjen e interesit të këtij borxhi. Deklarimi i ECB se do të blejë borxhin në vetvete mund të jetë i mjaftueshëm për të ulur normat e interesit, pa patur në fakt nevojë për të blerë shuma të mëdha. Kjo situatë është e ngjashme me angazhimin që merr banka qendrore për të shpëtuar një bankë dytësore. Ja cfarë thoja në artikullin e mëparshëm:

Ajo cka duhej ishte një mekanizëm ose institucion që e ndalonte këtë cikël vicioz. Miresevjen Bankë Qëndrore! Roli kryesor që bankat qëndrore duhet të luanin ishte dhënia e likuiditetit në momente të tilla. Thënë ndryshe bankat qëndrore morrën përsipër të siguronin depozitat. Pas lindjes së tyre sjellja ndaj bankave dytësore (tregtare) ndryshoi rrënjësisht. Jo vetëm numri i falimentimeve ra drastikisht, po edhe numri i bank runs gjithashtu. Me pak fjalë, tashmë që depozitorët e dinin se depozitat e tyre ishin të sigurta nuk kishin më interes të kërkonin depozitat e tyre përpara maturimit. Spekullatorët u kthyen brenda nate në depozitorë të besueshëm!  Sa të bukura janë incentivat!

………..

Një shtet normal, pra një shtet që ka monedhën e tij, ka dy mënyra për të mbuluar deficitet, taksat ose borxhi nëpërmjet bonove të thesarit. Ky borxh do mbulohet gjithsesi me taksat në të ardhmen. Ashtu sic ndodh me bankat mund të ketë raste kur investitorët të frikësuar nuk marrin pjesë në ankandet e një qeverie duke bërë që të rritet norma e interesit. Kjo është ekuivalente me një bank run por tashmë kundrejt bonove të një shteti.

Në rubrikën e re “Cfarë mund të lexoni” përmendet dhe një paper nga Mike Woodford që po diskutohet shumë nga makroekonomistët këto ditë. Problemi i “commitment” ose thënë në shqip i një angazhimi nga një bankë qendrore është mbase tema kryesore në studimet e ekonomistëve monetare të sotshëm.

P.S Gjithashtu, sic e kishim shpjeguar më përpara ky veprim i ECB nuk mund të ndodhte pa një garanci nga shtetet anëtare. Me sa duket institucioni i garancisë është respektimi i kritereve të FMN.

P.S2 Legaliteti i gjithë kësaj manovre është akoma i dyshimte. Traktatet europiane dhe institucionet e ndryshme të shteteve anëtare (parlament, gjykata) e sidomos të Gjermanisë mund ta konsiderojnë këtë veprim si shkelje të ligjit. Duke qënë se nuk është fusha ime nuk di të them se cfarë mund të ndodhë.

Tagged with:
 

14 Responses to Më të fundit nga kriza e Eurozonës

  1. JOHANNES ESTRADA says:

    Mbas publikimit te ketij postimi edhe ne blogun Peshku pa Uje, ka patur disa komente qe do te doja tu pergjigjesha.

    swed
    Ky vendimi historik, pa gjermanine mund te kthehet ne vrime historike ne uje. sikur gjykata kushtetuese ne gjermani te gjykoje qe eshte shkelur kushtetuta, shif kur te downgrade-et edhe EZB edhe Draghi si person nga agjencite e rating-ut

    Sic e kam shkruar dhe me siper, legaliteti eshte akoma i dyshimte. Po ECB ka tanime ka disa argumenta te forta se nese nuk vepron atehere ajo zor se mund te quhet me banke qendrore. Kontrolli nga FMN gjithashtu eleminon rrezikun moral (moral hazard) qe eshte thelbi i tere kesaj ceshtje. Plus, sic thote me poshte nje komentues tjeter, edhe Gjermanise tashme mund ti interesoje kjo zgjidhje.

    Br3dharaku
    Merkel dhe Schaeuble jane optimiste se gjykata nuk do dali kunder ESM; thjesht kane thene se gjykata mund te vendose ndonje kusht per parlamentaret, ne menyre qe keta te parashikojne ndonje ose disa klauzola shtese ne ligj. Fakt eshte se debati i stergjatur ne Greqi per reformat shtese nuk i lehteson punen as Gjermanise, as te tjereve.

    Kaq per statusin ligjor te kesaj manovre.

    Fjala
    Problemet e Eurozones jane strukturore. Prandaj vendimi historik eshte thjesht nje iluzion optik. Qetson pak nervat.
    Me cfare do ta blejne borxhin sovran keta, duke printuar Euro? Po e shikojme ne USA se sa i sukseshem eshte xhonglimi monetar tip “Quanitative Easing”.

    Une nuk jam aspak dakort me kete qendrim dhe besoj qe ky komentues duhet te lexoj postimin e pare mbi Eurozonen per te pare se si keto kriza financiare veteperforcohen pavaresisht themeleve (fundamentals) te ekonomise. Eshte veshtire te thuash qe kriza e Eurozones eshte strukturore kur Eurozona ne total ka me pak borxh se USA. Eshte e veshtire te thuash qe kriza e Eurozones eshte strukturore kur si borxhi si deficiti i Spanjes jane me te ulta se ato te USA apo UK. Eshte e veshtire te thuash qe kriza eshte strukturore kur flluska ne tregun imobiliar ne Europe ishte me e vogel se ne USA e megjithate kjo e fundit ka dale nga kriza relativisht me mire.

    Komentuesi pyet se me cfare do blehet borxhi, me euro te printuar apo jo. Pergjigja eshte e thjeshte, po me euro te printuar. Nqs mendon se kjo prodhon inflacion mjafton te shohi rastin e USA ku baza monetare eshte trefishuar dhe inflacioni nuk ka patur asnje goditje. Por mbi te gjitha komenti me siper nuk kupton konceptin kryesor te rolit te bankave qendrore gjate krizave. Thjesht prezenca e nje banke qendrore si institucion sigurie eshte shpesh i mjaftueshem per ti eleminuar keto kriza.

    Mbi efektivitetin e QE komentuesi ben mire te lexoj paperin nga Woodford qe jo me kot e vura aty. QE eshte nje operacion i ri, dhe akoma ka debate se si mund te jete me efektiv. Woodford e shpjegon shume qarte ne gjuhe teknike. Por sidoqofte efektet e QE nuk kane qene kurre negative kshuqe nuk ka asnje te keqe te provohet.

    KAVIR
    Shumë euforik ky postim. Bota ishte gati të përmbysej po e shpëtoi SuperMario që zbuloi levën e Arkimedit.
    Dua të them, “globalizëm” dmth që financiarisht “një flutur që rreh krahët në SSE shkakton tornado në NYSE/LSE”. Dmth të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Prandaj shumë vetave nuk u intereson rrënimi i Euros. Madje për Kinën dhe Amerikën u intereson euroja e fortë.
    Por edhe qejf falas në globalizëm nuk ka. Kur dikush të paguan darkën sigurisht që si kompesim pret shpërblim në “natyrë”. Marrja përsipër e borxheve sigurisht që do zbatohet vetëm në rast të unifikimit politik dhe fiskal të Eurozonës.
    Por shikoni anën e mirë. Ne (dmth vendet e Ballkanit) sidoqë të vejë puna. do na ashtusin që do na ashtusin, të paktën të nxjerrim diçka. Vendet e Afrikës kanë 200 vjet që po i ashtusin dhe prapë nuk kanë marrë gjë në këmbim.

    Komenti i fundit qe zgjodha eshte rasti tipik i nje komenti qe nuk eshte as gabim. Nese ne komentin e meparshem te “Fjala” kishte ndryshim mendimi, komenti i mesiperm eshte prova se nganjehere kembet duhen shtrire sa eshte jorgani. Me pak fjale une as nuk e kuptoj se ca do te thote e ne cfare idesh ekonomike bazohet ky koment, e akoma me keq se ne cfare perfundimi do te arrij. Prandaj e cilesoj si nje koment qe nuk eshte as gabim. Fatkeqesisht ekonomia si teme gjithmone gjeneron shume komente te tilla.

  2. Pjer Thomas says:

    I nderuar autor, pse lodhesh kot, se si do te veje kjo bote, kjo ekonomi, e ke tek Vizione te Qarta. Kriza pritej, e ke ne liber, erdhi, biles mendohej te mbyllej me stopimin e çmimeve, qe kishin marre kot me kot, perpjete, mirpo nje levizje qe beme ketej (per te cilen nuk mund te flasim ketu), nje cassus belli u gjend, per ta vazhduar kundra nje vendi qe hiqej padron kundrejt Shqiperise, qellimi u arrit, por situata doli jashte kontrrollit.

  3. Pjer Thomas says:

    Johannes, ku rri ne Tirane apo qytet tjeter, te te them se ku duhet te shkosh.

  4. Pjer Thomas says:

    Johannes, nese ke mundesi, na i perkthe ca nga ato te Mike Wodford, çfar tezash thote ai.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Do bej nje pergjigje ndaj komentit te fundit te “Fjala” nga Peshku ku do permbledh pak ate qe thote Woodford.

      Me pak fjale ideja eshte per te gjetur metoda te reja per aktivitetin e bankes qendrore edhe kur normat baze jane prane zeros.

  5. Kavir says:

    Së pari është mungesë serioziteti ky “transportimi’ i komenteve nga blogu origjinal tek blogu juaj.
    Sepse nëse ju ishit në dijeni që artikulli juaj është hedhur tek PPU, komentet të cilat keni marrë mundimin t’u përgjigjeni i keni marrë pa vënë në dijeni shkruesit e atyre komenteve (të paktën mua, jo). Kjo tregon nivel mjeran komunikimi. Dhe nëse e keni bërë për “të detyruar” ndokënd për të shkruar këtu kjo tregon nivel mjeran afrimi. Një ftesë do kishte qenë më serioze, më e mirëkuptuar dhe më e mirëpritur.

    E dyta, në përgjigjen ndaj komentit tim (sepse fundja përgjigjem vetëm në emër tim) tregoni se ose s’keni kuptuar gjë (nuk do ishte çudi sepse fundja me ato dy rreshta nuk kisha ndërmend të nxirrja Eurozonën nga kriza dhe të shpëtoja Greqinë nga falimentimi por ishin thjesht fraza ironike) ose thjesht keni provokuar për të krijuar reagim.

    Cilido qoftë shkaku përgjigjja juaj lë shumë për të dëshiruar në nivelin e vlerësimit ndaj mendimit të tjetrit. Nëse nuk ju ka pëlqyer toni i komentit tim, fare mirë mund të merreshit vetëm me tonin e komentit dhe jo me “vlerësimin universal të njohurive” të komentbërësit. Bie erë patetizëm. Por sa për dijeni ai ton vinte prej faktit se postimi juaj fillonte dhe mbaronte me një vetmburrje prej zbuluesi Amerikash (shumës kjo e fundit), e tipit “Siç ua pata thënë unë edhe më parë, por që ju nuk më kuptuat…në anën tjetër të detit ka breg tjetër.”.

    Dhe së fundi jeni mëse i lutur që komentet e mia të mos i “transportoni” dhe pse jo as të merrni mundimin t’i komentoni më, nëse vazhdoni me këto “vlerësimet universale”.
    Kuptohet kjo kërkesë është kërkesë morale, sepse de juro ato janë pronë e PPU dhe jo imja.

    Ju faleminderit.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Postimet tona dalin ne menyre automatike te Peshku, nuk i veme ne. Eshte pjese e marrveshjes me shume nga blogjet shqiptare.

      Por kuptohet qe debatin per nje postim kerkojme ta bejme te blogu jone. Jo thjesht per ti bere reklamen blogut, po sepse mbi te gjitha eshte e veshtire te besh debate shume specifike ne nje ambjent ku nje pjese nuk kane interes per ato tema. Kjo mund te na uli numrin e vizitoreve por besojme se do te rrise cilesine e komenteve.

      Sa per pergjigjen time, nuk kam cfare te them tjeter pervecse nuk isha dakord fare me komentin tuaj. Kerkoj falje nese gjuha ju eshte dukur e ashper. Por komenti ishte me shume nje histori konspiracionesh se sa intuite ekonomike. Dhe te pakten nje nga qellimet kryesore te blogut, e shprehur qe te manifesti, eshte se njerezit sillen ne nje menyre te caktuar sepse ashtu i detyrojne rrethanat. Si rrjedhoje pikerisht shpjegimet me “konspiracione” jane ato qe une ne pergjithesisht i konsideroj me te gabuarat. Mendo pak nje shkencetar te natyres qe perballet me shpjegime te fenomeneve natyrore bazuar ne besime fetare apo forca te mbinatyrshme.

      • Kavir says:

        Që komentet vijnë automatikisht këtë e dija, por e dinit edhe ju, kështuqë nuk është justifikim.
        Dhe ku e gjetët “historinë e konspiracionit” tek komenti im?

        Apo që kërkesa zyrtare e Gjermanisë ka qenë që nuk mund të ketë eurobonde pa unifikim politik dhe fiskal? Që nuk mund të ketë të drejta pa detyrime? Që nuk mund të ketë mirëbesim pa kontroll? Unë e thashë me fjalët “s’ka faturë të paguar nga shpërblim”.

        Apo tek fakti që në globalozëm të gjithë janë në të njëjtën barkë dhe shkatërrimi i Euros dmth shkatërrim i menjëhershëm i BE-së dhe që do sillte pasoja të pallogaritshme globale, pra do i dëmtonte të gjithë? Unë përdora shprehjen alegorike “një fluur që rreh krahët në SSE shkakton uraan në LSE”.

        Apo tek fakti që unifikimi politik i BE-së nënkupton dorëheqje nga sovraniteti i çdo vendi pjesëmarrës dhe kjo dmth që vendet e vogla do kenë po aq ‘zë vendimmarrës’ dhe po aq fuqi për të mbrojtur interesat tona sa ç’ka edhe krahina e Kazanit (Tartarstani) në Federatën Ruse?

        Ju flisni për faktorët ekonomikë dhe i quani “teori konspiracioni” faktorët politikë?

        • JOHANNES ESTRADA says:

          Jam mese dakord te te pergjigjem me gjate, vetem me nje kusht te vogel. Te lutem lexo, pune 5 minutash eshte dhe nuk te merr fare kohe, artikullin e pare qe kemi shkruar per ceshtjen e Eurozones. Linkun nese nuk e gjen dot ne krye te ketij postimi e ketu:
          http://www.ekon.al/2012/05/22/kriza-e-eurozones-dhe-roli-i-incentivave/

          Sic mund ta shofesh, une e shoh fare pak krizen si pasoje konjukturave politike po thjesht si pasoje e individeve qe drejtohen nga incentivat. Tani ECB-ja ka ne dore ti ndryshoj brenda nates keto incentiva dhe prandaj ka nje rol te rendesishem. Te premtoj me shume sinqeritet qe do te pergjigjem me gjate pasi ta kesh lexuar ate postim, thjesht sepse nuk dua te perseri me gjate dicka qe e kam thene nje here ne menyren me te mire qe une mundem.

  6. JOHANNES ESTRADA says:

    Ne nje tjeter koment te blogu Peshku pa Uje, “Fjala” shkruan:

    Ato qe ka thene Woodford jane te lidhura me ngushte me ekonomine ne US sepse EZ, duke mos pasur nje banke qendrore me mandat si Fed (te printoj), eshte disa hapa mbrapa. EZ do filloj te provoj te njetat teknika qe ka 5 vjet qe deshtojne ne US.
    Shkurt per QE: Vegla kryesore e nje banke qendrore eshte vendosja e normes se interesit kjo sherben si nje incentive (stimulon kerkesen kur norma eshte e ulet). Po cfare ndodh kur norma e interesit eshte zero dhe pacienti eshte akoma ne koma? Woodford-i, flamurtar i QE, thote s’doni me te mire (incentiva) athere do ta bejme me pahir. Banka printon, blen bonot afat gjata, interesi i tyre ulet ne zero, investitoret s’kane nga t’ja mbajne sepse si ne afat te shkurter si ne afat te gjate investiment ne instrumenta qe konsiderohen “risk-free” eshte zero. Investitoret pra forcohen te investojne ne asset-e me me shume rrezik, stoqe. Ideja eshte qe duke u rrit vlera e kompanive, komapnite do fillojne te investoje, prodhojne, ulet papunesia etj etj etj.
    Shiko ama cfare ndodh ne US. Investoret jane duke PAGUAR per te blere bono afatgjata qe paguajne 0 interes. Ha! Kompanite nuk jane duke investuar asgje por duke mbushur balance sheet me cash. Pacienti akoma ne koma.
    Ketu dalim tek esseja e fundit e Woodfordit i cili per te justifikuar deshtimin e QE thote: Nuk e kane fajin metodat e mia e kane fajin njerezit – kemi nje problem PSIKOLOGJIK. Ketyre (njerezve) nuk u mbushet mendja qe ekonomia eshte ne rregull, (as me incentiva as me ndeshkim), prandaj ne duhet tua bejme te qarte(ti kercenojme) qe jemi 100% te angazhuar ti ndershkojme deri sa a) te nderrojne mendje ose b) te vdesin . It’s a showdown baby! S’kam dyshim qe nje akademik si Woodfrod do na linte te gjithe te vdisnim per te provuar qe teoria e tij funksionon.
    Ne fakt kjo ishte hera e pare kur Woodford dhe Fed, qe ndjek teorine e tij, pa dashje zbuluan faktin qe s’ja kane idene se cfare po ndodh dhe qe thjesht jane duke praktikuar African Witch Medicine.

    Fjala shpjegon deri diku mire se cfare eshte QE, shkembim i bononve afat gjate me ato afatshkurtra qe ka FED. Qellimi i tyre eshte te ule normat e interesit jo vetem ne afatin e shkurter por dhe ne afatin e gjate.

    Po nuk e kuptoj pse kete e konsideron si nje veprim me “pahir”. FED perballet me faktin e thjeshte se nuk mund te ule me normat ne afatin e shkurter pertej zeros. Por norma natyrale e interesit, pra norma qe do te nevojitej per te sjelle ekonomine ne ekuiliber, ne kete rast eshte negative. Pra FED-it nuk i ngelet gje tjeter vecse te provoj te ule norma te tjere pertej asaj afat-shkurtres. Nqs eshte veprim me “pahir” ulja e normave afatgjata pse jo dhe ajo afatshkurtra. A nuk detyron ajo investitoret te mos investojne shume ne bono gjithashtu????

    Pervec kesaj nuk kuptoj qendrimin e tij negativ ndaj QE kur megjithe hapin e ngadalte ekonomia amerikane po rimekembet me shume sesa ajo europiania qe nuk patur injeksione te stimujve fiskal apo monetar. Ky eksperiment natyral ne fakt eshte prova me e qarte e asaj qe thone monetaristet dhe neo-keynesinat: duhet bere me shume dhe jo me pak!!!

  7. […] më i fundit i FED nuk ndjek asgjë tjetër pervec se ideve të Woodfoord. Megjithëse ka disa që nuk janë dakort ne mendojmë se ata e kanë gabim, dhe jemi përpjekur ta shpjegojmë me komentet tona pse. […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.