Dje ishte dita e prezantimit të iPhone-it më të fundit. Kjo seri ka sjellë disa përmisime nga paraardhësja ku më te rëndësishmet janë në formë, rreth 20% më i lehtë dhe  18% më i hollë sesa I-phone 4S,dhe nje ekran më i madh,1136 pixels. Gjithashtu ky telefon do të dalë me në një software të ri, iOS 6. Mungesa më e madhe ndaj pritshmërive është NFC e cila nuk lejon që iPhone-i të ketë aplikacione për pagesa digitale.

Megjithë të rejat, ky smartphone nuk sjell një përmisim të theksuar në raport me konkurentët, pavarsisht se cmimi është më i larti në treg. Ky version i iPhone-it sipas mendimit tim është produkti më i mirë në tregun e smartphone-ëve por diferencat  në cmim nuk justifikojne cilësinë e tij superiore. Gjithsesi mendoj se shitjet e tij do të jenë sërish të larta, pasi avantazhet e Apple-it janë në reputacionin që ka në treg e në aftësinë për të targetuar konsumatorët të cilët vendosin cilësinë përpara gjithcka tjetër. Ndër vite Apple ka ndërtuar ndjesinë tek përdoruesit e tij se i përkasin një familje e cila është superiore ndaj të gjitha të tjerave në fushën e teknologjisë. Efekti i këtij imazhi do të zgjasë edhe në këtë produkt.

Një profesor i menaxhimit të  inovacionit, Boris Durisin, thonte gjithmonë se “kryesorja nuk është cilësia e inovacionit por se si e tregton atë”. Në këtë drejtim komania Apple është e paaritshme.

 

5 Responses to iPhone 5!

  1. IDLIR GJATA says:

    Ne pergjigje te komenteve tek peshku pa uje :
    I_Pakapshem – 13 Shtator 2012 – 17:23
    Nje avantazh i qarte i Apple dhe i i-phone eshte fakti qe tani per tani sasia e aplikimeve te programuara per Android as i afrohet asaj te aplikimeve te programuara per Apple.

    Br3dharaku – 13 Shtator 2012 – 18:04
    android eshte open platform qe dmth se je i lire me zgjedh qe nga hardware e deri te keyboard nqse preferon kurse “think different!” i Apple ka ngel thjesht ne reklame se e vetmja gje ku ti ke opsion zgjedhjeje eshte ngjyra e telefonit.
    E vertete qe iphone ka me shume aplikacione po tregu i aplikacioneve per android eshte relativisht me i ri. Plus, eshte treg ku vendos perdoruesi ndryshe nga iphone qe perzgjedh aplikacionet qe kalojne “siten” e apple-t.

    Pegjigje : Kete vit pritet qe aplikacionet per Androidin te kalojne ato per I-phonin. Per sa i perket open platform eshte nje nga avantazhet me te medha te Androidid.
    Mendoj sic jam shprehur edhe ne kete artikull qe avantazhi me i madh i I-phonit eshte “Brand Image” qe ka krijuar.

    Gjithashtu Apple ka qene i pari qe vendosi standartet e Smartphoneve dhe akoma dhe sot eshte duke perfituar nga ajo qe quhet “First Mover Advantage”, duke qene se per nje periudhe ka pasur monopol provizor ne kete industri.

    Si perfundim mund te them qe dhe industria e smartphoneve do te ndjeke te njeten pardigme qe ndjekin inovacionet sic e kam shprehur ne kete artikull http://www.ekon.al/2012/05/23/teknologjia-dhe-inovacioni/

  2. […] kemi mbuluar më parë lajmet mbi iPhone 5 por jo gjithçka shkon mirë në botën e Apple. Në fabrikën kryesore të saj ka patur një […]

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.