Gjykata kushtetuese Gjermane 2 ditë përpara shkarkoi 6 ankesa kushtetuese të paraqitura para saj kundra ratifikimit të ESM (Mekanizmi Europian për Stabilitet) dhe pakti fiskal për Zonën Euro (Pakti fiskal gjithsesi pritet të hyjë në fuqi jo më parë se janari i 2013, fokusi mbetet te ESM). Kjo garantoi legjitimitetin e ESM, subjekt i disa kushteve: Gjermania nuk do të mund të financojë më tepër se EUR 190 Bn (gjithsesi të kemi parasysh se 30% nga totali prej EUR 500 Bn parashikohej si kontribut i Gjermanise) pa patur aprovimin e parlamentit Gjerman, për të ruajtur sovranitetin e Bundestag dhe ekspozimin financiar të Gjermanisë. Së dyti, gjykata përjashtoi krejtësisht mundësinë që ESM të mund të marrë borxh nga Banka Qëndrore Europiane. Së treti, Gjermania do të ketë veto mbi të gjitha vendimet e fondit.

Angela Merkel e cilësoi ditën e djeshme si një sukses për Gjermaninë dhe Europën. Pritet që qeveria Gjermane të ratifikojë ESM brenda pak javësh dhe presidenti i Bashkimit Europian, Juncker, do të mbajë një takim inaugural në Luxembourg në 8 Tetor.

Reagimi i tregut ishte pozitiv në sekondat e para pas aprovimit. Indeksi Europian Stoxx 600 regjistroi +1.5%. Rendimenti i titujve spanjoll dhe italian 10-vjecar pati reagim pozitiv të lehtë. Kursi i këmbimit lëvizi rreth 1% nga 5 min para vendimit në 10 minutat e ardhshme dhe volatiliteti u rrit 10 pikë (konsiderushëm pas gati 3 muaj nivelesh mjaft të ulëta) e më pas u rikthye në nivele normale. Në të gjitha klasat e aseteve orë pas vendimit u duk një rënie e ndjeshme e volatilitetit, tregues që rreziku i perceptuar mbi zonën Euro është më i ulët.

Nga vendimi i djeshëm, pozitiv sic pritej nga shumica a tregut, mbetet pyetja nëse limiti i vendosur për Gjermaninë (EUR 190 Bn) do të limitojë edhe vetë fondin ESM. EUR 500 Bln nuk janë pak dhe aktualisht vendet PIIGS + Qipro + Slovenia kanë 37.4% të kapitalit. Kapitali nuk është paguar ende (pritet pjesa e parë e totalit sipas përqindjes së cdo shteti 15 ditë pas hyrjes në fuqi, pas ratifikimit nga parlamentet përkatëse). Kjo përmban një rrezik, Gjermania mund të vendosë kushte të tjera (kolaterali, garanci, etj) para derdhjes së pjesës së parë, duke ditur se të drejtat e votës së vendeve që nuk paguajne zvogëlohen dhe Gjermania tashmë kërkon garantimin e vetos. Në statutin aktual të ESM, parashikohet një votim emergjence që kërkon 85% mazhoritet për të zvogëluar rrezikun e një vetoje strategjike nga vendet më të vogla. Këto konsiderime shpjegojnë reagimin mix disa orë pas vendimit, ku tregu filloi të analizojë më mirë implikimet ekonomike dhe politike.

Përfundimi ështe sigurisht pozitiv, pasi edhe ndërhyrja e Bankës Qëndrore kishte si kusht operativitetin e plotë të ESM. Suksesi i vendimit mund të shihet edhe më gjerësisht, një hap më tepër për integrim europian. Pritet që fondi të jetë operativ me EUR 100 Bn të parë në tetor, pas takimit inaugural të datës 8.

 

7 Responses to ESM? Po, por…

  1. Adi says:

    Vdekja de juro e demokracise ne Evrope

    Dua ti bjej nje analize ketu Mekanizmit Financjar te Stabilitetit Evropjan (ESM) ose sic quhet ndryshe Traktati i Borxheve

    Cdo deputet apo ligjvenes evropjan ka akses ne kete ligj

    Artikulli 8 : Aksjonet Kapitale te autorizuara

    Kapitale te autorizuara do të jenë 700 miljarde euro

    (pyetja shtrohet: Pse 700 miljarde dhe nga vjen kjo shume? dhe nga kush dhe ne c’baze eshte perllogaritur?

    Artikulli 9: Dorezimi i Kapitalit

    Anëtarët ESM në këtë mënyrë të parevokueshme dhe të pakushtëzuar duhet të ndërmarrin masat për të paguar cdo kërkesë per dorezimin kapitalit …. Kerkesa duhet të paguhet brenda shtatë(7) ditëve.

    (Eshte perllogaritur norma mesatare e transfertave bakare(7) dite, qe do te thote qeverite duhet te mbushin ceqet brenda kater(4) diteve..Dua te perqendrohem tek keto dy fjalet:parevokueshme dhe pakushtezuar. Domethene nqse kemi nje palament,qeveri e cila nuk deshiron te transferoje keto leket tek ESM?…A do te jete e detyruar te paguaje? Po! ky ligj i lidh keto shtete perfundimish pas ketij mekanizmi dhe asnje qeveri,popull nuk ka te drejte ta revokoje.

    Artikulli 10:Ndryshimet në stokun e kapitalit të autorizuar

    (Bordi Drejtues) mund të vendosë për ndryshimin e shumes të kapitalit autorizuar dhe të ndryshojë nenin 8…

    ????….Domethene keto 700miljardet jane thjeshte aperitivi? ESM mund te marre fonde sa te deshiroje?..Pa limit? Kur ti doje qejfi? Dhe vendet e pjesemarrese (sipas artikullit 9) duhet te dergojne ne menyre te parevokueshme pakushtezuar leke sa here ti teket ESM?

    Artikulli 32: Statusi Ligjor,privilegjet dhe imuniteti

    2.ESM (…) do të ketë kapacitet të plotë juridik dhe do të ketë fuqi të plotë juridike për:(…) instutionalizimin e procedimeve ligjore

    3.Fondet dhe assetet e ESM(…) do te kene imunitet te plote nga cdo lloj procesi gjyqesor (…)

    ??? Domethene ESM ka te drejte te hedhe ne gjyq kedo por te akuzuarit nuk kane te drejte ligjore per kundershtim dhe ballafqim ne gjyq?….

    (po kthehem serisht se eshte teper interesante)Artikulli 32: Statusi Ligjor,privilegjet dhe imuniteti

    Paragrafi 4:Pronat, fondet dhe asetet e ESM do të (…) kene imunitet nga cdo kontroll rekuizim, konfiskim, shpronësim, ose ndonjë formë tjetër të sekuestrimit, duke shfuqizuar cdo lloj sekuestri nga ekzekutivi, organet gjyqësore, administrative ose legjislative.

    ????..WTF???? Ne paragrafin qe parashtrova pak me lart ishte parashikuar imuniteti ligjor, po kjo?…Kjo do te thote qe as qeverite, ligjevenesit apo ligjet “demokratike” nuk kane efekt tek Organizata e ESM?.. smiley

    Artikulli 35: Imuniteti i Personave

    Guvernatorët, Guvernatorët alternative, Drejtorët, Drejtorët alternative, si dhe Drejtori menaxhues dhe anëtarët e tjerë të stafit do të ketë imunitet nga procedurat ligjore në lidhje me veprimet e kryera prej tyre (…) dhe do të gëzojnë paprekshmëri ligjore në lidhje me letrat e tyre zyrtare dhe dokumentacjonet.

    ????. Domethene c’dokush qe ka lidhje me ESM ka paprekshmeri nga cdo ligj dhe nuk mbajne pergjegjesi per asgje?..

    “paprekshmeri ligjore ne lidhje me letrat,dokumentat” qe do te thote se askush nuk do te kete te drejte te informohet per keto dokumenta financjare(prej te cilave varet e ardhmja e kontinentit) se do te jene TOP SECRET

    Konkluzjoni: BE themloi nje Organizate nderqeveritare kundrejt te ciles do te paguhen shuma te medha pa u bere pyetje se ku shkojne. Nje organizat e cila mund te hedhe ne gjyq kedo, ne cdo forme ndjekje penale, manaxheret e te ciles kane imunitetin e te paprekshmit dhe nuk mund te kete kontrolle nga organizata te pavarura dhe asnje ligj nuk ka fuqi mbi te. Asnje qeveri demokratike e zgjedhur nga qytetaret nuk ka fuqi ligjore apo te drejte te marre masa kundrejt kesaj organizate.

    Domethene Buxheti Kombetare i BEse ne duart e nje grupi te vetem njerezish te pazgjedhur nga kerkush dhe qe kane fuqi mbi kedo!

  2. JOHANNES ESTRADA says:

    Nuk eshte buxhet kombetar.

    Per me shume lexo ketu. Pse duhet te nderhyje ECB dhe si duhet te nderhyje eshte shpjeguar aty.

  3. Adi says:

    Johannes Nuk permenda askund buxhet kombetar. Cdo vend i eurozones do te kontribuoje per buxhetin e esm(nje entitet krejt i paligjshem)
    Gjermanet e cuan ne gjykaten kushtetuese BQE(ECB) dhe ECM, megjithate ECM nuk ka hyre ne fuqi ende.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Domethene Buxheti Kombetare i BEse ne duart e nje grupi te vetem njerezish te pazgjedhur nga kerkush dhe qe kane fuqi mbi kedo!

      Per shqetesimet e tjera besoj qe do pergjigjet vete Ori gjate fundjave ….. sepse dhe ne e meritojme pak pushim

  4. Adi says:

    Kerkohet te shendrohet ne buxhet te perbashket(kombetar te BEse) me mekanizmin e ESM. Nuk eshte thjesht nje fond por nje mekanizem finacjar pa limit

    (Bordi Drejtues) mund të vendosë për ndryshimin e shumes të kapitalit autorizuar dhe të ndryshojë nenin 8…

    Ironik eshte fakti se rreth 50 te ketij buxheti emergjence i takon vendeve te falimentuar apo gjysem te falimentuara si Spanje,Itali,Portugali,Irlande,Greqi,Qipro. Gjermania ne fakt mbulon rreth 21% te ketij buxheti.

  5. FLORA DISHNICA says:

    Përshëndetje Adi,
    shpresoj të arrij të sqaroj pak më shumë pyetjet që ti shtron.
    Shuma pre EUR 700 Bln është llogaritur gjatë negocimeve midis shteteve duke mbajtur parasysh nevojat aktuale të Zonës Euro dhe sipas një llogjike sesa cdo shtet mund të kontribuojë pa krijuar një peshë tepër të madhe për buxhetet e tyre. Megjithatë doja të sqaroja cdo të thotë ky numër. Bëhet fjalë për kapitalin e fondit që tregon maximumin që të gjitha shtete së bashku do të derdhin tek ESM. Pjesa e parë është një porcion prej 80 në 100 Bln Eur që cdo shtet do të derdhi në 5 këste vjetore ose 2 vjecare sipas përqindjes së caktuar në aneksin I (% e llogariotur dhe pranuar për cdo shtet nga cdo shtet sipas kapacitetit që ka). Pas derdhjesh së kapitalit fillestar do të emetohen nga fondi disa tituj (stock/shares) që cdo shtet do të ketë në proprcion me % e parashikuar në aneksin II dhe që arrijnë në totalin 700 Bln EUR. Do të paguhen pas pjesës së parë sipas nevojave të fondit dhe jo mbi atë shifër.

    Besoj se të inkuadrojmë saktë cfarë është ESM do të ndihmojë me pyetjet që shtron. ESM do të jetë një entitet ligjor i pavavrur me imunitete ligjor për të mos qenë subjekt i ligjeve nacionale të shteteve anëtare të BE. Kërkon të jetë i ngjashëm me FMN por për zonën Euro. Kjo justifikon dhe shpjegon Artikujt që ti përmend mbi imunitetin e fondit dhe personave. Duhet të jetë i tillë sepse ESM do të financohet në treg, jo nga shtetet. Duhet të jetë I besushëm dhe të ketë garancinë që shtetet Europiane do të përmbushin detyrimet e tyre të kapitalit, që do të thotë se tregu do të perceptojë një rrezik të ulët falimentimi dhe si pasojë do jetë më I ulët cmimi I financimit në treg.
    ESM nuk ka fuqi mbi shtetet anëtare, ka kushte që shtetet që do të kërkojnë ndihmë duhet të përmbushin. Nuk është ndërqeveriatare por një institucion I pavarur, sikundër FMN. ESM në traktat ka gjithashtu të shpjeguar Qëllimin e këtij fondi, në bazë të të cilit do të operojë dhe që eshtë I detyrurar të zbatojë. Buxheti I EU do të vazhdojë të menaxhohet nga Komisioni Europian. Dhe së fundi, Bordi Drejtues përbëhet nga anëtar të emëruar nga cdo shtet sipas përqindjes së votave që ka cdo shtet, kjo nënkupton se intersi i cdo shteti do të jetë i përfaqesuar dhe vendimi pë të ndryshuar kapitalin bëhet cdo 5 vjet.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.