Përshëndetje të gjithëve dhe mirësevini në postimin e dytë me përmbledhjet e të rejave nga bota ekonomike.

 

Biznes dhe menaxhim

Ne kemi mbuluar më parë lajmet mbi iPhone 5 por jo gjithçka shkon mirë në botën e Apple. Në fabrikën kryesore të saj ka patur një përleshje të madhe punëtorësh.

 

Ndërkohë ne Europë dy grupe të mëdha të aeronautikës dhe armatimeve duan të bashkohen. EADS (i njohur si kompani mëmë e Airbus) dhe BAE do formonin një gjigand botëror. Po jo gjithçka shkon mirë, lexoni këtu dhe këtu.

 

Makro

QE3 gjithashtu ka qënë një temë që kemi pasqyruar. FT ka disa pyetje të pazgjidhura rreth kësaj manovre. Nëse doni të keni një ide të asaj që bankat qëndrore po përpiqen të bëjnë sot ky është nja nga shpjegimet më të mira.

Ka nga ata që janë të pakënaqur si këtu dhe këtu. Të tjerë janë më entuziastë.

John Cochrane tregon per dy paper-a të sapo publikuar që studjojnë efektet e borxheve. Reinhart dhe Rogoff tregojnë se borxhet publike të larta, mbi 90% të GDP, dëmtojnë rëndë rritjen. Alesina et al, tregojnë se shkurtimet e shpenzimeve janë rruga më e mirë për konsolidimin e buxhetit se sa rritjet e taksave. Unë personalisht jam më i bindur

nga paper-i i parë se sa i dyti.

Doni të kuptoni detajet teknike të betejave makroekonomike? Më thjeshtë se kaq nuk keni për ta lexuar kurrë.

 

Rritje ekonomike

World Economic Forum ka publikuar renditjen e vendeve sipas konkurueshmërise. Ka rënie të USA-s. E gjeni dot ku është Shqipëria? Fakteqësisht jo shumë vende europiane janë pas nesh, po njëri nga këto vende është surprizë e madhe.

Nga ana tjetër Acemoglu et al, sugjerojnë në një paper të ri se jo të gjithë vendet mund ti lejojnë vetes sisteme ekonomike sociale si ato të Europës veriore. Të gjithë përfitojmë nga inovacioni që krijon kapitalizmi më i egër i USAs.

 

Ndërkohe tentativat e ekonomistëve për të matur mirqënien me më shumë se GDP per capita vazhdojnë.

Ja një pyetje që mua më shqetëson shpesh, a ndihmon ndihma ekonomike zhvillimin e një vendi apo autokratët e tij? Unë fatkeqësisht besoj të dytën. Siç thotë Idliri, institucionet janë ato që kanë rëndësi.

 

Mikro

A mundet teknologjia të zgjidhë problemet makroekonomike dhe në një vend me histori inflacioni si Zimbabwe?

Fuqia e incentivave ndihmon në pastrimin e Hollandës.

 

Të tjera

Sa hapsirë toke ka në zotërim qeveria federale e USA-s? A mund ti ndihmonte kjo të paguante borxhin në rastin më ekstrem.

Arktiku tashmë po shkrin dhe ndryshimet ekonomikemund të jenë të mëdha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.