Coursera, është thjesht një faqe interneti (e realizuar nga kompania Coursera, në bashkëpunim me Universitet më elitarë, në SHBA por dhe më gjerë) e hapur për të gjithë. Kushdo që ka internet mund të ndjekë kurse lëndësh të ndryshme, nga Universitet me të mira të botës online. Nëse deri dje, një foto –kujtim, nga Universiteti  i MIT, ose – Harvardi,( Universitet me të mira të Bostonit, USA, botës, pionerët e Universiteteve  online)  ishte diçka, sot kushdo mund të ndjekë  leksionet e pedagogëve më të mirë të tyre apo të dhjetra Universteteve elitarë, pa pagese ose free. Nuk ka rëndësi në se prindërit e tu “kanë sakrifikuar për fëmijët” e sot jeton në Boston, Çikago, Toronto, apo në Zboq, Maliq, Tiranë….( deri më  16 gusht 2012  ishin rregjistruar më shumë se 1,080,000 studentë nga 196 vende  në të paktën një kurs).

Coursera kujdeset që titrat e leksioneve të ndryshme te jenë jo vetem ne Anglisht por  në të njëjtën kohë edhe spanjisht, arabisht, kinezçe, rusisht, greqisht etj. Globalizmi nuk përjashton respektimin e kombeve por e presupozon ate. Koha kur në Shangai (para luftës së dytë botorëre, mund të gjeje hotele me shënimin ndalohet hyrja e qenve dhe kinezve ka perenduar njëhere e pergjithmonë. Sejcili, çdo individ  sot është në garë jo vetëm me moshataret e fshatit, qytetit, vendit apo kompanisë së vet, por të mbarë botës. Kështu në se ndonjë  Prof. shqiptar  kërkon të kumtojë leksionet e  librat tij në anglisht për një auditor me të gjerë se  auditoret e përshtatura në Universtetin e vet mund t’i drejtohet Coursera-s. Ajo eshte e hapur jo vetem per universitet amerikane dhe jo vetem ne anglisht.

Nëse zyrtaret e EDX (organizatë jofitimprurse qe realizoi nismen e antarësimit online nga MIT dhe Harvard) kanë deklaruar se, 154 000 studentë nga më shumë se 160 shtete u regjistrua në kursin e parë online të IMT-së, “Qarqet dhe Elektronikë”, dhe vetëm 7100 studentë morën çertifikatën mbarimit me sukses të kursit; midis tyre kishte dhe shqiptarë që jetojnë në Shqipëri. Edhe shifra 7100 flet vetë se ajo është shumë më e madhe dhe më masive, se sa numuri i studentëve që mund të nxënë hapësirat e sallës më të madhe leksioneve të cilido nga Universitet në botë.  Shumëkush e ka prekur dhe mund ta prekë drejtpërdrejt atë që ka deklaruar Coursera se është “e angazhuar për të bërë arsimin më të mirë në botë, lirisht në dispozicion çdo personi që kërkon atë”. Aktualisht 35 universitete e shkolla të larta nga 8 vende të ndryshme ( SHBA, Australia, Kanada, Hong Kong, India, Izraeli, Zvicra,Britania e Madhe)  ofrojnë on-line kurse nëpërjet  Coursera.

Pra bëhet fjalë për masivizimin e Universiteteve më të mira të botës. Dhe në se  ndokush apo shumëkush është i ligshtuar nga proçesi i masivizimit të arsimit të lartë në vendin tonë,  e pasojat e realizimit në cilësinë e tij, kjo do të thotë se tej praktikës shqiptare, në vend të kundërtisë masivizim- cilësi e arsimit të lartë, mund të kemi një sinergji të suksesshme, rezultative midis masivizimit dhe cilësise se arsimit të lartë si per vetë universitet por dhe për mbarë shoqerinë.  Deri tani kurset online,  janë  free, pra pa pagesë. Por siç thotë me të drejtë një nga lektorët  se edhe duke qënë pa pagesë, kjo nuk do të thotë se ato janë free. Ndjekja e tyre kërkon mund, kohë, angazhim,  impenjim. Një angazhim që ja vlen.

Numri i kurseve ka arritur 198, në fusha nga me të ndryshme nga shkencave kompjuterike, matematika, statistika, biologjia, mjekësia, ekonomi, financë e deri tek shkenca sociale.

“Synimi ynë është të shpikim një edukim të ri. Kjo do përmirësojë ndjeshëm cilësinë, efiçencën dhe shkallën e të mësuarit në të gjithë botën dhe në kampuset tona” ka thënë  Anant Agarëal, ai që krijoi i pari kursin on line të MIT.

 Dhe besoj se ka të drejtë.  Shtysat  për të ndjekur  kurse nga Coursera, kanë qënë të thjeshta, që nga kureshtja, njohja drejtperdrejt e universiteve amerikane  por dhe aplikimi i përvojës se tyre  në proçesin e mësimdhënies.

Nga shpërndares dijesh, në lehtësues për zotërimin dhe përdorimin e tyre

Përvoja e Coursera-s, në se realizohet nga Universitet shqiptare ka për t’i ndryshuar rënjësisht raportet student- pedagog ku ky i fundit është realisht përhapës dhe shpërndarës dijesh, dhe një trajner dhe falisitator për zotërimin e përdorimin e tyre. Ajo do të ndihmonte për të rritur rendimentin dhe eficencen e punës të pedagogve, duke kursyer e minimizuar kohën për korigjimin e detyrave,  ushtrimeve, provimeve të qindra studenteve, duke përqendruar vemendjen në cilësinë e shjegimit dhe aftësimit për zgjidhjen e problemeve. Në se i hidhet një sy Indeksit të Konkurrueshmërisë Globale,  për  Shqipërinë, të hartuar nga Forumi  Botëror Ekonomik nuk mund të mos të bëjë përshtypje se disponueshmëria e shërbimeve të kërkimit dhe trajnimit të Univeristeve dhe shkollave të larta dhe bashkëpunimi i tyre me industrinë në kërkim –zhvillim renditet në nivelin e 138 nga 144 vende gjithsej.  Eshte e tepërt të  thuhet se ky tregues  nuk flet për veprimtari reale kërkimore shkencore, të orientuar drejt tregut, (jo të matur thjesht me numurin e faqe të shkruara nga doktorantët, përfunduesit e masterave, apo temat e diplomave, që pa dyshim janë me miliona),  atakimin e zgjidhjen e problematikave kombëtare qofshin ato teknike, ekonomike juridike apo sociale.  Sot nuk shtrohet thjesht çështja e garës se brendshme midis universiteteve shqiptare publike dhe private dhe përqëëndrimi i kësaj gare  në atë  se ka universiteteve që e fillojnë  orën e parë me anglisht dhe e përfundojnë me anglisht, por në shtrirjen e kësaj gare  me Universitet ndërkombëtare dhe për të përshtatur sa më mirë dhe me shpejt praktikat e universiteteve elitare duke zgjidhur problemet e ekonomisë dhe shoqërisë sonë  Më të aftët le të japin ndihmesën e tyre dhe tej kujfijve të Shqipërisë. Por fakti që ndërsa depozitat vazhdojnë rriten kreshendo ndërsa rritja e stokut të kredisë jo vetëm është ngadalësuar por edhe është stopuar këto muajt e fundit, flet midis të tjerash për atë se është bërë imperative cilësia e Universiteteve

Pa u ndalur më tej mund të thuhet pa frikë se njohja e përdorimi e gjërë nga studentet, pedagogët e çdo shqiptar i interesuar i Coursera.org,  është një instrument konkret për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë, efiçencën dhe shkallën e të mësuarit, edhe në Universitet e shkollat tona të larta dhe për një rol real në rritje të tyre në ekonominë dhe shoqërinë tonë.  Arësimi dhe cilësia e tij janë pa dyshim  faktori më përcaktues  i zhvillimit, cilësisë, shpejtësisë dhe qëndrueshmerisë së tij. Ndërsa Coursera.org  është pa dyshim një ogur mjaft i mirë dhe për vitin e ri shkollor dhe një premisë e garanci konkrete për integrimin europian dhe ndërkombëtar të shoqërisë shqiptare dhe për zhvillimin e  ekonomisë sonë.

Aftesimi studentëve për të menduar, analizuar dhe jo thjesht për të memorizuar

Po krejt e kundërta mund të thuhet për kurset online të Universiteteve, të prezantuara nga Coursera.  Pa bërë fjalë për shkencat teknike, informatike,  ku lektorë janë shpikës e realizues të kësaj ose asaj teknike e teknologjie që po kryhet me sukses në SHBA e  ekonomitë më të zhvilluara edhe në shkencën ekonomike,  konceptet e parimet e saj  shpjegohen mbi bazën e zgjidhjes se problemeve të ndryshme dhe funksionimit të tregjeve konkurruese, si mjete të analizës. E tillë është psh  psh Hyrje në Financë.

Duke vënë në qëndër të proçesit të mësimdhënies, studentin si një pjesëmarrës aktiv, nga leksioni i parë deri tek i fundit apo në provimin përfundimtar çertifikues, ai vleresohet para se gjithash dhe mbi të gjitha si një student që dëgjon me vemendje dhe përpiqet të kuptojë atë cka shpjegohet, që duke dëgjuar me kujdes, mendon, gjykon, analizon dhe jo thjesht memorizon. Kjo mundësohet nxitet dhe realizohet nëpërmjet asaj ku lektori, nuk është një lexues me zë të lartë i teksit apo leksionit, por duke bërë të qartë se ato çështje që janë përgjigje e pyetjes çfarë, mund të gjenden e lexohen në teksin/tekset e rekomuanduara, në ëikipedia apo thjesht në google,  shpjegon e përqendrohet në ato aspekte të programit mësimor që kanë të bëjnë me pyetjen Pse? Ndërkohë vidioja e leksionit së bashku me titrat që jepet zakonisht çdo javë, mund të ndalet dhe rishikohet në çdo moment që studenti e gjykon të nevojshme.

Studenti testohet çdo javë me një set ushtrimesh, zakonisht rreth 10 dhe vlerësohet  sipas vështirësisë me 5, 10 apo 15 pikë sejcili,  me një total prej 100 pikësh. Niveli minimal i pikëve për tu çertifikuar është 70 pikë, për çdo javë dhe po kaq për  provimin përfundimtar, përvec e krahas ushtrimeve të radhës. Ndërkohë përgjigja për vlerësimin e zgjidhjes se ushtrimeve se bashku me sqarime lakonike, jepet në kohë reale (disa kurse kanë filluar praktikën për t’i dhënë në ditën-momentin fundor të caktuar për të shmangur kopjime të mundshme, midis studentëve). Kjo flet për një marrëdhenie të tillë midis pedagogut dhe studentit ku përjashtohet  dhe nuk bëhet fjalë për korrupsion për notën.

____________________

*) Pedagog i jashtëm  i  Hyrje në Ekonomi, Universiteti i Tiranës.

 

2 Responses to Coursera – Sinergji e arsimit të lartë cilësor me masivizimin!

  1. PalladiuM says:

    Nje bravo te madhe Koco qe ke perpiluar kete shkrim shume te detajuar, i pari ne Shqiperi qe flet per kete fenomen me sa di une te pakten. Kam dashur ne fakt me kohe te shkruaja diku por se dija ku tamam. Kam qene ne grupin e studentave te pare ne kete projekt i ftuar nga nje profesor i imi, ne klasen e dhene nga Profesori i Michiganit Scott Page, dhe me beri pershtypje qe ne shoutbox ne forumin e klasave te mevonshme qe mora kishte plot njerez nga Ballkani, por nuk me zuri syri asnje qe te thoshte jam nga Shqiperia, edhe pse ju i permendni keta. Kishte disa Shqiptare nga Maqedonia por Shqiperia pothuajse fare. Ose keta tanet jane te heshtur 🙂
    Eshte nje projekt madheshtor qe duhet te shperndahet patjeter ne Shqiperi. Nuk do te thote se arsimi “fizik” do mbaroj, por eshte pikerisht ajo qe thoni ju, nje ngritje e pergjithshme e popullates ne nje nivel shume te larte. Aktualisht Coursera po punon me shume universitete te tjera dhe po zgjeron ndjeshem gamen e kurserve. Ka gjera shume interesante sidomos ne fushen e Programimit, Inteligjences Artificiale, Matematikes/Statistikes dhe Biologjise(Bioetike,Bioteknologji,Statistike e aplikuar per bioinxhinjerat).
    Kjo po sherben dhe si platforme per nje ridefinim te mesimit online, ku shkolla si University of Phoenix kane bere leke keto vite duke mos dhene detyrimisht ndonje vlere te madhe tek studentet. Ne te ardhmen flitet per krijimin e Universitetit te pare Online me leke te tipit “E-Lite”, i ashtuquajturi Projekti Minerva, qe do mundesoj dhe asistimin dhe lidhjen e networkut te atyre qe mbarojne kete shkolle, qe eshte dhe vlera kryesore qe universitetet prestigjoze e private kane avantazh mbi ato shteterore, berthamen alumni/networking.
    Sidoqofte, Coursera ka bere dhe vazhdon te bej nje pune te madhe ne ngritjen e pergjithshme te standartit te mesimdhenies online, aq me teper qe e ben kete gje falas dhe eshte e hapur ne tere boten. Deri dhe nga Irani futen dhe marin klasa. Kurset dhe detyrat nuk jane aspak te veshtira, pra kerkon impenjim, edhe pse klasat mund te merren pa asnje problem edhe si veshtrues.

  2. Kuzhina says:

    Great site you’ve got here.. It’s hard to find high-quality writing like yours
    nowadays. I seriously appreciate individuals like you! Take
    care!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.