Shqipëria është renditur e 90 në 141 vende të analizuara nga indeksi botëror i inovacionit (GLOBAL INNOVATION INDEX 2012), i publikuar cdo vit nga INSEAD dhe WIPO (World Intellectual Property Organization).

Këtë vit, celësi i iniciativave të inovacionit është konsideruar “Lidhjet më të forta të inovacionit për rritje globale” duke qenë në linjë me nevojën aktuale të kompanive në nivel botëror, atë të uljes së kostove nëpërmjet rritjes së eficencës përgjatë zinxhirit të vlerave.

Në vazhdim, do të analizoj performancën e sistemit të inovacionit në Shqipëri në harkun kohor 3 vjecar (2010-2012).

Sic shihet indeksi global i inovacionit përbëhet nga dy nën-indekse: indeksi i “inputeve” dhe “outputeve”.

Nën-indeksi i “inputeve” analizon elementët e brendshëm të ekonomisë që mundësojnë krijimin dhe zhvillimin e një sistemi të inovaciont, të tillë si: 1) Institucionet, 2) Kapitali njerëzor dhe kërkimi, 3) Infrastruktura, 4) Sofistikimi i tregut, dhe 5) Sofistikimi i biznesit.

Ndërkohë që, nën-indeksi i “outputeve” analizon rezultatet e aktiviteteve ekonomike inovative përgjatë 6) Produkteve teknologjike dhe njohurive, dhe 7) Produkteve krijuese.

Të dy nën-indekseve formohen si agregat i disa nën-indikatorëve specifik- në total 84. Këtu kam shkëputur vlerat e indikatorëve dhe nën-indekseve për Shqipërinë.

Sic shihet nga tabela e mësipërme (tab. 1), Shqipëria ka humbur 9 vende në Indeksin e inovacionit botëror në tre vitet e fundit. Vecanërisht në nën-indeksin e “inputeve”, vihet re një humbje e performancës pozitive të kryer në vitin 2011, tendencë kjo që konfirmohet në të gjithë indikatorët.

Duke analizuar më në detaj indikatorët e nën-indeksit të “inputeve”, në indikatorin e institucioneve (1), “Lehtësia e pagesës së taksave” ka treguar performancën më të ulet duke renditur Shqipërinë në vend të 115 dhe “Lehtësia e fillimit të një biznesi” ka qenë indikatori me performancën më të lartë duke renditur Shqipërinë në vend të 44.

Në kërkim dhe kapital njerëzor (2), Shqipëria ka bërë pak duke u renditur vetëm e 106. Edhe pse, është konfirmuar sërisht dëshira e studentëve shqiptar për të investuar në një edukimin me cilësi më të lartë duke u regjistruar në shkollim sekondar në vendet e huaja (vendi i 9 në botë për këtë indikator), pak është bërë në rritjen e cilësisë së institucioneve shkencore (vendi i 127 në botë), po ashtu dhe me shpenzimet në edukim si përqindje e GNI (vendi i 112 në botë).

Infrastruktura (3) e ka renditur Shqipërinë relativisht mirë, në vend të 71 në botë, duke u penalizuar nga cilësia e infrastrukturës së tregëtisë dhe transportit (vendi 106 në botë), dhe ndikuar pozitivisht nga sostenibiliteti ekologjik (vendi 32 në botë).

Sofistikimi i tregut (4) është indeksi që ka renditur më mirë Shqipërinë (vendi 32 në botë), duke sinjalizuar një treg relativisht të thjeshtë, me lehtësi në marrjen e kredise (të paktën per periudhen në analizë) dhe përqindje të kënaqshme të mikrofinancimeve si përqindje e GDP (vendi 17 në botë). Probleme ka patur me eksportet e të mirave dhe shërbimeve (vendi i 88 në botë) dhe intensitetin e konkurrences lokale (vendi 118 në botë).

Sofistikimi i biznesit (5) ka penalizuar më shumë nga të gjithë indekset, renditjen e Shqipërisë (vendi i 138 në botë). Indikatorët me performancë më të ulet kanë qenë lidhjet e inovacionit dhe thithja e njohurive (perkatësisht, vendi 135 dhe 134 në botë). Ndërkohë që niveli i lartë i investimeve të huaja direkte si përqindje e GDP ka ndikuar pozitivisht duke e renditun Shqipërinë në vendin e 15 në botë.

Për sa i perket indikatorëve të nën-indeksit të “outputeve”, Shqipëria ka renë përkatësisht 23, dhe 32 vende në të dy indikatoret: Produktet teknologjike dhe njohuritë (6), dhe Produktet krijuese (7). Indikatorët që kanë penalizuar ketë nën-indeks kanë qenë: prodhimi i artikujve shkencor dhe teknik, dhe difuzioni i njohurive (vendi i 134 dhe 113). Eksporti i shërbimeve krijuese dhe kreativiteti online kanë qenë dy indikator pozitiv duke renditur Shqipërinë perkatësisht në vend të 33 dhe 66.

Ndërkohë që për të matur eficencën e sistemit të inovacionit është përdorur indeksi i eficencës inovative si raporti i nën-inkdesit të “outputeve” me nën-indeksin e ”inputeve”. Ky indeks tregon pikërisht sa prodhim inovacioni, një shtet arrin të perfitoje nga faktorët dhe elementët e brendshëm të ekonomisë. Në këtë pikë, duke pare tab. 1, vihet re një rënie drastike (mbase më e larta) në renditje me 46 vende (vendi i 112 në botë) duke sinjalizuar një deficit të sistemit të inovacionit.

Për sa i përket vendeve në rajon, këto janë renditjet e indeksit global te inovacionit për 2012:

  • Bullgari – vendi i 43 në botë;
  • Mali i Zi – vendi i 45 në botë;
  • Serbia – vendi i 46 në botë;
  • Maqedonia – vendi i 62 në botë;
  • Greqia – vendi i 66 në botë;
  • Bosnia dhe Herzegovina – vendi i 72 në botë;
  • Shqipëria – vendi i 90 në botë.

Sic shihet Shqipëria është renditur e fundit në rajon. Sistemi i inovacionit shqiptar nuk ka arritur të mbajë të njenjtin ritëm me vendet në rajon edhe pse Shqipëria renditet nga Banka Botërore në listën e ekonomive me të ardhura-mesatare-të larta (Upper-middle-income countries) sikurse vendet e tjera të rajonit me përjashtim të Greqise që eshtë renditur në ekonomitë me të ardhura te larta (High-income-countries).

Duke vazhduar analizën e eficencës së sistemit të inovacionit, në grafikun e mëposhtëm janë paraqitur të gjitha shtetet në nivel global duke raportuar renditjen në indeksin e Inovacionit dhe GDP për frymë.

 

Sic mund të shikohet, janë krijuar tre grupime të përgjithshme të eficencës së sistemit të inovacionit: “Jo-performantët” (Rusia, Irlanda, etj), “Studentët” (India, Kina, etj), dhe “Liderët” (U.S.A, Zvicrra, Suedia, etj). Vija e trendit tregon nivel e eficencës mesatare për raportin inovacion/GDP për frymë. Shqipëria është përfshirë në grupin e “Jo-performuesve” por jo shumë larg trendit mesatar të eficencës. Kështu që, aksionet e sistemit të inovacionit duhet të kenë si objektiv kalimin e vijës së eficencës dhe përfshirjen tek grupimi i “Studentëve”.

Pse këmbëngulim tek inovacioni?

Ёshtë mënyra më e konkurrueshme për të ndërtuar një sistem ekonomik dinamik dhe efikas. Në të cilin, aktorët – kompanitë, institucionet publike, akademia dhe shoqëria – arrijnë të gjejnë paradigma të rritjes dhe zhvillimit në të gjitha fushat dhe anekset e ekonomisë.

Në një vend të vogël si Shqipëria (në të gjitha aspektet), ndryshimi dhe ndërtimi i sistemit të invacionit duhet të incentivohet nga struktura të specializuara. Nuk mund të pretendohet që i tillë ndryshim të vijë nga tregu dukeqenëse konkurrenca me përjashtim të pak sektorëve është në nivele shumë të ulta dhe tregu eshtë relativisht i vogël.

Incentiva të partneritetit privat-publik duhet të jenë në rend të ditës dhe të drejtojnë aksionet e inovacionit. Infrastrukturat e informacionit dhe teknologjisë duhet të renditin “best practices” duke përkrahur menaxherët në vendim-marrje dhe në ulje të kostove të produkteve. Dhe si rrjedhoje, në uljen e cmimeve ose rritjen e investimeve.

Problemi qëndron ne pengesat qe inovacioni has. Të tilla si inercia e ineficencës së institucioneve, pengesa nga situata monopolistike të tregut, risqet politike, etj. Keshtu që, promovimi dhe ndërtimi i një sistemi efektiv të inovacionit përbën një “must” për ekonomitë emergjente.

Drejtimi institucional me bazë inovacionin dhe teknologjinë

Përgjatë këtyre tre viteve janë hedhur hapa të rëndësishëm për fillimin e krijimit të një sistemi të inovacionit në Shqipëri me krijimin e institucioneve të specializuara në ketë fushe si: Agjensia e Kerkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Qendra e Ndërmjetësimit dhe Inovacionit për Bizneset, etj. Institucione të cilat përbëjnë bazat për sistemin e inovacionit në Shqipëri.

Megjithatë duke u bazuar në progres raportin e tetor 2012 të Bashkimit Europian, sikurse dhe rezultatet e këtij indeksi, sistemi i inovacionit në Shqiperi është në hapat e parë të krijimit dhe vitin e fundit janë relativisht ngadalësuar ritmet e zhvillimit të tij. Pak progres është bërë në politikat e kërkimit dhe inovacionit. Niveli kombëtar i investimeve në kerkim dhe zhvillim teknologjik është në nivele shumë të ulta dhe nuk është rritur që në 2010, pavërsisht objektivave të vëna në strategjinë kombëtare të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit (2009-2015). Asnjë iniciative nuk është kryer për krijimin e qendrave të ekselencës apo për të incentivuar kërkimin dhe inovacionin nga sektori privat apo iniciativa partneriteti privat-publik. Në përfundim, përgatitjet për krijimin e një sistemi të inovacionit nuk kanë avancuar dhe situata e inovacionit në Shqipëri mund të konsiderohet “GRI”.

 

3 Responses to SHQIPЁRIA – Inovative nё 2012?

  1. V says:

    Pershendetje. Shume artikull me vlere Altin. Eshte e veshtire te ndertosh inovacion ne nje vend i cili per plot 5 shekuj ju mohua shkrimi (dhe rrjedhimisht mendimi cilesor), dhe per plot 50 vjet pati nje nga diktaturat me te egra te stilit KoreanoVerior (lobotomi me mire te themi). Kjo eshte e pashmangshme qe do sillte demtime. Por demtimi ne fakt nuk i perket individit, ai sic po shikohet, dhe nese marim si indikator individin Shqiptar jashte shtetit ne me siguri bejme pjese tek “learners” (jemi ende larg prej leaders edhe pse potencialisht nuk na mungon absolutisht asgje per te qene ne ate grupim). Individi shqiptar ka aftesi te larta adoptuese. Demtimi nga se shqiperia vuan eshte i nivelit sociologjik dhe socio-ekonomik, dhe kjo me teper se sa fajtor individual, eshte nje gjendje psikologjike ne te cilen ndodhemi ne si komb aktualisht. Per te dalur nga kjo gjendje, nevojitet qe ai programi i famshem Brain-Gain Albania te filloj te punoj sic duhet, te krijoj kushtet e duhura per nje interkonjeksion me te suksesshem te komuniteteve te ndryshme shqiptare ne bote, ku pervec ndarjes se njohurive dhe halleve, te kalojme ne nje faze ku ndahen ide dhe vendosen kapitale mbrapa tyre. Celesi per ta bere kete hap nuk mund te vije vetem nga Shqiperia, por klasa politike e vendit duhet te tregohet e matur dhe vizionare per te inkorporuar ne elementin e lidershipit dhe ekonomise individe qe kane eksperience nga jashte, dhe per te inkurajuar shkembime njohurish ne nje rrafsh me te gjere dhe me profesional ndermjet shqiptareve. Deri tani kjo nuk ka ndodhur.

    Po te jap nje shembull pse inovacioni nuk ecen. Psh, kam njerez ne Shqiperi qe merren me art. Ne Shqiperi, shumica e studentave te akademise se Artit mesojne ende nen frymen e neorealizmit socialist dhe botekuptimit statik te tyre persa i perket artit (qe reflektohet dhe tek arkitektura monstruoze e qyteteve). Keshtu ne shkolle te thone ma vizato nje poce me fruta, apo me kopjo x kuader te y autori. Ne edhe ne art jemi ne fushen e imitimit, tmerresisht per te ardhur keq per nje popull i cili ka mijera vite histori. Jemi paaftesuar per te ndertuar nje “sinteze” ndermjet kultures sone popullore dhe kulturen qe kemi qe sot shume here perqeshet, me tranzicionin tone si gjithe te tjeret ne epoken e modernitetit apo post-modernitetit. Kete cilesi imituese te Shqiptarit e kapi dhe ambasadori Withers ne kabllogramet qe dolen para pak kohesh rreth rinise Shqiptare. Mund te thuhet qe si shoqeri, Shqiperia sot eshte ne vakum. Qe te stimulohet imagjinata, duhet qe te bien disa status quo-ra dhe te ngrihet nje gjenerate e re (e cila ekziston dhe po priti me teper do digjet kot) qe ka kulture te gjere kombetare por dhe nderkombetare nga eksperienca jasht shtetit qe ka formuar per te bere nje sinteze te suksesshme ne fushat e artit, biznesit, investimeve etj. Te gjitha keto fusha mbeten sot ende te pashfrytezuara ose te keqshfrytezuara, qe nuk eshte detyrimisht gje e keqe ne perspektive, potenciali eshte ende i pashfrytezuar.

  2. ALTIN KADAREJA says:

    Vendetta, flm per komentin. Ke te drejte per pjesen me te madhe te komentit dhe po te duam te gjejme nje pike fillimi per ngercin ekonomik, une do zgjidhja konkurrencen. Duhet stimuluar kjo e fundit qe automatikisht tregjet se bashku me kompanite te vihen ne kerkim te inovacionit dhe si rrjedhoje te njerezve me bagazh eksperience.

  3. […] disa artikuj të këtij blogu jam ndalur tek sistemi i inovacionit dhe anekse të tij (analiza e situates së Venture Capital në Shqipëri) për të kuptuar […]

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.