Në esenë e tij “The Great Slump of 1930”[i], John Maynard Keynes përdor shprehjen “Magneto trouble” për të shpjeguar ngërçin eknomik që zaptonte eknomitë globale në 1930-ën. Në motorrin eknonomik është prishur trasmetimi elektrik i shkaktuar nga prishja e magneto-s( një gjenerator elektrik me magnete i përodur për ndezjen e makinave në ato kohë)i cili thjesht duhet ndërruar. Natyrisht  kjo nuk është thjesht një metaforë naive. Ajo rezonon në ditët e sotme plot vitalitet. Pavarësisht vlerës kolosale të shtuar në analizën eknomike, Keynes tregoi se për të ekonomia duhet trajtuar si shkencë dhe jo si lojë morali.                                                      

Për tu kthyer në kohët e sotme, të qënurit eknomist është fantastike. Rritja e kërkesës së publikut për tju shpjeguar krizën i ka bërë disa “Star”. Gjithashtu atyre ju bëhet thirrje për të ndihmuar vëndet e tyre në krizë. Por profesioni në vënd që të marr nota të shkëlqyra, ka dështuar në dhënien e këshillave unanime në lidhje me çfarë duhet për ti nxjerrë ekonomitë nga kriza.Vëzhgimi im i drejtohe
t debatit se çfarë politike fiskale duhet ndjekur kur eknomitë shoqërohen nga nivele papunësie të larta dhe kur politika monetare është pak efikase në rritjen e investimeve.

Lexuesi mund të jetë mërzitur me shpjegimet e gjenezës dhe analizave aktuale për krizën. Megjithatë e gjykojë të domosdoshme një analizë.

Ne jemi mësuar që ekulibri i produktit të brëndshëm bruto ndodh kur mundësitë e investimeve përputhen me kursimet e dëshiruar. Një ulje drastike e tregut të pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkura përveç implikimeve të tjera, solli nje rënie domethënëse në konsumin e përgjithshëm. Kjo për vet faktin që individët shikonin rritjen e vlerës së shtëpive të tyre si mundësi për të shpenzuar më shumë. Dhe sektori bankar ja krijoi këtë mundësi. Rënia e konsumit të përgjithshëm e cila kishte ardhur si pasojë e uljes së çmimit të shtëpive dhe rritjes së borxhit privat solli ulje të shitjeve tek firmat e prodhimit. Në të njëjtën kohë që firmat nuk po shikonin kostot e tyre të bien ndërkohë që shitjet e tyre po binin, ato në tërësi po paguanin më shumë sesa po merrnin mbrapsht. Zakonisht kur kjo ndodh ato shkurtojnë operacionet e tyre duke nxjerrë njërëz nga puna dhe duke lënë makineritë të ndryshken. Firmat nuk ndërrmarrin investime sepse nuk rezultojnë me fitim, dhe individët kursejnë më shumë seç duhet. Të dy këto dinamika krijojnë një reth vicioz që përkeqësojnë më tejë pasurinë totalë të një ekonomie.

Në analizën  eknomike ne duhet gjithmonë të kemi kujdes kur mendojmë se çfarë është mirë për një individ do jetë mirë për të gjithë. Përpjekja e secilit nga ne për të rritur kursimet rezulton në fakt në një pakësim të kursimeve totale në ekonomi. Kjo ndodh vetëm kur ekonomia është në recesion pasi në kushtet e një rritje eknomike, rritja e kursimeve do rezultonte veprimi i duhur. Nën kushtet e papunësisë, rritja e kursimit apo ulja e shpenzimeve sjell ulje të të ardhurave për dikë tjëtër. Nëse një individ po kursen më shumë dikush tjetër duhet të këtë moskursyer po aq më shumë. Përpjekjet për të shkurtuar shpenzimet rezulton në uljen e të ardhurave të secilit deri sa të gjithë nuk kanë aftësi më për të kursyer.

Pra kursimet e teprura nga shkrutimet e shpenzimeve përkeqësojnë me tutje krizën. Por kjo diagnozë po merr trajtime perverse nga politika fiskale e disa vëndeve. Por çfare është perverse në këto politika?

Makroekonomia është kthyer në një shesh lufte të ngjashme me atë të 1970-80 kur modelet e reja Keynesiane nga njëra anë dhe “parashikimet racionale” nga ana tjetër ballafaqoheshin brutalisht nëpër konferenca. Krahasimi vlen vetëm për të nxjerrë në pah intensitetin e luftës pasi krahasim historik nuk është deri diku i saktë. Paralelizmi më i saktë është me debatit midis Lord Keynes dhe Thesarit Anglez gjatë 1919-1946[ii] .

Keynes kërkonte më shume shpenzime qeveritare, ndërsa Thesari këmngulte mbi moralin se duhet shkurtuar çdo llojë forme borxhi dhe papastërtie e krijuar nga flluska eknomike e 1920-tave. Dokumentat eknomike tregojnë që Anglia realisht duke ndjekur pikpamjet e Thesarit nuk e uli borxhin publik, përkundrazi, borxhi publik u rrit më shumë sesa para krizës. Rarpoti  i FMN-s “World Economic Report”[iii] i Tetor 2012 shtjellon më qartë dinamikat e borxhit të Anglisë (dhe të disa vendeve të jera) midis dy luftrave botërore dhe vërteton pikësisht doktrinën e Lord Keynes: Një politikë shtrënguese fiskale përkeqëson më shumë financat publike në një recesion eknomik dhe zhyt më thellë vendin në recesion. Përpara raportit të FMN-s, Lawarence Summers dhe BradDelong në një studim tepër të detajuar[iv] treguan se pikërisht në kushtet e një recesioni të madh kur normat afatshkurter janë drejt zeros politika fiskale bëhet më efikase. Dhe se financat publike rezultojnë më të shëndosha.

Në kushtet kur interesat afatshkurtër janë drejt zeros, politika monetare humbet efikasitetin e saj, dhe e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është që shtetet të marrin borxh duke përdorur kursimet e tepërta, dhe duke i shpenzuar ato. Dalja nga këto llojë krizash bëhet e tejzgjatur dhe e dhimbshme kur të gjithë njëkohësisht përpiqen të kursejnë për të ulur borxhin e tyre. Vetem qeveritë mund të bëjnë të kundertën. Reagimi pervers i politikës nuk qëndron vetëm në faktin se po i tregojnë një të sëmuri nga anoreksia të këqiat e obesitetit, por është edhe besimi i tepruar që tregu do rregullojë gjithçka, se marrja borxh e shtetit për të shpenzuar, thjeshtë përdor burime që mund të përdoreshin nga privati.

Kuptoj mosangazhimin e politikanëve për të ndërrmarrë rritje shpenzimesh qeveritare pasi është shumë e vështirë për tu shitur tek elektoratët e tyre, por nuk kuptoj eknomistët që këshillojnë ato. Rritja e shpenzimeve qeveritare është politika më e duhur në këto kushte. Ekonomia ështe një shkencë dhe jo një lojë morali.  Evidentoni dot moralistët?

ADMIR RAMADANI, CFA

Referenca:


[i])http://www.gutenberg.ca/ebooks/keynes-slump/keynes-slump-00-h.html

[ii])http://www.amazon.com/Treasury-British-Economic-Critical-Geography/dp/0333362721

[iii]) http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2012/02/index.htm

 

10 Responses to “Magneto trouble”

  1. Zoti Admir,

    Eshte vertete per tu admiruar menyra realiste sesi e keni trajtuar ceshtjen, e vecanerisht ne lidhje me konfliktin moralizem-racionalizem duke perqasur shembullin e borxhit anglez.

    Por na keni futur ne nje dileme tjeter, akoma me te madhe, qe eshte ajo e evidentimit te moralisteve, sidomos ne kete periudhe kritike skepticizmi, borxhesh dhe inefikasiteti te politikave ekonomike.

    Ne keto rrethana, per ta kompletuar dhe integruar argumentimin tuaj, cili eshte hapi me i afert, qe ju do te sugjeronit, te ndermerret drejt nje zgjidhje afatmesme, ne sherbim te sherimit te ambientit aktual financiar, ekonomik, politik e social?

    Ju falenderoj
    Me shume Respekt

    MSc. Pol Milo

    http://www.facebook.com/photo.php?fbid=344691172296940&set=pb.328441063921951.-2207520000.1353355478&type=3&theater

    • adi says:

      Pol,
      -ZE GERMANS jane figura me e kompleture e moralistave , pastaj mund te renditet(por jo me pak serioz) konservativet anglez dhe me pas ato amerikan.Frika e tyre me e madhe: Borxhi. Borxhi eshte nje ligesi qe duhet shkurtuar sa me pare. Gjermanet nuk ndajne dot akoma principet eknomike nga lulezimi i tyre faustian.

      -Ne varesi te vendeve shpenzimet qeveritare mund te marrin trajta te ndryshme. Disa mund te kene infrastrukture te rrenuar, disa mund te kene probleme me shkollimin e mesem dhe fillestare. Shume arsye per ti permiresuar ato. Sipas studimit te FMNs qe kam permendur ne artikull, multiplikatori eshte me i madhe se 1. Shume vende pune do gjeneroheshin.
      flm
      adi

  2. joen says:

    Admir,

    Tema eshte shume koherente. Komplimente per shkrimin, me pelqeu! Le te shkojme direkt ne piken e nxehte 🙂 pra a duhet suportuar nga ekonomistet roli i shtetit ne zgjidhjen e krizave? Projeksionet e IMF per multiplikatoret fiskale rezultuan jo te sakta per vende si Greqia e Portugalia. Rrjedhimisht politikat e austerity jo vetem qe nuk permiresuan indikatoret e borxhit te vendeve te mesiperme por perkundrazi i perkeqesuan ato. Shto ketu dhe pasojat sociale te rritjes se papunesise. Mesa duket, ketu modelet nuk duket se kane funksionuar. Megjithate supozo per nje moment qe nuk do kishte deleveraging ne keto vende. Persa kohe keto vende jane joproduktive perseri keto shtete nuk do ta sherbenin dot borxhin publik. Duhej se s’ben nje internal devaluation dhe rivendosje ekuilibrash te ri deri sa ingranazhet te funksionojne serish. Te pershendes

    • adi says:

      Joen faleminderit per komentet ,
      Ka dy momente. Roli i shtetit kur kriza sapo ka filluar. Dhe moment i dyte kur e keqja me e madhe ka kaluar por recesioni vazhdon. Gjithashtu roli varet nese ekonomia ndodhet ne nje recesion “normal”(reference US, 60-61,69-70, 73-75,80, 90-91,01,) apo ne nje recesion/depresion te madh(29’, dhe i sotimi).
      Kur ra Lehman shteti amerikan(taksapaguesit) shpetoje sistemin bankare dhe eknomine amerikane nga nje katastrofe,te shoqeruar gjithashtu nga nje stimulus ekonomik te aprovuar nga Bush. A ishte kjo e nevojshme? Sigurisht qe ishte e nevojshme. Pervec disa idhtareve ekstrem te shkolles “austriake” cdo eknomist tjeter aprovon nderhyrjen. Te nejten gje ka bere shteti amerikan ne nje krize me me pak implikime si ajo e S&L ne 87’.
      Ne momentin e dyte situate eshte me delikate. Para krizes te gjithe ekonomistet ishin ne te njejtin mendimit qe recesionet krijoheshin nga shtrengimet e politikes monetare. Gjithashtu ishte politika monetare qe nxirrte ekonomite nga recesioni duke ulur normat e interesit. Kjo ndodh gjate recesioneve normale jo te shoqeruar nga kriza financiare. Pra botkuptimi ishte qe politika monetare kontrollon dhe zbut ciklet e biznesit. Kjo ndodhte pasi evidenca neper studimet tregonte qe multiplikatori i politikes fiskale ishte ne nivelet rreth zeros gjate gjithe ciklit.
      Kushtet aktuale eknomike tregojne per nje recesion jo normale, i shoqeruar me teper borxh dhe kanale krediti te ngrira. Politika monetare eshte bere shume kreative. Norma baze eshte drejt zeros. Ne ndodhemi ne ate qe quhet “kurth i likuditetit”(liquidity trap). Ky fenomen shtjellohet nga Hicks tek esseja e tije “Mr Keynes and the Classics” ku ndermjet modelit IS/LM tregohet qe politika monetare eshte pak efikase ne kushtet kur normat afatshkurter eshte drejt zeros(glorifikuar nga krugman tek “the return of depression economics”). Ky model i lezetshem eshte modeli qe shpjegon situaten aktuale dhe hedh me shume drite tek fenomeni.Ky model funksionin si asnje tjeter per te shpjeguar recesionin ne te cilin ndodhemi. Sic ne cdo analize eknomike ne me pare duhet te biem dakort mbi pershkrimin e fenomenit ekonomik, me pas te japim rekomandime.Kjo duhet te ndodhi panvaresisht bindjeve tona politike. Ka vetem nje realitet eknomik panvaresisht sesa i veshtire eshte per ta izoluar apo per ta identifikuar. Nuk ka nje teori ekonimike per te majtet dhe nje tjeter per te djathtet, nje per punemarresit dhe nje per punedhenesit. Ne ndodhemi ne nje “kurth likuditeti” dhe ky eshte nje fakt qe duhet pranuar nga kushdo panvaresisht bindjeve politike.Eshte realiteti eknomik ku ne jetojme. Mos-efikasiteti i politikes monetare ne gjendjen e “kurthit te likuditetit” u provua nga dekata e humbur 10vjecare e japonise. E vetmja municion qe kemi jane shpenzimet qeveritare e cila ka nje multiplikator me te madh se 1-1.7 ne kushtet aktuale.
      Ne lidhje me PIGs(Greece&CO) “internal devaluation” eshte teper e dhimshme. Vetem te rinjte spanjoll e dine sec heqin. Reformat strukturore qe risjellin konkurueshmerine e tyre jane shume pozitive ne kushte normale, por jane shkaterrimtare ne kushtet aktuale. Parametrat e borxhit perkeqesohen(ref raporti I FMNs). Ato nuk jane te pershtatshme ne kushtet e nje krize. Kjo(http://www.imf.org/external/pubs/ft/sdn/2012/sdn1207.pdf) , kjo (http://www.oecd-ilibrary.org/economics/the-short-term-effects-of-structural-reforms_5k9csvk4d56d-en) dhe kjo (http://www.oecd.org/economy/monetaryandfinancialissues/economicpolicyreformsgoingforgrowth2012.htm) tregojne qe eshte nje ide shume e keqe.

      adi

  3. V says:

    Pershendetje Admir,

    Artikull qe duhet te ngjalle shume diskutime. Nga pikpamja teorike, Keynes mund te kete te drejte deri diku, sepse edhe ai vete kur ju desh ti mbronte ato teorite e veta tha qe “in the long run we are dead”. Politikat Keynesiane te nje intervencionizmi shteteror ishin te vlefshme sepse epoka historike qe e tille qe kerkonte nje angazhim me te fuqishem te shtetit ne ekonomi per shkak te renies se rendit unipolar Britanik ne bote, dhe projeksioni i nje bote dy-polare, ose me sakte multi-polare. Sa here ka multi-polaritet ne bote, rritet rrjedhimisht frika, instabiliteti (pasi ka probabilitet me te madh per miskalukulime fuqishe) dhe shteti doemos do fusi hundet ne ekonomi dhe ta kontrolloj ate nga A deri tek ZH-ja. Ne Amerike kjo u facilitua dhe nga investimet pararendese te sektorit privat, kerkimet e John Dewey-t apo impakti qe Frederick Taylor pati ne implementimin e praktikave te punes se rendomte dhe mbajtjes se rigjiditetit te ketyre praktikave pothuajse edhe ne ditet tona (ne shtetet qe jane ne zhvillim sidomos qe nuk kane ate qe quhet “service – oriented economy”. Mesaduket, kthimi tek Keynesi ne keto caste nese me perpara ishte nje metode per te justifikuar futjen e shtetit ne nje vend si Amerika qe eshte ndertuar mbi krejt te tjera principe se sa pjesa tjeter e botes, nuk eshte me justifikim por duket te jete qellim dhe prekursor i rritjes se nje trendi multi-polar ne bote. Politika aktuale Keynesiane po e pergatit boten per nje lufte te re boterore. James Rickards, nje nga analistet me te afte ne Amerike, pjestar disa here ne War Room dhe simulimet e ndryshme qe behen ne te kohet e fundit ka botuar Currency Wars, nje liber qe krahason situaten e tanishme politike e post standardit te floririt me Unlimited Quantitative Easing, me ate te para luftes se pare boterore. Deri tani, ky sistem i QE-ve, mbahet ne kembe sepse Amerika eshte me pak keq se Europa, dhe Europa eshte me pak keq se Rusia, dhe keshtu me rradhe shkon zinxhiri i borxhit. Ky zinxhir aktualisht mbahet ne kontroll per shkak te nje shah-pati ne fushen gjeopolitike Aziatike, ku Kina ndryshe nga Amerika dhe deri diku Europa, edhe pse po “pompohet” qe te jete fuqia e ardhshme ekonomike, eshte e paafte te arrije prominence gjeopolitike, pasi eshte e rrethuar nga Rusia dhe India, ndryshe nga Amerika qe eshte zot i plotfuqishem ekonomik dhe rrjedhimisht ushtarak i gjithe hemisferes perendimore. Prominenca gjeopolitike lokale eshte kusht primar per prominence globale. Megjithate, kjo gje nuk mund te vazhdoj infinit, nga Irani berthamor (prandaj dhe Amerika nuk mund te lejoj kete gje) e deri tek konfliktet e ndryshme ne bote, ky rend do prishet, dhe kur te prishet, nuk besoj se Kinezet, apo ata qe i japin borxhe perendimit do pranojne politikat keynesiane qe zhvleresojne monedhen ne nje pike qe mund ta quajme vjedhje te mirfillte. Inflacioni qe ato shkaktojne eshte nje takse e mshehur tek populli lokal, dhe nje mjet politik per marredheniet me jasht qe eshte i vlefshem per sa kohe pjesa tjeter e pranon kete maredhenie. Nje nga skenaret qe investigohet tek Currency War eshte pershembull fakti qe Rusia, nje nga prodheueset me te medhenj te Gazit Natyror dhe me resurse pafund pothuajse mund te thote nje dite qe une preferoj flori dhe jo letra te printuara me shumice, ose mund te mbeshtesi OPEC-un per nje kerkse te tille, dicka qe OPEC-u ka vite qe e debaton. Amerika mesaduket ka arritur ta identifikoj kete trend, ose ta startoj varet si e shikon dhe brenda 2020 do behet prodhuesi me i madh i energjise ose se paku i afert me Rusine dhe do jete suficient pothuajse totalisht. Izolimi Amerikan eshte nje prekursor i nje prishje te rendit ekonomik dhe politik boteror, pasi komuniteti nderkombetar pa Ameriken eshte inekzistent, nje fjale e bukur me pak domethenie.

    Politika Keynesiane eshte e rrezikshme edhe per nje aresye tjeter, pasi ajo promovon me tej bureokratizimin dhe institucionalizimin e ekonomise private duke e lidhur ate akoma me fort me shtetin dhe korrupsionin dhe preferencat qe kjo mbart me vete. Firmat e kane te veshtire te ndermarrin investime kur tregu eshte i mbushur me rregulla pafund, dhe kur nje set agjencishe sic ndodhi ne Amerike u promovuan nga shteti qe te japin kredi pafund per njerez qe ishin te pakualifikuar per to. Me gjith “misionin humanitar” qe kjo u mundua te portretizohej per plot 30 vjet, ajo qe ndodhi eshte qe nje grup i vogel burokraktesh u fuqizua dhe pasurua tejmase me praktika te demshme per ekonomine dhe pjesa tjeter humbi cdo gje, perfshi pjesa qe ishte shendoshe e mire.

    Ekspansioni shteteror ka kuptimin nese nuk ka korrupsion dhe investohet ne infrastrukture, ne edukim etj, por kudo te shohesh ne Perendim, perfshi dhe fatkeqsisht Ameriken qe po ndjek nje trend te rrezikshem qe shkon kunder parimeve kushtetuese, shpenzimet shteterore jane subjekt te korrupsioneve dhe trajtimeve preferenciale.

    Tregu nuk mund te rregulloj asgje nese ai eshte “setup to fail”.

    • adi says:

      V,
      Keynes eshte perdorur shume nga te majtet per te justifikuar nderhyrjen e shtetit, por kjo eshte nje keq-interpretim i shemtuar i keyenes. Keynes –original thoshte se nese do marresh borxh ne piken me te ulet te recesionit per te rimekembur ekonomine, duhet ta paguash ate borxh gjate pikes me te larte te ekspansionit duke taksuar popullaten.
      Ne politike Keynes eshte nje fjale e piste tashme.Megjithese te gjiteh jane nga pak Keynesian, nuk ndigjon ndonje te thote qe jam i tille. Kjo ka ndodhur pasi ne 1970-t, politikaten nuk vendosen te paguanin borxhin ne piken me te larte te ekspansionit, megjithese merrnin borxh vazhdimisht per te stimuluar ekonomine.Rezultati ishte nje borxh strukturor shume i larte, dhe stagflacion. Keshtu qe eshte joshese per nje politikan te shtypi gazin te kaloje pengesen dhe te rizgjidhet si kryetare shteti.

      Ne kushtet aktuale eshte shume e favorshme rritja shpenzimeve qeveritare pasi shteti nuk po konkuron me privatin. Privati nuk do te investoje. Shteti thjesht po perdore resurset(puna dhe kapitali) qe po rrine kot.

      Dhe sigurisht qe kemi me shume nevoje per nje treg me te rregulluar te finances. Ky eshte mesimi i pare I krizes.

      faleminderit adi

      • V says:

        Pershendetje Adi,

        Keynesi dhe politika e tij monetare ne nje ekonomi si kjo e tanishme nuk ben pune. Pse ? Sepse ne kohen kur Keynesi erdhi me idete e tija ishte nje ekonomi e orientuar drejt prodhimit, ndersa tani eshte drejt konsumit. Kur ti rrit sasine e parave ne treg, atehere shkonin direkt tek xhepat e prodhuesit dhe ndertuesit, jo tek xhepat e Nordstrom,Amazon,Macys,APPLE, Microsoft, politikaneve dhe burokracise (qe jane shtuar dhe jane element joprodhues ne shoqeri). Duke shkuar tek xhepat e prodhuesit ato edhe ruheshin per te ardhmen, pra kishte dhe nje “wealth building effect”. Ndersa tani, shoqerite perendimore vec konsumojne. Nese ti printon leke ato harxhohen dhe futesh me ne borxh, por jo vetem kaq, por ky lloj printimi shkakton dhe nje problem tjeter per ekonomine qe eshte e oriantuar drejt te ardhmes ku faktoret prodhues jane gjithmone e me pak relevante, shkakton ate qe quhet “cost-push inflation”, pa mare parasysh “squeezet” qe ka shkaktuar ne sektorin e naftes dhe atyre qe merren me derivatet e tyre duke ulur marzhet e fitimit jashtmase. Keynesi duhet te ri-shikohet ne kontekstin e nje ekonomie qe besoj se jemi dakort nuk eshte me ajo e viteve 30-40 ne vendet perendimore. Eshte rrenjesisht e ndryshuar prej politikave progresiste dhe prej eliminimit te prodhimit dhe kthimit ne nje shoqeri konsumuese. Mund te thote dikush qe jemi ekonomi “sherbimi” por dhe atje sherbimi nuk mjafton te mbaj po aq njerez ne pune sa mban prodhimi. Facebook ne shume kuptime eshte nje kompani “sherbimi” por puneson shume pak njerez per te qene faktor relevant.

        V

        • adi says:

          Pershendetje V,
          kerkoje ndjese per vonesen,nuk e kisha pare…
          keynes eshte me relevant se kurre.ai ka dhene “framework” per te menduar per krizat ekonomike.

          -US ka kohe qe eshte nje ekonomi “sherbimesh” por ka pasur papunesi para krizes shume(4-5%) me te ulet se gjermania e fokusuar ne prodhim apo kina. Jetomjme ne globalizem ku ca shtete fokusohen tek sherbimin dhe ca tek prodhimi. Eshte nje problemaktike e polikes internacionale. principet e international econmics thote qe sektoret e eknomise specializohet aty ku jane me mire dhe vendosin ekuilibrin pa cenuar papunesine. Ekonomia amerikane eshte adaptuar tmerresisht shume shpejt mbas shkaterrimit te shume fabrikave per shkak te prodhimit kinez.

          -Nuk ka gje te keqe me leket qe shkojne tek Amazon, Apple, Microsoft, perkundrazi ato jane krenaria e US dhe jane arsye qe i lejojne US te vazhdoje te kryesoje sot ne bote-sillicon valley.

          -Problemi tani eshte mungesa e konsumit dhe jo konsumi i tepert. Analiza duhet bere mbi kushtet aktuale.Individet nuk po konsumojne. Keynes thoshte qe kete rol ne kushte krize duhet ta bej shteti. Nuk ka diference, migjethese nuk me vjen ne mendje ndonje studim nese politika expansioniste fiskale jane me pak efikase tek nje ekonomi sherbimi apo prodhimi. Per momentin me duket nje teze absurde. I gjithe celesi eshte tek “INVESTIMET” jo tek konsumi.por qe te shtyje nje kompani te investoje ajo duhet te shikoj rritje te vazhdueshme te shitjeve te tyre. Prandaj eshte kaqe i rendesisht konsumi i vazhdueshem. SPEND, SPEND, SPENd= KEYNES. Nje studimi sapo i dale nga IMF tregon qe multiplikatoret jane shume me te medhenje ne nje depresion sesa ne nje expansion. http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2012/wp12286.pdf
          Nuk kam hasur ne ndonje studim ku ben diferencen midis nje ekonomie sherbimi dhe prodhimi dhe impakti i politikave fiskale ne to.

          -problemi aktual eshte deflacioni dhe jo inflacioni.

          faleminderit per komentet. fundjave te mbare 🙂

  4. adi says:

    ….dhe nje evidence nga nje artikulli krugman: http://www.nytimes.com/2012/12/10/opinion/krugman-robots-and-robber-barons.html?partner=rssnyt&emc=rss..

    …”technology is displacing workers of all, or almost all, kinds. For example, one of the reasons some high-technology manufacturing has lately been moving back to the United States is that these days the most valuable piece of a computer, the motherboard, is basically made by robots, so cheap Asian labor is no longer a reason to produce them abroad.”

  5. adi says:

    WOW! Its official.Austerity Economics Doesn’t Work
    http://www.newyorker.com/online/blogs/comment/2012/12/austerity-economics-doesnt-work.html

    “Osborne, relying on arguments about restoring the confidence of investors and businessmen that his forebears at the U.K. Treasury used during the early nineteen-thirties against Keynes, insisted (and continues to insist) otherwise, but he has been proven wrong”

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.