Si çdo familje shqiptare dhe qeveria planifikon se sa do të jenë të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm. Ashtu sikundër dhe një familje, qeveria i vendos vetes një tavan të borxhit që ajo duhet të ketë në krahasim me të ardhurat vjetore. Në rastin e Shqipërisë, qeveria ka vendosur se ky kufi duhet të jetë sa 60% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Disa ekonomistë vendas dhe të huaj, sikundër dhe FMN, kanë sugjeruar me të drejtë se Shqipëria duhet të ketë një borxh publik më të ulët duke dhënë dhe një shifër që vërtitet  rreth vlerës 40-50% të PBB-së. Në një periudhë kur kriza po dominon ekonominë botërore prej më shumë se katër vjetësh dhe kur Shqipëria ka po kaq vite që rritet nën potencial, duket si i panevojshëm respektimi i një rregulli fiskal, i cili pengon qeverinë të kryejë politikat e saj ekonomike në kohë të vështira.

Për këtë arsye, debati që hidhet në publik me shqetësimin se kalimi i pragut prej 60% të borxhit publik do të vendoste në pikëpyetje stabilitetin makroekonomik të vendit, nuk duket se është i duhuri. Mjafton të kujtojmë se në 12 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka patur asnjëherë një stok të borxhit më të ulët se 50%, dhe për më tepër, në vitin 2002 ajo pati një nivel prej 62.5%. Ashtu si dhe në vitin 2002, ekonomia shqiptare ndodhet nën potencialin e saj të rritjes ekonomike dhe për këtë arsye mbetja peng e një rregulli për hir të rregullit e ngurtëson sjelljen e qeverisë dhe i lidh këmbët në një periudhë kur çdo qeveri demokratike ka dalë jashtë rregullave ekonomike për të garantuar stabilitet ekonomik. Ndaj thyerja e pragut prej 60% është në të mirë të ekonomisë sonë dhe jo e kundërta. Rregulli fiskal i deritanishëm ka garantuar një sjellje të parashikueshme të qeverisë dhe rritje të kredibilitetit të financave publike të shpërblyera me eurobondin e parë të vitit 2010.

Në këtë kuptim do të ishte mirë që analiza e projektbuxhetit të vitit 2013 të analizohet në qëllimet që ajo ka në lehtësimin e presioneve me të cilat po përballet prej kohësh dhe ekonomia jonë. Kështu që tri janë drejtimet kryesore të debatit. Së pari, a është ky projektbuxhet në përputhje me strategjitë e shpallura të qeverisë? Së dyti, a sjell ky një përfitim afatgjatë të ekonomisë sonë?

Për sa i përket pikës së parë, strategjitë e shtetit shqiptar shprehin qartë angazhimin ndaj  infrastrukturës rrugore në vend dhe në vitin 2013 ajo është rikonfirmuar si përparësi absolute, pasi do të realizohen afërsisht 500 milionë dollarë investime të tjera. Kjo do të mbyllte një kapitull të rëndësishëm të projekteve të shtetit shqiptar për të zvogëluar në maksimum distancat e tregjeve vendase dhe ato të huaja. Nga ana tjetër, projektbuxheti adreson një shqetësim të ngritur prej kohësh nga Banka e Shqipërisë për rënie të nivelit të konsumit të qytetarëve. Ndaj rritja e pagave dhe pensioneve me 5-6% ose dy herë më e lartë se indeksimi për inflacion mundet të adresojë pikërisht këtë ngërç të ekonomisë sonë.

Për sa i takon pikës së dytë, dihet tashmë se përfitimet nga investimet në kapital ndjehen vetëm në periudhën afatgjatë. Fatkeqësisht, investimet kapitale në vend njohën ulje gjatë dy viteve të fundit për të respektuar pragun e borxhit prej 60%, duke e detyruar ekonominë tonë të humbasë kohë në përfitimet e pritshme të këtyre investimeve. Por gjithashtu kjo rritje e borxhit publik duhet shoqëruar me një dedikim të shtetit shqiptar se është i përkohshëm dhe i detyruar nga rrethanat. Pasi ky devijim, edhe pse i lehtë, nuk është kurrsesi në favor të kredibilitetit të qeverisë për të ndjekur kursin e politikës fiskale që ajo ka deklaruar. Në rast të kundërt, qeveria mundet të kërkojë konsensus dhe të propozojë një rregull të ri fiskal, i cili do të kushtëzonte çdo qeveri, pasi me rregullin aktual e vetmja pengesë është vullneti i vetë mazhorancës dhe asgjë tjetër.

 

9 Responses to Debati i gabuar për borxhin

  1. Ernesto says:

    Besart jam dakort me ty qe problemi nuk qendron tek borxhi por tek perdorimi i tij. Debati duhet bere mbi transparencen mbi shpenzimet, vecanerisht ne infrastrukture.
    Gjate analizes tende thua qe qeveria duhet te propozoj nje rregull fiskal i cili percakton se rritja e tavanit te borxhit aktual eshte vetem provizor dhe ne te ardhmen do te ulet. Per kete duhet te kerkoj konsensus
    Pyetja eshte se cila opozite do te jepte konsensusin per te rritur borxhin e si pasoj shpenzimet vitin para-elektoral(duke influencuar votuesit), e me pas ti kerkosh asaj ne rastin se vijne potencialisht ne pushtet, ta ulin ate ?

  2. Besart Kadia says:

    Ideja eshte qe per vitet 2002-2012 rregulli i mos kalimit te 60% ishte shume i mire dhe efikas. Fakti eshte qe kohet jane te veshtira dhe respektimi i rregullit ka me shume kosto se benefite. Ndaj konsensusi duhet te vi pas 2013 dhe per vitet 2014-2020 ne nderthurje dhe me projektin per tu bere anetar te BE-se. Problemi nuk eshte pra aspak 2013 sikunder e ke lexuar ti por 6 vjecari i ardhshem. Dhe se dyti nuk them qe duhet arritur konsensus ne ulje te borxhit por konsensus ne rregull te ri qe nenkupton dhe rritje te borxhit ne kohe te veshtira. Po bej dhe share te mendimit te Arjan Kadarese, Anetar i Keshillit Mbikqyres te BSH dhe Petraq Milo- Keshilltar i kryeministrit ne emisionin Ora Ekonomi qe transmetova dje. http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Wny98VPf5Wk

    • Nini says:

      Nuk e kuptoj se ku bazohesh kur thua qe respektimi i rregullit ka me shume kosto se perfitime?!!! Jam dakord qe niveli 60% u borxhit ndaj PBB nuk eshte automatikisht nivel optimal dhe vende te ndryshme mund te kene nivele te ndryshme. Po te thuash qe per vitet e ardhshme edhte me kollaj te rrisim borxhin sesa te dispilionjme financat publike eshte shume e guximshme. Shiko pak profilin e borxhit qe e ke ne pjesen me te madhe afatshkurter dhe e kupton se sa risk merr mbi vete per kete fakt. per te mos fol per ritmet e rritjes se borxhit qe po tejkalojne ritmin e rritjes ekonomike dhe besoj cdo ksuh qe merr vesh pak nga ekonomia e kupton se cdo te thote. Nuk gjej argument te qendrueshme ne faktin se e kemi pas te lart ne 2002 nivelin e borxhit dhe mund ta kemi dhe tani!!! Po ta thuash ne menyre te rendomte eshte si te thuash shpetova nje here nga plumbi sme ben gje as heren tjeter. Dhe te kujtoj qe ne 2002 ishim vend me te ardhura te ulta dhe perfitonim hua koncensionare, ndryshe nga tani qe i merr me terma tregtare!Fjala kyce tani eshte dispiline fiskale qe duhet te vij ne te dy kahet: te ardhurat dhe shpenzimet. Shume shpejt do jemi te detyruar te bejem rritje taksash aty ku mund te kete vend per dicka te tille. Dhe kryesorja eshte ulja e shpenzimeve korrente (kryesisht ato jo produktive), pa prekur ato kapitale (sic eshte bere rruge keto vite)se futemi ne nje spirale nga ku sdalim dot pastaj. Shiko pak kredite e keqeia qe kane arritur 25
      % (1 ne 4 ka probleme) dhe nje pjese e mire vijne nga biznese qe kane bere pune publike dhe nuk jane likuiduar. prandaj te thuash qe mund te rrisim akoma borxhin eshte nje mendim thuajse vetevrases, duke pat parasysh rrethanat aktuale me nje model ekonomik thuajse inekszistent,jo konkurrent, pa profilizim dhe te pa organizuar.

  3. adi says:

    Besart,te pergezoj per nxitjen e ketije debati

    mendoje qe eshte fryma e duhur nese ne aktualisht ndodhemi ne nje rritje eknomike sipas FMNS dhe WB prej 0.5%.Ne kete menyre politika fiskale zbut ciklin e biznesit. Gjithashtu shpenzimet te jene te targetuara ne infrastrukture dhe edukim qe ne studimet dalin me multiplikator te larte.Shqiperia eshte akoma rurale. Rritja e pagave dhe e pensioneve duhet sakrifikuar per keto te dy.

    Gjithesesi ne duhet te jemi kritik ndaj politikaneve qe na drejtojne. Nje gje e cuditshme qe vura re eshte se qeveria aktuale e cilesonte si virtyt te pasurit shpenzimeve qeveritare/buxhet te larta(apo buxhet te MADHE sic shprehen),ie nje shtet te madhe. Dhe mburret me kete. Kjo bie ndesh me principet qe duhet te kete nje qeveri e djathte.Nga ana tjeter te majtet ulerasit per rritjen e pensioneve dhe pagave, gje qe duhet realist ta mbeshtesin. Diskursi eshte kok-poshte. Gjithesi e mbeshtes rritjen e shpenzimeve nga e djathta ne pushtet sepse eshte nje politike qe ka sense ekonomik,dhe ndonjehere duhet te sakrifikosh botkuptimet perkatese per hire te eknomise. Por gjate cikleve normale te dyja palet duhet tju ngjiten dhe te ruajne principet e tyre ne politikat fiskale. Vetem ne kete menyre krijohet nje debat i cili nxjerre perfitime afatgjate ne eknomine shqiptare.

    Nese ne qahemi per shkollat me kushte mesjetare dhe per rruge me gropa dhe ne te njejten kohe kritikojme rritjen e shpenzimeve qeveritare atehere problemi eshte tek ne qytetaret dhe jo tek qeveria.

  4. Nini says:

    Adi jam dakord qe ne duhet te jemi gjithmone kritik ndaj politikaneve dhe poltikave te tyre. Teorikisht keto qe thua ti jane te drejta, por duhet pare praktikisht cfare ndodh ne realitetin tone. Jo cdo lloj shpenzimi qe ben Qeveria ka moltiplikator te larte ne rritjen ekonomike dhe fatkeqesisht ajo qe ndodh ne Shqiperi eshte qe buxhetet pergatiten me fryme optimiste dhe aspak realiste. Parashikohen te ardhura qe nje zot e di si do realizohen dhe kur vjen puna ne fund te vitit per te ruajtur deficitin cfare behet? Shkurtohen ose shtyhen ne kohe pagesat e investimeve duke goditur ne menyre indirekte rritjen ekonomike afatmesme/afatgjate dhe duke i krijuar veshtiresi bizneseve te kontraktuara nga Qeveria. Prandaj ne kushtet aktuale eshte shume e rendesishme disiplina fiskale sepse e bere ne menyren e duhur do te ishte shume efikase per ti dhene frymemarrje ekonomise dhe jo per ta frenuar ate.

  5. grushenka says:

    “Ndaj thyerja e pragut prej 60% është në të mirë të ekonomisë sonë dhe jo e kundërta.”
    eshte shume i forte ky rekomandim. qe te thuash kete gje ne radhe te pare duhet bere nje analize apo studim se kush do e financoje kete borxh. bankat? a kane ato likuiditet te nevojshem? edhe nese po, financimi i borxhit nga bankat a do te perkthehet ne kredidhenie me te ulet per bizneset (dmth vazhdim i ngadalesimit te investimeve private). a kane investimet private multiplikator me te larte ne GDP sesa shpenzimet publike? etj etj…

  6. Besart Kadia says:

    Pyetja e pare a kane bankat likuiditet? Nuk ka nevoje per asnje studim pasi BSH nxjerr raporte tre mujore per kete gje. Eshte nje nder pikat e forta te bankave tona- mire kapitalizimi.

    Por gjithashtu duhet te shohesh se raportimet thone se : “Në fund të Tetorit, rritja vjetore e portofolit të kredisë ishte vetëm 4%, rritja më e ulët prej të paktën tetë vitesh”. Kjo vjen ne nje kohe kur norma e interesit e BSH eshte ne minimumin e saj historik. Prandaj keto pyetje qe ju keni jane teorike nderkohe qe treguesit jane te qarte se perse eshte e nevojshme nje nderhyrje nga financat publike.

  7. Nini says:

    Besart normal qe ktu do flitet teorikisht madje deri tani edhe analiza qe ben ti mbetet teorike pasi nuk shoh asnje tregues konkret qe mund te na bej te vlersojme kostot dhe perfitimet e rritjes se nivelit te borxhit. Edhe praktikisht pervec disa non senseve teorike nga analiza e projekt buxhetit (qe te bejne te vesh ne pikpyetje se sa konkret mund te jete ne realizim ky buxhet) do te theksoja edhe nje fakt qe deri tani eshte anashkaluar: Viti 2013 eshte vit zgjedhor dhe ka studime qe tregojne qe ne vitet zgjedhore rritja e shpenzimeve qeveritare nuk ka ndikim te forte ne rritjen ekonomike per arsye se nje pjese e mire e ketyre shpenzimeve jane ne mbeshtetje te fushates dhe popullsia duke patur pasiguri ne rezultatin e zgjedhjeve eshte e prirur te kurseje.
    Dicka tjeter qe do te keshilloja eshte kur i citon raportet e BSH citoi te plota pasi vertet rritja e portofolit te kredise eshte shume e ulet, po aty thote dhe arsyet se pse eshte e ulet, nje nder te cilat kriteret shtrenguese te bankave (ka dhe te tjere). Pse e kane shtrenguar kredine bankat? Mos valle sepse kane alternative investimi “te sigurte” Qeverine?? Nese Qeveria ul kerkesen per financim nga bankat mos valle keto do tregoheshin me aktive ne kreditim dhe do rritej konkurrenca pasi sic e theksove kane likuiditet me bollek?

  8. Olti Rr says:

    Borxhi nuk po rritet se duhen me shume shpenzime. Borxhi po rritet sepse mbledhja e tatimeve eshte degjeneruar ne nivele te turpshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.