Forumi ekonomik botëror ka publikuar raportin mbi konkurrueshmërinë e biznesit të 144 vendeve nëpër botë. Në këtë raport Shqipëria renditet e 89-ta nga 144 me një rënie nga raporti i 2011-2012 i cili e rendiste të 78-tën.

Indekset prej të cilave matet konkurrueshmëria janë si mëposhtë :

Cilësia e institucioneve të cilat janë rregullat e lojës të një shoqërie dhe kanë impakt mbi nivelin e konkurrencës dhe rritjes.

Infrastruktura, e cila është e rëndësishme në uljen e kostove të transportit, e si pasojë në ndërlidhjen e tregut të brendshëm dhe në integrimin tregetarë me vendet fqinje.

Qëndrueshmëria makroekonomike. Ndihmon në planifikim biznesin

Cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe e arsimit fillor.

Trainimi i stafit dhe arsimi i larte.

Eficenca e tregut në prodhimin dhe shpërndarjen e të mirave material.

Eficenca dhe fleksibiliteti i tregut të punes. Matës i alokimit të forcës punëtore, në mënyrë që produktiviteti i secilit agjent të jetë më i lartë.

Eficenca e sektorit financiar i cili rishpërndan kursimet në mënyrë sa më produktive.

Përgatitja teknologjike, matëse e përthithjes së teknologjive të reja në fushën e biznesit.

Tregu potencial, një treg më i madh krijon kushte për ekonomi shkalle në prodhim.

Praktikat e sofistikuara të biznesit.

Niveli i inovacionit në procese, produkte dhe shërbime

Në këtë studim indekset e mësipërme janë matur nga një pyetësor drejtuar menaxherëve te kompanive,  renditen në një shkallë nga 1 në 7(1-shumë keq, 7- shumë mirë)  dhe janë të ndara në 3 kategori sipas skemës së mëposhtme :

Secila kategori ka rëndësi specifike bazuar në fazat e ndryshme të zhvillimit. Për vendet më pak të zhvilluara te cilat konkurojnë me krahun e lirë të punes kanë rendësi primare , Institucionet, Infrastruktura, Stabiliteti Makro-Ekonomik, Shëndetësia dhe Shkollimi fillor. Për vendet në zhvillim të cilat kanë një fokus më të lartë në eficencën e prodhimit, rëndësi parësore kanë indekse të tjera si shkollimi i lartë dhe trajnimi i stafit, eficenca e tregut të punës, të atij të mallrave dhe të kapitaleve financiare. Gjithashtu rëndësi ka dhe niveli i absorbimit të teknologjive të reja dhe madhësia e tregut. Vendet e zhvilluara janë të drejtuar të resë, prandaj indekset e inovacionit dhe praktikave të sofistikuara të biznesit janë ato të cilat bëjne ndryshimin mes tyre. Shqipëria sipas këtij raporti është e vendosur në kategorinë e dytë.

 

Pjesa e fundit e këtij artikulli do të trajtojë se në cilat variabla përbërëse te indekseve të mësipërme Shipëria është duke performuar më mirë dhe në cilat është një hap prapa vëndeve të kategorisë të cilës ajo i përket.

 

Shqipëria është një shtet me një treg të vogël (98 nga 144) por në të cilin ndërhyrja e shtetit dhe burokracitë ligjore për hapjen e një sipërmarje të re janë të pakta(26 nga 144) . Vendi yne renditet i 29 për sa i përket procedurave që nevojiten për të hapur një biznes te ri dhe e 10 për numrin e ditëve. Gjithashtu niveli i taksimit  për biznesin është i favorshem(42/144). Praktikat ligjore janë fleksibël mbi punësimin dhe pushimin nga puna(26/144), për një forcë punëtore e cila renditet e 33 në nivel produktiviteti për pagë.

Për tu theksuar ështe edhe vëmemndja ndaj trajnimit të stafit (40/114), cilësia e edukimit për sa i përket shkencave ekzakte(40/144) dhe investimet e shtetit në futjen e teknologjive të reja.

 

Por cilat janë problematikat që e pengojnë konkurueshmërinë e biznesit në Shqipëri ?

Një nga pengesat kryesore për bizneset është mungesa e nje gjyqesori te pavarur (121/144) dhe të një legjistlacioni efektiv ne zgjidhjen e konfliketeve midis bisneseve (e 98-ta)

Keto të dhëna së bashku me mungësën e paaanshmerisë në vendimet e gjyqsorit (89-tet) na flasin për një treg ku nuk funksionon dora e fshehtë e Adam Smith-it dhe forca e ligjit por aftësia për të korruptuar(korrupsioni paraqitet si problemi i dytë më i madh për të bërë biznes)

Por këto nuk janë të vetmet probleme për biznesin, sipas sipërmarësve dhe menaxherëve problemi kryesor është gjetja e financimeve ku të maresh borxh në sistemin bankar është e veshitirë (136/144) dhe e shtrenjtë (125/144) e ku financimet alternative si tregu i kapitaleve dhe prezenca e Venture Capital nuk ekzistojnë.

Për sa i përket teknologive të reja ato nuk janë një element konkurueshmërie në vetvete por duhen të vihen ne funkion të biznesit për ta bërë atë më kompetitiv. Kjo nuk ndodh pasi Shipëria ka një nivel emigrimi të lartë të turit (të 96/144) e  bashkëpunim të ulët midis universiteteve dhe sipërmarjeve në gjetjen e zgjidhjeve të reja ( 138/144).

Si përfundim dua të them se rruga për të shkuar drejt një ekonomi të bazuar mbi njohuritë dhe vlerën e shtuar është fokusimi në edukimin e shoqërise dhe në bashkëpunimin midis botës akademike dhe biznesit. Këto së bashku më heqjen e pengesave ndaj individëve dhe sipërmarjeve, si pavarsia e gjyqësorit dhe korrupsioni, janë rrugët që kthejnë një shoqëri në një motor gjenerues zhvillimi.

Shqipëria, gjatë këtyre viteve kapitalizëm nuk ka ecur në këtë rrugë, duke performuar relativisht më keq se vendet e tjera ish-komuniste, si rrjedhojë gapi i saj është rritur në raport me këto të fundit , sic tregohet në grafikun e mëposhtëm.

 

One Response to Konkurrueshmëria e biznesit Shqiptar (2012-2013)

  1. Filma says:

    Nuk e di sa jane te verteta keto studime gjithsesi rezultate shume te dobeta sa per konkurrence ne shqiperi deget kryesore jane monopol ska fare konkurrence :S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.