Sipas një raporti special publikuar nga FT pak ditë më parë mbi situatën ekonomike gjatë vitit 2012 në  Bullgari, vendi konsiderohet një ishull stabiliteti në kontekstin e trazuar ekonomik dhe politik të vendeve fqinje si Greqia, Rumania apo vendeve të  ish-bllokut Jugosllav.

 Të dhënat mbi ekonominë bullgare Canada Goose Jacka dëshmojnë një stabilitet në rritje të lidhur me qeverisjen e 3 viteve të fundit të Boyko Borisov dhe partisë së tij te djathtë Gerb, bazuar në një platformë agresive anti-korrupsion, e cila pritet që për herë të parë në historinë post-komuniste të këtij vendi të rikonfirmohet në zgjedhjet e ardhshme.

Por cilët faktorë ekonomikë  përmenden si vendimtarë në këtë zhvillim?

Rezultati lidhet me investimet në rritje në aktivitete të natyrës prodhuese dhe spostim të fondeve private në dispozicion Parajumpers si dhe investimeve të huaja drejt këtyre sektorëve, kundrejt investimeve të mëparshme të natyrës spekulative në sektorët imobiliarë dhe turizëm që tashmë kanë humbur atraktivitet. Raporti flet qartë për një aftësi të ekonomisë bullgare të tërheqë investime të huaja në fusha të ndryshme të aktivitetit prodhues si industria automobilistike, kimike apo bujqësia (kryesisht vitikultura)  etj.

Ndërsa lexoja këtë studim, nisa të mendoj për kontekstin tonë ekonomik e disa ngjashmëri me tregun bullgar, i cili me 7.3 milionë banorët e tij mbetet një realitet i vogël ekonomik në Ballkan, si Shqipëria. Dy avantazhet kryesore që në raport ilustrojnë aftësinë e Bullgarisë për të tërhequr investime të huaja janë kosto e ulët e punës, aktualisht më e ulët se ajo kineze – paga minimale 159 euro – ndërkohë që në Shqipëri është në nivele të ngjashme, 21.000 leke – dhe niveli i ulët i taksimit të të ardhurave 10%, identik me atë shqiptar.

Por ekonomia bullgare gëzon një nivel borxhi publik 16% të PBB dhe një borxh të jashtëm neto rreth 32% të PBB (më të ulët se 53.4% i Italisë, apo 114.6% i Greqisë), sinjale të një prodhueshmërie të mirë të brendshme dhe eficence fiskale dhe në menaxhimin e shpenzimeve publike. Shqipëria në të kundërt mbetet në rreth 59% borxh publik mbi PBB dhe rreth 40% të PBB borxh ndërkombetar .

Disa avantazhe te ekonomisë bullgare në raport me atë shqiptare që nuk mund të replikohen qëndrojnë në sipërfaqen për frymë rreth 40% më të madhe që ka ndihmuar historikisht zhvillimin e bujqësisë. Nga ana tjetër pranimi në Bashkim Europian dhe monedha relativisht e qëndrueshme në sajë të ankorimit me Euro-n shtojnë atraktivitetin e ekonomisë.

Gjithsesi, avantazhet kryesore  të natyrës fiskale, të kostos së lirë të punës dhe të një fuqie punëtore të kualifikuar për prodhim industrial janë ndër kryesorët përmendur në raport. Për sa i përket fuqisë punëtore të kualifikuar për prodhim industrial edhe vendi ynë paraqet një avantazh në sektorët e industrisë së rëndë falë investimit të madh publik në këta sektorë gjate regjimit komunist, kur mjafton të përmendet që “Ish-Kombinati i Autotraktorëve” prodhonte pjesë për industritë automobilistike të Europës Lindore.

Së fundmi Bullgaria po fokuson shumë resurse në sektorin energjitik ku nga një anë zhvillon projekte të përbashkëta me Rusinë si projekti “South Stream” me Gazprom për kalimin e konduktit të gazit nga Rusia në best online casino territorin bullgar drejt Europës Qendrore , por nga ana tjetër në një tentativë për të krijuar pavarësi energjitike nga Rusia po investon dendur në sektorin e ekstraksionit të gazit në Detin e Zi dhe disa platforma tokësore. Mendohet se vijimësia e këtyre projekteve mund ta bëjë Bullgarinë të pavarur nga Rusia nga pikëpamja energjitike me rezerva nëntokësore që nga 2018-2019 do të mjaftojnë për të plotësuar të gjithë nevojën energjitike në vend.

Duke bërë një paralelizëm me vendin tonë, mund të përmendim fokusin e viteve të fundit ndaj sektorit hidroenergjitik, që është ai me potencial më të madh për industrinë energjitike në Shqipëri, akoma i pashfrytëzuar, me Shqipërinë që për momentin mbetet një vend importues energjie. Por premisat janë për një zhvillim të shpejtë të këtij sektori me rreth 200 licencat private të dhëna për ndërtim centralesh hidroenergjitike dhe nëse projektet zhillohen në mënyrën e duhur, ky sektor mund të krijojë mundësi për një pavarësi energjitike të ekonomisë sonë në të ardhmen. Nuk duhen përjashtuar, vec fushave të njohura naftëmbajtëse në vendin tonë, dhe iniciativa të mëtejshme eksplorimi të nëntokës për zbulimin e rezervave akoma të panjohura të naftës dhe gazit natyror.

Pra modeli bullgar, vec ngjashmërive gjeopolitike paraqet edhe elementë të tjerë ngjashmërish me ekonominë tonë që mund ta përbëjnë një itinerar zhvillimi Yiki Wigs për t’u replikuar në shumë aspekte, gjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-se. E rëndësishme është që të ruhen politikat fiskale lehtësuese që nxisin investimet e huaja dhe prodhueshmërinë në vend, duke forcuar nga ana tjeter legalitetin në të gjitha aspektet, atë të fiskalizimit por dhe të njohjes reale dhe respektimit të të drejtave primare si ajo e pronës, si dhe duke luftuar agresivisht korrupsionin.

Vetëm kështu mund të krijohen premisat bazë të kandidimit në BE dhe realizimit të asaj rritjeje që do të mundësonte reduktim të deficitit buxhetor dhe nivelit të borxhit Human Hair Wigs sale publik dhe ndërkombëtar të shtetit tonë.

 

3 Responses to Një model për t’u ndjekur

  1. Nje artikull vertet interesant. Mendoj se ja vlen per tu ndare me njerez te interesuar mbi ekomomine ne vend.
    Nese me lejohet do te deshiroja ta publikoja ne Portalin http://www.infoalbania.org tek seksioni i Biznesit.
    Patjeter duke shenuar si burim website tuaj apo emrin e autorit.
    Kush mund te ma jape lejen ?

  2. V says:

    Pershendetje,

    Bullgaria pati nje ndihme te madhe, dhe qe dhe merita e tyre sigurishte qe degjuan nga Amerikanet persa i perket balancimit te faktoreve makroekonomike. Ata qe ne 1997 lidhen me fixed-exchange monedhen e tyre me “euro”-n qe kishte dy vjet qe kishte dale si koncept dhe deshte dhe dy vite te implementoheshe ne eurozone. Kjo beri qe nga pikpamja makroekonomike Bullgaria te ishte shteti dhe faktikisht eshte akoma me parametrat me cilesore ne kete aspekt, por nga ana mikroekonomike ata vuajten shume per disa vite. Megjithate duket se kjo vuajtje po paguan me ne fund. Kostot i kane nen kontroll dhe sic ilustruat ju po merren shume me projekte energjitike.

    Ne kontekstin e ketyre projekteve une kam shume ekpozim. Ne Shqiperi, qe kur ra sistemi komunist, u tha shprehimisht se as gozhda nuk do prodhohet me. Nga pikpamja e kapitalizmit ka nje fare kuptimi, sepse nese gozhden e prodhon me lire ai qe eshte ne Kine, ateher nuk ke pse ta prodhodh ti ne Shqiperi. Ceshtja qendron se ketu tek ne u sabotua sistematikisht cdo perpjekje duke filluar nga Gjermanet me heret perpara se te binte sistemi, e deri tek Japonezet me Kromin, Gjermanet me pas me projekte madhore per ERP-ra(qe do sillte futjen e nje fare ideje se cdo te thote te jesh “eficient”), Norvegjezet ne sektorin hidroenergjitik dhe te naftes, Sllovenet ne sektorin hidroenergjitik(ne favor te Austriakeve qe kishin kosto se paku 3 here me te larta), dhe ne fund nga vitet 2000 ishte dhe bllokimi qe ju be Kines po ne sektorin hidroenergjitik. Kjo pasoi me pas mbylljen e te gjitha institucioneve shteterore te rruga urave, tuneleve, digave etj. Kina sic dihet po nderton hidrocentrale kudo ne Afrike, dhe ka nder inxhinjerat me te pergatitur ne kete fushe (shume prej tyre ishin ne Shqiperi ne vitet 1960 dhe kane trajnuar inxhinjerat tane qe kane bere projekte nga me madhoret ne bote). Pra ne kemi humbur shanc mbas shanci per te qene nje superfuqi e vogel ne Ballkan. Se sa eshte faji i politikave tona dhe politikaneve tane, dhe se sa ka te bej me nje kontekst me te gjere te ndikimeve te shumta te jashtme kjo eshte ceshtje qe nuk mund te debatohet dot ketu.
    Persa i perket modelit Europian te zhvillimit, te ciles Bullgaria po tregohet shume e afte ti rezistoj eshte i bazuar ne ate qe quhet “nder-vartesi”. Shqiperia duhet ti mari energji Serbise, Serbia Frances e keshtu me rradhe. Bullgarise para disa vitesh i thane te mbylli edhe Belenin, nderkohe qe shteteve balltike i thuhet te mos perdorin me qymyr, duke i lene te ekspozuara te varen nga gazi Rus.
    Nese Shqiperia duhet te mari nje shembull nga Bullgaria, eshte se Shqiperia duhet te mari vendime me vetvendosese per veten e saj, dhe te shofi mundesite ku mund te aplikoj nje politike me dinamike me shtete si Bullgaria, Turqia por dhe Kina dhe forcime rrajonale te kesaj natyre. Por une nuk e shoh me shume optimizem. Bullgaria ka kohe qe ka implementuar politika shume te mira, ka nje kontigjent shume te shkolluar qe e mirepret mbrapsht dhe e financon te shkollohet ne vendet me te mira, pa mare parasysh qe ata gjithsesi kane nje sistem arsimi shume te mire. Ne jemi shume larg ne kete pike. Historia e potencialeve te pashfrytezuara te Shqiperise po kthehet si tragjedia e Godotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.