15 Shtator 2008 Lehman Brothes, banka e investimeve e katërta për nga madhësia në Amerike, shpalli falimentimin. Falimentimi i Leman Brothers ishte falimentimi më i madh në Historine Amerikane. Ky falimentim shënoi majën e një krize që u përhap kudo.

Me gjithë masat e rrepta të ndërmara, pasojat dhe pasiguritë e kësaj krize ndihen akoma. Në Shqiperi u fol për përhapjen e kësaj krize. U përdorën termat “e drejtperdrejtë” dhe “e tërthortë”. Por ne, le ta nisim arsyetimin tonë nga thënia e lashtë: “Kush pëson, mëson”. Sipas kesaj thënie ne duhet të kishim filluar të mësonim me kohë. Sepse ne duke arsyetuar, mund të nxjerim jo vetëm katër, por njezet e katër apo edhe njëqind e njëzet e katër leksione të hollësishme.

Unë zgjodha katër cështje, që mund ti kemi si mësime, duke u nisur nga studimi i faktorëve ekonomik. Këto katër mësime të përqasura në formë cështjesh ndjekin nje vijueshmëri arsyetimi llogjik dhe janë si më poshte:

Mësimi i Parë

 1. Në Shqipëri Kriza nuk prek Bursën por Konsumin

Gjëja e parë që të gjithë ne mendojmë, është me të drejtë se kriza ska sesi të prekë Bursën kur Bursa nuk është Aktive. Mosfunksionimi i bursës si një treg i organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar mbi shitjen dhe kuotimin e titujve, aksioneve obligacioneve dhe letrave me vlerë në Shqipëri është një problem i hershëm. Mungesa e këtij tregu të organizuar për shitblerjen e aksioneve të kompanive u duk sikur ruajti nga goditja fatale kapitalet aksionere.

Por efektet u ndien në drejtime të tjera. Ra Konsumi. Rënia e konsumit tkurri shitjet e mallrave të ndryshme si të bizneseve vëndase ashtu edhe të importeve. Rënia e shitjeve si pasojë e rënies së fuqisë blerëse dhe e kërkesës aggregate bëri që operuesit në tregje të kishin më pak lekë në dispozicion. Kjo orientoi më tepër drejt shitjeve me arketime të mëvonshme duke rritur detyrimet dhe të arkëtueshmet midis operatorëve të ndryshëm në trege. Kështu u rritën detyrimet financiare të pashlyera dhe borxhet në total.

Mësimi i Dytë

 2. Në mungesë të Bursës, Kriza në Shqipëri reflektohet tek Kreditë Bankare

Duke qëne se mungon aktiviteti i bursës dhe i tregut të organizuar të shkëmbimeve të titujve aksionerë dhe të borxhit, këtë rol e luan tregu i brendshëm i kredive. Kreditë janë kontratat më të shumta si në numër dhe në volum, përfaqësuese të detyrimeve të zakonshme dhe mjaft të përhapura.

Shitblerja e kredive nuk është bërë akoma masive, por është një proçes në shqyrtim. Kjo gjë nuk e ka përzier më tej ngatarresën e borxheve, por gjendia aktuale e izoluar në mardhëniet Kredimarrës-Kredidhënës e pasqyron mjaft mirë situatën financiare. Rolin e kredidhënësit e luajnë më së shumti bankat dhe institucionet financiare aktive të kredidhënies apo dhe leasing të qerasë financiare. Po të hyet në brendësi dhe të analizohet situata e kredive, mund të merren informacione e të krijohet një panoramë e qartë mbi gjëndien reale aktuale të financimeve të borxhit si publik ashtu edhe privat.

Mësimi i Tretë

3. Kriza në Shqipëri u reflektua “pothuajse” pas 3 vjetësh

 Kriza vonon por nuk harron. Nga kulmi i saj në vitin 2008, u reflektua “pothuajse” pas 3 vjetësh në Shqipëri. Përse them “pothuajse”? Për dy arsye:
E para, pasi në sektorë dhe në produkte të ndryshme ajo u reflektua në kohë dhe në përmasa të ndryshme.
E dyta, them “Pothuajse” pasi i referohem Shtatorit të vitit 2008.

Kreditimi në Shqipëri ka një rritje të njëtrajtshme përgjate viteve 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011. Në vitin 2012 ka një frenim të dukshëm të këtij kreditimi. Kjo u shoqërua nga ana tjeter me rritje të kredive të këqija në vonesë dhe gjithashtu rritje të borxhit publik. Rritja e borxhit publik kur frenohet konsumi ka qënë gjithmone temë e debateve më të diskutuara, herazi apo edhe së fundmi.

Mësimi i Katërt

 4. Mos-efikasiteti i Politikës Monetare 

Ulja e normave të interesit në monedhën lek NUK u reflektua në çmimet e kredive. Kjo për arsye të nivelit të lartë të kredive dhe transaksioneve në valutë të huaj kryesisht Euro, kundrejt monedhës vendase në Lek mbi të cilin vepron politika monetare.

Në grafik tregohet ecuria e kreditimit për 5 vitet e fundit. Niveli i kredive ka qënë në  rritje të vazhdueshme deri në vitin 2011. Ndërsa në vitin 2011 dhe 2012 kjo rritje u frenua.

kreditimi_ne_shqiperi

Nga ana tjeter Banka e Shqipërise uli normën bazë të interesit në Janar 2013 në nivelin 3.75% nga 4%. Norma bazë e interesit (e llogaritur si norma e interesit një javor REPO) ështe ulur edhe dy herë të tjera, në Mars të vitit 2012 nga 4,5% në 4.25% dhe në Maj 2012 nga 4.25% në 4%.

Ulja e kësaj norme nuk u shoqërua me ulje të interesave të kredive nga ana e institucioneve bankare dhe financiare, pasi në interesin e kredive përfshihet perceptimi në lidhje me riskun financiar të pagesave, asimetria e informacionit, historiku i kreditimit, informaliteti etj. Për zhvillimin ekonomik politika e normës së interesit nuk tregoi se funksionoi edhe pse nga ana tjetër ajo mbart kostot dhe risqet e veta.

Gjithashtu një marrdhënie të ngusht me mos-efikasitetin e politikës monetare ka dhe mungesa e stabilitetit ekonomik. Stabiliteti ekonomik është një konditë e domosdoshme por jo e mjaftueshme për efikasitetin e politikës monetare.

Këto ishin katër çështjet që në linjë arsyetimi vijnë në të njëjtën rrjedh. Ato ndjekin njëra- tjetrën dhe janë tërësim i situatës reale në Shqipëri.

4 Responses to Katër Leksione nga Kriza Globale që duhet të nxjerrim ne shqiptarët

  1. Albi says:

    Shume shkrim i bukur!

  2. Eri says:

    Kendveshtrim interesant..

  3. RL says:

    Titulli i artikullit eshte shume premtues por artikulli as nuk fillon te permbushe premtimin. Shumica e artikullit jep ose pershkrime ose deklarime faktesh elementare dhe te njohura publikisht dhe nje pjese jane konkluzione pa pretenduar fare ndonje analize per te justifikaur konkluzionin. Ndoshta pika e katert (e atyre qe ti me mendjemadhesi i quan leksione) ofron sadopka analize. Pjesa me e bukur e artikullit eshte konstatimi se ne Shqiperi kriza nuk preku bursen sepse… nuk ka burse (pa i hyre faktit qe terminoogjia eshte terminologji popullore se ne fakt kriza nuk preku bursat por tregun e kapitaleve – e pa i hyre me tej nese eshte i vertete ky pretendim edhe pse me gjuhe popullore (se ne fakt falimentimi i bankave nuk erdhi nga ulja e vleres se aksioneve). Kurse pjesa me “shkencore” eshte deklarimi se meqe ne Shqiperi nuk ka burse kriza u reflektua tek kredite, dmth po te kishte burse nuk do ishte reflektuar tek kredite!!

  4. AK says:

    Ne fakt ceshtjet e trajtuara prekin problemet te cilat ndoqen rrjedhen e ngadalte te krizes ne vendin tone, por nuk mund te konsiderohen si perqasje per te dhene rekomandime ose forma te tjera te mesimeve qe mund te nxjerrim nga kjo pervoje vendase ose ajo qe kaluan vendet e huaja. Ndoshta mund te parashtrohen me tej detaje ne lidhje me nje permiresim te ketyre problemeve reale me te cilat njerezit, firmat dhe bankat po perballen cdo dite.
    Gjetja e krahasimeve eshte tejet interesante per ballafaqimin e kushteve ekonomiko-financiare te vendit tone me ato te vendeve te tjera me te zhvilluara.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.