raportNë vitet e fundit në Shqiperi një ndër debatet më të nxehta ka qënë rreth vërtetësisë së të dhënave zyrtare të financave publike dhe të indekseve të ndryshme makroekonomike.

Propozimi i mazhorancës së re për të tejkaluar këtë problem bazohet  mbi tre pika:

1)      Një program bashkëpunimi midis Bankës së Shqipërisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për vlerësimin e financave shqiptare.

2)      Një auditim i jashtëm i financave publike nga një kompani e huaj.

3)      Binjakëzimi i INSTAT-it me një institut statistikash të një vendi të Bashkimit Europian dhe menaxhimi nga ky institut për 5 vjet.

Pyetjet për ju janë:

A)      Mendoni se problemi i transparencës së financave publike është një problem real ?

B)      Nëse po, mendoni se iniciativat e mësipërme mund ta zgjidhin këtë problem apo mendoni se kjo qasje është jo e saktë ?

- Ketu gjeni një prezantim për auditin ndërkombëtar për ekonominë nga zyra e kryeministrit te zgjedhur.
Tagged with:
 

11 Responses to Cfarë mendoni mbi transparencën e financave publike?

  1. IDLIR GJATA says:

    Mendoj se transparenca e financave publike eshte nje problem real. Mungesa e dakortesise per indekset ekonomike sjell veshtiresi per investitoret potencial dhe gjithashtu per politik-beresit. Nje monitorim me profesional i financave publike do te mund te ndihmonte edhe ne luften kunder korrupsionit i cili per mendimin tim eshte problemi kryesor me te cilin ndeshet ekonomia shqiptare. Nje INSTAT i pavaruar nga poltika do te mund te ofronte nje trajtim me profesional te indekseve makroekonomike dhe do te kalonte debatin e ndertimit te ketyre te fundit nga politika ( sic ndodhte gjate fushates se fundit) drejt rretheve akademike.

    Nga ana tjeter duhet pare nese keto programe bashkepunimi do te sjellin ne rrijte te profesionalizmit te institucioneve shqiptare te kontrollit dhe te statistikave apo jo. Vetem vula e nje vendi te BE-se nuk ben gjithcka te besueshme. Nuk duhet harruar se dhe Greqia eshte nje vend i Bashkimit Europian.

  2. JOHANNES ESTRADA says:

    Te them te drejten jam akoma i paqarte rreth idese se auditimit nderkombetar, nuk dihet cilat jane te dhenat e pabesueshme qe duhen audituar, e cilat jane thjesht problematike per tu grumbullar e kesisoj me shume se auditimi ka nevoje per rritje profesionalizmi.

    Psh, flitet per perfshirjen e Bankes se Shqiperise per te dhenat e borxhit me shume gjasa. Ne kete rast nuk ka nevoje fare per auditim nderkombetar ose dicka te ngjashme. Duke qene se borxhi merret nepermjet Ministrise se Financave, dhe BSH eshte vetem agjent i shitjes, kur te merret Ministria ne kontroll mund te shihet nese ka me shume bono te shitura apo jo. E njejta gje mund te behet edhe per fatura te pashlyera ndaj biznesit dhe kjo ti shtohet statistikave te borxhit.

    Ne rastin e INSTAT, nese perflitet binjakezimi me nje institut nderkombetar per rritjen e profesionalizmit atehere kjo nuk ka lidhje me auditimin. Per te mos thene me teper qe nese problemi pse INSTAT manipulonka shifrat eshte presioni politik, atehere duhet eleminuar ky presion politik. E kete nuk ka auditim qe ta korrigjoi nese vullenti politik nuk eshte aty.

    Auditi behet per te patur nje informacion me te sakte te shpenzimeve te administrates, dhe qartesisht mund te kete vlera. Po pastaj nuk kuptoj ku hyn FMN ketu e aq me teper Banka Boterore qe merret me projekt zhvillimi kryesisht.

    Ka dhe probleme te tjera po po e le me kaq he per he. Sic e thashe, shume e paqarte si nisem.

  3. IDLIR GJATA says:

    Johanes, heqja e Instatit nga kontrolli i qeverise dhe menaxhimi i ketij te fundit nga nje institucion statistikash nderkombetar behet pikerisht per heqjen e presionit te politikes nga INSTAT-i. Te pakten keto jane deklaratat zyrtare. Se sa kjo nje nisem do te rrise profesionalizmin e INSTAT-it dhe ne baze te cfare kriterevere do te perzgjidhet instituti me te cilen do behet bashkepunimi mbetet per tu pare.

  4. Admir Ramadani says:

    A)Nese eshte apo ka qene problem do dali nga auditimi. Nje kontroll i plote i besueshem i te gjithe detyrimeve te shtetit tone te korruptuar normale qe duhet te mirpritet. Besoje se cesthja eshte tek detyrimet implicite,aka “off-balance items”(zerat jasht bilancit) tip garancish dhe linjash te tjera qe nuk figurojne ne detyrimet qe publikon ministria apo vete metodologjia e llogaritjes se borxhit. Por gjithashtu dhe zera te tjera me lehte per tu vleresuar nga shpenzimet dhe te ardhurat duhen te pasqyrohen drejt dhe te marrin nje vule vertetesia nga nje pale e trete.
    B)Binjakezimi dhe manaxhimi nga nje institut i huaj tenton te shmang presionin politik direkt mbi INSTAT dhe te rrise profesionalizmin.
    Te dy jane drejtime te mira. E vetmja mangesi eshte qe keto dy probleme tonat duhet te adresohen me politika qe kane zgjidhje afatgjata.

  5. Admir Ramadani says:

    Korrektim: reforma e raportimit sipas Standartet nderkombetare (IPSAS) dhe reforma ligjor dhe administrative ne vetvete jane afatgjate. kjo ndihmon ne transparence dhe vertetesine e te dhenave po jo se garanton ato.

  6. br3dharaku says:

    jam perpjek ta kuptoj motivin qe per te thene te drejten, pjeserisht eshte dhe per te justifiku skepticizmin qe PS ka shfaq gjithmone, sa here jane perplas per ceshtje shifrash. Fakti ngelet qe nji auditim i financave publike pervecse rrezaton probleme besushmerie te institucionet e vendit, jep dhe nji mesazh negativ te dyfishte te komuniteti i huaj, sidomos ai europian. Sepse jo vetem qe u demonstrojme paaftesi teknike por u leme te kuptojne se duhet te marrin me dyshim cdo shifer te raportuar nga institucionet tona ketej e tutje.

  7. br3dharaku says:

    @Admir, binjakezimi eshte nji proces qe mundson perfitim pervoje por nuk garanton pavarsi te institucionit. Menaxhimi i huaj eshte i rrezikshem si precedent edhe pse dikush mund te thote te kunderten, qe mund te sherbeje si nxites per rritjen e profesionalizmit ne te ardhmen. Ngelet per t’u pa

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Pikerisht kete doja te thoja.

      E para, binjakezimi nuk garanton pavaresi. Pavaresia vjen vetem nga pushteti qe te jep ligji. Nese neser administrates se ardhshme nuk do i pelqej nje statistike, sa pushtet do kete per ti bere presion INSTAT-it?

      E dyta, binjakezimi jo gjithmone garanton rritje profesionale. E gjitha varet nga incentivat. Nese institucioni i huaj nuk i pergjigjet kujt, atehere nuk ka asnje incentive per te qene me profesional.

  8. Niko says:

    Jam i mendimit qe cdo lloj perpjekje qe perpiqet te permiresoje dhe te eliminoje konfliktet e interesit me Institucionet Statistikore eshte me teper se e mirepritur. Problemi real nuk qendron ne raportimin e borxhit (si vlere) qe ka qeveria sepse ai eshte dicka qe mund te auditohet lehte, mjafton te auditosh librat e ministrise se financave. Problemi kryesor qendron ne vertetesine e indikatoreve qe publikon Instat qe jane me te veshtire per tu konkretizuar. Per shembull rritja e GDP eshte realisht aq sa publikohet ( Te mos harrojme se kemi te dhena konfliktuale per kete indikator, FMN nxjerr rritje ekonomike tjeter dhe Instat tjeter pra kush eshte e verteta )? A eshte Inflacioni i matur sakte dhe a eshte shporta e zgjedhur e llogaritjes se inflacionit ajo qe eshte me teper perfaqesuese per te matur rritjen apo renien e fuqise blerese te individeve. A jane vrojtimet periodike te kryera per nxjerrjen e ketyre treguesve transparente dhe a eshte zgjedhja qe behet per keto vrojtime ajo e duhura. Pra keto jane problemet reale per te cilat Instat eshte kritikuar gjithmone dhe te gjitha masat e mesiperme ndihmojne sado pak ne permiresimin. Eliminimi i konflikteve te interesave eshte shume i rendesishem sepse siguron qe Instat do te publikoje te verteten dhe jo ate qe kerkon “kryeministri ose shefi”. Sigurisht qe nuk mund te pretendojme perfeksion por sado pak permiresim do te ishte i vlefshem, keshtu qe mendoj se te gjitha masat jane nje hap pozitiv ne kete drejtim.

    • JOHANNES ESTRADA says:

      Pikerisht, vertetesia ose jo e indekseve statistikore nuk ka te bej fare me auditimin.

      • Niko says:

        E vertete, nuk ka te beje me auditimin e pasqyrave financiare e megjithate fjala auditim eshte perdorur ne kete kontekst, por pak rendesi ka fjala rendesi ka procesi. Mendoj se sado te meta te kene propozimet e mesiperme jane nje hap pozitiv dhe eshte me mire se te mos besh asnje gje. Duhet te sigurohemi qe indekset e mesiperme nuk jane te manipuluara qellimisht dhe kjo eshte mjaft e rendesishme per te rritur kredibilitetin e Instat si institucion

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.