unemplymentNjëri nga problemet kryesore të analizës së ekonomisë në vend është saktësia dhe për rrjedhojë dyshimi ndaj  të dhënave statistikore. Argumentat e bazuar në të dhëna, panvarësisht mundit dhe elokuencës llogjike, hidhen posht menjëhërë, duke krijuar një ndjesi dështimi tek argumentuesi apo kërkuesi. Por kjo nuk duhet të na dekurajoj në përpjekjet tona për të analizuar problematikat ekonomike në vënd. Kur Robert Shiller, ekonomist i shquar amerikan, ju desh të shpjegonte sesi filloi të identifikonte flluskën e tregut të pasurive të patundshme, ai nuk ju referua indeksit të njohur Case-Shiller (po i njëjti Shiller) por një historie të shkurtër gjatë vajtjes në një konferencë në Florida.Taksixhiu po i tregonte ndërtimet luksoze, të bollshme gjatë rrugëtimit.”Shiko”- i tha taksixhiu- “diçka e çuditshme ka ndodhur, shtëpitë janë shtuar si kërpurdha në pak kohë”. Nuk është nevoja që ti referohesh të dhënave për të evidentuar nje fenomen ekonomik i cili është i prekshëm dhe i dukshëm kudo. E njëjta paralele mund të shtrohet për një problem që vazhdon të lëngojë ekonominë shqipare- papunësia e lartë e tejzgjatur. Të gjithë e dimë, e ndiejmë, e shikojmë – dhe siduket s’kemi bër asgjë për ta përmirësuar. Në raportin e dalë rishtaz për papunësinë, INSTAT publikon se papunësia për tremujorin e parë vajti në 14.5%, një rritje prej 1.1% në krahasim me një vit më parë.

Histerezis ndodh kur ekuilibri i ardhshëm i papunësisë varet nga nivelet e papunësisë së maparshme, apo papunësia e lartë vazhdon në nivele të tilla për një kohë të gjatë për shkak të efekteve permanente që lënë shoket negative në ekonomi. Papunësia mesatare  në Shqipëri nga viti 2000 deri me tani ka qënë rreth 14% duke mos shkuar asnjëherë poshtë 12%. A kemi ne një situatë “Histerezis” në Shqipëri, dhe nga se është shkaktuar ajo? Kjo pyetje kërkimore duhet tashmë të kishte entuziazmuar kërkuesit shqiptarë pasi tregon për drejtimin e duhur të politikave strukturore të tregut të punës. Për më tepër papunësia ështe një problem akut social. Ne kemi qënë vokal ndaj problemit të papunësisë si këtu.

Në punën e tyre origjinale dhe tepër influencuese “Hysteresis And The European Unemployment Problem”, Oliver Blanchard dhe Lawrence Summers (1987), japin një shpjegim të papunësisë afatgjatë që u shfaq në vëndet europiane gjatë viteve 70- 80-t. Mes disa faktorëve që ndikojnë mbi histerezis,  ato identifikojnë asimetrinë që egziston në vendosjen e nivelit të pagave midis të punësuarve në kompani dhe atyrë që kërkojnë të punojnë në kompani. Të “huajt” që kërkojnë të punojnë deri-diku nuk përfillen dhe pagat vendosen me qëllimin e mbajtjes në punë të rrethit egzistues të punonjësve. Një model formal ilustron sesi shoket e përkohshëm mund të kenë efekte të përhershme mbi nivelin e papunësisë në kontekstin kur pagat vendosen nga punëdhënësit në marrëvshje me punonjësit egzistues(të brëndshëm).

Aspekti kryesorë i kësaj papunësie është ngulmimi. Teoritë ekonomike standarte janë të pamjaftueshme për ta shpjeguar nëpërmjet shokeve të ofertës apo kërkesës. Gjithashtu rezistenca e çmimeve dhe e pagave nuk justifikon dot kohën e gjatë të këtij ngulmimi të papunësisë. Në kuptimin që shoket e kërkesës nuk ndikojnë në ekulibrin e papunësisë apo papunësinë natyrale (NAIRU), duhet të kishim pritur që papunësia afatgjatë të shoqërohej me ulje të inflacionit. Ndërkohë inflacioni nuk ka rënë mjaftueshëm në përputhje me papunësinë. Shoket e ofertës duken sikur janë më premtues për të shpjeguar rritjen e ekuilibrit të papunësisë. Sachs(1979;1983) dhe Bruno dhe Sachs(1985) kanë argumentuar që papunësia në Europë gjatë viteve 70-80-të ishte rezultat i kombinimit të shokeve të ofertës dhe i rezistencës së pagave reale. Argumenti është se me ndodhjen e një shoku të ofertës pagat reale nuk ulen për të ekuilibruar tregun e punës për rrjedhojë duke krijuar papunësinë. Një faktor tjetër i ofertës është dhe ndryshimet strukturore në ekonomi të cilat bëjnë re-alokime në shkallë të gjërë të të punësuarve, duke lënë të papunë sektor  të dështuar. Ndoshta faktori më i zakonshëm nga ana e ofertës është zvoglimi i  produktivitetit të punëtorëve. Si me shoket e kërkesës na shfaqet problemi i shpjegimit të zgjatjes së shokeve në ekonomi. Problemi me shoket e ofertës është se për të patur një ndikim afatgjatë mbi papunësinë, duhet që pagat reale të kenë një rezistencë afatgjatë. Kur oferta e punës bëhet jo-elastike, shoket e ofertës(agregate) reflektohen tek pagat reale, jo në papunësinë. Sigurisht që ofertat individuale të punës janë jo-elastike afat-gjatë. Nuk është e vështirë për të gjetur evidenca të shokeve negative – vështirësia qëndron në shpjegimin e përhapjes dhe e tejzgjatjes së këtyre shokeve.

Tre kategori kryesore, që në vija të trasha mund të referohen si “kapitali fizik”, “kapitali njerzor” dhe marrëdhenia midis punëmarrësve “të brenshëm-Vs- të jashtëm”, konsiderohen të shpjegojnë se pse shoket që krijojnë papunësi në një periudhë të vetme mund të kenë efekte afatgjatë. Bazuar në këtë retorikë, mund të evidentohet se kush nga këta faktor është përgjegjës për papunësinë afatgjatë në vendin tonë. Natyrisht, menjanë retorikës,shkrimi në vetvete ka për synim nxitjen e kërkimit shkencor të këtij fenomeni në Shqipëri.

Faktori i kapitalit fizik shpjegon se një rënie e kapitalit fizik i lidhur me rritjen e papunësisë që shoqëron një shok negativ redukton kërkesën pasuese për punë duke krijuar një papunësi të tejzgjatur. Shpjegimin i këtij faktori për papunësinë bie ndesh me shëmbujt historik. Ulja e investimeve në depresionine e 1930-s nuk parandaloi punësimin si pasoj e ri-armatimit të vëndeve gjatë luftës së dytë botërore. Gjithashtu rënia drastike e investimeve në kapitalet civile gjatë luftës së dytë, nuk pengoi rritjen e punësimit mbas luftës. Panvarësisht mosidentifikimit të shumë studimeve si faktor kryesor  të histerezis , për shkak se reduktimi i kapitalit e ka bërë të pamundur për të punësuar të gjithë forcën e punës, ne mund te jemi një rast më vete, dhe ky faktor mund jetë përcaktues.

Faktori i dytë, “kapitali njerzor” argumenton se punonjësit që janë papunë humbasin mundësinë për të ruajtur dhe përditësuar aftësitë specifike që ju duhen gjatë punës. Veçanërisht për të papunët afatgjatë  atrofia e aftësive mund të kombinohet me pakënaqësinë që shoqëron forcën e punës nga pamundësia për të gjetur një punë. Një argument tjetër është se në një ambjent ekonomik me papunësi të lartë, bëhet shumë e vështirë për punonjës të kualifikuar dhe të aftë, për të mbajtur punën e tyre dhe për tu promovuar. Matja e rëndësisë që zë faktori i “kapitalit njerzor” në gjenerimin e histerezis është shumë e veshtirë.

Faktori i tretë, marrëdhënia  midis punonjësve “ të brëndshëm- të jashtëm” është çfarë Blanchard dhe Summers kanë identifikuar(si më sipër) si shkaktarin kryesorë të histerezis në Europë gjatë viteve 70-80-të. Supozojmë që të gjithë pagat vendosen si rezultat i marrëveshjes midis punëdhënësve dhe punëmarrësve egzistues (“të brëndshmit”), dhe ku të “jashtmit”(kërkuesit për punë) nuk luajnë asnjë rol. Punëmarrësit egzistues janë të interesuar të mbajnë punën aktuale, jo në sigurimin e punës për të “jashtmit” që po kërkojnë për punë. Kjo ka dy implikime.

Së pari në mungesën e shokeve çdo nivel i punësimit egzistues është i vetëqëndrueshëm-ato vendosin pagat në mënyrë që të qëndrojnë të punësuar.

Së dyti  dhe më e rëndësishme në prezencën e shokeve, mbas zvogëlimit të punësimit, disa punonjës humbasin statusin e tyre të të qënurit i “brendshëm”, dhe grupi i ri më i vogël se më parë, vendos nivelin e pagave në atë mënyrë që të mbajë këtë nivel të ri punësimi. Në këtë mënyrë punësimi dhe papunësia nuk tregojnë ndonjë tendencë për tu kthyer në nivelet e tyre para shokut, por përcaktohen nga historia e mëparshme e shokeve.

Kory Kroft  i Universitetit të Torontos, Fabian Lange i Universitetit të McGill dhe Matthew Notowidigdo të Universitetit të Çikagos aplikuan një eksperiment ku dërguan  12,000 CV fiktive  në punë të ndryshme shërbimesh në SHBA gjatë Recesionit të Madh(2008).  Aplikimet ishin ndërtuar në atë mënyrë që aplikantët me të njëjtën edukim dhe përvojë aplikuan për të njëjtën punë. Ndryshimi i vetëm ishte  në përiudhën që kandidatët ishin jashtë tregut të punës. Ata zbuluan që mundësia e aplikantit të thirrej për intervistë zvoglohej kur kohëzgjatja e papunësisë rritej( nga 7.4% mbas një muaj papunë në 4-5% në deri tetë muaj papunë). Ky rezultat pjesërisht mbështet tezën se papunësia afatgjatë është vetë-përmbushëse. Si klientët të cilët shmangin restorantet thjesht sepse ato janë bosh, kompanitë ngurojnë të punësojnë dikë të skualifikuar nga kompani të tjëra.

Evidenca teorike e prezantuar deri tani lë pa përgjigjur një pyetje shumë të rëndësishme për Shqipërinë. A është prezenca(nëse) e histerezis tek papunësia shqiptare rezultati i rregullave dhe praktikave të tregut të punës, apo histerezis është rezultat i shokeve të vazhdueshëm ndaj punësimit?  Nëse pjesa e parë e pyetjes merr përgjigje pozitive atëherë reformat strukturore mbi tregun e punës është drejtimi i duhur; dhe nëse përgjigja e pjeses së dytë është pozitive atëherë politikat ekspansioniste makroekonomike janë zgjidhja më e mirë.

Personalisht hamendësoj se arsyeja e histerezis tek ne ndodhet rreth faktorit të “kapitalit njerzor”. Tufat e të papunëve  njësoj si makineritë e lëna pasdore në fushë-varreza nuk i ngelen gjë tjetër vetem se të ndryshken– të “pa-aftë” për tu inkuadruar në ekonominë e re që drejtohet drejt njohurive. Ri-integrimi i këtyre punonjësve në tregun e punës do sjellë sfida dhe kosto që nuk besoj se kompanitë, qeveria dhe vetë individët i kanë kushtuar sadopak mendim.

Referenca:

Mikail O. February 2002. Hysteresis and Persistence in Unemployment: a Definition.

Kroft, K, Lange F., Notowidigdo M.J. 2013.  Duration Dependence and Labor Market Conditions: Evidence from a Field Experiment.

Blanchard, O, and Lawrence S.Hysteresis and the European Unemployment Problem,@ NBER Macro Annual, 1986

Blanchard, O., and Lawrence S. Hysterizis in Unemployment.NBER working paper series. Working Paper No. 2035

Bruno, M., and J. Sachs. 1985. The Economics of Worldwide Stagflation. Oxford: Basil Blackwell.

Sachs,  J.1985. High unemployment in Europe. Harvard University. Mimeo.

Ball, Laurence. 2009. Hysteresis in Unemployment: Old and New Evidence. NBER working paper series. Working paper No.14818.

http://www.instat.gov.al/. Rezultate kryesore nga  Anketa  Trmujore  e Forcave të Punës 2012- 2013

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.