kletia1Prof. Majone, nё njё artikull tё tij mbi pёrqasjen ndaj integrimit evropian pas krizёs sё eurozones, jep njё panoramike tё kthjellёt mbi leksionet qё kjo krize parashtron pёr konceptin e integrimit, duke thёnё se ajo mund tё jetё nё tё vёrtetё njё bekim i fshehur pёrderisa mund tё japё disa leksione nё lidhje me mundёsinё pёr tё rishikuar pёrqasjen tradicionale ndaj integrimit.  Ndёrsa sado interesante, nuk ёshtё vendi qё kёto leksione tё debatohen kёtu, studimi i mёsipёrm ёshtё njё shembull pёr tё treguar se debati akademik mbi integrimin evropian ёshtё kompleks dhe nё evoluim e sipёr. Jo vetёm kaq, por ai nuk mund tё bёhet pa pasur parasysh zhvillimin historik tё kёtij procesi, proces i cili, sipas Prof. Majone-s, ashtu si cdo projekt bashkёpunimi rajonal, ka sigurisht tё mira por ka edhe limite.

Ndёrsa vetё akademia evropiane vazhdon tё debatojё gjallёrisht mbi c’ёshtё integrimi evropian dhe si mund tё ecet pёrpara duke pasur parasysh krizёn e eurozonёs, sic shfaqet qartё nё shkrimin e Prof. Majone-s, apo dhe akademikeve tё tjerё, nё pёrgjithёsi, ndёrkaq, mёnyra se si njё vend aspirant kandidat si Shqipёria e shikon integrimin ёshtё paksa e thjeshtuar, deri diku naive. Kjo ёshtё nё njёfare mase e pashmangshme dhe e kuptueshme, dhe po ashtu e kuptueshme ёshtё qё tё ketё njё mbёshtetje tё fuqishme tё kёtij procesi, si dhe synimit pёr t’ju bashkuar BE-sё, qё mund dhe duhet tё jetё prioritet i cdo qeverie nё vend, pavarёsisht shumicёs sё rradhёs.

Nё vend ka Think-Tanke shumё tё mira pёr Integrimin, si European Movement Albania, ose Albanian Institute for International Studies (“AIIS”), dhe debati publik i njё niveli tё pjekur e tё thelluar nuk mungon. Nga ana tjeter, nё opinionin publik, edhe njёherё po t’i referohesh shtypit, duket se integrimi si destinacion perceptohet nё pёrgjithesi se pёrkon me tё mirat nё kuptimin e lirive fondamentale, mbi tё cilat bazohet tregu i brendshёm. A ёshtё integrimi i njёjtё me lёvizjen e lirisё sё personave, vetёm njёra prej katёr lirive tё tregut tё brendshёm, i cili ёshtё shtylla mbёshtetёse e BE-sё?

Sё pari, nё Shqipёri mbёshtetja pёr integrimin ёshtё e gjerё dhe masive, dhe nuk duket aspak nё rёnie.  Nё sondazhin e 2012 tё AIIS lexohet se: “It is very interesting to note that even amidst a growing Euro skepticism over Europe, as a result of the economic crisis, particularly the Eurozone crisis which has shaken the trust in the future of the European project, Albanian citizens are enthusiastic and ardent supporters of membership of their country to the EU.” 

Sё dyti, po t’i referohemi sёrish tё njёjtit sondazh, duket se integrimi shihet si faktor ekzogjen, pra nё mёnyre reaktive, me tepёr se aktiv, ne shoqerinё shqiptare. Mbase ka ardhur koha, duke marrё inspirim nga futja e Kroacise nё BE, pёr t’iu pёrqasur atij nё njё mёnyre mё pro-aktive.  Nё kёtё prizёm, tё kuptuarit se cilat janё kriteret qё parashtrohen, sa aktiv mund tё jetё vendi qё synon anёtarёsinё nёpёrmjet arritjes sё tyre dhe sa ky proces implikon angazhimin aktiv jo vetёm tё politikёs, por tё qytetarёve, akademise, grupeve tё interesit, shoqёrisё civile, mund tё jetё pikёnisje e duhur nё kёtё drejtim.

Sё treti, a ka tё bёjё kjo mbёshtetje e fuqishme e opinionit publik pёr integrimin nё BE edhe me njё besim mё tё madh mbi cilёsinё (duke pёrfshire kёtu si puls matёs sё cilёsisё, aftёsinё, llogaridhёnien dhe transparencёn) e institucioneve qё bёjnё pjesё nё bashkёsinё ku duam tё integrohemi nё krahasim me institucionet tona?

Ndёrkaq, ende pak flitet pёr barrёn e reformave – pёrtej normalisht implementimit tё acquis – qё Shqipёria do tё duhet tё ndёrmarrё, nёse dhe kur edhe asaj t’i hapet drita jeshile e statusit tё vendit kandidat.  Mjafton kёtu tё pёrmendim, pёrshembull, se pak vihet theksi mbi nevojen se, jo vetёm duhet pёrafruar legjislacioni i brendshёm (gjё qё tashme dihet gjerёsisht), por ndёrkaq sistemi ligjor i BE-sё kёshtu i transpozuar do tё duhet tё zbatohet nga administrata e gjykatat, sepse ky ёshtё njё nga kushtet plotёsuese tё kritereve tё Kopenhagenit.   Kapacitetet administrative dhe tё gjykatave, pra, duhet tё adoptohen pёr tё pёrballuar kёtё sfide e kjo do tё jetё, padyshim,  njё nga cёshtjet mё tё mёdha e mё problematike qё kёrkon njё axhende tё pёrpikte e tё detajuar, pёrtej plotёsimit tё kritereve politike e ekonomike.  Pra, cilёsia e institucioneve mbetet dhe njёherё kyçe nё pёrshpejtimin e procesit tё integrimit tё Shqipёrisё.

Mё sipёr u fol pёr Kriteret e Kopenhagenit.

Cfarё janё Kriteret e Kopenhagenit?

Kriteret e Kopenhagenit vijnё njёherazi nё mendje nёse flasim pёr zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ato kanё tё bёjnё me disa kushte politike, ekonomike si dhe juridike/administrative tё cilat duhen pёrmbushur para se vendi kandidat tё marre dritёn jeshile pёr t’u integruar nё BE.  Nё thelb, ato lidhen drejtpёrdrejt me vlerat themelore tё Bashkimit Evropian.

Artikulli 2 i Traktatit mbi Bashkimin Evropian (Versioni i Konsoliduar tё Lisbones), i cili shtjellon boshtet mbёshtetёse, nё kuptimin e vlerave themelore, tё Bashkimit Evropian, lexon: “Bashkimi ёshtё i themeluar mbi vlerat e respektit pёr dinjitetin njerezor, lirinё, demokracinё, barazinё, shtetin ligjor dhe respektin pёr tё drejtat e njeriut, pёrfshire tё drejtat e njerёzve qё i pёrkasin minorancave.  Kёto vlera janё tё pёrbashkёta pёr Shtetet Anёtare nё njё shoqёri nё tё cilёn mbizotёrojnё pluralizmi, jo-diskriminimi, toleranca, drejtёsia, solidariteti dhe barazia midis grave dhe burrave”.

Ndonёse kriteret e Kopenhagenit u adoptuan nga Kёshilli Evropian  i Kopenhagenit nё vitin 1993, pёr t’u pёrforcuar mё pas nga Keshilli Evropian i Madridit ne vitin 1995,nё tё vёrtetё ato lidhen me filozofinё e BE-sё qysh prej formimit tё saj.

Le t’i shohim ato me rradhё:

1-Kriteret politike kanё tё bёjnё me stabilitetin e institucioneve. Ato lidhen me demokracinё, shtetin ligjor, tё drejtat e njeriut si dhe respektin pёr minoritetet;

2-Kriteret ekonomike: ato lidhen me aftёsinё pёr tё ndёrtuar njё ekonomi tregu funksionuese si dhe aftёsinё pёr tё absorbuar presionin kompetitiv si dhe forcat e tregut brenda Bashkimit Evropian;

3-Kriteri i “acquis“: adoptimi i “acquis communautaire“, aftёsia pёr tё marrё pёrsipёr detyrimet qё burojnё nga qёnia anёtar nё BE, pёrfshirё adezionin nё qёllimet e bashkimit politik, ekonomik si dhe monetar.

Acquis” ka tё bёjё me platformёn e tё drejtave dhe tё detyrimeve tё cilat duhet t’i respektojnё shtetet anёtare nё kontekstin e Bashkimit Europian.  Ai i referohet kuadrit ligjor nёpёrmjet tё cilit Bashkimi Evropian pёrmbush ojektivat e tij e qё pёrfshin bashkёsinё e korpusit ligjor tё BE-sё,  nё kuptimin jo vetёm tё Traktateve/Kartёs tё tё Drejtave Fondamentale apo legjislacionit qё buron prej tyre, por edhe parimeve themelore tё BE-sё e vendimeve tё gjykatave Evropiane tё cilat, nё fusha shumё tё rёndёsishme si p.sh. konkurrenca, zёnё njё vend kyc nё interpretimin e legjislacionit primar/sekondar tё BE-sё. Po ashtu acquis pёrfshin deklaratat dhe resolutat e adoptuara nё kontekstin e Bashkimit, aktet qё bёjnё pjesё tё politikёs sё jashme dhe tё sigurisё sё pёrbashkёt, aktet e Bashkimit qё pёrfshijnё drejtёsinё e punёt e brendshme, si dhe marrёveshjet ndёrkombёtare tё nёnshkruara nga Bashkimi si dhe marrёveshjet mes shteteve anёtare nё fushat e kompetencёs sё Bashkimit.

Kёto kritere u pёrforcuan mё pas me kriterin shtesё tё adoptuar nё Kёshillin Evropian tё Madridit nё dhjetor 1995, qё ka tё bёjё me aftёsine e strukturave administrative pёr t’u pёrballur me adoptimin efektiv tё acquis. Me pak fjalё, strukturat administrative tё vendeve qё aspirojne hyrjen nё BE duhet tё jenё tё tilla pёr tё bёrё tё mundur zbatimin e “acquis”.

Nё rastin e Shqipёrisё, reformat pёr tё krijuar strukturat administrative tё pёrshtatshme do tё jenё njё sfide mё vete, pas hapjes eventuale tё negociatave.  Edhe njёherё, kapaciteti institucional i vendit pёr tё zbatuar acquis do tё jetё kyc.

C’qёllim kanё Kriteret e Kopenhagenit dhe c’do tё thonё ato?

Sic pёrmendin edhe disa autore, fillesa e kritereve tё Kopenhagenit nuk ёshtё nё Kopenhagen nё vitin 1993, por shumё kohё mё para.  Rёndёsia e strukturave demokratike si dhe respekti pёr tё drejtat e njeriut ishin presente, nё fakt, nё filozofinё e baballareve qё hodhёn themelet mbi tё cilat u ndёrtua BE-ja, nё fillim si bashkёsi me synime ekonomike e tregtare e mё tej duke i shtuar aspektit ekonomik integrimin mё tё thellё politik qё pasoi.

Artikulli 49 i Traktatit mbi Bashkimin Evropian ndёr tё tjera, vijon si mё tej: “Cdo shtet evropian qё respekton vlerat e pёrmendura nё Artikullin 2 dhe ёshtё i angazhuar t’i promovoje ato mund tё aplikoje pёr t’u bёrё anёtar i Bashkimit.”  C’ёshtё pёr t’u pёrmendur, ёshtё se, nё dallim nga versioni para Lisbones, versioni i kёtij artikulli i pas Lisbonёs pёrmend nё mёnyre tё drejtpёrdrejtё, pёr vendin aplikant, nevojёn pёr angazhimin e tij aktiv pёr tё promovuar vlerat e sipёrpёrmendura themelore tё BE-sё.

Shumёkush mund tё mendoje se, ndonёse tё qarta nё fasade, nё thelb kёto kritere janё disi tё paqarta.

Por si vleresohen kriteret e Kopenhagenit nё praktikё?  Nё lidhje me kriteret politike, cfarё do tё thotё demokraci, shtet ligjor? C’janё kёto “mantra” qё degjohen kaq shumё dhe me cfarё elementesh kanё tё bёjnё ato?  Ato lidhen vetёm me aftёsine e njё vendi pёr tё mbajtur zgjedhje tё lira e demokratike, me luftёn kundёr korrupsionit, me njё sistem gjyqёsor tё pavarur apo edhe me elemente tё tjera e nёse po, cilёt janё kёto? Si tё tilla, janё kriteret politike domosdoshmёrisht tё lidhura me reforma qё shkojnё pёrtej shumicёs nё pushtet e qё kanё tё bёjnё me sistemin mbi tё cilin bazohet shteti?  Po kriteret ekonomike e tё acquis si mund tё pёrmbushen?  Nё lidhje me kriteret ekonomike, a mjafton njё ekonomi nё rritje pёr t’i plotёsuar, nё kuptimin e njё prodhimi tё brendshёm bruto pozitiv? Cfarё do tё thotё stabilitet makroekonomik dhe c’rol luan ai nё vlerёsimin e kёtyre kritereve? E si tё verifikohet kapaciteti administrativ/gjyqёsor pёr tё adoptuar si dhe zbatuar korpusin acquis tё transpozuar nga ligjet nё fuqi tё vendit qё synon anёtarёsinё?  Mё tej, janё mjaftueshmёrisht ato kritere tё specifikuara pёr tё lejuar shtetin qё synon tё bёhet anёtar tё veprojё nё drejtimin e duhur? Apo ёshtё kjo terminologji e pёrgjithshme ruajtur enkas pёr t’i lёnё BE-sё vetё fleksibilitet nё procesin e hapjes/kryerjes e mbylljes sё negociatave?

Ёshtё pёr t’u theksuar fakti se nё sondazhin e mёsipёrm, mё shumё se 30 pёrqind tё tё pyeturve mendojnё se Shqipёria ёshtё gati pёr t’u futur nё BE.  Kjo pёrqindje e lartё popullate qё mendon se ne jemi gati tё marrim benefitin e anёtarёsimit dёshmon, edhe njёherё, se ka njё mangёsi nё perceptimin e popullatёs shqiptare se cilat janё angazhimet, nё kuptimin e detyrimeve, qё burojnё nga synimi i pranuar nё masё pёr integrim sa mё tё shpejtё nё BE.

Andaj, pёrpos kёsaj hyrjeje nё debat ёshtё e rёndёsishme analiza dhe shtjellimi i kritereve nga afer. Por pёr kёtё, do tё duhet njё postim tjetёr.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.