brain_

Niveli i lartë i emigrimit ndërkombëtar të shqiptarëve u shoqërua edhe nga emigrimi i individëve me aftësi të larta dhe i më të shkolluarve, të cilët u motivuan kryesisht nga arsye ekonomike. Ky fenomen i njohur si “humbja e trurit” ka qenë kohët e fundit një nga shqetësimet më të mëdha në aspektin e politikbërjes respektive në Shqiperi, por megjithë literaturën e gjerë mbi pasojat e humbjes së trurit për vendet në zhvillim, si dhe mundësinë e kthimit të trurit, kërkimi shkencor në këtë fushë ka qenë shumë i rrallë, veçanërisht mbi faktorët që ndikojnë në ikjen e trurit. E ndërkohë që vëmendja është fokusuar në kthimin e trurit dhe strategji për këtë janë vënë në funksionim, nuk duhet hequr vëmendja nga largimi potencial i trurit në vijimësi. A është e mundur që Shqipëria ndërkohë që kërkon kthimin e trurit të rrezikojë njëkohësisht humbjen e tij, ndoshta në përmasa jo aq të mëdha sa gjatë viteve 90, por gjithsesi një humbje? Nëse po, cilët janë faktorët që ndikojnë në këtë largim?

Rezultatet e bazuar në të dhëna anketash me studentët ndërkombëtarë potencialë nga vendet e origjinës dhe ato pritëse rekomandojnë se diferenca në cilësi mes një diplome të huaj dhe vendase është një nga motivet kryesore për të studiuar jashtë vendit.

Megjithë rëndësinë e emigrimit në Shqipëri, pak studime i janë kushtuar faktorëve që ndikojnë në emigrim, e për më tepër, në dijeninë tonë, asnjë studim deri tani nuk i është kushtuar emigrimit të të rinjve të arsimuar.

Të dhënat

Të dhënat e përdorura në këtë studim janë mbledhur me anë të një pyetësori të hartuar për të studiuar përcaktorët mikro dhe makro të emigrimit të studentëve shqiptarë. Anketimi u krye gjatë muajve Dhjetor 2010 dhe Janar 2011. U përfshi në anketim një kampion prej 1210 studetësh të vitit të fundit në 12 universitete publike dhe 3 private në 8 qytetet kryesore të Shqipërisë: Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korcë, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Pyetësori kishte pyetje të detajuara mbi prirjen për të emigruar dhe për t’u kthyer, mbi një sërë faktorësh shtytës dhe tërheqës dhe rëndësinë e tyre. Këta faktorë përfshijnë karakteristika familjare dhe individuale, eksperiencën e mëparshme të emigrimit dhe rrjetet, vendet e destinacionit, si dhe për qëllimet, nxitjet dhe pengesat e emigrimit ndërkombëtar në nivel mikro dhe makro. Duke përdorur këto të dhëna është matur probabiliteti i emigrimit ndërkombëtar të të diplomuarve në vendin tonë dhe ekzaminojmë se cilat karakteristika parashikojnë emigrimin.

Çfarë përcakton dëshiren për të emigruar mes studentëve shqiptarë?

Së pari, mundësitë e emigrimit për cilëndo arsye (për të studiuar, punuar apo jetuar jashtë vendit) zvogëlohen me rritjen e moshës. Gjithashtu, të qënit femër ul probabilitetin e emigrimit dhe diferenca në probabilitetin për të emigruar mes meshkujve dhe femrave është statistikisht e rëndësishme. Siç pritej, nuk ka diferenca në probabilitetin për të emigruar mes studentëve me performance mesatare dhe nën mesatare. Megjithatë, probabiliteti i emigrimit të studentëve me performance të lartë është më i lartë dhe statistikisht i rëndësishëm. Është gjithashtu interesante, që studentët që i përkasin fesë muslimane kanë probabilitet më të ulët emigrimi.

Është e rëndësishme të theksohet se rezutatet e regresioneve konfirmojnë teorinë e emigrimit si një process përzgjedhës, jo vetëm në lidhje me karakteristikat individuale të studentëve, por edhe në lidhje me karakteristikat e familjeve të tyre. Nuk ka diferenca mes probabiliteteve të emigrimit të studentëve që kanë të ardhura të ulëta dhe të mesme, por ka diferencë pozitive dhe statistikisht të rëndësishme mes probabilitetit për emigrim të këtyre familjeve dhe të atyre me të ardhura të larta. Përveç të ardhurave familjare, parashikuesit e tjerë përfshijnë format e ndryshme të kapitalit social. Probabiliteti i emigrimit rritet kur studentët inkurajohen nga persona të tjerë, si p.sh. nga pedagogët, ose shokët e kushërinjtë që kanë jashtë vendit, të cilët do t’i ndihmonin në rast se do të vendosnin të emigronin. Ky përfundim tregon se studentët mund të ndërmarrin studime apo punë jashtë vendit me ndihmën e personave të tjerë, gjë që do të ulte kostot e larta të emigrimit.

Perceptimi i studentëve mbi mjedisin makroekonomik ka lidhje të parëndësishme statistikisht me probabilitetin e emigrimit në përgjithësi (për punë, studime apo për të jetuar). Megjithatë, këta variabla bëhen të rëndësishëm kur modelojmë emigrimin (e përkohshëm) për punë dhe atë për të jetuar jashtë vendit përgjithmonë (tabelat 2 dhe 3). Në këto dy raste, është gjetur një lidhje pozitive e fortë me vlerësimin, që studentët i kanë dhënë rëndësisë së situatës makroekonomike dhe politike. Në tabelën 3 mund të vihet re se mosha, gjinia, feja dhe performanca akademike nuk kanë efekt të rëndësishëm mbi synimin për të emigruar përgjithnjë. Duke patur parasysh traditën e shoqërisë shqiptare, nuk është e çuditshme që rezultatet tregojnë se emigrimi i studentëve për të punuar jo vetëm ndikohet nga situata e vendit, por është gjithashtu e lidhur negativisht me të qënit femër (tabela 2).

Versioni i plotë

tab 1

 

 

 

 

tab 2tab 3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

tab 4

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3 Responses to Faktorët ndikues në shtysën për emigrim të studentëve shqiptarë

  1. erg says:

    Nje studim i tille eshte me vlere por artikulli ne fjale eshte pak konfuz dhe kontradiktor. Mungojne perfundimet e qarta ne vend te atyre te shprehura permes variablave statistikore.

  2. pedagogu says:

    Iniciative e mire, por studime te tilla ka. Autoret ose nuk e dine ose i kane anashkaluar me qellim, per te na thene qe jane te paret. Analiza e bere mbi metoda statistikore natyrisht q eka vlere, por konkluzionet si ai i lidhjes se fese me migrimin ngrene shume dyshime.

  3. eva says:

    Mendoj she regresionet jane me problems. Psh, ago vuajne nga homogjeniteti. Variabla si “inkurajohet nga emigrants” dhe “ka shoke e miq jashte vendit” jane closely correlated.
    Po keshtu, gjetja qe vajzat jane me pak the prirura per te emigruar, eshte kontradiktore me gjetjet e deritanishme. Ne artikull nuk jepet ndonje shpegim she pse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.