Disavantazhet e ekosistemit ekonomik shqiptar:

Kontratat dhe informaliteti

Mos-zbatimi i kontratave, në mendimin tim është disavantazhi dhe automatikisht dis-contractincentiva më e madhe që sistemi Shqiptar rezervon. Në leksionet e para të ekonomisë, kam mësuar që një kompani është një bashkësi kontratash. Nëse këto të fundit nuk ekzistojnë ose nuk mbrohen nga sistemi ligjor atëherë as kompanitë nuk mund të ekzistojnë dhe aq më keq të krijohen. Nuk mund të perceptohet sjellja në treg e një inovacioni pa patur kontrata të zbatueshme dhe pa patur një bazë për ndërtimin e parashikimeve dhe hipotezave të planit të biznesit.

Ekonomia shqiptare është e vërtetë që është ekonomi në tranzicion por nuk mund të mendohet jo vetëm ky model zhvillimi por asnjë tjetër pa formalizimin dhe përdorim e kontratave.

Mungesa e incentivave qëndrore

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është sistemi i incentivave. Ekzistojnë pak ose fare incentiva për përfshirjen aktive të aktorëve të këtij sistemi. Duhet të analizohen të gjithë akorët e një sistemi inovacioni dhe të ndertohen incentivat përkatëse për secilin, përkrahja fiskale apo ndërtimi i politikave miqësore për investitorët dhe sipërmarrësit duhet të jenë konkrete dhe të prekshme.

Duke riparë avantazhet dhe më në detaj disavantazhet, mund të rezultoj që ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ka nevojë reale për një dorë të dukshme të shtetit sepse është e vërtetë që pasiguria e tregut është e pashmangshme por pasiguria e politikave në një sistem ekonomik është vdekjeprurëse.

Por, kush mund të jenë mënyrat e përfshirjes së dorës publike në krijimit dhe zhvillimit e një sistemi të start-ups?

Një shembull konkret se si politik-bërësit mund të zhvillojnë një ekosistem startupesh është qyteti i Santiagos, Kili. Nëpërmjet iniciativës shtetërore “Startup Chile”, e filluar në 2010, Santiago ka arritur të tërheqë 482 startups nga 36 vende të ndryshme që kanë marrë $40.000 suport financiar, të pakondicionuar, për të mbuluar kostot e jetesës në Santiago. Që nga viti 2010 kur ka filluar programi, janë organizuar 294 takime, 646 workshops të ndjekur nga 9.000 pjesëmarrës. Deri sot, janë investuar rreth $20milion me objektivin e tërheqjes së 1000 sipërmarrës deri në 2014, me investim total $40milion ($10milion në vit).

Po ti vëmë në nivel krahasues dy buxhetet shtetërore të Kilit dhe të Shqipërisë (2011), vihet re që buxheti i Shqipërisë është relativisht rreth 7% e atij të Kilit. Kështu që, nësë Kili mesatarisht i ka dedikuar këtij programi $40milion përgjatë 4 viteve për të tërhequr sipërmarrësit kombëtar dhe ndërkombëtar ne krijimin e ekosistemit të startupeve, relativisht, buxheti Shqiptar mund ti dedikojë $2.8 milion në incentiva direkte për tërheqjen e sipërmarrësve.

Sigurisht që kjo mënyrë e të menduarit është ilustrative, por me analiza më të detajuara mund të arrihet në skema reale incetivash.

Të njëjtën gjë si po bën Kili aktualisht, kanë bërë Izraeli dhe Islanda në të kaluarën duke krijuar ekosisteme unike në kombinimin e inovacionit dhe densitetit të sipërmarrësve. Izraeli mund të jetë vetëm 60 vjet shtet, me 7 milion banor, por ka përqëndrimin më të lartë të startupeve në botë. Në 2009, 63 kompani nga Izraeli ishin të listuar në Nasdaq, më shumë se Europa, Japonia, Korea, India dhe Kina të mara së bashku.

Tek lexoja “The Start-Up Nation” më ra ndër sy ky paragraf:

“Ironia e madhe e historisë së kombit Start-up është që Izraeli ka arritur të transformojë të gjitha sfidat në asete që në fund formojnë kulturën e inovacionit të këtij kombi. Vështirësitë nga më të ndryshme, të qënurit nën sulm, të vegjël, të izoluar, pa burime, i ka “detyruar” Izraelitët të shndërrohen në sipërmarrës tej mase të  shkathët, të bëjnë shumë me pak, të inovojnë, dhe të jenë global nga dita e parë e hapjes së kompanive.”

Dhe po të shohim problemet që ka patur shteti i Izraelit, nuk janë aq larg problemeve tona, edhe ne kemi qenë të izoluar, të vegjël dhe pa burime. Por tashme i kemi mundësitë për të ndryshuar dhe për të marrë shembull nga këto raste suksesi.

the-israeli-entrepreneur

Kështu që, le të mendojmë për një moment sikur mundësia dhe vullneti për të krijuar incentivat reale direkte ekziston, ku duhet të përqendrohen këto incentiva?

Sigurisht, një nga rrugët mund të jenë sektorët strategjik të ekonomisë, Agrikultura, Energjia dhe Turizmi, që mund të krijojnë kushte të përshtatshme për t’u shfrytëzuar nga sipërmarrësit.

Tjetër sektor i rëndësishëm i ekonomisë është teknologjia e informacionit, që duke u lidhur me koston e lirë të punës, mund të krijojë hapësira të mëdha për të shfrytëzuar çmimet e larta të këtij shërbimi në vendet e Europës. Por në këtë sektor duhet punuar drejt përshpejtimit të adoptimit teknologjik. Inxhinierët informatik në Shqipëri janë të fokusuar në gjuhët e PHP, Python, dhe .Net me pak fokus në Java dhe Ruby si inxhinierët informatik Silicon Valley. Adoptimi teknologjik duhet të orientohet në drejtim të kërkesës së tregut.

Një rrugë tjetër e përqëndrimit të incentivave mund të jenë ato sektorë ku ekzistojnë probleme akoma të pazgjidhura;

  • Big data– Menaxhimi dhe përpunimi i të dhënave. Është tashmë një problem global në sytë e shumë sipërmarrësve duke parë kërkesën e madhe që kanë pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Këtu keni një raport të detajuar të McKinsey.
  • Mobile solutions – Në 2014 do të kemi më shumë celular se njerëz në tokë, vetëm kjo e dhënë duhet të mjaftojë për të kuptuar rëndësinë e këtij sektori dhe shërbimeve që duhet të ofrohen në të.
  • Green industrial revolution– Energjia e rinovueshme dhe teknologjitë “jeshile” pretendohen të jenë revolucioni i ardhshëm ekonomik. Vetëm në 2011 janë investuar $251 miliard në këtë sektor.

Në përfundim, ekosistemi i Startupeve në Shqipëri duhet të incentivohet nga një DORË E DUKSHME E SHTETIT, në këto pika:

  • Talenti – Motivimi i sipërmarrjes në të gjitha nivelet e edukimit dhe tërheqja e talentit shqiptar dhe ndërkombetar, me taksim më të mirë të dividentit, incentiva fiskale, incentiva monetare të drejtpërdrejta.
  • Financimi – Krijimi i një ambienti më të përshtatshëm dhe mikpritës për engjejt e biznesit (Business Angles) dhe Kompanive të kapitaleve (Venture capitals) nëpërmjet incentivave fiskale, duke tërhequr edhe kapitale të huaja. Kriza financiare ka krijuar kushtet e caktuara që investitorët të shohin mundësi investimi jashtë botës së financës alternative dhe Shqipëria mund të jetë një nga këto.
  • Sistemi – Informalizimi dhe përdorimi i kontratave në çdo transaksion. Ulja e kostove të krijimit të një kompanie. Në rajon, kemi kostot më të mëdha të hapjes së start-up si përqindje e Gross National Income.

cost to open a startup

  • Kultura e ndërkombëtarizimit – Ndihma që duhet ti jepet Startupeve Shqiptare që nga dita e parë duke menduar për një treg ndërkombëtar dhe jo të limituar.

Dhe për të dhënë përgjigje pyetjes së parë – Çfarë përcakton inovacionin?  – Startupet përbëjnë motorrin e inovacionit, sigurisht, në varësi të profilit dhe sistemit ekonomik të një vendi. Në fund të fundit, Estonia nuk ka patur Silicon Valley që shpiku Skype.

 

One Response to STARTUP ALBANIA – YES WE CAN! (p.2)

  1. jetlir says:

    I lexova te dija artikujt dhe te faliminderoj per pershkrimet, sepse esht hera e pare qe lexoj ne Shqip per keto ceshtje.

    Ne mendimin tim problemi me i madh esht ende te edukimi. Mesa e shoh ka shum professora te pa afte, por edhe studenta qe nuk e kan kuptuar ende qe duhet te mesojn edhe me teper, dhe me u angazhuar mire. (Pa me i marre parasysh njeher problemat qe mund ti ken p.sh. ata financiare, skan internet ne shpij, etj. keto jan probleme me te medhaja. Flas per ata qe i kan kushtet)

    Online jan qindra tutoriale, libra, forume, etj. etj. ku mund te mesohet ndonje gjuhe te mire programmues, ku ne ket treg ne vitet te ardhme pune te lira veq jan duke ritur ne te gjith boten. Edhe esht perfekt qe keshtu si student p.sh. mund te punojn edhe nga shpija ne fillim si freelance.

    Tregut te tjera jan pastaj p.sh. shkrimi ne Anglisht, me qe gjithashtu mund te punohet Online, ose edhe Design. Per Marketingun Online nuk flas njeher, sepse per ket esht me veshtire per me i gjetur burrimet e edukimit te sakta, dhe shpesh here esht edhe veshtire pa ndonje investim.

    Le te kemi njeher sa me shume njerez te rij te afte, qe pastaj te flasim ma mire per hapesirat per Startups ne Shqiperi 🙂

    Por prap se prap hapesire mund te ket p.sh. ndonje startup qe perfshihet fiks me ket problem, me edukimin per ne Shqiperi.

    *Ky mendimi vjen nga experienca ime ne Shqiperi ne rekrutimin per nje web/mobile development agency ne Tirane te re, ku shumicat e bashkpunetoreve u desht me i sjell nga kompanija te tjera, dhe jo njerez me “shkolle” qe “kerkojn pune”.

    Ju pershendes,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.