2Parashikimet për rritjen e ekonomisë globale, Fondi Monetar Ndërkombëtar i dha shifren 2.9%. Për Shqipërinë FMN ka parashikuar rritje 1.7% të GDP reale për vitin 2013, ndërsa për vitin 2014 parashikon një rritje 2.1%
Per Kosovën FMN ka parashikuar rritje 2.6% te GDP reale për vitin 2013, ndërsa për vitin 2014 parashikon një rritje 4.2%. Për gjithë Europën Qëndrore dhe Lindore kjo rritje parashikohet 2.3% për vitin 2013 dhe 2.7% për vitin 2014.

Vit i vështirë për fqinjët Greqi dhe Itali. Greqia parashikohet me rënie të fortë -4.2% për vitin 2013 dhe me 0.6% per vitin 2014. Italia për vitin 2013 parashikohet me rënie -1.8% të GDP reale ndërsa për vitin 2014 vetëm 0.7%

Ekonomia e rrajonit perreth duket se ka ecuri pozitive. Për vitin 2013 parashikohen rritje për vendet perreth si Maqedonia 2.2%, Mali i zi 1.5% dhe Bosnje Herzegovina me 0.5%
Këshilltarët për Qeveritë Shqiptare e Serbe

Toni Blair, Labour-isti dhe ish kryeministër i Anglisë, është zgjedhur si këshilltar për të ndihmuar qeverinë Shqiptare “personalisht, totalish dhe vullnetarisht”. Toni Blair ka qenë përfshirë në ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë, në Kosovë në 1999.

Për këtë ka patur mjaft komente dhe në shtypin ndërkombëtar, sidomos britanik. Ndërsa fjalët e tij kanë qënë “Orientimi drejt Europës është mjaft i rëndësishëm dhe une personalisht dua ta shoh këtë vend ti bashkohet familjes europiane”, situata e Shqipërisë është në një gjendie të diskutueshme.

Para disa ditësh Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN nxorri raportin “World Economic Outlook” Tetor 2013. Sipas këtij raporti rritja globale parashikohet më 2.9%. Parashikimi i rritjes së GDP-së reale 2013 për Mbretërinë e Bashkuar është 1.4%, kjo rritje për Toni Blair duket se nuk është më sinjifikuesë sesa një tjetër shifër, ajo e Shqipërisë më 1.7%. Kjo shifër në pamje të parë duket pozitive, por nuk duhet të dalë e tille po ti shtosh problemet e defiçitit buxhetor, borxhit publik dhe papunësisë. Sipas raportit Shqipëria për vitin 2012 paraqiti një Borxh Qeveritar mbi 66% të GDP fiskale dhe një papunësi në rritje mbi 17-18%. Ndërsa Toni Blair këshillon falas qeverinë shqiptare, një tjetër emër jo më pak i lakuar është zgjedhur si këshilltar i qeverisë Serbe. Ai është Dominique Strauss-Kahn, ish kreu i vetë FMN-së Strauss-Kahn, 64 vjeç, ekonomist, ka deklaruar se ka lënë pas karrierën politike dhe është duke punuar si këshilltar për kompani të mëdha në Rusi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Në një artikull në New York Times thuhet se Z.Strauss-Kahn, një konkurrent i dikurshëm i zgjedhjeve presidenciale në Francë, dha dorëheqjen si kreu i FMN-së në vitin 2011.
Serbia që ndodhet në një situatë rehabilitimi të imazhit të saj ndërkombëtar si pasojë e luftërave te përgjakshme ballkanike, kohët e fundit ka mare miratimin për të filluar negociatat për të hyrë në Bashkimin Evropian. Kjo ka bërë që vetë analistët serbë të pyesin se përse qeveria ka punësuar një figurë të turpëruar, i cili duket se është duke kërkuar për vete rehabilitim ndërkombëtar? Një sociologë në Beograd, tha se skandalet e fundit e zotit Strauss-Kahn e bëjne atë një zgjedhje të çuditshme.

Ne kemi ekonomistë shumë të mire këtu, dhe unë personalisht nuk do të kisha zgjedhur atë, për shkak të akuzave kundër tij,” tha ajo. “Kjo është propagandë dhe marketing. Por njerëzit këtu janë të lodhur nga reçesioni, kështu që ata nuk duan tja dijne

Aleksander Vucic, presidenti i partise progresive serbe dhe zëvendëskryeministri aktual i Serbisë ka mbrojtur këtë zgjedhje nëpërmjet një komenti dhe krahasimi me Pablo Picasso-n. “Pablo Pikaso – tha Vucic- kishte shumë probleme me gratë e tij dhe fëmijët, por ai ishte një gjeni. Ne mendojmë se zoti Strauss-Kahn është një ekonomist i madh, dhe ne mendojmë se ai mund të na ndihmojë me njohuritë dhe përvojën e tij. Ne kemi nevojë për të ringjallur ekonominë tonë. Ne nuk flasim për moralin e kompetencave. Ai nuk do të jetë ministër i kulturës.”

Një tjetër koment ka qënë se eksperienca e Strauss-Kahn mund të jetë një asset për ministrin e financave serbe 29-vjeçar, në problemet me defiçitin buxhetor, borxhin publik dhe rinegocimin me FMN. Sipas raportit, dhe pse viti 2012 kishte një ulje -1.7%, parashikimi mbi rritjen e GDP reale të Serbisë për vitin 2013 dhe 2014 është 2%.

E ndërsa shifrat dhe parashikimet ndjekin lojën e perceptimeve dhe debateve të ndryshme, këto perceptime dhe debate mund të duken të ndryshme vetëm në një sipërfaqje të “lëmuar”, pasi realiteti i vërtetë mbulohet me vështirësitë e sfidave dhe problemeve. Vështirësia e vërtetë është se çfarë drejtimi do marrë në të ardhmen përmirësimi i realitetit.

Me rëndësi është roli që këto këshilltarë kanë marrë përsipër në qeverisje me ministra të rinj, por me rëndësi akoma më të madhe është vlera që ato do duhet të japin, ndërsa FMN-ja do vazhdojë të parashikojë dhe raportojë publikimin e saj të ardhshëm.

Tagged with:
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.