shilerRobert J. Shiller profesor në Yale University së bashku me kolegët e tij Eugene F. Fama dhe Lars Peter Hansen ndanë Ҫmimin Nobel 2013 në Shkencat Ekonomike mbi funksionimin e tregjeve financiare dhe përcaktimin e çmimeve të aseteve. Libri i tij “Irrational Exuberance” (Bollëk Irracional) lajmëroi se tregu i aksioneve qe kthyer në flluske, në Mars të vitit 2000 dhe pasi kishte kapur pikën kritike, shumë shpejt do të shkonte drejt rënies së menjëhershme.

Libri “Irrational Exuberance” u botua për herë të parë në Mars të vitit 2000 dhe ishte një bestseller në NewYork Times. Botimi i dyte i librit u bë në vitin 2005 duke u freskuar me të rejat nga flluska e shtëpive, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Flluska e shtëpive në Shtetet e Bashkuara qe një fluske ekonomike e cila preku pjesën më të madhe të tregut të shtëpive, ku pas arritjes së pikut çmimet filluan të binin menjëherë në 2006-2007.

“Bollëk Irracional” rrjedh nga fjalët që Alan Greenspan, Kryetar i Bordit të Rezervës Federale në Uashington, e përdori në një fjalim me titull “Sfida e Bankave Qëndrore në një shoqëri demokratike” para Institutit te Sipërmarrjes Americane në Washington Hilton Hotel në 5 Dhjetor 1996. Pyetja retorike që shtroi Alan Greenspan atëherë ishte:

“Po si mund ta dimë ne se kur Bollëku Irracional ngre padrejtësisht vlerat e aseteve, të cilat bëhen pastaj subjekt kontraktimesh të papritura dhe të zgjatura, si ato të Japonisë gjatë dekadës së kaluar?”

Ai shtoi se

“Ne si bankierë qendrorë nuk duhet të jemi të shqetësuar, pasi një kolaps flluskash asetesh financiare nuk kërcënon të dëmtojë as ekonominë reale, as prodhimin e saj, as punën dhe as stabilitetin e çmimeve.”

housing-bubble-image-793313Në fakt doli se Mr. Shiler kishte të drejtë. Që në vitin 1980 ai prezantoi një limitim të rëndësishëm mbi idenë se tregjet operojnë në mënyrë efiçiente. Ai tregoi se luhatshmëria e çmimeve te aksioneve ishte më e madhe se luhatshmëria në dividendët e korporatave. Për më tepër, ai zbuloi se disa prej këtyre devijimeve irracionale mund të gjendeshin nëpërmjet modeleve të parashikueshme. “Është shumë e ngjashme me studimin e sëmundjeve epidemike. Kjo është një sëmundje ngjitëse “, thotë Shiller. “Kur ajo shkon në një drejtim lart, është shumë mbresëlënëse. Por ajo mund të shkojë edhe poshtë.

Manaxhimi i parave është një profesion plot me falsitete, njerëzit mundohen të mposhtin tregun por s’ja dalin dot. Ai dyshonte për kolegët në Wall Street se po mashtronin, pasi ato nuk kishin mundësi të bënin parashikime. Kështu që mblodhi mjaft të dhëna në mënyrë që të bënte një kërkim të vërtetë ekonomik.

“Unë kam natyrë skeptike. Teoria e tregut efiçient është gjysëm e vërtetë, pasi nuk është e lehtë të bësh para shpejt dhe mund të humbasësh para me vite të tëra dhe pse mund të jesh i zgjuar. Ndërsa pjesa e gabuar e teorisë është se pranon si kusht që nuk ka asnje pike ku mund të godasesh tregun dhe që mund ta drejtosh politikën ekonomike duke pranuar se në tregje nuk ka fllucka. Ndërkohe që ka.”

Shumica e veprimeve në grumbullin e tregut aksioner janë fllucka. Kjo mbase dhe mund të mos jetë e vërtetë për aksione individuale, por është e vërtetë për tregun në tërësi.

 

Referenca:

http://www.irrationalexuberance.com/
http://www.nobelprize.org/nobel_prizes/economic-sciences/laureates/2013/press.html
http://economix.blogs.nytimes.com/2013/10/14/shiller-on-boom-bust-and-human-nature/?src=recg
http://www.bloomberg.com/news/2013-10-14/fama-hansen-shiller-share-nobel-economics-prize-academy-says.html
http://www.nytimes.com/2005/08/21/business/yourmoney/21real.html?pagewanted=all&_r=0
http://www.ft.com/intl/cms/s/0/6f949e8c-34c1-11e3-8148-00144feab7de.html#axzz2iLiObDgS
http://www.ft.com/intl/cms/s/0/78ad330e-34f2-11e3-8148-00144feab7de.html#axzz2iLiObDgS
http://economix.blogs.nytimes.com/2013/10/21/the-inefficient-market-hypothesis/?ref=robertjshiller
http://www.nytimes.com/2013/10/20/business/robert-shiller-a-skeptic-and-a-nobel-winner.html?ref= robertjshiller&_r=0
-Remarks by Chairman Alan Greenspan At the Annual Dinner and Francis Boyer Lecture of The American Enterprise Institute for Public Policy Research, Washington, D.C.December 5, 1996
http://www.federalreserve.gov/BOARDDOCS/SPEECHES/19961205.htm

One Response to Bollëku Irracional i Robert J. Shiller

  1. Jurgen says:

    Libri i Shiller eshte me vertet interesant dhe me nje stil shkrimi aspak boring (pervec faqeve ku flitet per real estate real estate real estate dhe e tepron me statistika). Gjithashtu interesant perkthimi qe i keni bere ne shqip titullit te librit…

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.