Kjo pyetje e rëndësishme është titulli i librit nga Daron Acemogludhe James Robinson. Ata përmbledhin evidenca të shpërndara në historinë e njerëzimit nga vënde të ndryshme për të përcaktuarse kush janë faktorët kryesorë që kanë vendosur mbi fatet ekonomike të vëndeve-pse disa vënde janë të pasur dhe disa jo? Është e habitshme sesa  qartë mund të shpjegohet rasti i Shqipërisë duke përdorur kuadrin Acemoglu-Robinson, dhe duke shërbyer gjithashtu në të njëjtën kohë si një këndvështrim shtesë  mbi debatin aktual  për modelin e ri ekonomik në Shqipëri. Leximi i librit është dëfryes dhe  një domosdoshmëri për  këdo.

Kuadri Acemoglu-Robinson

Nuk është gjeografia, kultura apo klima që përcaktojnë fatet ekonomike të vëndeve (autorët renditin shume evidenca), por janë institucionet ekonomike dhe politike të bëra vetë nga dora e njeriut.

Marrëdhënia midis institucioneve ekonomike dhe politike dhe incentivat që ato emetojnë janë përgjegjës për rritjet ekonomike. Thelbi është pikërisht se çfarë incentivash përlilgjin institucionet politike dhe ekonomike. Nëse në një vend kanë mbizotruar institucione  ekonomike dhe politike “inkluzive” atëherë ai vend ka patur rritje të qëndrueshme ekonomike, dhe nëse ka patur institucione “ekstraktive”, atëherë ky vend e ka patur  të vështirë të dalë nga një rreth vicioz varfërie. Me institucione “inkluzive” kuptohet: mbarëvajtja e të drejtave të pronës, treg i lirë, mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë ku mund të ndjekin vokacionet e tyre në një treg të lirë. Me institucione “ekstrative” kuptohet: “puna e detyruar”, treg i centralizuar, mundësi dhe të drejta të pabarabarta, moszbatimi i ligjit etj. Institucionet politike “inkluzive” kanë karakteristikë kryesore “pluralizmin”- shpërndarjen e fuqisë politike tek një bazë shumë e gjerë individësh. Institucionet politike “ekstraktive” karakterizohen nga ekstraktimi i pasurisë nga një nënbashkësi e popullsisë për përfitim të një nënbashkësie tjetër. Me “institucione” nuk kuptohet thjeshtë aspekti i shkruar i kushtetutës nëse është parlamentare ose jo, por intitucione që ndikojnë mbi vendosjen e incentivave ekonomike dhe politike në vënd. Sërisht incentivat janë thelbi. Në kapitullin e parë tregohet se performanca dalluese e SHBA-së gjendet tek kushtetuta e saj me kontrollet, balancën dhe ndarjen e pushteteve. Por autorët theksojnë se kushtetuta ishte rezultat i incentivave të institucioneve politike që u vendosën gjatë periudhës së kolonializmit.

Kolonizatorët spanjoll ndryshe nga ato anglez, nuk prodhonin vetë ushqimin, por nënshtronin popullatën vëndase me punë të detyruar dhe kërkonin haraçe, gjithashtu  grabisnin arin dhe argjëndin. Ndërkohë që kolonizatorët anglez e patën të pamundur të nënshtronin vëndasit(kujtoni filmin me Pocahontas), gjithashtu shteti anglez nuk nënshtroi dot kolonizatorët. Zgjidhja ju dha  duke i dhënë incentiva kolonizatorëve nëpërmjet pronësisë së tokës (“headright system”) e cila ju dha falas, dhe lirinë mbi vetëqeverisjen nëpërmjet pjesëmarrjes së gjerë në asamblenë e përgjithshme. Spanjollët ndoqën politika ekstraktive ndërkohë që anlgezët ndoqën politika inkluzive. Për më tëpër Elizabeta I dhe pasardhësit e saj nuk e monopolizuan tregtinë e Atlantikut (kolonizimi i Amerikës) ndërkohë që Spanja dhe monarkë të tjerë vepruan ndryshe. Rezulatati është se Amerika Latine gjatë gjithë historisë së saj është karakterizuar nga varfëria. I njëjti fenomen ka ndodhur në Afrikën Qëndrore ku politika ekstrakative të punës së detyruar dhe  shfrytëzimi i burimeve natyrore kanë ngujuar këto territore në varfëri të përhershme.

Venecia, qëndra më e pasur tregtare gjatë shekullit 12-të u zhvillua për shkak të politikave ekonomike inkluzive-nëpërmjet “commenda”- forma e parë e kompanive. Commenda ju dha mundësi kryesisht të rinjëve që të bashkoheshin në një marrëveshje(ie “commenda”) me një aksioner tjetër i cili kishte kapitalin dhe rrinte në Venecia ndëkohë që i riu ndërmerrte udhëtimet për tregti. Si rrjedhojë u pasurua një shtresë e gjërë e popullsisë,dhe e bëri Venecian qendrën kyresore tregtare. Incentivat e “commenda” janë tërësisht “inkluzive”-dhënia e mundësive për pasurim ekonomik të një klase të gjërë të shoqërisë. Më pas për shkak të politikave ekstraktive ku elita nuk mbështeti pasurimin e gjërë të popullsisë (çdo valë e re e të rinjëve tregtar që u pasuruan nëpërmjet “commenda” ulën përfitimet dhe suksesin e elitave) duke monopolizuar kompanitë tregtare,Venecia u tranformua nga qëndra më e pasur tregatre në një muze ku specialitetet kyresore janë akulloret, qelqet me ngjyra dhe maskat.

Për t’ju përgjigjur pyetjes se pse disa vende aktualisht janë të pasur dhe disa jo, autorët vërejnë se ky rezultat ka ardhur si pasojë e ndërveprimit të ngjarjeve të mëdha historike si lindja e tregtisë së Atlanitikut, Murtaja e Madhe, Revolucioni Industrial etj, me institucionet eknomike dhe politike që gjetën këto valë zhvillimi. Shpërndarja e pasurisë globale aktulisht  nuk ka ndryshuar që mbas Revolucionit Industrial. Sipas autorëve vendet që kishin institucione inkluzive mirëpritën revolucionin industrial dhe kanë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ndërsa vendet që i gjeti revolucioni industrial me politika ekskluzive nuk patën të njëjtën rritje.

Mbas Murtajës së Madhe 1348–50, Europa Juglindore ku bëjmë pjesë dhe ne, ndyshe nga Anglia u rikthye në një feudalizëm më të fortë se më parë, ndërkohë që në Angli, punëtorët që punonin token e Lordëve kërkuan më shumë të drejta të cilat iu plotësuan më kalimin e kohës. Gjithashtu dhe gjatë Revolucionit Industrial Europa Juglindore nuk përqasi teknologjinë pasi kërcënonte bizneset e elitës-apo në disa vënde ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane e cila është karakterizuar tërësisht nga politika ekstraktive.

Rritja e qëndrueshme ekonomike kërkon inovacion  i cili ka karakteristikat e “shkatërrimit kreativ” ala Shumpeter. Institucionet inkluzive hapin rrugët për  dy faktorë kyç të zhvillimit eknomik: teknologjia dhe edukimi. Rritja eknomike e qëndrushme në të gjitha rastet është e shoqëruar nga përmirësimi teknologjik që ka mundësuar punëtorët, tokat dhe kapitalin që të jenë më produktiv. Vendet që janë të kapura nga politika ekstraktive kanë frikë nga “shkatërrimi kreativ” pasi  nënkupton zëvendësimin  e elitave dhe bizneseve të tyre si rezultat i teknologjive të reja që sjell inovacioni- kjo është dhe arsyeja pse këto vende e kanë shumë të vështirë të dalin nga një rreth vicioz varfërie të vazhdueshme.

Acemoglu dhe Robinson sqarojnë se nuk është se një vend nuk do ketë rritje eknomike nëse kombinon  institucione eknomike inkluzive me institucione politike ekskluzive. Thjesht kjo rritje ekonomike nuk do jetë e qëndrueshme (tranformimi i Venecias në muze). Pra të dy instiucionet (eknomik dhe politik) duhet të jenë inkluzive që një vend të ketë rritje të qëndrueshme. Institucionet politike inklusiv suportojnë institucionet eknomike inklusiv. Ato sqarojnë më tepër këtë kuadër në publikimin e fundit: Economics versus Politics: Pitfalls of Policy Advice,NBER.

Mesazhi për Shqipërinë është se pavarësisht implementimit të reformave ekonomike (inkluzive),  që mund të sjellin një treg  gjallërues, përderisa institucionet politike karakterizohen nga praktika ekstraktive-ku fuqia politike përqëndrohet tek elita e cila ekstrakton në mënyrë të vazhdueshme burimet e një vëndi apo i keqshpërndan ato, ne jemi të destinuar të dështojmë për sa i përket rritjes ekonomike  të qëndrueshme. Duke cituar Acemoglun dhe Robinson:

“Vendet e varfëra janë të varfëra sepse ato që kanë pushtetin politik ndërrmarin vendime që krijojnë varfëri. Ato gabojnë jo për shkak të injorancës  apo pavetëdijes por me vetëdije”.

1

 

Përfituesit pasues të politikave ekstraktive në Kongo

 

 

 

 

 

2

 

 

 

Mbreti i Kubës Eliot

 

 

 

3_rreg

 

Rritje ekonomike ekstraktive-Punëtorë Gulag në Bashkimin Sovietik ndërtojnë kanalin e Detit të Bardhë.

 

 

 

 

 

4-rreg

Inovacioni: Esenca e rritjes eknomike inkluzive. Makineria me avull e James Watt

 

 

 

 

 

 

5-rreg

Institucionet ekstraktive sot: Fëmijë duke punuar në një fabrikë pambuku në Uzbekistan.

 

 

 

 

 

 

6

“Glorious Revolution”, i theksuar dhe i përsëritur nga autorët disa herë në tekst, përbën rastin më tipik dhe kulminant të institucioneve inkluzive ku nëpërmjet “Bill of Rights” historia e njerzimit njeh per herë të parë pluralizmin.Në foto William-ii III-të i Orange lexon “Bill of Rights” përpara se të kurorëzohet nga parlamenti.

 

 

 

 

7_rreg

Karikatur e kompanisë Standart Oil, e cila krijoi monopolin e naftës në US në fund të Revolucionin Industrial.  Tiparet ekstraktive tërentave  nga monopolet bllokojnë rritjen e qëndrueshme. US me institucionet e saj inclusive arriti ta shpërbëjë Standart Oil.

 

 

 

 

8-rreg

 

Humbësit nga inovacioni teknologjik dhe “shkatërrimi kreativ”-Luditët e famshëm duke shkatërruar një makineri tekstili të shpikur gjatë Revolucionit Industrial.

 

 

 

 

Referenca:

Acemoglu Daron, Robinson James (2013): Economics versus Politics: Pitfalls of Policy Advice.NBER Working Paper No. 18921.(http://www.nber.org/papers/w18921)

Acemoglu Daron, Robinson James: Why Nations Fail.(http://norayr.arnet.am/collections/books/Why-Nations-Fail-Daron-Acemoglu.pdf)

 

 

 

10 Responses to Pse kombet dështojnë?

  1. Florina says:

    Shumë faleminderit për këtë artikull. Shumë studim interesant!

    Mendoj se bizneset/ndërmarrësit tanë (në Kosovë) kanë mentalitet ekstraktues dhe është shumë e natyrshme që edhe klasa politike të vuajë nga i njëjti “virus”. Ashtu siç thuhet: Populli e meriton klasën politike që e ka në pushtet – që nënkupton, populli e zgjedhë atë që ia kujton vetveten (shumica). Prandaj, mendoj që në Kosovë (dhe Shqipëri) ky mentalitet duhet të ndryshohet që në fëmijëri tek gjeneratat e reja. P.sh. nëse një prind kurrsesi nuk e lëshon pozitën e tij të punës, apo çfarëdo pozite tjetër, dhe dëshiron që të gjitha ti marrë me vete pas, duke shtypur familjarët dhe shoqërinë përreth vetes, edhe fëmiu i këtij personi do ta përsërisë të njetin mentalitet, dhe patjetër që ky mentalitet do të voton për elitën politike që mendon si ai/ajo. Fatkeqësisht familjet tona (qelualt kryesore të shoqëris) vuajnë nga ky sindrom të cilin lehtësisht mund ta konsiderojmë si “narcisoid” pasi që ekstraktuesi apo eksploatuesi e ka ndjenjën e grandiozitetit dhe të superioritet dhe prandaj është shumë natyrale të eksploatojë të tjerët që janë të “pavlefshëm”. Dhe historia vazhdon të përsëritet.

  2. Admir Ramadani says:

    faleminderit per komentin.

    mendoj(duke perdorur kuadrin Acemoglu-Robinson) se shprehja “Populli e meriton klasën politike që e ka në pushtet” nuk eshte e drejte, pasi bie ne shpjegimin sipas “kultures” qe A-R kundershtojne ne liber duke dhene evidence(me pak flaje nuk ka ndoje gje te keqe me shqiptaret si karakteriska socio-antropo-kulturore). Nuk eshte se mentaliteti ekstraktiv ka ardhura nga qielli apo eshte ne genet e shqiptareve. Pergjegjes per keto sjellje ekstraktuese jane lideret politike dhe incentivat qe institucionet politike emetojne. ky eshte frameworku i A-R dhe ato japin plot evidenca qe kshu ka ndodhur realisht, me fakte historike. Me vjen mire qe gjen raste te sjelljeve ekstraktive ne shoqerine tone, si tek “familja”, dhe do inkurajoja te gjith lexuasit te tregojne sjelljeve te tilla qe mund te kene vezhguar. Ne lidhje me kete, dhe ne shqiperi ka ndodhur nje tip “asian miracle”, ku femijet e familjeve ne fshatra ku me pare punonin per kryetaret e familjeve-baballaret( ektraktive) me hapjen e tregut te lire, u leshuan neper qytete per te gjetur pune ne tregune lire te punes tashme qe sjell rritje eknomike. Pra kemi nje shkeputje nga nje maredhenie e meparshme, ne nje te re qe eshte inklusive. Kjo nuk ka lidhje me natyren e familjeve tona si “shqiptare”(me gjithe karakteristikat e saj) por me tiparet inclusive qe emeton nje institucion ekonomik qe perfaqesohet me tregun e lire. Metodat ekstraktive qe shikon tek praktikat e biznesit nuk jane te tilla sepse jemi shqiptare, apo kemi ndonje gje qe s’shkon me ne shqiptaret.Keto metoda emetohen nga institucinet politike-qeverisvenese dhe normalisht “normalizojne” sipas ketyre parimeve ekstraktive cdo qelize te shoqerise(ie rregullat e lojes apo “si behen gjerat” vendosen nga ata).

  3. Florina says:

    Shumë faleminderit për komentin.

    Gjenetika dhe të qënit Shqiptar, nuk mendoj se ka të bëjë me mentalitetin dhe kjo nuk është ajo që aludoj në komentin tim. Mentaliteti është produkt i rrethanave, kushteve jetësore ku ne jemi skalitur me shekuj.Prandaj, nuk mund ta hudhim fajin vetëm tek klasa politike kur vet votuesi (përqindja më e madhe) sillet vet si klasa politike. Ta marrim një shembull më banal, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri qytetarët e kanë shumë problem të mendojnë me përgjegjësi në rastin e hudhjes së mbeturinave. Është shumë e pakëndshme të shohim se si secili prej nesh i hudhë mbeturinat larg syve të vet, e nuk e konsideron se hudhja përtej oborrit (zonës së pronës personale) i bën dëm tjetrit, e më e tmerrshmja është kur nuk mendon se fëmijët e tyre do të luajnë në atë “fushë” me mbeturina apo ndoshta do të lahen në atë lum ku prindët e tyre i hudhin mbeturinat.

    Ndryshimi fillon në secilin prej nesh, së pari duhet të pyesim veten, mos jam edhe unë ekstraktiv. A mos e përsëris edhe unë të njejtën paradigmë tek fëmijtë e mi?

    Ajo çfarë dua të them është se derisa secili qytetar nuk bëhet shtetformues (inklusiv) në kokën e vet vështirë se do ta kemi edhe klasën politike inklusive.

  4. Admir Ramadani says:

    individi shqiptar/kosovar dhe i kudo tjeter(sipas A-R) eshte produkt i institucioneve politike dhe ekonomike te vendit te tij dhe rezultat i historise se ketyre institucioneve. Duke shpresuar te mos gaboj historikisht por te pakten per shqiperine, institucionet e para deridiku inklusive fillun 1990,pra jemi tmerresisht shume me vonese persa i perket politikave pluraliste dhe instiucioneve ekonomike inklusive. Para 90-tve na kane mbizotruar institucione politike dhe ekonomike teresisht ekskluziv duke filluar me regjimin komunist, me para me feudalizm(po prap ekstraktiv) dhe duke shkuar deri tek politikat me tipike ekstraktive qe libri veren tek sundimi osman. Nje paralele interesante mund te jete indikative: Nje nga normat sociale qe vazhdon te drejtoj dhe sot jeten ne Ameriken Latine,datohet qe nga koha e kolonializmit dhe njihet me termin “obedezco pero no cumplo,”= “I obey but I do not comply”. Kjo ishte nje proverb qe kolonizatoret spanjoll perdornin per ligjet qe vinin nga Spanja, dhe karakterizon shume mire dhe qendrimin qe kane SOT njerzit atje per ligjet ne pergjithesi. Pse nuk ndodhi kjo ne Ameriken e Veriut. Sepse ne Ameriken latine Spanjollet ekstraktonin arin dhe argjendin dhe ishin ne konflikt te vazhdueshem me Spanjen-mbreteri se kush to i merrte keto pasuri. E njejta situate mund te spekulloi ka ndodhur me princat tane shqiptare ne qendrimin qe kane pasur per ligjet dhe normat e perandorise osmane.Eshte thjesht nje spekullim por qe shpjegon shume qendrimin qe kemi ne ndaj ligjit. Dhe kjo ka implikime per cdo rregull tjeter shoqeror, deri tek hedhja e mbeturinave kudo.

  5. John Mancia says:

    “Kolonizatorët spanjolle ndryshe nga ai anglez, nuk prodhonin vetë ushqimin, por nënshtronin popullatën vëndase me punë të detyruar dhe kërkonin haraçe, gjithashtu grabisnin arin dhe argjëndin.” What about African slaves?
    “Elizabeta I dhe pasardhësit e saj nuk e monopolizuan tregtinë e Atlantikut (kolonizimi i Amerikës) ndërkohë që Spanja dhe monarkë të tjerë vepruan ndryshe.” What about India. Anglia ishte fuqia kolonizuese ne Indi. Perse “politika inkluzive” nuk dhane te njejtat resultate.
    It looks like “Acemoglu and Robinson” are two Anglophones.
    Per mendimin tim ka shume arsye sociale dhe ekonomike perse disa kombe jane suksesful dhe disa nuk jane. Shqipetare ashtu si shume vende balkanike kane qene ne disantvanage nga posita e tyre gjeografike as ne perendim dhe as ne lindje. Vendet me popullsi te vogel gjitmone kane qene te okupuar nga popullsite mete medh dhe kjo ka influencuar their psicology dhe ne positen e tyre financiare. Shqipetaret ne vecanti ka qene ne disantvantazh me te madh dhe akoma jane. Per te mbijetuar zgjollen konvertimin nga nje komb kristian ne nje popullsi mikse me shumice muslimane.
    Ndryshimet ne trojet shqipetare do te ndollin vetem kur rinia do te gjeje kushte te pranushme jetese ne vendin e tyre dhe jo ne emigrim. Kjo nuk do jete e lehte dhe nuk do te ndodhe ne nje kohe te shkurter.

  6. Admir Ramadani says:

    Mr. Mancia,
    ne lidhje me dy referimet nga shkrimi. Per te parin: Po flitet se cfare ndodhi ne Jamestown ne fillimet e tije dhe jo ne Afrike.Ka shume rendesi konteksi historik pasi dhe Amerike mund te kete kaluar historira ekstraktive por ne momentet kuce te zhvillimit glbal ka qene inkluzive. Per te dyten:Dhe Amerika kolonizim i Anglezeve ka qene, por nuk po shkon tek thelbi. Kompanite qe merreshin me tregtine e Atlantikut nuk kane qene kompani VETEM te drejtuar nga Elizabeta I, por ju dha mundesi nje pjese te mire te tregtareve te tjere.Kjo ka shume rendesi, pasi vetem kjo monarki operoj keshtu.
    Ne lidhje me gjeografine,duhet te lexoni librin per refenca plot ne te gjithe boten qe nuk ka lidhje gjeografia(north vs south korea, e plot shembuj te tjere). Per me teper clidhje ka te qenurit mes lindjes dhe perendimit, per kundrazi e ben shume me te favorshme, do ishim nyje tregtare. Te sugjeroj ta lexosh librin, nuk jane Anglophones.

  7. Admir Ramadani says:

    ….ne lidhje me Anglophones…duhet te shpjegohet pse Anlophonet kane patur rritje me te larte dhe te qendrushme ekonomike ne krahasim me te tjeret.jane per tu admiruar per ato cilesi qe autoret evidentojne, dhe qe si duket jane te domosdoshme per te pature rritje te qendrushme. Eshte e pavend smira.

  8. John Mancia says:

    Mr. Ramadani,
    “Eshte e pavend smira”???? I will not dignify your comment with an answer.
    I expressed my opinion regarding your question “Pse Kombet Deshtojne”. There was nothing personal. Of course I do not agree with your consideration that Anglo-Saxons are special. The history of the world is older than 500 years. The British Empire had its own successes and glamor, however was not the exemption.
    The interest and goal of my post was and still is Albania and Albanians.
    Thank you for reading recommendation, but NO.
    Good luck

  9. Nini says:

    O Xhono me sa duket ktu me anglofon se kta autoret qeke ti mer daku!

    shife ne google po qe se se kupton dakun ;)))

  10. Admir Ramadani says:

    Why Leadership Matters nga blogu i Acemoglu-Robinson.Kontrolloni vazhdimisht blogun per aplikime te frameworkut te tyre.
    :http://whynationsfail.com/blog/2013/12/16/does-leadership-matter.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.