P0 (2)Fushata zgjedhore e qershorit përfundoi. U shpallën edhe fituesit. Ishin të majtët që u përzgjodhën nga sovrani të na drejtojnë në katër vitet në vazhdim. Të djathtëve u ngeli të vendosin të riorganizohen dhe të opozitojnë sipas mësimit popullor.U ngeli të synojnë rikuperimin e territoreve politikisht të humbura në këto zgjedhje. Synim praktik për zgjedhjet e ardhshme vendore, si një parakusht thelbësor për të synuar fitore në vitin 2017. Sigurisht, ka edhe një alternative tjetër, për të djathtën dhe për të gjithë opozitën. Të vazhdojë ta gjej fajin te “komshiu” (me një fjalë jashtë vetes) dhe populli, pas katër vjetësh, ti thotë të njëjtën gjë. Të shpresojmë për të djathtën, por, edhe për popullin që të mos ndodh kështu. Partitë fituese erdhën në seance kuvendore të miratimit të përbërjes së Qeversisë së re, me një program qeverisës të përbashkët. Në fakt, njëra parti e quante program qeverisës ndërsa tjetra program politik, por sidoqoftë të dyja e mbrojtën njësoj. Si një produkt të unifikuar të dy linjave partiake, në fushatën që parapriu zgjedhjet e qershorit. Programi qeverisës apo politik i Qeverisë së re, që duhet thënë se në rrafshin teorik ka në një kuptim të ndryshëm ndërsa në rrafshin konkret qënkan të njëjtë, u godit nga ligjërimet e opozitës së re në tre drejtime kryesore.Së pari, se nuk ishte realist dhe i zbatueshëm, së dyti, se nuk përfshinte të gjitha premtimet e fushatës dhe së treti, se nuk ishte i detajuar dhe i mungonin shifrat.

Duke shpresuar se debati politiko-teknik mbi programin do të vazhdojë edhe në dimensionin e komponentëve të tij, mund të themi një gjë të sigurt. Përsa i përket komponentit të punësimit, program përcaktonte pritshmëri të qarta nga qeverisja katër vjeçare. Ai (programi) përcaktonte punësimin e treqindmijë shqiptarëve përgjatë kësaj perriudhe. Shumë, po të kemi parasysh gjëndjen e tregut real të punës, gjendjen e likuiditetit për investime të reja të brendshme, premtimet për taksim progresiv, krizën Europiane për remitanca apo investime të huaja. Pak, po të kemi parasysh nivelin e lartë të papunësisë prej një million vetësh, varfërinë e tejskashme që do të kërkonte dy apo shumë punësimin për të njëjtin të papunë, rininë studentore që mund të punësohet part-time. Programi ngarkon Qeverinë të krijojë 300 000 vende të reja pune.Nga të cilat 40 000 në industrinë prodhuese dhe 12 000 të lidhura më to. 15 000 në industrinë e lidhur me detin dhe 155 000 në aktivitete bujqësore dhe blektorale. Përmes reformës në programin e ndihmës ekonomike 62 000, në industrinë e turizmit 11 000 dhe në fushën e teknologjisë së informacionit 4 000.Pra, në total 300 mijë, ndërsa në sferën e aktiviteteve të ekonomisë prodhuese (që na intereson për këtë shkrim), 67mijë vende të reja pune. Pak, mua më duken pak.Jo vetëm se shprehin vetëm 30% të nevojës së identifikuar nga programi, por edhe se mundësitë janë goxha më të mëdha. Sigurisht,nëse nuk ndjekim rrugën e improvizimit të deritanishëm. Nëse ndyshojmë mënyrën e të menduarit.

Cospe-Srl-foto-aereaSepse nëse ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe vendosim se çfarë do bëjmë me burimet tona natyrore dhe terriroriale, burimet tona njerëzore dhe burimet tona financiare, atherë çdo gjë është më e thjeshtë. Mjafton që qëndrimeve tona politike për cdo fushë zhvillimi ekonomik, t’u japim kuptim gjeografik/territorial. Pra, të planifikojmë zhvillimin e territorit sipas nevojave ekonomike dhe mundësive konkrete të burimeve natyrore. Nëpërmjet një qasje të forte propocionaliteti në planifikim të përcaktojmë se ku duhet të zhvillojmë industritë prodhuese, pasi kemi vendosur llojin e industrive prodhuese që duam të zhvillojmë, dhe ku është zona më opportune për secilin lloj zhvillimi industrial.Nuk mund t’ju them nëse 78 mijë vende pune janë shumë apo pak. Aq më pak nuk mund t’ju them nëse do krijohen këto vende apo jo, pas katër viteve. Por një gjë mundt’jua them me siguri. Nëse ndiqet kjo rrugë dhe ky model, mundësitë janë positive. Burimet territorial dhe natyrore janë, burimet financiare mund të gjenden, burimet njerëzore mund të krijohen. Studimet empirike tregojnë se në modele të tilla zhvillimi mund të punësohen nga 25 deri në 75 punonjës për hektar. Me një arithmetikë të thjeshtë del se detyrimi I programit na kërkon përafërsisht 1 mijë hektar tokë. Mjafton dëshirë e vullnet dhe planifikimi territorial do ta kryej këtë punë për ne. Kjo është rruga. Sepse jashtë planifikimit territorial nuk mund të ketë zhvillime ekonomike të qëndrueshme. Aq më pak krijime massive të vendeve të reja të punës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.