5 pikat e modelit të ri të zhvillimit ekonomik që duhet të ndjekë Shqipëria, nga deficiti te infrstaruktura, arsimi, shëndëtësia dhe klima për biznes

 

indexaaNë numrin e saj të parafundit revista Monitor kishte vendosur në një bazë krahasimi mbi mundësitë e investimeve të huaja direkte në rajon duke ju referuar kryesisht avantazheve fiskale që ofrojnë këto vende, kryesisht Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kjo e fundit, ndryshe nga Shqipëria e Mali i Zi, nuk ka akses në det por kjo nuk e pengon që ta konsiderojë aksesin në porte vetëm 80 km nga kryeqyteti duke nënkuptuar por pa e cituar portin e Durrësit. Gara e uljes së barrës fiskale i ka përfshirë ethshëm në këto kohë vendet e rajonit duke ofruar ulje të njëpasnjëshme të tatimit mbi korporatat dhe duke vendosur të paktën në dilemë politikbërësit dhe vendimmarrësit në Shqipëri mbi aplikimin e taksës progresive mbi kompanitë e mëdha.

Por a është barra fiskale kriteri kryesor për një investitor të huaj në vendimmarjen e lokalizimit të aktivitetit të tij në vende në zhvillim? Sigurisht që është komponent i rëndësishëm por jo kryesori e aq më pak i vetmi. Vendet e rajonit më shumë se gara e uljes së taksave direkte dhe indirekte mund dhe duhet të përmirësojnë klimën e përgjithshme të të bërit biznes, sigurinë e investimeve, uljen e barrierave të hyrjes dhe daljes(edhe këto janë po aq të rëndësishme sa ato të hyrjes) nga tregu, një ofertë pune të kualifikuar dhe një trajtim jopreferencial që do të deformonte parimet e konkurrencës së barabartë mes sipërmarrjeve.

Tre janë objektivat që vendos kryeministri britanik për qeverinë e tij, pro-biznes, pro-sipërmarrje  dhe pro-rritje(ekonomike). Kjo duhet të jetë, dhe me sa duket është në fillesat e saj, filozofia edhe e qeverisë shqiptare për të tejkaluar rrethin e mbyllur të financimit të borxhit me borxh dhe për tu futur në ciklin e një rritje ekonomike reale. Reale në kuptimin e dhënies fund të disa paradaksove të ekonomisë shqiptare të llojit kemi rritje ekonomike por kemi rënie të të ardhurave fiskale, se nuk kemi rritje të produktit të brendshëm bruto por rrudhje të punësimit, kemi rritje të aktivitetit të përgjithshëm tregtar në vend por kemi ulje të konsumit; kemi rritje të investimeve publike (një komponent shumë i rëndësishëm i PBB) por kemi punë publike të papaguara, kemi tepricë likuiditeti në banka(me depozita rreth 10 miliardë dollarë) por ska kredi të re për biznesin etj., etj.

Një ekonomi duhet të jetë e orientuar pro-biznes si sektori që gjeneron vende pune dhe mendoj që duhet të kthehet në indeks vlerësimi edhe për Shqipërinë numri i vendeve të reja të punës që hapen çdo muaj dhe i vendeve që mbyllen.

Një raportim mbi bazën e sistemit të sigurimeve shoqërore i ballafaquar me informacione të mara nga sektori real i ekonomisë ose të dhëna dytësore, do të tregonte realisht dinamikën e zhvillimit ekonomik të vendit. Edhe raportimet nga QKR të ballafaquara me të dhënat nga organet tatimore duhet të jenë të përmuajshme për të kuptuar trendin e hyrjeve të reja në treg, si treguesi kryesor i rënies së barrierave dhe krijimit të një ambjenti të favorshëm për investime.

Kur kryeministri britanik thotë se ekonomia e vendit të tij po rritet 3 herë më shpejt se Gjermania dhe se në 3 vjet ka imagesbgjeneruar 1.4 milionë vende pune në sektorin privat, padyshim që jemi para një suksesi. Por megjithatë ai e quan sfidë ringritjen e ekonomisë edhe pse janë rregjistruar 400 mijë biznese të reja dhe ka thithur investime të huaja direkte më shumë se Brazili, Ekonomia dhe Kina, dhe ka një axhendë të qartë për ministrat e tij, një qeveri pro-biznes, pro-sipërmarrje dhe pro-rritje.

Një strategji e ngjashme mund ti shkonte edhe Shqipërinë në kushtet e kërkimit të një modeli të ri ekonomik që nuk varet nga remitancat por nga zhvillimi i ekonomisë së brendshme mbi bazën e prioriteteve dhe avantazheve krahasuese për të siguruar rritje të të ardhurave kombëtare dhe një rishpërndarje më të drejtë për të gjithë.

Pika e parë për çdo qeveri është reduktimi i deficitit buxhetor, pra gropës financiare të diferencës negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve por duhet të shkohet përtej shkurtimeve buxhetore që janë në modë kohët e fundit. Qeveria duhet të ridimensionojë shërbimet publike nëpërmjet ndërtimit të një shteti që siguron shërbimet fondamentale për publikun dhe i jep dritën jeshile sektorit privat.

Reforma e dytë është arsimi. Është e adresuar disa herë qasja drejt arsimit profesional si shpëtimi për të mos patur 5 mijë juristë për km2, por duke konsultuar ekonomiksin industrial mendoj se çështja e arsimit duhet adresuar me gjerë. Duhet të rritet cilësia duke vënë theksin në shkencat ekzakte dhe në gjuhën angleze për të përballuar konkurrueshmërinë e vendeve të tjera.

Së treti, reforma në shëndetin publik. Rasti i shërbimit shëndetësor kërkon reforma me shtyllën e tretë të sigurimeve nëpërmjet një politike publike që siguron shërbimet bazike shëndetësore në sektorin publik dhe liberalizimit të pagesës së sigurimeve shoqërore duke i hequr nga skema e detyrueshme publike dhe duke zhvilluar kolonën e tretë(duke e lënë në dorë të individit të zgjedhë sigurimin shëndetësor dhe spitalin ku do marrë këtë shërbim). Për pagesa ekstra për sigurimet shëndetësore duhet të merren shërbime ekstra nga spitalet dhe kjo mund të sigurohet vetëm nëpërmjet zhvillimit të skemave private të sigurimit.

Së katërti, investimet në infrastrukturën rrugore, në të gjithë vendin dhe jo vetëm në pjesë të veçanta sipas orekseve elektorale, do ulnin kostot e transportit, afron kërkesën me ofertën, nxit përdorimin e teknologjive të reja me kosto më të ulët, mbetet prioritet konstant. Korridoret e transportit, energjisë elektrike, gazit natyror, teknologjisë së internetit dhe gjitha investimet e tjera publike krijojnë kushtet për nxitjen e investimeve të huaja direkte por me një kusht, çdo lekë i shpenzuar duhet të llogaritet mirë që ka normë pozitive kthimi në ekonomi.

EntrepreneurFaktori i pestë do të jetë klima pro-biznes. Ribalancimi i ekonomisë, rivlerësimi i barrierave të hyrjes, hapja drejt investitorëve strategjikë, rishikimi i të drejtave eksluzive dhe koncensioneve joeficente, krijimi i dialogut me biznesin dhe konsumatorin, do të krijonin një klimë probiznes që do të sillte rritje ekonomike dhe punësim real(jo siç raporton Instat për rritjen e vetpunësimit në bujqësi sa herë nuk i përputhen shifrat mes normës së papunësisë dhe të punësuarve në total).

Ky model i ri i zhvillimit ekonomik do të krijonte mundësinë e pjesëmarrjes në ringritjen e ekonomisë dhe do të krijonte diferencën me modelin e mëparshëm. Nëse shteti arrin të ulë deficitet, nëse sistemi arsimit është i përshtatshëm për tregun e punës, nëse infrastruktura siguron zhvillim ekonomik kapilar në të gjithë vendin, nëse reforma shëndetësore funksionon me shërbime më të mira, kjo do t’i jepte shansin gjithësecilit të ishte pjesë e zhvillimit në mënyrë që të plotësonte aspiratat për mirëqënie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.