imagesIndeksi i Lirisë Ekonomike, një indeks tejet i rëndësishëm ndërkombëtar, ka treguar se gjatë vitit të shkuar Shqipëria ka bërë disa hapa domethënës përpara në terma të lirisë ekonomike. Sipas Heritage Foundation, liria ekonomike është e drejta themelore e çdo njeriu për të qenë zot i punës dhe pasurisë së tij. Në një shoqëri me liri ekonomike, individët janë të lirë të punojnë, prodhojnë, konsumojnë dhe investojnë në çdo mënyrë që e shohin të përshtatshme. Qeveritë lejojnë punën, kapitalin dhe produktet të lëvizin lirisht duke e kufizuar përdorimin e forcës vetëm në ato raste kur ajo siguron vetë lirinë. Dhe është lajm i mirë që në 20-vjetorin e publikimit të indikatorëve të parë Shqipëria të pozicionohej në vend të 54-t, nga i 58-ti që ishte në vitin 2012. Ky indikator shoqëron prej dy dekadash rrugëtimin e Europës Lindore drejt ekonomisë se tregut. Duhet theksuar se Heritage Foundation është një think tank me qasje dhe në promovim të politikave të djathta ku synon rol të kufizuar të shtetit në ekonomi, liri të tregut dhe fuqizim të individit. Nuk është rastësi që ky indeks të ketë filluar pas rënies së komunizmit në vendet e Europës Lindore dhe në një periudhë kur idetë neoliberale u bënë shumë joshëse dhe shtytëse të shumë reformave ekonomike në mbarë botën.

Duke qenë se vetë të dhënat e Heritage Foundation janë bazuar në ideologjinë neoliberale, është po aq e rëndësishme të përkufizojmë termin neoliberal. Sipas fjalorit të Oxfordit, fjala neoliberal është një formë e modifikuar ose e rilindur e liberalizmit tradicional, e cila përkrah tregje të lira dhe të drejtat e individit. Por shpeshherë neoliberalizimi përdoret me përçmim dhe në keqardhje nga ideologë të majtë si Chomsky apo Harvey, të cilët e shohin neoliberalizmin si avancim të kapitalizmit dhe konsumerizimit në dëm të shtetit social. Gjithsesi, përdorimi më i shpeshtë i termit neoliberal i referohet politikave reformatore në ekonomi që liberalizojnë ekonominë, eliminojnë kontrollin e çmimeve, derregullojnë tregjet financiare dhe ulin barrierat tregtare; duke ulur rolin e shtetit në ekonomi, sidomos nëpërmjet privatizimit të aseteve shtetërore, duke ofruar shkurtim të shpenzimeve publike dhe stabilizim makroekonomik, duke përfshirë kontrollim të fortë të ofertës monetare, eliminimin e deficitit buxhetor dhe uljen e subvencioneve shtetërore.

Shumë autorë perëndimorë shkruajnë se neoliberalizmi është ideologjia e cila po udhëheq botën sot. Sipas profesorit Hurley, neoliberalët tashmë kanë pozicione të mira në institucionet globale si FMN, Bankë Botërore, OBT, think tanks, universitete, ministri financash dhe për këtë arsye ai mendon se neoliberalizmi është tashmë një diskurs i gjithëpushtetshëm duke patur efekte të thella duke u bërë gati common-sense në mënyrën se si ne mendojmë, jetojmë apo kuptojmë botën në të cilën jetojmë.

Ndaj ekonomia shqiptare duhet ta shohë si një lajm të mirë faktin që Heritage Foundation e vendos në 4 pozicione më të mira se publikimi i vitit të shkuar. Rëndësinë e këtij indikatori e kuptoi dhe ministri i Ekonomisë, z. Ahmetaj, i cili në një deklaratë për shtyp arsyetoi se “ky është i pari vlerësim cilësor që qeveria e re merr në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe lirisë së të bërit biznes në Shqipëri. Në raport përmendet rotacioni politik dhe ambicia e vendit dhe e qeverisë Rama për një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Europian”.

Në fakt, Heritage Foundation nuk vlerëson qeveri, por politika ekonomike që qeveritë ndjekin. Në të dhënat e përdorura vlerësimi pozitiv për Shqipërinë është përllogaritur në periudhën kur vendi kishte taksë të sheshtë 10% dhe kur borxhi publik ishte 62% e PBB-së. Në fakt këta dy indikatorë ishin të vetmit që ekonomia jonë i kishte në nivele të larta, në vend të 20-të në botë (në indikatorë si shteti i së drejtës mbetemi në vend të 101 në botë). Sido që të jetë, ajo që mundet të parashikohet lehtësisht është se Shqipëria në indikatorin e ardhshëm do të jetë me një borxh publik sa 74% të PBB-së dhe me taksë progresive, dhe me synim për politika statiste, të cilat automatikisht përkthehen në lajm të keq për lirinë ekonomike dhe idetë liberale.

Në një shkrim të vitit 2005, Profesor Pashko, liberali par excellence shqiptar, shkruante se në një shoqëri postkomuniste si kjo jona, çështja e ideve liberale është akoma më komplekse. Shumëkush e sheh liberalizmin si antipodin e socializmit. Në fakt, ashtu është. Por sidoqoftë, këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në thelb, në fazat e hershme socializmi përvetësoi idetë liberale të lirisë, arsyen, lëvizshmërinë, progresin, standardet më të larta të jetesës për masat dhe fundin e teokracisë. Socializmi këto ideale kërkoi t’i arrinte me mjete konservatore si dhuna, statizmi, planifikimi i centralizuar, komunitarizmi, madje dhe nacionalizmi. Pashko përfundon shkrimin e tij duke thënë se “ndriçimi i këtyre temave do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se ku qëndron thelbi i sotëm i ideve liberale në një vend si Shqipëria, ku trashëgimia paternaliste e komunizmit është tepër e theksuar dhe ku problemet e zhvillimit të paqëndrueshëm dhe të varfërisë ndikojnë vazhdimisht për kthim në statizëm”. Rrezikun që i kanosej lirisë ekonomike dhe ideve liberale, Profesor Pashko i shihte qartë dhe përmirësimet ndër vite të indikatorëve për Lirinë Ekonomike të matura nga Heritage Foundation duhen parë si një çmim për reformatorin liberal Pashko, i cili paraqiti rrymën natyrale që duhej të ndiqte Shqipëria e atyre viteve ndaj rrezikut të rikthimit të statizmit, siç pamë në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013.

4 Responses to Amerikanët e Heritage, e ardhmja e lirisë ekonomike dhe Pashko

  1. Zenepe says:

    Cdo vendi qe ndryshoi rendin shoqerore ju desht te zbatonte politika transformuese te kujdesshme pa rene ndesh me interesa grupesh e individesh. Zbatimi i reformave shabllone per nje vend ne periudhe tranzicioni ose e dergoj vendin ne nje kaotizem total ose zgjati shume periudhen e tranzicionit dhe duke bere qe edhe idealistet me te medhenje te venitej endrra e ndryshimit.Kjo ndodhi ne vendin tone.Grupi qe mori persiper ndryshimin ne krye te revolucioni spontan udhehoqi urrejtjen ndaj nje sistemi me ndjenjen me shkatrrimtare, me urrejtje.Nuk analizoj dhe vlersoj te mirat dhe te keqijat e sistemit te me parshem.Nuk njihte rregullat e ligjet mbi pronen (Se ishin kacake pa prone) dhe u udhehoqen nga teoria qe prona i takon atij qe e punon (nje ide fateliste e komunizmit) dhe ky ishte hapi me shkaterrues dhe qe nuk permirsohet dot.Te gjithe ata qe moren keto prona kurre nuk i punuan por i shiten dhe i degraduan nga prodhuese ne te te mirave meteriale ne djerre per token dhe shkatrrim total per te gjithe veprat e industrise.Prona ne ate kohe e te gjithve u shkaterrua me urejtjen se ishte e kohes komuniste dhe jo e Shqiptareve.Ne kete kohe dhe me keto kushte jane te implimentueshme neoliberalizmi ose teoria “..rol i kufizuar i shtetit dhe liri e individit e tj… Ne fakt kjo u perdor si farse politike per te pasuruar nje elite njerzish pa kontribute dhe ne menyra te pa merituar dhe kjo konvergoj ne pushtetare te pasur dhe individe te varfer .Dikush ??? ne lidhje me shtetin e lirite ne pergjthesi ka shkruar ” .. i dua lirite per te kontrolluar abuzimet e shtetit me pushtetin dhe e dua shtetin e forte per te kontrolluar abuzimin me lirite..”Keshtu qe lindin elita ne kushte ndryshimesh dhe per efekta perfitimesh krijojne edhe teori te paqarta e konfuze dhe asnjeher shteti nuk eshte nje funsionar ne sherbim te shoqerise…..

  2. Adi says:

    Historia( western civil.) ka treguar qe persa i perket ideve ekonomike dhe zbatimit te tyre ne praktike,me shume kane formen e nje vale sesa te nje vije te drejte.kjo paper e Friedmanit besoj se i ka rezistuar kohes:http://www.utdallas.edu/~plewin/Friedman%20FEE%20theTide.pdf

    Brutus:
    There is a tide in the affairs of men.
    Which, taken at the flood, leads on to fortune;
    Omitted, all the voyage of their life
    Is bound in shallows and in miseries.
    On such a full sea are we now afloat,
    And we must take the current when it serves,
    Or lose our ventures.
    Julius Caesar Act 4, scene 3, 218–224

  3. me kembe ne toke says:

    Po te shohesh dekompozimin e notes per Shqiperine vihet re qe paskemi qeverisje te kufizuar, eficense rregullatore dhe tregje te hapura, por ne vendin tone nuk sundokerka ligji. E drejta e pronesise dhe liria nga korrupsioni jane shume me keq se ne vende te tjera. Madje per korrupsionin shihet perkeqesim ne kohe.
    Me nje fjale keta “neoliberalet” tane kane bere gjithe reformat e lehta dhe s’kane prekur dy ceshtjet me te veshtira dhe me te rendesishme: pronen dhe korrupsionin. Po si do te konkurosh ne tregun boteror kur i ke themelet mbi uje? S’ka sistem te qarte pronesie, thote Heritage per Shqiperine, sikur te behej fjale per ndonje fis gjahtaresh ne Amazone. S’ka gjyqesor te pavarur. Po kush eshte ai i cmendur qe do te investoje ne nje vend ku ceshtjet e pronesise zgjidhen me plumba? Per keto probleme te prekshme eshte e dobishme te shkruhet, jo per fitore imagjinare ne leter.

  4. pol says:

    Zoti Adi

    Me lejoni te marr kenaqesine qe tju kujtoj se fjalet e fundit te Jul Cezarit, kur para tij pa te shembeshin kollonat e besimit, ishin:
    “- Edhe ti, o Brut!”

    Akti fundit, Skena 4,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.