Vijon…

instat-4Është e njohur se rritja ekonomike e vendit sipas një klasifikimi, pengohet ose vështirësohet nga dy grup faltorësh të mëdhenj sa nga faktorë të natyrës-faktorë objektivë, (nafta e prodhuar nxirret psh nga puse më të thella, çmimi i karburanti është rritur në tregun ndërkombëtar, vihen në përdorim hec-e me nje përdorim shumë më të ulët kohor se ato të Kaskadës së Drinit, apo Bistricës), ose nga veprimtaria e institucioneve-mirëqeverisja.

Për çdo qëndrim racional e jo obllomovist e nastradinist, është e pritshme ose të paktën e e dëshirueshme që veprimtaria e këtyre të fundit të ndikojë, për përmirësimin e faktorit të parë dhe jo të rritë akoma më tej vështirësitë që mund të vijnë nga faktorët objektivë apo natyrorë.

Në këtë rafsh është e pritshme që çmimi i karburantit në Shqipëri si vend naftëmbajtës dhe prodhues i karburanteve dhe përpunimit të tij të jetë më i ulët se në vende të tjera të Ballkanit si psh në Maqedoni. Por ndërkohë është e njohur se sipas publikimeve të Bankës Botërore ndodh e kundërta (paradoksi i Kamysë tek Murtaja, nuk ndalet ai të ndjek)

Duke u mbështetur e drejtuar arsyes racionale, shumëkush mendon psh se mund ta gjejë lehtësisht informacionin mbi eksportin e karburantit bruto gjatë viteve të pasfillimit të krizës botërore pa u përpjekur të shkojë vetë në institucionin shtetëror që është ngarkuar ta publikojë këtë informacon. Aq më tepër që ky institucion, INSTAT, publikon Buletinin Statistikor Tremujor, dhe në Kapitullin 7-Statistika e Tregëtisë së Jashtme, ka një syth  të posaçëm për Eksportet e Mallrave Kryesore. Kjo pritshmëri natyrshëm ishte të paktën për mua mjaft më e lartë pas publimit në Ekonal në 2 Nëntor 2013 të shkrimit:”Sfidat më të thjeshta por sinjifikative të Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT

Në atë shkrim tërhiqet vemendja se gati 15 vjet më parë në ish Ministrinë e Tregëtisë  “ishte shtruar një detyrë fare e thjeshtë: Punonjësi i Statistikës të Drejtorisë që mbulonte politikat e tregëtisë së jashtme, të përgatisnin dhe publikonin mbi bazën e informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe INSTAT, të dhënat mbi 10 dhe 100 produktet më kryesore të eksportit dhe importit, si me kodet përkatse, por ashtu dhe në trajtën më të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë sipas kodit dyshifror-sipas produkteve. (Këtë evidence e gjen në çdo vend) Në këtë trajtë evidenca mbi produktet e eksport-importit jo vetëm që do kuptohej e do të përdorej si për të njohur gjendjen, prirjet e zhvillimit nga kushdo por edhe që sektori dhe Ministria të realizonin detyrat e veta funksionale mbi hartimin e politikave tregëtare apo hartimin e Strategjisë përkatëse. (Strategjia u hartua) Më tej i referohem publikimi të INSTAT, Buletini Statistikor i Tr II-të, cili përmban midis të tjerash:-Tabela – Eksportet e Mallrave Kryesore “ Duke ridhënë tabelën përkatëse tërhiqët vemendja: “Evidenca eksportet ose importet e mallrave kryesorë është publikuar e publikohet çdo tremujor në Buletinin Statistikor, ato nuk të japin një ide të plotë e të saktë për gjendjen reale e jo më që të shërbejë si instrument drejtimi. Kjo jo vetëm për faktin se numri i produkteve më kryesorë të ekportit siç shihet nga tabela kufizohet në 10-të dhe ajo nuk shtrihet pse jo në 100 produktet kryesore ashtu siç ndodh zakonisht në vende të tjera dhe që e mundëson teknologjia e sotme kompjuterike. Por çështja është se produktet e prezantuara, pavarësisht etiketimit Eksportet e Mallrave Kryesore në realitet nuk janë 10 produkteve, më përfaqësuese më kryesore të eksporteve aktuale, qoftë sipas kriterit të vlerës ashtu dhe atij të tonazhit. Akoma në zërat e mallrave kryesorë të eksportit shënohet zëri duhan cigare, që ka qënë i tillë në komunizëm, por nuk është sot. Mjafton t’i referohesh Evidencës tjetër që publikon INSTAT Tregtia e Jashtme. Aty mëson se grupimi i produkteve minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, përbën mbi 40 % të volumit të eksportit gjithsej. Pra tabela e mësipërme nuk ka kuptim pa produkte të tilla si ai eksportit si ai i naftës bruto, energjisë elektrike, çimento, përderisa sa bëhet fjalë për mallrat kryesorë. Në trajtën që është publikimi i INSTAT- Eksportet e mallrave kryesorë si atëhere (vitin 2000) dhe tani nuk të ndihmon as për të kuptuar se çfarë ka ndodhur e ndodh në ekonominë shqiptare përsa i përket eksportit dhe efekteve të tij kur gjatë periudhës 2009-2013, volumi i eksportit është më se dyfishuar e jo më, të ndihmojë në hartimin e politikave përkatëse të zhvillimit ekonomik dhe tregëtisë. Ndërsa në kushtet kur vitet e fundit është rritur dukshëm eksporti i naftës bruto, por në të njëjtën kohë në aspektin fiskal kjo nuk është reflektuar në treguesit fiskalë dhe aktualisht buxheti i shtetit ka shkuar në drejtim të kundërt me atë të eksporteve, dhe është me defiçitit fiskal korrent

Ndërkohë nuk mund të mos të bëjë përshtypje stoicizmi i punonjsve të INSTAT, për të vazhduar praktikat rutinë, që veç në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit nuk janë. Këtë koracim dhe stoicizëm ndaj praktiva ekzistuese rutinë zor se do ta shpjegonin dhe autorët e teatrit absurd. Megjithse konkludohej në shkrim, atë mund ta ndryshojë shumë lehtë, drejtori i ri i INSTAT

I bindur në lehtësitë e këtij ndryshimi shumë të vogël pozitiv me efekte jo të pakta, nuk mund të mos lexosh pa dhimbje kur javën e kaluar u publikua nga INSTAT, Buletini Statistikor Tremujor -3 2013, i cili përmban midis të tjerash:-Tabelë 7.2 – Eksportet e Mallrave Kryesore : Duke iu referuar publikimit më të fundit për tremujorin e tretë të vitit 2013 mund të lexosh tek tabela 7.2:

instat_TAB

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 Burimi: INSTAT dhe llogaritjet e autorit për rreshtat 11-13

Pra i njëjti qëndrim si 15 vjet më parë. Ndoshta mund të gjendet një justifikim, Tabela:- Eksportet e mallrave kryesorë, nuk është Eksportet e mallrave më kryesorë. Ky teatër absurd i institucioneve shtetërore  zhvillohet kur nga ana tjetër Open Data, publikon:

 

opendata

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: Open Data Albania

Pra nuk është e vështirë, të shihet se eksporti i naftës bruto si volum në vlerë si për vitin 2012 ashtu dhe për vitin 2013, është shumë më tepër, sesa shuma e ekporteve të mallrave kryesore të katër tremujorve të paraqitur nga INSTSAT. Ndërkohë mëson se reagimi ndaj rritjes së çmimit të karburatit në tregun ndërkombëtar, në krizën globale ekonomike të pas vitit 2008, ekonomia shqiptare i është përgjigjur ashtu në vitet ‘30, shumicën dërmuese të naftës të prodhur në vend të ekportohet ndërsa nevojat për karburante (gazoil-benzinë) të plotësohen gjithnjë e më tepër nga importi dhe me çmim shumë të lartë dhe cilësi shumë më të dobët se Maqedonia që nuk është vend naftëmbajtës.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur institucionet shtetërore sundohen nga obllomovizmi e nastradinizmi, të cilin e gjen të përhapur si në INSTAT, DPD, Autoriteti i Konkurrencës etj. Me këtë obllomovizëm dhe nastradinizëm, të ardhurat buxhetore të vitit 2013, ishin më të vogla se në vitin 2010, ose se 324 miliard lek. Kjo do të thotë se ndërsa shifrat e investimeve të huaja janë jo të vogla gjatë këtyre tre vjeteve në nivelin e rreth 800 milion Euro, të Ardhurat Buxhetore janë në stanjacion në terma nominale, pra në rënie ne terma reale. Ndërkohë ato nuk mbulojnë më as shpenzimet korrente, pa bërë fjalë për principalin vjetor të borxhit dhe shpenzimet publike. Duke filluar nga Marsi i 2013, të gjithë shpenzimet publike jane mbuluar ose me borxh ose me shitjen e pasurisë me të dobishme dhe me fitimprurse siç ishin hidroçentralet e Bistricës dhe Shkopetit. Nderkohë borxhi publik vazhdoi të ritet me hapa galopante pavarësisht borxhit të fshehur prej mbi 72 miliard lekë. Këto ndodhi në sektorin publik janë shoqëruar nga dukuria në sektorin banker, stanjacioni dhe rënia tepricës së kredisë dhe kredisë së së re, të cilat janë më të vogla se sa niveli i tyre në Dhjetor 2011.

E vetmja gjë që kërkohet është distancimi nga stoicizmi obllomovist, nastradinist, një qëndrim thjesht qytetar. Justifikimi për të shmangur metodën pozitiviste të trajtimit të problemeve ekonomike nga drejtues dhe punonjës të institucioneve shtetërore ,(Sa është, eksporti dhe çmimi i eksportit apo importit të karburanteve) me metodën normative është sa i pasaktë aq dhe një mashtrim që edhe në mosqoftë i qëllimshëm, po i kushton shumë shtrenjt ekonomisë shqiptare. Ndryshimi pozitiv për të përballuar sfidat si ato të krizës ekonomike botërore që ka shtrirë kthetrat dhe tentakulat e saj edhe në ekononimë shqiptare në dobi të fëmijve tanë por dhe të jetës sonë, ka për të ndodhur. Por pardoksi i stigmatizuar aq qartë tek Murtaja e Kamysë nuk ka arsye të vazhdojë më tej. Por kjo kërkon që obllomovizmi dhe nastradinizmi të cilët nuk është vështirë të identifikohen në realitein tone ekonomik nuk ka përse të tolerohen më gjatë.

Tagged with:
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.