6

Si nis hetimi, kërkesat e Vodafone për anullimin e procedurave, mosmarrja e angazhimeve dhe vendimi final, jo gjobë por rregullim tregu

Rregullat e lojës në treg mund të krahasohen me ato në një ndeshje futbolli në kuptimin që çdo ndërhyrje e gabuar e një lojtari sjell shqetësim për kundërshtarin por ndëshkimi i faullit është në dorën e arbitrit (në rastin e tregut Antitrustit). Arbitri mund të vendosë që të mos ta ndëshkojë fare faullin, të japë një karton të verdhë ose ta përjashtojë lojtarin nga loja me karton të kuq.

Faulli mund të jetë aq i rëndë sa ta nxjerrë nga loja kundërshtarin ose ndoshta t’i heqë mundësinë të luajë përsëri futboll(dmth ta nxjerrë nga tregu). Një trajtim i ngjashëm është edhe nga autoritetet e konkurrencës në mënyrë të veçantë për abuzimin me pozitën dominuese ku parimi bazë është Rule of Reason ndryshe nga kartelet ku zbatohet rregulli Per Se.

Në historinë e futbollit ka patur jo pak raste kur ekipe të mëdha futbolli kanë përfituar nga gabimet e arbitrave(si psh Franca në kualifikimet e botërorit 2010 me golin me dorë te Henry), diskutimet për të cilat nuk përfundojnë por në fund është arbitri që vendos për atë ndeshje. Vendimet e federatave për sjelljen e arbitrit kanë rëndësi vetëm për arbitrin por jo më për fatin e ekipeve në fushën e lojës. Një rast i ngjashëm është ai i rastit të Vodafone Albania konkluduar nga Komisioni i Konkurrencës me vendimin 303/2014. 

Hetimi i tregut celular 

Sipas njoftimit për shtyp të Autoritetit në fund të vitit 2012 dy shoqëritë AMC dhe Plus u ankuan me dy pista të ndryshme ndaj Vodafone Albania për abuzimin e mundshëm me pozitën dominuese në treg në dyshimin e një margin squeeze(ankesa e AMC) dhe diskriminimit të konkurrentëve nëpërmjet strategjisë on net vs off net si një sjellje përjashtuese (ankesa e Plus). I vetmi operator që nuk u përfshi në rast ishte Eagle Mobile. Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.258, datë 21.12.2012, vendosi për herë të parë “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e telefonisë celulare me pakicë”.

Me Vendimin nr.260, date 11.01. 2013, për shkak të një konflikti intersi në dukje Komisioni vendosi revokimin e Vendimit nr. 258 dhe  me anë të Vendimit nr. 261, datë 11.01.2013 u rivendos “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e telefonisë celulare me pakicë” për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës. Bazuar në gjetjet e raportit të hetimit paraprak, Komisioni i Konkurrencës me anë të Vendimit nr.275, datë 25.03.2013, i ndryshuar me Vendimin nr. 280, datë 22.04.2013, vendosi për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Vodafone Albania SHA në tregun e telefonisë celulare me pakicë”. Vodafone kërkoi revokimin e vendimit për hapjen e hetimit të thelluar por me vendimin Nr. 285, datë 20.05.2013 por Komisioni vendosi mospranimi i kërkesës për revokimin. Sekretariati i paraqiti Komisionit të Konkurrencës raportin e hetimit të thelluar në tregun e telefonisë celulare me pakicë. Ky raport iu bë me dije dhe ndërmarrjes nën hetim dhe në bazë të nenit 39 të ligjit të konkurrencës më datë 10 dhjetor 2013 organizoi seancën dëgjimore me palën nën hetim Vodafone. Vendimi përfundimtar i Komisionit mban numrin 303 dhe u zbardh me datë 16 janar 2014 duke vendosur mbylljen e hetimit pa masë administratrive dhe dhënien e rekomandimeve për AKEP për nxitjen e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare.

Ndarja e tregut dhe pozita dominuese 

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri ndahet mes 4 operatorëve: hyrësi i parë në treg AMC  zotërohet tashmë nga grupi Deutsche Telekom, më pas hyri në treg Vodafone Albania është pjesë e grupit më të madh në botë të telefonisë Vodafone group, Eagle Mobile është operatori i tretë në treg i cili vitin e kaluar është bashkuar me gjigandin e telefonisë fikse Albtelecom, privatizuar nga një grup turk investimesh Cetel as për 76 % të aksioneve ndërsa pjesa tjetër i takojnë shtetit shqiptar dhe Plus, një bashkim sipërmarrësish shqiptarë është hyrësi i fundit në treg. Tregu përkatës i produktit përfshiu të gjitha shërbimet publike të telefonisë celulare të ofruar nga kompanitë celulare në tregun e shitjes me pakicë. Komisioni ka konkluduar nisur nga pjesët e tregut sipas të ardhurave 56.3 % të Vodafone për vitin 2012, pengesat e hyrjes në treg; konkurrenca potenciale; fuqia ekonomike dhe financiare e ndërmarrjeve; fuqia kundërvepruese e blerësve dhe karakteristikat e tjera të tregut, rezulton se në mbështetje të nenit 8 të Ligjit të Konkurrencës, por dhe nga praktikat me të mira të së drejtës europiane të konkurrencës ndërmarrja Vodafone Albania sipas Komisionit të Konkurrencës ka pozitë dominuese në tregun e telefonisë celulare me pakicë për vitet 2011-2012.

Market shares 2011-2012  graph no. 4, pg no 8

monitor 617.indd

 

 

 

 

 

 

Abuzim apo jo me pozitën dominuese?! 

Rasti është analizuar në këndvështrimin e diskutuar shumë në literaturën ekonomike kur operatori me pozitë dominuese ka fuqinë për të zbatuar diferencime në tarifat brenda dhe jashtë tregut  duke i mbajtur të mbyllur klientët e tij nëpërmjet ofertave me çmim 0 për thirje brenda rrjetit dhe duke ngritur barriera për lëvizsshmërinë e abonentëve drejt një operatori tjetër.

Rastet e diskriminimit të tarifave on net vs of net i referohen kryesisht atij që njihet si efekti “club” ose tribu dhe Komisioni i Konkurrencës në pikën 75 të vendimit ka arritur në konkluzionin se “ka një strategji të ndjekur nga Vodafone që krijon të ashtuquajturin “Efekt Club”, sipas të cilit vetëm një grup i caktuar pajtimtarësh përfitojnë nga çmimet e ulëta, dhe kjo bëhet më e dukshme edhe në diferencimin midis vetë pajtimtarëve të Vodafone, që përdorin plane të ndryshme tarifore”.

Në pikën 86 të vendimit Komisioni Konkludon se “çmimi i shumicës për Vodafone dhe AMC është i njëjtë (tarifa e terminimit 6.1 si për AMC dhe për Vodafone), por çmimet me pakicë për thirrjet jashtë rrjetit të Vodafone drejt AMC janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se çmimi mesatar për thirrjet brenda rrjetit të Vodafone (nga 20 leke pa tvsh brenda V Club në 45 leke pa tvsh drejt AMC ose 2.25 here më të larta). Diferencimi[1] i çmimeve te pakicës on-net të Vodafone drejt operatorëve të tjerë nuk kanë lidhje me çmimet e shumicës që Vodafone duhet t’u paguajë operatorëve për terminimin e thirrjeve, bazuar në rregulloren e AKEP-it”. 

Po pse janë të dënueshme diferencimet on net –of net kur në pamje të parë duket se abonentët përfitojnë tarifa më të ulta. Por në fakt konkurrenca në treg kufizohet pasi konkurrentët më të vegjël ju imponohen oferta të ngjashme për të rivalizuar në treg por konkluzioni është që për shkak të numrit të vogël të abonentëve në rrjetet e tyre këto të fundit kryejnë më së shumti telefonat jashtë rrjetit, kryesisht drejt operatorit më të madh në treg që ka dhe probabilitetin më të madh të gjenerojë të ardhura nga terminimi i thirjeve të operatorëve të vegjël drejt abonentëve të tij.

Komisioni i Konkurrencës, në # 93 shprehet se “analiza është aplikuar për ofertën mujore të Vodafone, 1000 lekë (833.33 lekë pa tvsh). Përllogaritjet  tregojnë se nëse një klient i operatoreve të tjerë  konsumon 4,55 minuta në ditë me një klient të Vodafone, dhe këtyre operatoreve  u duhet të paguajnë 833,33 lekë në muaj operatorit Vodafon si kosto e terminimit me shumicë tek ky operator. Në këtë mënyrë operatorve të tjerë  nuk do tu mbetej asnjë e ardhur për të mbuluar kostot e tyre. Për 3000 minuta të terminuara tek Vodafone këto operatorë do të kishin një kosto terminimi prej 18300 lekë e cila është shumë më e lartë se sa paketa javore e Vodafone”.

Prandaj argumenton Komisioni “në këto kushte për të qene konkurrues ndërmarrjet e vogla duhet të ulin më shumë çmimet e tyre fakt i cili u rrit kostot.  Asimetria në numrin e pajtimtarve shkakton trafik të ulët drejt operatorëve të vegjël dhe sjell të ardhura negative nga terminimi. Ky fakt evidentohet tek bilanci i terminimit te Vodafone Albania, (të ardhura që ka gjeneruar shoqëria Vodafone të detajuar sipas çdo kompanie për periudhën 2011-2012 mbi bazë vjetore, si dhe pagesat e shoqërisë Vodafone për shoqëritë e tjera celulare) që është pozitiv për Vodafone dhe negativ për tre konkurrentët e tjerë.”

Sipas Komisionit të Konkurrencës “në këto kushte mund të konsiderohet se këto diferenca në çmim janë të pajustifikueshme dhe të orientuara për të nxitur klientët që të zgjedhin ose të qëndrojnë në rrjetin e Vodafone Club”. Vetë Komisioni në referencën 26 në vendim thotë se “diferenca e çmimit ndërmjet thirrjeve on-net/off-net është një praktikë e zakonshme në tregun e telekomunikacioneve të telefonisë celulare me pakicë. Si e tillë kjo i është nënshtruar hetimeve të ndryshme dhe sanksionohet/ndalohet në disa shtete shihni vendimin e Autoritetit Francez …. Kjo praktikë e diferencimit të çmimeve, e cila nuk ka asnjë justifikim objektiv ekonomik, ka për pasojë të shtrembërojë dhe të kufizojë konkurrencën në tregun me pakicë për telefoninë mobile”.

Zgjidhjet që i kanë dhënë rasteve të ngjashme autoritetet e konkurrencës dhe rregullatorët në vende të ndryshme variojnë nga mosvendosja e masës administrative, dhënia e rekomandimeve dhe/ose vendosja e gjobës për abuzim me pozitën dominuese.

Në rastin e shqyrtuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, “nëse një praktikë mund të përbëjë diskriminim çmimesh, ajo është rrjedhimisht abuzim përjashtues me pozitën dominuese në treg. Për të arritur në konkluzionin se është kryer abuzim me pozitën dominuese, do të duhej të provohej se një konkurrent po aq efiçent sa ndërmarrja me pozitë dominuese nuk mund të konkurronte në treg nëse çmimet e tij do të ishin ato të aplikuara nga kjo ndërmarrje, pa iu shkaktuar këtij të fundit humbje, të cilat ai nuk do mund t’i përballonte në periudhën afatgjatë”

Karton i verdhë për Vodafone

Në tregjet e rregulluara roli i Autoriteteve të Konkurrencës ndërthuret me atë të enteve rregullatore për shkak të pamundësisë së ekzistencës së konkurrencës së plotë në këto tregje dhe parimit që ligji i konkurrencës në vetvete është i pamjaftueshëm për të adresuar vetëm çështjet e konkurrencës. Shumica e ligjislacioneve të sektorëve të rregulluar e veçanërisht ato për komunikimet elektronike e kanë pjesë integrale parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive. Për këtë arsye një vendim i Anitrust në një treg të rregulluar mund të adresojë problemet e konkurrencës që mund të zgjidhen me ndërhyrjet e Rregullatorit.

Në fund të vendimit, në paragrafin 108, Komisioni i Konkurrencës konkludon se “nga analiza e sjelljes së ndërmarrjes objekt hetimi rezulton se strategjia e ndjekur nga ky operator shkakton shqetësime për konkurrencën në tregun përkatës si dhe efekte negative për konkurrencën në periudha afatgjata ndaj konkurrentëve më të vegjël, nëpërmjet aplikimit të strategjisë diferencuese të çmimit të thirrjeve brenda me jashtë rrjetit (on-net vs off-net). Diferencimi i çmimeve brenda me jashtë rrjetit mund të përdoret si një mekanizëm i mbylljes së tregut nga operatorët e mëdhenj për operatorët e vegjël të cilët mund të rezikojnë daljen nga tregu përkatës, dhe ky fakt përbën një shqetësim për mirë funksionimin e tregut në një periudhë afatgjatë”.

Pra në një farë mënyre Vodafone është ndëshkuar me “karton të verdhë” nga Komisioni i Konkurrencës pasi ka shkaktuar “shetësime për konkurrencën” dhe “diferencim çmimesh që rrezikojnë daljet nga tregu”.

Humbja e rastit për angazhime

Legjislacioni dhe praktika evropiane e njohin gjerësisht praktikën e marrjes së angazhimeve nga palët të cilat kthehen në vendime të detyrueshme nga ana e Komisionit dhe në këtë mënyrë zgjidhja e rastit të shqetësimeve të konkurrencës është më e zbutur (pa masë administrative) nëse pala realizon angazhimet për rikthimin e konkurrencës në tregun përkatës. Rasti i fundit ishte lidhur me librat elektronikë (e-books) ku 4 kompani të njohura, ndër to dhe Apple morrën angazhime për mosaplikimin e çmimit fundor të shitjes me pakicë dhe këto angazhime u kthyen në vendim të Komisionit.

Edhe ligji shqiptar i konkurrencës, në nenin 45, pika 2 e njeh mundësinë e marrjes së angazhimeve nga palët në vlerësimin paraprak dhe këto angahzime mund të kthehen me vendim Komisioni në formën e kushteve dhe detyrimeve për palët.

Por Vodafone në asnjë fazë të procedurës nuk është shprehur për angazhime por ka kundërshtuar çdo vendimmarrje të Komisionit të Konkurrencës me kërkesa për revokimin e vendimit të Komisionit për hetimin paraprak dhe hetimit të thelluar. Në njoftim për shtyp lidhur me rastin  Autoriteti ka konsideruar se “Vodafone është angazhuar publikisht që të barazojë tarifat brenda Vodafone Club dhe jashtë rrjetit për të ulur drejt eleminimit diferencimin e thirrjeve brenda dhe jashtë rrjetit”. Duke patur parasysh specifikat e telefonisë celulare ku më shumë se 95 për qind e përdoruesve përdorin ofertat në dispozitivin e vendimit Komisioni i ka kërkuar AKEP që të monitorojë angazhimin publik të Vodafone për barazimin e tarifave brenda dhe jashtë rrjetit dhe ne veçanti të zvogëlimit të diferencimit të tarifave on net of net jo vetëm për tarifat nominale por edhe për njësitë e përfshira në paketat opsionale të komunikimit kombëtar(ofertat dhe paketat javore, mujore e vjetore).

Vendimi final: Jo karton i kuq?! 

Por sipas Komisionit nuk ka plotësuar kushtet për tu ndëshkuar me “karton të kuq” që në këtë rast nënkuptonte masën administrative për abuzim me pozitën dominuese. Komisioni në paragrafin 109 ka konkluduar se “ndërmarrja “Vodafon Albania” nuk ka abuzuar me pozitën e saj dominuese gjatë periudhës objekt hetimi”. Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë një sërë rekomandimesh AKEP për ndërhyrje të menjëhershme kryesisht në pm0zbutjen e diskriminimeve on net off net që do t’i jepnin frymëmarrje konkurrencës së operatorëve më të vegjël.

Ankimuesi Plus  reagoi ashpër ndaj vendimit të Komisionit duke kërkuar shpjegime nga Komisioni i Konkurrencës për kontraditat e vendimit me raportin hetimor ndërkohë që Vodafone Albania nuk ka publikuar asnjë njoftim publik mbi këtë vendim. Më parë Vodafone kishte refuzuar t’i përgjigjej interesit të medias për rastin. Media shqiptare e përcolli zbehtë lajmin duke mos e dhënë fare vendimin e Komisionit për shkak se kompanitë e telefonisë celulare janë dhe sponsorët kryesorë të medias nëpërmjet reklamave që sipas vlerësimeve të pavarura për perudhën janar-qershor 2012 për të gjitha kompanitë celulare kapin shifrën e 18.75 milionë euro.

Masa për rregullimin e tregut 

Tregu i telefonisë celulare është një treg i rregulluar, prandaj për vlerësimin e funksionimit të këtij tregu janë konsultuar vendimet dhe raportet e analizave të tregut të telefonisë së lëvizëshme të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ekzistenca e pozitës dominuese dhe shfaqja e shqetësimeve për konkurrencën e ka e ekspozuar Vodafone para veprimeve rregullatore të AKEP(Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) të rekomanduara nga Komisioni i Konkurrencës. Vetë Akep në vendimin e Bordit drejtues nr.2118, datë 4.07.2012 “Për miratimin e dokumentit “Analizë e tregut celular: tregjet me shumicë të terminimit dhe akses/origjinimit dokumenti përfundimtar” , në faqen 81 konstatonte se: ”…në treg shohim një fenomen antikonkurrues që lidhet me diferencimin e theksuar të tarifave të thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit nga operatorët celularë të konsoliduar në treg pavarësisht se kostoja për thirrjet brenda rrjetit është e përafërt me koston për thirrjet jashtë rrjetit. Ky fenomen kushtëzon sjelljen e konsumatorit shqiptar, shkakton impakt negativ për konkurrencën e lirë në treg dhe kufizimin e saj për shkaqe që rrjedhin nga diskriminimi në aplikimin e thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit…..”.

Në konkluzionin e vendimit Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar AKEP të marë masat e ndërmjetme dhe të menjëhershme, përpara përfundimit të analizes së tregut të pakicës së telefonisë celulare, për të bërë të zbatueshme zgjidhjet e rregullimit të tregut për të parandaluar daljet nga tregu që do kishin pasoja afatgjatë mbi konkurrencën.

Më konkretisht Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar:

a)  Të modifikojë modelin BULRAIC duke ulur ndjeshëm koston e terminimit për operatorët e vegjël ndaj operatorve të mëdhenj në këtë treg, me qëllim nxitjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës;

b)  Të detyrojë zvogëlimin real të diferences së tarifave off-net/on-net brenda dhe jashtë paketave dhe planeve tarifore specifike për operatorët që kanë pozitë dominuese.

Komisioni i Konkurrencës kërkon nga AKEP të realizojë analizën e tregut të pakicës në telefoninë celulare për të adresuar zgjidhjet për shqetësimet e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare me pakicë, duke ndërmarrë masa konkrete rregullatore për reduktimin e diferencimit të theksuar të tarifave për thirrjet brenda rrjetit me tarifat jashtë rrjetit të operatorit Vodafone.

Rekomandimi i fundit i konkurrencës për AKEP është që në rolin e rregullatorit të monitorojë zbatimin e angazhimit publik të Vodafone Albania për barazimin e tarifave brenda Vodafone Club dhe jashtë rrjetit të Vodafone (drejt fix, AMC, Eagle dhe Plus) dhe në veçanti, reflektimin e zvogëlimt real të kësaj diference jo vetëm në tarifat nominale (off-net, on-net), por edhe në  njësitë e përfshira në paketat opsionale të komunikimit kombëtar (ofertat dhe paketat javore, mujore e vjetore).

Tashmë mbetet në dorë të Rregullatorit adresimi i shqetësimeve të konkurrencës dhe rekomandimeve të Komisionit të Konkurrencës për të lehtësuar në një farë shkalle konkurrencën në treg për t’ju mos ndodhur ajo që i frikësohet Komisioni i Konkurrencës që “operatorët e vegjël të cilët mund të rezikojnë daljen nga tregu përkatës”. një prononcim të fundit kreu i AKEP është shprehur “gjykojmë që do merren në konsideratë rekomandimi për të parë mundësinë e ndonjë përmirësimi por mendojmë që rregullimi i tregut ka efektet e tija në kohën e duhur. Dominanca e shprehur nga Autoriteti i Konkurrencës është dominant që ne po e shqyrtojmë në kuadër të këtij rregullimi që do bëjmë”.

 

[1] Autoriteti i Konkurrencës  në analizën e kryer i është referuar rasteve të ngjashme dhe metodologjive të përdorura nga autoritetet e konkurrencës në shqyrtimin e analizës së abuzimit me pozicionin dominues si pasojë e diferencimit të tarifave brenda/jashtë rrjetit. Diferencimi i tarifave brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit nga kompanitë celulare në shumë shtete të Europës dhe më gjerë, kanë sjellë shqetësime vitet e fundit, duke nxitur reagimet e rregullatorëve dhe autoriteteve të konkurrencës përkatëse. Ne rastin e Sllovenisë, Western Wireless International, i cili ishte operatori i trete në tregun e telefonisë celulare me pakicë u detyrua të dilte nga tregu pas pesë vjetëve nga hyrja në treg për shkak të vonesës së Rregullatorit për ndërhyrjen në treg për të adresuar problemet e konkurrencës shkaktuar


Tagged with:
 

One Response to Autoriteti i Konkurrencës, “karton të verdhë” Vodafone

  1. genci says:

    Ka disa biznese qe i hyjne detit ne kembe. Kur ngecin kerkojne te perdorin instrumentet e shtetit per te dale. kete here nuk ju eci. Shteti u soll sic duhet te sillet nje shtet, bile edhe me zemergjeresi, sepse edhe dominanca e Vodafone eshte e diskutueshme. Vodafone eshte nje kompani private ne fund te fundit qe nuk ka perfituar asnje infrastrukture nga asnje shtet ku ka blere hapur e me transparence licencen per te operuar. Cdo gje e ka finacuar vete dhe ka fituar tregun ne saje te strategjise fituese qe ka hartuar e me tej zbatuar. ….karvani ecen perpara..

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.