protestQytetarët shqiptarë u tronditën javën e kaluar nga greva e shoferve të fugoneve 8+1, por dhe protesta për mos rritjen artificial të çmimit të shërbimit të transportit urban në masën 166.6 % (nga 30 lekë në 50 lekë) ose 233.3 % (nga 30 lekë në 70 lekë). Ndërkohë ka dalë në pah çështja për një  raporti sa më të mirë, më efiçent, më të drejtë midis tregut dhe rolit ndërhyrës të Qeverisë, si për trajtimin e problemeve të mësipërme por dhe për problemet e tjera me të cilët ballafaqohet ekonomia shqiptare, kur dhe si duhet bërë ndërhyrja e shtetit në treg. Shkurt zgjidhja e problemeve konkrete ekonomike, kërkohet të ndriçohet më mirë nga teoria ekonomike, ku kjo e fundit shpjegohet dhe i shtjellon konceptet ekonomike, në konteksin e zbatimit dhe zgjidhjes të problemeve të jetës dhe jo të kufizohet në përgjegjen e pyetjeve artificiale dhe kalimin e provimeve po aq artificiale. Çfarë kërkojnë midis të tjerash protestuesit për çmimin e biletave urban në kryeqyet ?

  1. Të mos rritet çmimi i biletës dhe aboneve.
  2. Të bëhen transparente kostot dhe fitimet e këtij shërbimi.
  3. Të eleminohet informaliteti me biletat, etj

Çfarë sugjeron teoria ekonomike –hyrja në ekonomiks, që i shtjellon konceptet në konteksin e zbatimit të tyre ?!  Sipas saj për të patur një treg sa më konkurrues, si konsumatorët dhe prodhuesit duhet të jenë plotësisht të informuar për çmimet e tregut dhe ndryshimin në to. Kjo siguron që konsumatorët të paguajnë gjithmonë çmimin më të ulët të arritshëm, sepse ato gjithmonë do të dinin se çfarë përaqëson ai çmim. Por kjo do të mbronte dhe opertorët sidomos në një treg të rregulluar siç është ai i transportit urban.

Përkundrejt kësaj transparence, kryetari i shoqatës së operatorve urban në daljet e shumta në media pretendon se rritja e çmimit të karburantit si rezultat i rritjes së karbonit, nuk mundëson as pagesën e punonjsve shoferve, faturinove, mekanikëve, se ndërmarrjet e tyre dalin me humbje, por duke mos mundësuar publikimin e pasqyrave përkatëse financiare. Natyrshëm lind pyetja: Si është e vërteta?

Pra në vend të kishim zgjidhjen më të duhur, tansparencën për kostot, fitimet, çmimet kemi mungesën e tranparencës për to. Kjo kur problemi është shumë i thjeshtë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Bashkia që monitoron operatorët e shërbimit urban, le të bëjnë publike Pasqyrat Financiare, të shërbimit të transportit urban për vitin 2012, dhe ato të vitit 2013, ku secili ndërkohë mban përgjegjësi jo vetëm morale, për mos deklarimin e saktë mbi përmbajtjen e pasqyrave financiare dhe evidencat ekonomike financiare të dorëzuar në bashki dhe tatime. Ndërkohë, gazetat apo media të tjera të ndryshme  mund të ribotojnë faqen 7 të gazetës Ballkan, datë 31 Tetor 2007, ku kryetari i Shoqatë Kombëtare të Transportit Qytetas, ka kërkuar ”Bileta për tranportin urban të bëhet 50 lekë”. Në fakt çmimi i biletës u rrit pas kësaj kërkese nga 20 lekë u bë 30 Lekë, ose100 herë më shumë se viti 1990, kur indeksi mesatar i çmimeve të konsumit në tërësi është rritur jo më shumë se 28-29 herë edhe në vitin 2012.

Ndërkohë çmimi (vlera) mesatar i çdoganimit të karburanteve, pa tatim taksa për vitin 2012, ishte 112.9 lekë përtirane-durresbh kg, në vitin 2013 ishte 105.7 lek. Nuk do ishte herezi nëse Drejtore e  Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, publikojë se si janë paraqitur këto çmime për vitet 2012-2013, apo për Janarin 2014. Ndërsa Drejtoresha e  Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve, mund të bëjë publike, se si paraqiten  ecuria e sasisë së biletave dhe aboneve nga vitit 2008, ne 2009,2010,2011,2012,2013. Kjo do të ishte vetëm nje aspekt konkret i angazhimit për rritjen e realizimin e konkurrencës së ndershme. Pas publikimit  të tyre dhe të  pasqyrave financiare të ndërmjeve të transportit urban, mund të gjykojë të gjithë aktorët. Teoria ekonomike parashtron qartë se analiza ekonomike pozitive  që i përgjigjet pyetjes: “Si ishte si është?”, paraqitet  thelbësore në ndriçimin e debateve politike normative (-të cilat janë domen i politikanëve ) si duhet të jetë ? Metoda ose ekonomiksi pozitiv mund të ofrojë një depërtim më të thellë rreth asaj se si politikat e qeverisë mund të ndikojnë në shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave dhe konsumit.

Besoj se nuk është e vështirë të shihet se kërkesat e mësipërme të protestuesve nën këndëvështrim e ekonomiksit pozitiv, janë më se legjitime. Eshtë e nevojshme të dëgjohen me kujdes edhe kërkesat e tyre krahas atyre të operatorve të transportit urban, duke ndriçuar se si është e vërteta kur disa operatorë pretendonë se kanë dalë me humbje. Por ndoshta është koha të dëgjohet edhe albanologu Robert Elsie i cili tërheq vemendjen se në Shqipëri “Ka shumë njerëz që duan të shkruajnë, të shprehen por ka shumë pak që dëgjojnë”. Mbase është jeta e sotshme shqiptare ku njerëzit më shumë shprehen dhe askush nuk dëgjon…

E njëjta gjë mund të thuhet për shoferët e licensuar të furgonave 8+1, të Korçës, Kukësit, Durrësit… Nga njëra anë është ligji dhe rregulloret përkatse për qarkullimin e furgonëve 8+1. Nga ana tjetër është realiteti i funksionimit real të tregut të shërbimit të transportit ndërqytetas. Në fakt në praktikë ky transport ndërqytetas është realizuar si nga taksi 4 vendshe, furgona 8+1, mikrobuza, autobuza, pra nga një larmi mjetesh karakteristike për një ekonomi tregu, ndryshe nga ajo e komanduar. Ndërsa  transporti me tren thuajse ka shkuar në limite të papërfillshme ose zero. Larmia e transportit varet nga kushtet e çdo vendi. Psh në Japoni ku ka pak hapësira për rrugë, zë një vend të dukshëm shumë të rëndësishëm transporti me tren që karakterizohet sa nga preçizioni i kohës të mbritjes dhe nisjes së trenave aq dhe nga shpejtësia e tyre. Në vendin tone për vetë pavarësisht kuadrit jurik ka marrë zhvillim jo të vogël tranporti me frugon 8+1 dhe kohët e fundit mikrobuzët 16 apo 20 vendshe (Sidomos në linjat Tiranë-Vlorë, Tiranë –Fier, Tiranë-Ersekë e anasjelltas)

Secili konsumatorë ndërkohë ka bërë zgjedhjen e vet.Dikush proferon të shkojë nga Tirana në Durrës me fugon duke paguar me shumë, dikush me autobus. Për mirëfunksionimin e tyre ka mjaft probleme, që nga qarkullimi i mjeteve të të gjithave llojeve pa licensë që i shmangen tregut formal dhe kryejnë evazion fiscal, duke dëmtuar mirë funksionim e këtij tregu, mungesa e hapësirave të vendqëndrimit, ndalesat e shumta të autobuzëve e deri tek aksidentet e ndryshme  etj.

Në këtë kuadër javën e kalur u kërkua nga disa anëtarë të qeverisë, të ndalohet praktika  e furgonave 8+1, që në kthim të marrin posagjerë. Preteksi-argumeti : Në asnjë vend të botës furgonët nuk shërbejnë si mjet transporti publik për përballimin e fluksit të qarkullimit ndërqytetas do të përdoren autobuzet”  Kemi një rast brilant të raport treg- ndërhyrje e shtetit ndaj tregut,  se çfarë mund të ndodhë kur shteti angazhohet të bëjë, ato detyra që tregu i zgjidh më së miri apo  shteti ndërhyn  të rregullojë aty ku tregu dështon?

Ndaj kësaj kërkesës së Ministrave-shtetit po reagohet fort nga shoferët e licensuar, të cilët thonë thjesht dhe qartë,  se kjo masë është  sa jo efikase dhe jo ekonomike si për ta por dhe për qytetarët. Për rrjedhojë janë të angzhuar të hyjnë edhe në grevë urie, duke mos munguar për fat të keq të humbin dhe kontrollin gjatë protestave të tyre.

Nga ana tjetër lind pyetja: Kujt i duhet gjithë kjo rrokopujë  që po ndodh me protestat në fushën e transportit (ashtu si në majin e vitit 1991- ato janë sfera e vetme që  mund të bëjë qytetarë të shumtë, të pakënaqur) në vend të dëgjimit me kujdes të kërkesës se shoferve të transportit me furgon 8+1, krijohet një konflik artificial?  Në se në linjën Durrës-Tiranë dhe anasjelltas  funksionojnë si furgonët dhe autobuzët, ku këta të fundit si rregull kanë funksionuar deri në orën 18:oo,   ndërsa qytetaret zgjedhin, natyrshëm lind pyetja  përse duhet çbërë kjo praktikë duke u kërkuar që furgonat të marrin posagjerë vetëm në një drejtim ?!

Efekti praktik i kësaj mase në se realizohet  është rritja artificiale e çmimit të biletës  si për furgona por dhe për autobuzat(eleminimi i konkrrencës midis tyre). Por këtë radhë çmimi i biletës nuk do të jetë efekt i rritjes së çmimit të karburantit në botë. Transparenca dhe informimi si kusht për rritjen e konkurrences  dëshmon se në vendin tone, çmimi –vlera e zhdoganimit të karburanteve nga 30.8 lek për kg në vitin 2002,  është rritur në 112.9 lek në vitin 2012, ndërsa ai i ngarkesës tatimore taksore në doganë  është rritur respektivisht nga 30.83 lek e vitin 2002 në 79.5 lek për kg në vitin 2012. Natyrshëm lind pyetja  kujt i shërben një rritje tjetër artificiale e çmimit të furgonave 8+1 duke vendosur zbatin e rregullit admistrativ që në kthim ata të mos marrin marrin posagjere në kthim? A është kjo një zgjidhje racionale e maskuar pas shtetit juridik apo ligjor ?

Kur u rrit çmimi i karburantit në vitet 1973-1974, ndërsa Ten Sia Pin deklaroi gjatë vizitës në Francë se nuk ka rëndësi në se macja është e bardhë apo e zezë, kryesorja është në se ajo i kap minjtë, duke i hapur rrugën tregut, metodave ekonomike ndaj masave administrative. Ndërsa në vendet e zhvilluara perëndimore ku ekzistone tregu vemendja u përqëndrua në nxitjen e efiçences produktive dhe inovacionit për të prodhuar makina që konsumojnë sa më pak karburant. Ndërsa, tek ne gjatë një vizite të ish kryemistrit të kohës në Korçë, u kërkua që të prishej basrelievi i ndërtuar në shkollën e mesme Themistokli Germjeni, të hiqej dorë nga suvatimi i pallateve, në emer të parullës- Kursimi në rend të ditës, duke forcuar masat administrative ligjore te shtetit.

Besoj se është e tepërt të thuhet se kjo masë administrative e kthyer në ligj dhe rregullore, bie ndesh me kërkesat për rritjen e efiçencës, për mirefunksionimin e tregut i cili në fakt  nuk ka dështuar përsa i përket konkurrimit të larmishëm të mjeteve të transportit. Teoria ekonomie por dhe përvoja historike janë një udhërrëfyes i mençur që orientojnë se Shteti duhet të angazhohet jo aty ku shteti funksion, duke shmangur me akte administrative larminë e transportit interurban, lojën e lirë e çmimeve-karakteristikë për nje ekonomi tregu. Ai mund e duhet të angazhohet të realizoje atë që nuk e bën dot tregu: mbrojtjen e konkurrencës se ndershme, luftën kundër evazionit fiskal, forcimin e masave siguruese, ngritjen e vendodhjeve të autobuzave, furgonave, taksive si kudo në çdo vend të qytetëruar. Ai duhet te angzhohet në objektivin e tij të natyrshëm , rritjen e mirëqënies së qytetarve të vet, duke nxitur efiçencen dhe konkurrencën ne tërësi e atë të ndershme në veçanti, dhe jo në përkqësimin e gjendjes ekonomike të këtij apo atij grupimi, në dobi të një grupimi tjetër më të vogël. Duke u distancuar nga çdo tejkalim i së drejtës të shoferve të furgoneve 8+1, besoj se ata do e realizojnë të drejtën e tyre, duke ndjekur rrugët konstruktive, përfshire protestat paqësore , duke shmagur konkliktet, përplasjet, revoltat.  Ashtu si për Robert Esie –Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë të përplasem në pengesa.. edhe ne gjithë shqiptarët kemi shumë arsye të shmangin përplasjet artificiale që janë paralajmëruar të ndodhin. Greva në ditën e Shën Valentit ishte oguri jo i duhur. Nëse në botë ka insekte që i drejtohen zjarrit dhe vetëdigjen, ky nuk është një udhërëfyes i mirë për ne shqiptarët, qoftë dhe pa shijen e hidhur të 21 Janarit dhe vitit famëkeq 1997.

 

 

Tagged with:
 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.