musing-and-brain

Dukeqënëse është e premte dhe pushimi i drekës, sot thashë të shkruaj një artikull ndryshe!

Shpesh herë na qëllon që gjatë punës të dëgjojmë muzike dhe tashmë me mundesitë teknologjike që kemi është e thjeshtë të ndërtohen playlist sipas dëshirës. Por jo cdo rrymë muzikore është e duhura për punë të ndryshme.

Të fillojmë me bazat.

Të dëgjuarit muzikë ndikon trurin

Kur dëgjojmë muzikë disa nga pjesët e trurit mund të aktivizohen nëse muzika është e njohur apo e re, e trishtë apo e gëzueshme, ose faktori më i rëndesishëm për obiektivin e punës- nëse ka apo jo fjalë!

Disa detyra janë më të lehta kur dëgjon muzikë!

Kur kemi për të kryer detyra të përsëritshme që kërkojnë fokus, një studim i 1972 i shkencës së Ergonomisë së Aplikuar (shkenca që studion ambientimin e vendeve të punës) gjeti që punëtorët në fabrika performonin më mirë kur dëgjonin muzikë të gëzuar!

Megjithatë është e vështire të mendosh që cdo detyrë mund të kryhet duke dëgjuar muzikë.

Me pak fjalë, duhet gjetur ekuilibri I duhur.

Për punët që kanë të bëjnë me detyra të lidhura ngushtë me aktivitetin e të menduarit dhe të krijuarit mund të zgjidhet muzikë pa fjalë. Dhe nëse nuk arrini të gjeni muzike tillë, filloni të kërkoni për gjuhë që nuk I kuptoni ose që janë krijuar “apostafat” për mos t’u kuptuar, si për shëmbull: gjuha “Hopelandic” e perdorur nga Sigur Ròs:

Gjithësesi, mos dëgjoni muzikë gjatë gjithë kohës së punës!

I njëjti studim që permenda më sipër citon që performanca e punëtorëve fillon te ulet në momentin që muzika mbaheshe në menyre konstante dhe pa ndërpreje.

Që mos të zgjatem shumë dhe ti kthehem punës po ndaj me ju playlistin që krijova për ekon.al.

Fundjavë të mbarë!

 

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.