Bankat-Kosove-EuroSituata e tregut financiar në Shqipëri lë për të dëshiruar, kjo e parë në këndvështrimin e realizimit të treguesve makroekonomikë. Këtë gjë e kanë konstatuar dhe shprehur nëpërmjet një raporti edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare (FMN dhe BB), të cilat nëpërmjet testeve që kanë kryer kanë raportuar situatë riskoze të sistemit bankar në Republikën e Shqipërisë. Problematika e konstatuar prej tyre lidhet kryesisht me nivelin e kredive të këqija, përqëndrimin e totalit të aseteve bankare në një numër të vogël bankash, nivelin e pjesmarrjes së bankave në procesin e kreditimit të qeverisë dhe më e rëndësishmja dominimi i kredisë në valutë në sistemin bankar, process i cili potencialisht do të çojë në zhvlerësimin e monedhës vendase. Për shkak të përfshirjes së madhe që kanë bankat në procesin e financimit të programeve qeveritare, duke dhënë kredi në lekë, nënkupton drejt-përdrejtë një humbje të përfitimeve të bankave, për shkak të zhvlerësimit të monedhës vendase.

Nëse do ti analizonim të gjitha situatat me të dhëna konkrete, do të thoshim se borxhi i keq nga viti 2011 deri në vitin 2014 është rritur me 66.2%. Ky është një fenomen tejet i përfolur në media ditët e fundit. Një gjë e tillë vjen si pasoje e nevojës për të kuptuar realitetin e funksionimit të sistemit bankar në Shqipëri, jo si mundësi për të përhapur panik bankar, por si një mundësi për të bërë korrigjimet përkatëse. Në tablën e mëposhtme shprehen qartë nivelet e të ardhurave dhe shpenzimeve për borxhin e keq për 9 vitet e fundit.

Niveli i Borxhit të keq në sistemin bankar 2011-2014 (mld lekë)

1940258_10152281497688911_497809551_n

Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave

Niveli i borxhit publik dhe përfshirja e bankave në financimin e këtij borxhi ishte një tjetër problem i nënvizuar nga FMN dhe BB. Borxhit Publik Shqiptar, duke parë historikun e dhjetë viteve të fundit, ka qenë rreth 58% ± 5% në raport me PBB, duke u luhatur nga 41.9% në 2002, 38.2% në 2007 58.9% në 2012 dhe 63% në vitin 2013.

Në nivel dhe global, Borxhi Publik/PPB shihet si një indikator i rëndësishëm i ekonomisë së një vendi për shkak të ndërlidhjes që ka me faktorë të tjerë ekonomik. Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm të Shqipërisë është afatshkurtër dhe kryesisht i mbajtur nga bankat e nivelit të dytë. Rreth 56% e borxhit të vitit 2011 ka qënë me maturitet deri në 1 vit. Ndërsa borxhi afagjatë maturohet në afatet mbi një vjeçare. Pothuajse e gjithë pjesa e borxhit të brendshëm është në monedhën vendase. Kjo vërteton edhe njëherë lidhjen që ka ulja e NBI-së në nivelin  2.75% me koston e borxhit publik si dhe defiçensen e kreditimit në valutë nga ana e bankave për konsumatorët dhe njësitë ekonomike.

Bankat tregtare janë kësisoj mbajtëset më të mëdha të borxhit, ndërkohë që sistemi jo financiar mban vetëm 15% të stokut të borxhit. Tabla e mëposhtme paraqet PBB nga viti 2002 deri në vitin 2013 dhe e lidhur me të paraqitet edhe niveli i borxhit publik ndaj PBB.

Treguesit e prodhimit të brendshëm bruto dhe normës së borxhit publik në %, 2002-2013

10255186_10152281497118911_68451943_n

 Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave

Borxhi publik ka efekte pozitive në ekonomi, nëse përdoret me efektivitet sidomos për investime me kthyeshmëri të lartë. Por, nëse keqpërdoret apo merret në kushte jo të përshtatshme dhe në momente sforcimi të ekonomisë, ai ndikon negativisht mbi një sërë parametrash të tjerë ekonomikë. Përmasa e boxhit është bërë treguesi kryesor në plan ndërkombëtar për ndjekjen e shëndetit të ekonomive. Borxhi publik i vendit historikisht ka qënë dhe mbetet borxh i brendshëm dhe afatshkurtër. Ky fakt përbën vetiu një risk për disa arsye:

Së pari, nga fakti që qeveria mund të marrë borxh kur dhe si të dojë nga publiku i saj, pa qënë nevoja “të jape llogari” për ecurinë e parametrave të saj fiskalë e makroekonomikë, parametra të cilët në huamarrje në tregun ndërkombëtar jo vetëm raportohen e argumentohen nga ana e qeverisë por edhe mbikqyren e analizohen nga institucione e entitete mbipalëshe. Në kushte kur këto parametra nuk plotësohen, vendi detyrohet të marrë borxh me kosto gjithmonë e më të lartë.

Së dyti, në huamarrjen e brendshme shteti konkurron në njëfarë mënyre me sipërmarrësit privatë, duke lënë më pak fonde për ta, e duke ngushtuar kështu potencialin e investimeve të tyre private, efekti i njohur si croŵding-out.

Po kështu në raport konkludohet se borxhi publik afat-shkurtër i qeverisë paraqet gjithashtu një risk për financat në vend. Me një tregti të ndikuar nga euro, ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj rreziqeve të jashtme. Sipas Fondit, sektori bankar sot është më i ndjeshëm nga goditjet për shkak se bankat po mbajnë sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare që mund të shkaktojë humbje të ndjeshme për to në rast se zhvlerësohet borxhi publik. Bilancet e bankave janë përkeqësuar, si rezultat i një rritje të shpejtë të kredive me probleme. Lidhja e fortë e institucioneve financiar me borxhin e qeverisë duket se paraqet sfida të reja për këtë sistem. Në skenarët ekstremë makroekonomikë, bankat pësojnë humbje nga kreditë, tregu dhe borxhi publik, dhe të paktën gjashtë banka  (që përfaqësojnë 21 për qind të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri) mund të gjenden në mungesë kapitali. Testet e ndjeshmërisë gjithashtu tregojnë se një zhvlerësim i lekut do të përkeqësonte cilësinë e portofolit të huave dhe se rreziku do të rritej.

Për të përmirësuar situatën FMN këshillon qeverinë që të ulë nivelin e kredive të këqija në sistem, të pakësojë rreziqet nga investime në letrat me vlerë, të ulë ekspozimin e ekonomisë ndaj euros dhe të përmirësojë mbikqyrjen e insitutcioneve financiare jo-banka.

Niveli i kredisë në lekë dhe në valutë për periudhën 2008-2013 (në miliardë)

10259469_10152281498048911_472643576_n

 Burimi: Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave

Përfaqësues të FMN dhe të BB dhanë konkluzionet e tyre mbi gjëndjen e ekonomisë shqiptare. Për mendimin tim është hera e parë që këto institucione kanë thënë të vërtetën mbi gjendjen e ekonomisë tonë. Situate e cila fton aktoret me te rendiseshem ekonomik ne vend, BSH, Ministria e finances, dhe qeverinë shqiptare në tërësi për të marrë masa në përmirësimin e indikatoreve makro-ekonomik me qëllim që rritja ekonomike të shndërrohet në një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme!

Tagged with:
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.