1390133261-42Mungesa e theksuar e kolateralit është një ndër arsyet kryesore që ky sektor nuk është tërheqës për bankat e në kushtet kur shumë fermerë zhvillojnë veprimtarinë e tyre në parcela me sipërfaqe mesatare 1.2 hektarë, ku titujt e pronësisë janë ende të paqartë e ku aktivi kryesor në këtë industri mbetet toka, bëhet i kuptueshëm hezitimi kaq i gjatë i bankave për të rritur huadhënien për këtë sektor.

Një ndër statistikat më të përmendura nga gazetarët, ekonomistët apo politikanët shqiptarë është mospërputhja mes numrit të madh të të punësuarve në sektorin bujqësor dhe kontributit që ajo sjell në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Kështu, sektori i bujqësisë punëson rreth gjysmën e gjithë të punësuarve në vend dhe kontribuon afërsisht me 20% të PBB-së. Ndërkohë, ky sektor në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan  nga fragmentimi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme dhe pas një harrese të gjatë, qeveria vendosi subvencionimin e fermerëve, të cilët mbjellin ullinj, agrume, drufrutorë dhe vreshta, vetëm në vitin 2010. Kjo masë është e domosdoshme, pasi vetëm në këtë mënyrë bujqësia shqiptare mund të arrijë të konkurrojë me sektorin bujqësor të vendeve fqinjë. Që nga kjo kohë, eksportet bujqësor kanë njohur rritje të vazhdueshme, duke u bërë edhe më inkurajuese nga fakti se eksportet drejt vendeve të BE-së janë rritur. Por nga ana tjetër, ky sektor njihet dhe për statistika të tjera, po aq shqetësuese, sa përmendëm pak më sipër. Për shembull: sektori bankar shqiptar gjatë vitit që shkoi kishte në total 547 miliard lekë hua, prej të cilës sektori i bujqësisë përfitoi vetëm 1.8% të totalit, krahasuar me ndërtimet prej 13.4% apo industrinë përpunuese rreth 16.4%.

Mungesa e theksuar e kolateralit është një ndër arsyet kryesore që ky sektor nuk është tërheqës për bankat. Në kushtet kur shumë fermer zhvillojnë veprimtarinë e tyre në parcela me sipërfaqe mesatare 1.2 hektarë, ku titujt  e pronësisë janë ende të paqartë e ku aktivi kryesorë në këtë industri mbetet toka, bëhet i kuptueshëm hezitimi kaq i gjatë i bankave për të rritur huadhënien për këtë sektor. Sipas një studimi të kryer nga ekonomistët Imami dhe Zhllima, mungesa e sigurisë mbi pronësinë e tokës ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit. Në mbi 700 fermerë të pyetur, më shumë se 20% e tyre ndihen të pasigurt, përsa i përket pronësisë që kanë mbi tokën e tyre. Në këtë vrojtim të kryer në mbi 15 fshatra në Shqipëri, vihet re gjithashtu se vetëm 57% e të intervistuarve kishin kryer investime për të rritur produktivitetin në tokën e tyre gjatë pesë viteve të fundit dhe 70% e investimeve totale ishin kryer në toka, pronësia e të cilave perceptohej si e sigurt nga ana e fermerëve. Sipas këtij studimi, investimet ishin më të sigurta dhe konfliktet sociale më të vogla në ato toka ku pronarët mund të tregonin se toka ishte në pronësi të familjes së tyre para vitit 1945.

Gjithashtu, duhen patur parasysh ndryshimet demografike në vend dhe ndryshimet në forcat e punës. Sipas Census 2011 dhe 2001, popullsia në zonat rurale është reduktuar ndjeshëm gjatë  10 viteve të fundit me afro 280 mijë banorë dhe në këto shtatë vitet e fundit me afro 195 mijë banorë, reduktim që, i kombinuar me rritjen e rendimentit të punës në bujqësi ka sjellë natyrshëm edhe reduktimin e forcës së punës në bujqësi, që është zhvendosur drejt qyteteve dhe punësimit urban. Por ky  sektor i ekonomisë nuk mund të zhvillohet njëlloj në të gjithë qarqet e vendit; p.sh.:

Qarku me të ardhura më të larta vjetore nga prodhimi  bujqësor rezulton Fieri, që siguron rreth 14.9 miliardë lekë nga fermat, ku 43% e të ardhurave vjen nga prodhimi bujqësor dhe 57% nga prodhimi blegtoral. Ndërkohë, qarku me të ardhurat më të ulta nga bujqësia është Kukësi, që siguron rreth 2 miliardë lekë në vit.

Nga ana tjetër, ky sektor mund të përfitojë nga subvencionimi që mund të marrë nga fondet e BE-së, si p.sh.: Ipard-like. Ky i fundit është një fond i BE-së, në mbështetje të bujqësisë për vendet që aderojnë të jenë pjesë e BE-së. Ky program ofron 8.2 milionë euro në mbështetjen në dy masa kryesore: fermerët dhe agropërpunuesit. Të gjithë personat që dëshirojnë të ngrenë një fermë, apo të merren me agropërpunimin, do të financohen në masën  50-65% nga ky grant, por ajo që është kusht për këtë grant  është përpilimi i një plan-biznesi të besueshëm dhe thirrja e fundit e bërë në vitin 2012 tregoi pikërisht dhe një dobësi tjetër të këtij sektori, pasi numri i përfituesve ishte më i vogël nga sa parashikohej. Gjithsesi kthimi i vëmendjes drejt bujqësisë është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm, për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Tagged with:
 

2 Responses to Bujqësia- shumë vështirësi por dhe nevojë për një moment të ri huadhënie

  1. pol says:

    prsh, Profesor,

    Urime per shkrimin. Eshte ne rregull kur thuhet se “Mungesa e theksuar e kolateralit është një ndër arsyet kryesore që sektori bujqesor nuk është tërheqës për bankat”. Kjo eshte nje e vertete sfiduese per cdo vende.

    Por nje e vertete tjeter eshte edhe kur thuhet se “Bujqesia eshte ne veshtersi”. Per kete mjafton ti drejtohem nje shembulli real per te cilin jemi deshmitar te gjithe: Bujqesia eshte sektor shume i gjere dhe perfshires. Kur flitet per bujqesi duke patur parasysh te tere realitetin, le te themi, ne Lazarat, ku bujqesia “shperthen” lulezon, financohet, puneson njerez, etj.., nuk ka nevoje per kolaterale. Kjo vjen per arsye se produkti bujqesor ka nje kerkese aq te larte, saqe ka lejuar te jete tregu percaktues i rendesise se produktit.

    Sipas kesaj hipoteze, orientimi i tregut eshte ai qe drejton produktin bujqesor dhe bujqesine ne pergjithesi. Pra TREG->PRODUKT BUJQESOR->BUJQESI. Po te kerkojë tregu ps Domaten Specin apo Bamjen me cmime akoma me te larta, do shofim qe lazarati do mbjelle menjehere Domaten Specin dhe Bamjen.
    Besoj qe eshte e qarte ideja.

    Kjo eshte gjithashtu nje shmbull mbeshtetes i pyetjes tjeter qe ju mund te shtroni: A mbizoterojne ne Shqiperi Idete e djathta? pergjigja eshte PO, mbizoterojne. kjo do te thote se Modeli i rritjes ekonomike te Shqipërise eshte i orientuar nga Tregu (Market Oriented)

    Flm, me respekt

  2. artan says:

    Per bankat veshtiresite ne kreditimin e bujqesise nuk jane vetem si pasoje e kolateraleve qe mund te vendosen si garanci, por me shume ne vete infrastrukturen e tyre per t’u infiltruar ne fshatrat tona. Njekohesisht edhe cikli i prodhimit te bujqesise nuk eshte i njejte me ate te firmave te prodhimit ose sherbimeve. Keshtu, per llojet e kredive agro duhen karakteristika te vecanta per kohezgjatjen dhe menyren e ripagesave.
    Ky sektor pritet te jete nje nga shtyllat e reja te ndihmes dhe te kreditimit te ri per t’i dhene nje shtyse rimekembjes ekonomike ne vitet e ardhshme. Gjithashtu shume banka jane fokusuar ne mbeshtetjen e bujqesise, duke vendosur limite konkrete per portofolet e tyre te kredise. Nje ndihme mund te jape edhe pervoja qe kane aktualisht bankat ne ofrimin e sherbimeve per segmentin mikro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.