Financial Graphs with Pie ChartMë 16 Gusht 2012 policia e Afrikës së Jugut ndërhyri në një konflikt midis minatorëve të minierës së platinit në Marikana, pranë Johannesburg-ut dhe pronarëve të minierës: aksionerët e Lonmin, Inc., të vendosur në Londër. Policia hapi zjarr mbi protestuesit. Tridhjetë e katër minatorë u vranë. Konflikti kryesisht ishte për problemin e pagave. Minatorët kishin kërkuar dyfishimin e pagës nga 500 ne 1000 euro në muaj. Pas humbjes tragjike të jetëve, kompania propozoi një rritje page prej 75 euro në muaj.”

Me këtë konflikt fillon libri i autorit dhe ekonomistit francez Thomas Piketty, “Capital in Twenty-First Century” (“Kapitali në shekullin e njëzetë e një”). Ky konflikt prek çështjen se cila pjesë e prodhimit duhet të shkojë për pagat dhe cila pjesë për fitimin e aksionerëve. Mënyra e ndarjes së të ardhurave nga prodhimi, ndërmjet punës dhe kapitalit, ka qenë në zemër të konfliktit të shpërndarjes.

Mënyra më e shpeshtë e lindjes së konflikteve sociale ka ardhur si pasojë e diferencave midis interesave të kundërt të pronarëve dhe punëtorëve, midis atyre që kanë pasur tokën dhe atyre që e kanë kultivuar atë me punën e tyre, midis atyre që kanë marrë qiranë e tokës dhe atyre që e kanë paguar atë.

Libri është i ndarë në katër pjesë. Tri pjesët e para jane fokusuar në ndarjen respektive të të ardhurave globale midis punës dhe kapitalit dhe evolucionit se si kjo ndarje është zhvilluar, që nga shekulli i tetëmbëdhjetë. Secila prej këtyre dy dimensioneve është mjaft e rëndësishme, por që të kuptohet në mënyrë të qartë problemi i shpërndarjes, ato duhen analizuar bashkarisht. Pjesa e katërt sugjeron mësime që duhet të nxirren për të ardhmen. Një zgjidhje ideale do të ishte politika e vendosjes së një takse globale mbi kapitalin.

Një taksë mbi kapitalin do të ekspozonte pasurinë në mënyrë transparente, kusht i nevojshëm për rregullimin efektiv të sistemit bankar dhe rrjedhjeve ndërkombëtare të kapitalit. Kjo do ndihmonte në nxjerrjen e interesave të përgjithshëm mbi ato personalë, do përmirësonte qartësinë ekonomike dhe do të forconte konkurrencën. Gjithsesi kjo ide është një utopi.

Një ndryshim themelor është ndarja midis qasjes ndaj kapitalit në Evropë dhe në Amerikë. Struktura e kapitalit në Amerikë (ose Bota e Re) ishte krejt ndryshe nga ajo në Evropë (ose Bota e Vjetër, siç shprehet autori).154141152

Në Amerikë, pjesa e të ardhurave që shkonte tek të pasurit ra nga 45% në vitin 1920, në 35% në vitin 1970. Midis viteve 1959-1973 në Amerikë u përgjysmua varfëria. Kjo gjë u ndoq dhe nga vendet e tjera të industrializuara.

Ndërsa rënia e sistemeve komuniste nuk ndoqi performancën e vendeve kapitaliste, në terma të nivelit mesatar të jetesës, të pajisjes së qytetarëve me shtepi, me makina apo me mjete të tjera të domosdoshme. Problemi i kapitalizmit perëndimor ishte se si të mbante një rritje ekonomike të qëndrueshme e konstante.

Analistët ekspertë nuk do të mund t’i japing dot fund kurrë konfliktit të dhunshëm politik që nxit pabarazia në mënyrë të pashmangshme. Hulumtimet shkencore sociale janë dhe do të mbeten të papërsosura, thjesht tentativa. Ato nuk mund të pretendojnë t’i shndërrojnë ekonominë, sociologjinë dhe historinë në shkenca ekzakte.

Por nga kërkimi i duruar për fakte e modele dhe analizimi në qetësi i mekanizmave ekonomikë, socialë e politikë që mund t’i shpjegojë, ato mund të nxisin debatin demokratik që të përqendrohet vëmendja në çështjet e drejta.

Leave a Reply

Set your Twitter account name in your settings to use the TwitterBar Section.